HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė FA tė RSH, Gjeneral-Lejtnant Luan Hoxha i dorėzon dekoratėn e lartė familjes Ndreu: Gjeneral Dali Ndreu, dekorohet me Urdhėrin “Nderi i Kombit”

Beqir Sina

-- nga Halil RAMA & Beqir SINA

Pushkatimi pa gjyq i dy bashkėshortėve, rast unikal nė botė

Ka qėnė si fillim pėr herė tė parė njė vlersim dhe njė kujtim i komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili; organi-zoi nė 50 vjetorin e vrasjes makabre, njė tubim pėrkujtimor pėr tė nderuar Dali Ndreun dhe bashkėshorten e tij, Lirie Gega - Ndreu, 50 vjet pas vrasjes. Gjysmė shekulli, pas kėtij ekzekutimi nga bisha komuniste, edhe sot, ai mbetet nga figurat mė tė njohura shqiptare, e pėrbaltosur dhe e syrgjynosur nga Enver Hoxha, por e nderuar dhe e respektuar nga, famil-ja, miqtė, shokėt, dhe ish koleget e tij bashkėluftėtarėt e tij. Nė 50 vjetorin e egzekutimit, mė 30 gusht 2006, nė Royal Regency Hotel -Yonkers(NY), u mblodhėn qindra bash-kėatdhetarė, familjarė tė fisit tė madh Ndreu,miq, farefis, shokė, liderė fetarė dhe mes tyre edhe veprimtarė tė dalluar tė ēėshtjes ko-mbėtare nė Amerikė. Media shqiptaroamerikane, i kishte dhėnė atij tubimi shumė rėndė-si , i cili pėr nga mynyra sesi u zhvillua ishte njė shėmbull i mirėkohės. Dali Ndreu, u vlersua aty si figurė e shquar kombėtare.

Ceremonia e dekorimit tė gjeneralit Dali Ndreu, pas vdekjes

Sot, njė vit pas kėtij aktiviteti nė Nju Jork, nė Tiranė, ėshtė zhvilluar njė veprimtari tjetėr me dimesione kombėtare. Ceremonia e dekorimit tė Gjeneral Dali Ndreut me Urdhėrin Nderi i Kombit ėshtė zhvilluar nė Qendrėn Kulturore tė Ushtrisė, mė 15 Gusht 2007. Nė kėtė ceremoni merrnin pjesė edhe Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė, Gjeneral-Lejtnant, Luan Hoxha, Kryetari i Asamblesė Kombėtare tė PR-sė, Sabri Godo, Kryetari i Bashkimit Liberal Demokrat, Arian Starova, Sekretari i Pėrgjithshėm i Presidencės, Aleksandėr Flloko, Zėvendėsministrja e Mbrojtjes, Zana Xhuka, deputetė tė Kuvendit tė Shqipėrisė dhe kryetarė tė partive politike

Nė kuadrin e 95-vjetorit tė ditėlindjes tė kėtij luftėtari e strategu, komandanti dhe gjenerali tė shquar tė LANĒ dhe Ushtrisė Shqiptare, Presidenti i Republikės, mori nė konsideratė propozimin e OBVL dhe me dekretin Nr.5403, date 17.07.2007, i akordoi dekoratėn e lartė kėtij biri tė shquar tė njė familje tė njohur pėr traditatat e saj patriotike, pėr besė, trimėri e burrėri.Dali Isuf Ndreu, ka zėnė vend nė analet e historisė sė Shqipėrisė si figurė e shquar kombėtare, si luftėtar i vendosur pėr lirinė, integritetin dhe sovranitetin e vendit. Pėr vitė tė tėra nė drejtimin e Ushtrisė Shqiptare, me dije bashkėkohore, kompetencė e profesionalizėm, ai dha njė kontribut tė shquar nė forcimin dhe modernizimin e saj.

Ceremonia e dekorimit tė gjeneralit Dali Ndreu, pas vdekjes

Por kuadro tė tillė tė devotshėm, kurrėsesi nuk mund tė pranoheshin nga diktatori Hoxha dhe klika e tij, ndaj dhe 51 vjet mė parė, Dali Ndreu dhe bashkėshortja e tij u pushkatuan mizorisht prej tyre.

Regjimi komunist ushtroi represionin mė tė egėr ndaj familjes Ndreu. Genocidi ndaj kėsaj familje patriotėsh tė mėdhenj, nisi mė 1946 me Cen Elezin, pėr tė kulmuar mė 1956 me pushkatimin e Dali Ndreut e Liri Gegės dhe me intenimin mė pas tė pothuajse gjithe familjeve tė kėtij fisi. Pėr dekada tė tėra diktatura u pėrpoq ta denigrojė figurėn e tyre, por kurrėsesi nuk mundi t’i largojė ata nga mendja dhe zemra e bashkėluftėtarėve tė ndershėm e patriotė, tė cilėt nė kėto vite tė demokracisė dhe pluralizmit mundėsuan rivlerėsimin e kontributit tė shquar dhe dekorimin e Dali Ndreut me Urdhėrin “Nderi i Kombit”.

Nė kėtė ceremoni tė organizuar OBVL dhe Lidhja e Intelektualėve dibranė, fjalėn e rastit e mbajti Gjeneral-Lejtnant nė Pension, Rrahman Parllaku, i cili foli pėr jetėn dhe veprėn e gjeneral Dali Ndreut. Kryetari i OBVL tha ndėr tė tjera se: “Pėr Dali Ndreun dhe Liri Gegėn, dy luftėtarė tė orėve tė para, qė i kishin dhėnė aq shumė luftės pėr ēlirimin e Atdheut, me porosi tė Enver Hoxhės u sajuan akuza tė paqėna nga kuzhina e Sigurimit famėkeq tė Shtetit, pėr t’i ēuar ata nė pushkatim, siē kishin ēuar mė parė dhe ēuan mė pas qindra patriotė dhe udhėheqės tė shquar tė Luftės; nga mė tė aftėt dhe mė tė devotshmit qė po punonin pėr ndėrtimin e njė shteti demokratik, ashtu siē e kishin ėndrruar dhe dėshiruar dėshmorėt dhe e aspironin luftėtarėt e lirisė”.Mbi prirjet intelektuale tė Dali Isuf Ndreut, foli sekretari i Lidhjes sė Intelektualėve Dibranė, Hajri Mandri. Mė pas, Shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura tė RSH i dorėzoi dekoratėn e lartė familjes Ndreu. Nė emėr tė familjės, pjesėmarrėsit nė kėtė ceremoni i pėrshėndeti djali i Gjeneral Dali Ndreut, Sokol Ndreu.

Rrahman Parllaku nė fjalėn e tij

Dali Ndreu, figurė e shquar udhėheqėse e LANĒ dhe Ushtrisė Shqiptare, e kish titulluar fjalėn e tij Gjeneral-Leitnant, “Hero i Popullit”, Rrahman Parllaku, ish-komandant i njėsiteve guerile tė qytetit tė Vlorės, qė u dėnua mė pasė nga diktatura.

“Pėr Dali Ndreun dhe Liri Gegėn,, tha mes tė tjerash dy luftėtarė tė orėve tė para, qė i kishin dhėnė aq shumė luftės pėr ēlirimin e Atdheut, me porosi tė Enver Hoxhės, u sajuan akuza tė paqėna nga kuzhina e Sigurimit famėkeq tė Shtetit, pėr t’i ēuar ata nė pushkatim, siē kishin ēuar mė parė dhe ēuan mė pas qindra patriotė dhe udhėheqės tė shquar tė Luftės; nga mė tė aftėt dhe mė tė devotshmit qė po punonin pėr ndėrtimin e njė shteti demokratik, ashtu siē e kishin ėndrruar dhe dėshiruar dėshmorėt dhe e aspironin luftėtarėt e lirisė”

Pėr ish bashkė-luftėtarin e tij Parllakun: "Gjeneral Dali Ndreu, ishte njė nga figurat mė tė shquara udhėheqėse tė LANĒ. Ai ishte zv/komandant i Shtabit tė Pėrgjithshėm, njėkohėsisht edhe operativ i kėtij shtabi, i cili sėbashku me Komandantin e Shtabit, Gjeneral Spiro Moisiu e ka drejtuar luftėn nė tė gjitha etapat e saj.Biri i familjes sė njohur, Ndreu, tė Sllovės tė Dibrės, pasardhės i denjė i patriotėve e prijėsve tė shquar dibranė, Elez Isufi e Sufė Xhelili, pasi kreu shkollėn fillore nė vendlindje, nė moshėn 16 vjeēare, mė 1928 filloi studimet nė shkollėn ushtarake nė Tiranė, nė degėn Artileri. Mė 1931 mbaron studimet me rezultate tė larta, gradohet aspirant dhe caktohet zv/komandant baterie. Pas njė viti gradohet nėntoger dhe emėrohet komandant baterie artilerie.

Gjeneral-Leitnant, tash nė pension Rrahman Parllaku, ka thėnė se:" Kaq e pamėshirshme u tregua diktatura ndaj kėtyre luftėtarėve e udhėheqėsve tė shquar, sa nuk la tė gjallė as nėnėn e fėmijėve, qė ua kėrkoi Daliu nė gjyq kur tha: “Mė pushkatoni mua, por lėreni tė gjallė Lirinė qė tė kenė fėmijėt njė prind!...”Egėrsia e diktaturės nuk u kufizua vetėm tek tėta tė dy, por u shtri nė gjithė familjen dhe fisin e nderuar Ndreu, qė kishte qenė baza mė e rėndėsishme e Luftės nė Veri dhe qė i kishte dhėnė asaj udhėheqės tė shquar nė Luftė, Dali dhe Esat Ndreun, dėshmorėt Mersin Elez Ndreu, Abaz Hazis Ndreu dhe shumė luftėtarrė tė tjerė. Okupatorėt u kishin shkatėrruar shtėpi, pasuri e katandi, por egėrsia e okupatorėve nuk mund tė krahasohet me atė tė diktaturės, qė u pėrpoq tė shkatėrrojė njė fist tė tėrė, por qė gjithsesi nuk ia arriti dot.

Mirpo tha ai: "Do tė vinte epoka e demokracisė dhe e pluralizmit politik, nė tė cilėn pasardhėsit e kėtyre pinjollėve do tė bėnin sėrish emėr nė ndėrtimin e shtetit ligjor. Pikėrisht, shteti i sė drejtės po vendos drejtėsi dhe pėr viktimat e genocidit tė pashembullt komunist, siē qe edhe Gjeneral Dali Ndreu.Organizata e Bashkuar e Veteranėve tė Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare si nismėtare dhe propozuese e titullit tė lartė, por edhe i gjithė populli shqiptar i ėshtė mirėnjohės ish Presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu, pėr dekorimin e Gjeneral Dali Ndreut me dekoratėn e lartė “Nderi i kombit”. Ai ishte dhe i tillė do tė mbetet nė kujtesėn e brezave. Lavdi pėr jetė, Gjeneralit tė shquar, strategut tė LANĒ, Dali Ndreu! ka pėrfunduar Gjeneral-Leitnant, “Hero i Popullit”, Rrahman Parllaku.

Dali Ndreu dhe Liri Gega, dy yje symbol tė krenarisė kombėtare, kėshtu i ka vlersuar kėto dy figura zoti Hajri Mandri. Ai ka nėnvizuar faktin se Dali Ndreu, gjatė Luftės ishte kundėr frymės sė pushkatimit pa gjygj siē vepronin disa nga kolegėt e tij. Ai mbėshtetej katėrcipėrisht nė principet humane tė traditės sė tij familjare, tė asaj shtėpie tė madhe bujare dhe fisnike. Ai ishte i drejtė si njeri dhe me njė karakter tė paepur, qė mbėshtetej nė skrupuj moralė. Pėr Mandrin, figura e Dali Ndreut, pėrbėn njė personazh dhe protagonist nga mė interesantėt nė historinė e Luftės pėr Ēlirimin e Shqipėrisė, njė individualitet qė mbėrthen nė vetvete fatin e intelektualit qė bart e pėrēon mesazhe tė rėndėsishme kombėtare. Ai ėshtė simbol dhe pėrfaqėsues tipik i liderit, qė bart brenda idealeve tė tij, ėndėrrėn dhe dėshirėn e pashuar tė shikonte vendin dhe kombin e tij, tė lirė, tė pavarur dhe demokratik. Rrallė gjen njė shpirt tė tillė tė idealizuar, me prirje kombėtare qė njėkohėsisht tė jetė i paisur dhe me dhuntinė dhe aftėsinė drejtuese si Dali Ndreu.

Pushkatimi pa gjyq i dy bashkėshortėve, rast unikal nė botė

Kėshtu e ka quajtur ai pushkatimin e ēiftit Ndreu - Gega. Ai ka pohuar se: "Ėshtė njė rast unikal nė botė qė dy bashkėshortė: Gjeneral – Major Dali Ndreun dhe Liri Gegėn, funksionaren mė tė lartė politike tė kohės, t’i pushkatojė pa gjygj. Cili domen dhe diktator do ta bėnte kėtė? Kėtė xhelozi dhe sadizėm do ta mishėronte vetėm njė diktator si Enver Hoxha. Kjo xhelozi natyrisht e kishte shpjegimin e vet. Partinė Komuniste dhe Luftėn e drejtonin Serbėt, tė cilėt ishin armiq tė betuar tė familjeve nacionaliste dhe nė kėtė kuadėr dhe tė familjes Ndreu. Serbėt kėrkonin bashkėpunim me komunistėt shqiptar por nga ana tjetėr edhe shpagim pėr gjakun e mijėra serbėve tė vrarė nga luftėrat dhe pėrballjet me Elez Isufin dhe Isuf Xhelilin. Dhe shpagimi do tė ishte elegant. Birin mė tė mirė, mė atdhetarin, mė trimin, mė tė ndershmin, intelektualin dhe ushtarakun mė tė kualifikuar, Gjeneral Dali Ndreun me bashkėshorten Liri Gega, kėto dy yje symbol i krenarisė kombėtare do t’u fashiteshin shpejt ėndėrrat pėr demokraci dhe pėrparim kombėtar dhe shoqėror, pasi skenari ogurzi u pėrgatit nga lart.

Nė panteonin e burrave tė shquar tė Shqipėrisė, padyshim ėshtė tashmė edhe njė emėr: Dali Ndreu. Nė Sllovė tė Dibrės, si nė njė kuadrat ushtarak janė radhitur nė altarin e tė rėnėve tė familjes Ndreu, varret e mermertė qė mbajnė emrat e dhjetra tė pushkatuarve, tė internuarve dhe tė rėnė nė fushėn e luftės, si krenari e sotme e demokracisė shqiptare. Koha po shkund ēdo ditė pluhurin e harresės dhe po ndriēon siluetat e heronjėve me kontribute kombėtare, kujtimi dhe nderimi i tė cilėve do tė mbetet nė themel tė memorjes sonė historike, e ndėr ta i paharruari, Gjeneral Dali Ndreu.

Ish - Funksionarė tė ekzekutuar:
Koēi Xoxe - U ekzekutua mė 10 korrik 1949, duke e akuzuar si agjent tė jugosllavėve
Liri Gega - U arrestua nė vitin 1956 dhe u ekzekutua njė vit mė vonė mė akuzėn si antikomuniste
Dali Ndreu - U arrestua nė vitin 1956, me akuzėn si antikomunist
Teme Sejko - U arrestua dhe u ekzekutua nė vitin 1960
Beqir Balluku - U arrestua nė vitin 1974 dhe u ekzekutua nė vitin 1975, duke e akuzuar se doli kundėrshtar i vijės sė partisė.
Petrit Dume - U arrestua mė 1974-ėn dhe u ekzekutua mė 1975-ėn, me akuzėn si anėtar i grupit puēist
Hito Ēako - U arrestua mė 1974 dhe u ekzekutua mė 1975, si anėtar i grupit ekonomik
Abdyl Kėllezi - U arrestua nė vitin 1975 dhe ekzekutua nė vitin 1976, nėn akuzėn absurde tė “grupit armiqėsor nė ekonomi”.
Koēo Theodhosi - U arrestua nė vitin 1975 dhe ekzekutua nė vitin 1976, nėn akuzėn absurde tė “grupit armiqėsor nė ekonomi”.
Kadri Hazbiu - I arrestuar mė 15 tetor 1982 i ekzekutuar nė vitin 10 shtator 1983, me akuzėn si bashkėpunėtor dhe krahu i djathtė i Mehmet Shehut, qė tė dy gjoja kishin drejtuar “organizatėn kundėrrevolucionare” pėr tė rrėzuar vendimet e partisė dhe pėr sjellė kapitalizmin nė Shqipėri Feēor Shehu - I ekzekutuar nė vitin 1983 me akuzėn si agjent i zbulimit amerikan, nė kohėn kur ishte kryetari i Degės sė Brendshme nė Korēė
Llambi Ziēishti - I ekzekutuar nė vitin 1983, me akuzėn se gjoja bėnte pjesė nė “organizatėn kundėrrevolucionare” tė drejtuar nga “Mehmet Shehu”.

Anetaret e likuiduar te Shtabit te Luftes:
Dali Ndreu, ish zevendeskomandant i Shtabit te Pergjithshem, i pushkatuar
Mustafa Gjinishi, ish anetar i Shtabit te Pergjithshėm, vrarė ne pabesi
Gjin Marku, ish anetar i Shtabit te Pergjithshem, vdiq ne burg
Bedri Spahiu, ish anetar i Shtabit te Pergjithshem, burgosur
Ramadan Ēitaku, ish anetar i Shtabit te Pergjithshem, denigruar dhe persekutuar
Nako Spiru, ish anetar i Shtabit te Pergjithshem, e detyruan te vriste veten
Abaz Kupi, ish anetar i Shtabit te Pergjithshem, vdiq ne emigracion
Koēi Xoxe, ish anetar i Shtabit te Pergjithshem, pushkatuar

Pra nga 13 vete qe kishte Shtabi i Pergjithshem, 8 prej tyre perfunduan te pushkatuar e te denuar. Me vone edhe Ymer Dishnica, si anetar i Shtabit te Pergjithshem, u perjashtua nga Shtabi (si denim per Konferencen e Mukjes), ndersa Mustafa Xhanin (Baba Fajen) e vrane per “ēeshtje fetare”.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara