HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mbrėmje madhėshtore nė njė mjedis tė mrekullueshem

11 vjetori i Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, Nju Jork

Clark: Pavarėsia e Kosovės jo mė larg se fundi i kėtij viti.

MIDTOWN - MANHHATAN NY: Mbrėmje madhėshtore nė njė mjedis tė mrekullueshem, u mbajt dje, nė lokalin super-klas "Cipriani", nė qendėr tė Nju Jorkut, para rreth 500-600 pjesmarrėsve. Ishte Kėshilli Kombėtar Shqiptaro-Amerikan, i cili organizioi darkėn e 11 vjetorit tė krijimit. Kjo darkė ėshtė njė manifestim tradicional, qė organizohet pėr tė njėmbėdhjetėn herė, dhe zakonisht nė shtator, ku vitet e fundit, po mbahet nė sallėn e restorantit "Cipriani".

11-vjetori i themelimit tė Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan

Kėsaj rradhe kjo darkė u mbajt, vetėm 70 ditė nga shpallja e pavarėsiė sė Kosovės, e cila, sipas tė gjitha gjasave pėrfundon mė 10 dhjetor, kohė e pėrcaktuar si afati i fundit i pėrfundimit tė 120 ditėve tė bisedimeve mes Beogradit e Prishtinės. Nė darkėn vjetore tė Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan, tė cilėn e udhėhoqi Drejtori Egzekutivė i KKSHA, zoti Avni Mustafaj, dhe Albana Osmani prezatuese nga Shqipėria, morėn pjesė figura tė spikatuara shqiptaro - amerikane tė politikės, artit, kulturės, sportiti, biznesmen tė fuqishėm, student, dhe veprimtarė e aktivistė tė dalluar tė ēėshtjes shqiptare, nė SHBA, Shqipėri, Kosovė e trojet shqiptare. Kanė qenė tė pranishėm misitri i Jashtėm i Shqipėrisė zoti Lulzim Basha, Ministrja e Ministrisė sė Shėrbimeve Publike znj. Melihate Tėrmkolli, zyrtari i lartė i departamentit tė shtetit Chris Hows, drejtor pėr Europėn - Juglindore, Joshua Black, nga Kosova Desk Office, Lisa Gregory nga Albania Desk officer, Jaems Pettifer, shkrimtar e analistė i njohur britanikė, Murat Jashari, i nipi i heroit legjendar Adem Jasharit, nipi i ish-presidenti Ibrahim Rugova, Naser Rugova, anėtarė i kryesisė qėndrore tė LDD, regjizori Stan Dragoti, Presidenti i KKSHA, Richard Lukaj, veprimtarėt Harry Bajraktari, Lumi Hadri, Ramadan Gashi, Agim Rexhaj, Elmi Berisha, ambasadori i Shqipėrisė nė Washington Aleksadėr Salabanda, ambasadori i Shqiperise ne OKB, Adrian Neritani, diplomatėt Lublin Dilja dhe Kershnik Ēollaku, deputeti i parlamentit tė Mali tė Zi, Luigj Shkreli, avokati Fatos Dervishi e tjerė.

11-vjetori i themelimit tė Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan

Darka e 11 vjetore e Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan Hymnet kombėtare tė Shqipėrisė dhe SHBA-s, u kėnduan nga Silvia Tohsun dhe kėngėtarja nga Tirana Soni Malaj. Bekimi i darkės, u krye sipas riteve ortodokse e katollike, prej Artur Liolinit, kancelar i Kryepeshkopates Shqiptare nė Boston,dhe Famullitari i Kishes Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodres” ne Hartsdale, New York, i perndershmi Dom Pjeter Popaj. Ministri i Punėve tė Jashtme tė RSH, Lulzim Basha, i dorzoi ēmimin "Duart e shpresės", ish-Komandantit i Trupave tė NATO-s nė Kosovė, gjatė fushatės ushtarake tė vitit 1999, gjeneralit nė pension Wesley Clark, ish-kandidat pėr president dhe emėr i lakuar pėr sekretar i mbrojtjes. Krahas kėtij ēmimi, sivjet u ndan edhe ēmimet pėr vepėr jetėsore. Me kėtė ēmim post mortum u nderuan Presidenti historik i Kosovės, Dr Ibrahim Rugova, dhe komandanti legjendar i Ushtrisė Ēlirmitare tė Kosovės, Adem Jashari.

11-vjetori i themelimit tė Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan

Darka e 11 vjetore e Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan, e cila ėshtė njė manifestim i madh ndėr mė tė mėdhat nė komunitet, u shoqėruar me njė spektakėl tė bukur muzikor dhe iu dedikua gjatė gjithė kohės pavarėsisė sė Kosovės.

11-vjetori i themelimit tė Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan

Shqiptarėt, kurrė nuk do ta harrojnė rolin e veēanti tė SHBA-sė si bartėsi kryesor i ēlirimit tė Kosovės dhe prijėsi i pavarėsisė. Shqiptarėt kurr nuk e kanė vėnė nė dyshim se suksesi politik nuk do tė ishte as i afėrt mė kėtė tė sotmin, po qė se nė kreun e komandės sė NATO-s pėr Evropė nė vitin 1998-1999, tė mos ishte njė njeri i aftė dhe i vendosur, si gjenerali Wesley Clark.
Shqiptarėt, e vleresojnė gjeneralin Clark si mikun e madh tė tyre pėr rolit qė kishte ai gjatė luftės sė Kosovės nė cilėsinė e komandantit tė lartė tė NATO-s. Ish Komandanti i Trupave tė NATO-s nė Kosovė gjatė fushatės ushtarake tė vitit 1999, gjenerali nė pension Wesley Clark, duke ju referuar luftės 78 ditore nė Kosovė, kundra caqeve serbe dhe bombardimit tė Sėrbisė gjatė fjalimit tė tij tha se largėpamėsia, menēuria dhe urtėsia e Rugovės si dhe akti heroik i familjes Jashri e Adem Jasharit e nxitėn atė dhe NATO-n, tė bombardonte Millosheviēin, njė skizofren i ēuditėshėm.

11-vjetori i themelimit tė Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan

Pavarėsia e Kosovės jo mė larg se fundi i kėtij viti.
Duke folur me disa fjalė pėrshėndetėse nė gjuhėn shqipe, nė fillim tė fjalės sė tij Clark, mė pas anglisht ai tha se "Ne punuam nė mėnyrė efikase me aleatėt tanė, gjatė fushatės kundėr Milosheviqit". Sipas tij, pėrdorimi i njė serė mundėsish diplomatike, ushtarake dhe ligjore, deri nė takime ballė-pėrballėje nė Beograd me Millosheviqin, ne siguruam mė pas siē shtjellojė ai ngjarjet, jo vetėm triumfin e SHBA-ve ndaj Serbisė dhe i dhamė fund spastrimit etnik kundėr shqiptarėve tė Kosovės, por, gjithashtu ndikuam edhe nė permbysjen e Millosheviēit, i cili pėrfundoi mė pas nė Hagė, ku edhe vdiq."

11-vjetori i themelimit tė Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan

Wesly Clark, me nostaligji gjatė fjalės sjell ne mendje edhe episode nga ngjarjet e viteve 1998-1999. Nje njeri vendimtar ne fushaten ajrore kunder forcave ushtarake te Sllobodan Miloshevicit risjell fjalet e ish presidentit maqedonas Trajkovskit se “Shqiptaret, nuk jane si te tjeret, ata do te luftojne”, i kujton me saktesi fjalet qe ne marsin e vitit 1998 degjoi nga ish-presidenti maqedonas. Trajkovski i kishte shprehur atij deshiren te takohej, teksa gjenerali ndodhej ne Maqedoni per te inspektuar trupat amerikane. “Do te kete trazira ne Kosove”, - i kishte thene Trajkovski drejtuesit ushtarak te Aleances Atlantike te Veriut.

11-vjetori i themelimit tė Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan

Gjenerali Clark, ka entusiazmuar dhe ngritur nė kėmbė duke pėrplasur duart nxehtėsisht, tė gjithė pjesmarrėsit, tė cilėt, brohoritėn mė pasė fuqishėm disa herė "USA-USA-USA", kur ai tha se, "Kosova , deri nė fund tė vitit, do tė jetė e Pavarur. Presidenti Bush nė Tiranė nė qershor, tha Clark, e ka bėrė shumė tė qartė qėndrimin e palėkundshėm amerikan mbi pavaresinė e Kosovės, tha ai. Kosova do tė jetė e pavarur sepse ky ėshtė vullneti i shumicės sė popullit atje. Ky ėshtė parimi i duhur dhe SHBA do tė punojnė pėr tė arritur kėtė qėllim, jo mė larg se fundi i kėtij viti.

11-vjetori i themelimit tė Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan

Gjenerali Clark i bėri thirrje me anė tė zyrtarit tė lartė tė departamentit tė shtetit Chris Hows, drejtor pėr Europėn - Juglindore, qė tė pėrcjell mesazhin Qeverisė Amerikane, presidentit Bush, sekretares sė Shteiti Kondelca Rice, Nikola Berns e tjerė, se "Shqipėtarėt, kanė ndjenja tė pakushtezuara pro-amerikane." "Shqipėtarėt, janė tė sigurtė se janė populli me pro-Amerikan nė Europė dhe ndoshta edhe nė Botė", tha Clark, nė asnjė vend tė Botės, nuk mund tė gjesh respektin dhe dashamirėsinė e shqiptarėve." - ėshtė shprehur ish Komandanti i Trupave tė NATO-s nė Kosovė, gjatė fushatės ushtarake tė vitit 1999, gjenerali nė pension Wesley Clark, ish kandidat pėr president dhe emėr i lakuar sė fundi pėr sekretar i mbrojtjes, nėse fitojnė demokratėt.

11-vjetori i themelimit tė Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan

11-vjetori i themelimit tė Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan

11-vjetori i themelimit tė Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan

11-vjetori i themelimit tė Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan

11-vjetori i themelimit tė Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan

11-vjetori i themelimit tė Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan



Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara