HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


30 - Vjetori i Kishës "Zoja Pajtore Shqiptare" dhe 40 - Vjetori i Komunitetit Katolik në Miçigan u kremtuan solemnisht

Përvjetori i kishësh shqiptare "Zonja Pajtore" në Miçingan

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, Nju Jork

Kisha Zonja Pajtore e Shqiptareve, u shnderrua ne vite jo thjesht ne nje objekt kulti, por në një institucion të rëndësishëm të ruajtjes së kulturës dhe traditave shqiptare

SOUTHFIELD - MI: Miçingani, eshte nje prej shteteve federale, ku me se shumti jane te perqendruar shqiptaret. Ne kete shtet jane te ndertuara qindra kisha katolike dhe kisha ortodokse - ndersa dy kishat shqiptare katolike qe ngrihen ne qytetet Warren afer Detroitit dhe Southfield, i kan dhene Miçinganit nje vlere dhe rendesi te madhe. Dy kishat e reja katolike shqiptare, ajo e Shen Palit dhe Zoja Pajtore Shqiptare krahas katedrales dhe kishave me te njohura ne kete shtete, te cilat, zakonisht perfshihen edhe ne itineraret e turisteve vendas e te huaj, po ngjallin nje interes te veçante, jo vetem tek qindramijerat e besimtareve shqiptare, por edhe atyre amerikane e te huaj.

Michigan, kisha shqiptare Zonja Pajtore

Gezimi dhe hareja e ndertimit te kishes se re, dukej ne syt e çdo besimtari, fytyrat e tyre te qeshura entuziasmi dhe lumturia gufonte ne çdo zemer besimtari. Ata e priten kete dite si nje dite feste. Ata ishin jashtezakonisht te lulmtur, pasi edhe nevoja ka qene e madhe per kete kishe. Kishte dite qe ndihej atmosfera festive dhe e gezimit te perurimit te kishes se re Zoja Pajtore Shqiptare ne Southfield. Kjo per faktin se ata tash do te kene nje qender fetare dhe rekreative qe do tua plotesoje te gjitha kerkesat e deshirat. Kisha do te jap ndihmesen e saj jo vetem ne aspektin fetar , por edhe ne ate kombetar, shoqeror e social. Ajo do te sherbej si nje institucion e ruajtes dhe kultivimit e vlerave me te mira fetare e kombetare.

Michigan, kisha shqiptare Zonja Pajtore

Kisha me e re atje, eshte ajo qe ndrroj truall e quajtur Kisha Pajtore e Shqiptareve. Kjo kishe sipas famullitarit te saj dom Nue Gjergjit, deri tash ka kushtuar rreth 2 milion e gjysme dollar amerikane. Ato jane te ardhurat, qe u siguruan nga nje fond i mepareshem qe kishte vet kjo kishe, na thote dom Nue Gjergji. Por, duhet theksuar, tha ai se edhe kontributet e familjeve te besimtareve kan qene te mira. Ndihma e jashtme ka qne krejtesisht nga kontributi i besmitareve te kesaj kishe, por edhe komunitetet kishtare te Shen Palit ne Detroit dhe Zoja e Shkodres ne Nju Jork, ka dhene kontributin e tyre.

Michigan, kisha shqiptare Zonja Pajtore

Kisha Pajtore e Shqiptareve

Tridhjetevjet me pare ne Southfild te Miçiganit, ne periferi te qytetit Detroit, Dom Prenk Ndrevashaj dhe nje grup besimtaresh katolike themeluan Kishen Zonja Pajtore e Shqiptareve, e cila u shnderrua ne vite jo thjesht ne nje objekt kulti, por ne nje institucion te rendesishem te ruajtjes se kultures dhe traditave shqiptare. Kisha shpjegon, famulltari i Zonjes Pajtore te Shqiptareve, Dom Ndue Gjergji, eshte rritur me komunitetin dhe ka perjetuar ndryshimet qe ka kaluar ky komunitet. E themeluar fillimisht me besimtare kryesisht nga Mali i Zi dhe nga Kosova, sot, shpjegon Dom Ndue Gjergji rreth 70 per qind e komunitetit te saj jane nga Shqiperia, te cilet tek kisha kane gjetur nje mbeshtetje te madhe per t’i ndihmuar ne ambjentimin ne Shtetet e Bashkuara.

Michigan, kisha shqiptare Zonja Pajtore

Keshtuqe ka vijuar dom Nue Gjergji, nje fare shume u sigurua edhe nga shitja e kishes se vjeter. Siperfaqja e truallit te saj eshte rreth 10 hektare. Ndertesa e kishes ka nje faltore me rreth 1.000 ulese. Ka nje ambjent te veçante per femijet e vegjel dhe nenat e tyre, kur vijne ne kishe. Madje ka edhe objektet percjellese. Ka tre salla te medha ku mund te behen klasa per shkollen shqipe. Ka nje salle me 300 vende per gazemnde dhe evenimete te tjera masive, qofshin keto, shoqerore, sociale e kulturore. Ka edhe shtepine e meshtarve(rektoria) ose siç quhet me gjuhen e malesorve -qelja, Parkingu i kishes ze rreth 400 makina. Ka edhe mjedisin ku ne te ardhmen do te ndertohet parku sportiv.

Michigan, kisha shqiptare Zonja Pajtore

Dom Ndue Gjergji famullitari i kishes Zoja Pajtore Shqiptare, me nje emocion te veçante, tregon per kete veper te madhe fetare e atdhetare. Kjo famulli me kontributin dhe djersen e besimtareve te saj ndertoi kete kishe madheshtore, qe eshte shembull per te gjithe. Mirpo, me kete raste duhet permendur edhe kontributi i tije tjejet i rendesishem dhe ne fushen fetare, atdhetare e intelektuale. Ai vazhdimisht ka qene ne krye te levizjeve qe ka ndermarre komuniteti shqiptare ne diaspore veçanerisht ne Michigan ne mbeshtetje te çeshtjes kombetare, te lirise e te drejtave te shqiptareve ne Kosove, Mal te Zi, Maqedoni, Çameri etj, duke pasuruar e lartesuar keshtu me shume traditat dhe kontributet patriotike, intelektuale e atdhetare te familjes se tije Gjergji nga Kosova, pasi ai eshte vellai i Famullitarit Dr. dom Lush Gjergji, priftit katolik shqiptar i Ipeshkvise Shkup-Prizren.

Michigan, kisha shqiptare Zonja Pajtore

Tri dekada me pas, ne inagurimin e kishes se re moren pjese klerkik, nga te gjitha viset shqiptare, nga Kosova e Shqiperia, si dhe autoritetet te shetit te Miçinganit, besimtare katolike te zones dhe grupe besimtaresh nga shtete te tjera u mblodhen per te shenuar kete pervjetor te rendesishem.

Mes tyre ishte edhe Archbishop Rrok Kola Mirdita, Archbishop i Tiranes dhe Durresit,.i cili edhe udhehoqi liturgjine- meshen e se dieles me 12 prifterinje te tjere. Kancelari Shane Zefi,nga Kosova, se bashku me famullitarin dom Lazer Berisha, e dom Nue Ballabani nga Zagrebi. Nga Mali i Zi ishte pater Pashko Gojçaj famullitari i Tuzit. Nga Shqiperia dom Ernest Tershani, ish i burgosur ne burgjet e diktatures ,nga ku kaloi 27 vjet. Doktor dom Preng Lazeri, drejtor i radio "Malesia", e nga Rumania, ishte prifti Dimitrus i cili perfaqeson atje kishen ortodokse shqiptare. Dom Pjeter Popaj i kishes katolike shqiptare"Zoja e Shkodres" Hartsdale NY me Doma Anton Kçiren famullitari i kishes Shen Pali ne Detroit. Imam Shuaip Gerguri, i qendres Islame ne ShBA me perfaqesuesit e Teqes Bektashiane. Autoritet zyrtare e fetare te qytetit te Southfild dhe rreth 1600 besmitare.

Michigan, kisha shqiptare Zonja Pajtore

Nje delagacioni nga Nju Jorku, udhetoje per te marre pjese ne meshen, seminarin dhe darken solmne. Mes tyre ishte zoti Marijan Cubi, kryetari i Keshillit te Kishes Katolike Shqiptare ne Nju Jork, "Zoja e Shkodres" - Hartsdale,me bashkeshorten e tij, si dhe veprimtaret e dalluar te komunitetit z. Leke Gojçaj, Pashke Paloka, Zef Balaj,dr Gjon Buçaj, familja Shala, familja Curanaj, familja Berisha. Marijan Cubi, kryetare i Keshillit te Kishes Katolike Shqiptare ne Nju Jork, "Zoja e Shkodres" - ne Hartsdale, thote se :" Kisha e re i ngjan nje ndertese gjigande - nje ndertese krejt e re e multi funksionale. Kisha e re ka te gjitha facilitetet, dhe konsiderohet si nje diçka e jashtezakoneshme. Ajo ishte nje fat per shqiptaret katolik, qe arriten te blejne nje kishe te tille."

Ne darken e 30 vjetorit te kishes kane marre pjese rreth 300 vete. Dhe pati fjalime e pershendetje si dhe nje koncert festive. Valle dhe kege popullore nga grupi i kengetarve dhe valletarve te kishes Zoja Pajtore Shqiptare. Ermilnda dhe Edi Paparisto kenduan hymnet kombetare te Amerikes dhe Shqiperise.. Kenge nga trevat e malesise i kendoje Fran Gjoka. Poezi te dom Prek Ndervashaj u recituan nga te rinjte e kishes. Grupi artistik i drejtuar nga Aleksander Gjelaj mbylli kete koncert festive qe zgjati rreth kater ore.

Michigan, kisha shqiptare Zonja Pajtore

Mesazhi i Kishes Zoja Pajtore Shqiptare

Per famullitarin e kesaj kishe dom Nue Gjergjin,:"Mesazhi i kesaj kishe, eshte nevoja e ketij komuniteti per nje kishe te ketill - kaq multi funksionale. Ne kishim kishen e mepareshme ne Beverly Hillis, shume afer kesaj, por jo me te gjitha objektet percjellese. Kisha e re eshte nje qender e re, e cila do te zhvilloje çfardo lloj aktiviteti qofte ato me karakter fetar, kombetar e shoqeror ne bashkesine shqiptare ne kete rajon ku ajo eshte ndertuar. Ketu do te kete mesha, liturgji, pagezime,kurorezime, ceremoni martesore, e mortore e sakramente te tjera, mesimin e gjuhes shqipe neper klasa, koncerte te ndryshme, permovime librash dhe talentesh te reja, seminare dhe simpoziume te ndryshme fetare e kombetare" ka thene ai.

Gjithashtu, thote dom Nue Gjergji," Festen e flamurit dhe shpalljen e pavaresise se Shqiperise.Per çdo muaj menodjme te mbajme tubime me tema te ndryshme. Nje nga qellimet kryesore, eshte edukimi i femijeve tane dhe t'i ndihmojme qe te mos asimilohen. Integrimin e shqiptareve ne shoqerine amerikane. Te ruaj te paster indetitetin tone kombetar, virtytet tona, familjen dhe shoqerine. Duke krijuar ketu ne SHBA, nje mikro shoqeri shqiptare, qe te ndihmojme çdo njerin ne raste fatkeqesishe. Bashkepunimi me dy kishta e tjera katolike shqiptare, ne Nju Jork e Detroit, si dhe bashkepunimi me bashkesit e tjera, muslimanet, ortodoksit dhe bektashlinjtë.

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara