HYRJE | HISTORI | LETËRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRË


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Tony Dovolani vallëzon me yjet, Jane Seymour

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, Nju Jork

Ylli shqiptar i vallezimit me Jane Seymour, fituese e çmimeve Emmy dhe Globi i Arte

Dritan Dovolani Kercimtari shqiptar ne spektaklin Amerikan... kercimtare profesionist, me levizjet sa delikate aq dhe burrerore.

Tony Dovolani dhe aktorja e njohur Jane Seymour MANHATTAN - NEW YORK: Ylli i vallezimit, shqiptaro amerikani Tony Dovolani - pjesemarresi i rregullt i edicioneve te spektaklit garues "Vallezim me Yjet", pasi ka garuar pa shume sukses deri tani me partneret Stacey Keibler, Sara Evans, dhe Leeza Gibbons, kesaj rradhe me Jane Seymour, fituese e çmimeve Emmy dhe Globi i Arte, si nje nga aktoret, shkrimtaret, me ne ze ne SHBA-s, enderron te fitoje çmimin e pare. Ne spektaklin e e vallezimeve te ketij edicioni, vallezusi shqiptare dhe partnerja e tij mes shume emocioneve dhe nje ineteresimi te jashtezakoneshm, kryesishte te mergimtarve shqiptare ne SHBA-s, e ne veçanti atyre qe jetojne ne shtetet federale rrethinat e e tyre ne Nju Jork, Nju Jersi, Kenektiket, Pensillvenia dhe Masaçustes, po ndiqen me shume vemendje.

Gara kesaj rradhe filloje javen e pare te muajit tetore. Dy dite, çdo te hene e te marte prej ores 8:00 deri ne oren 22.00 te mbremjes me kohen e pjeses lindore, te bregut te Oqeanit Atlantik. Ne kete gare te mahnitshme vallezimi, e cila, sesionin e kalur terhoqi vetem ne nje mbremje 12 milion teleshikues, vallezimet me te preferuar jane ne disa menyra, dhe 10- llojeve te kercimeve si :" Cha Cha - Foxtrot - Jive -Paso Doble - Quickstep - Rumba - Samba - Tango -Viennese Waltz - Waltz, Vallezim latin, Tango tradicionale sallonesh, Vallezim rutine, Vallezim popullor. Te gjitha partneret e vallezimit te gjertanishem ne nje nder spektaklet qe po behet nga me te famshem ne Amerike, “Dancing with stars”, jane shprehur para miliona shikuesve, per yllin shqiptar, te vallezimit, se ai ka nje durim te tejskajshem per t’i stervitur, ne trainimin qe ju ben, por dhe me nje butesi femërore"

Tony Dovolani dhe aktorja e njohur Jane Seymour “Vallezim me yjet” eshte nje serial origjinal ne llojin e vet. Çiftet perbehen nga nje person i famshem dhe balerin profesionist. Çiftet duhet te kercejne sipas nje stili alla Fred &Ginger. Konkurrimi eshte live, perballe nje audience te pranishme ne sallen e vallezimit. Ata gjykohen nga nje juri ekspertesh dhe nga publiku qe i ndjek nepermjet ekranit ne shtepi. Çdo jave skualifikohet nje çift.

Cila eshte Jane Seymour - partnerja e yllit shqiptar te vallezimit Dritan Tony Dovolani

E lindur ne Londer - Angli nga prinderit nena polake dhe babai gjermane, arrin me sukses te behet nje nga aktoret me te njohura ne SHBA-s. Talenti i saj ka qene i vlersuar ne filmegrafi dhe telenovelat seriale.Eshte nje aktiviste e shquar ne ndihme te femijeve te vobekte dhe te braktisur, kudo ne bote. Ajo ngre lart zerin e gruas, rolin e aktores, pasionin e shkrimtares, duke e vene gjithçka ne te mire dhe ne sherbim te njerezimit, me famen e saj.

Çmimet:
Ka fituar cmimin prestigjioz Emmy dhe Globi i Arte.

Filmat qe ka luajtur:
Live and let die
Sinbad and the eye of tiger
Battlestar Galactica
Somewhere in Time
The scarlet Pimpernel
Lassiter
Head office
War and remembrance
Quest for Camelot
Wedding Crashers

Serilai televiziv:
Queen of the Mini Series

Tony - Dritan Dovalani

Prej vitesh, jeton ne Amerike dhe eshte nje nga balerinet e vallezimit ritmik nga me te miret. Dritan (Tony) Dovolani, eshte shqiptari qe ka tronditur opinionin amerikan me talentin e tij. Ai si dhe rradhet e kaluara ne kete spektakel mbetet gjithmone njeri prej atyre pretendenteve me te forte ne spektaklin amerikan te vallezimit ritmik "Vallezim me yjet", qe ka filluar te emetohet çdo vjeshte, ne rrjetin e madh amerikan televiziv, ne nje nder kanalet me te shikuesheme televizive "ABC TV". Dovolani shihet nga specialistet e ketij spektakli si ylli i ri i kercimit ritmik, ne SHBA.

Fitues i çmimeve:
· 2005 & 2006 World Rhythm Champion
· 2006 PBS American Ballroom Challenge Rhythm Champion
· 2006 Emerald Ball Open Professional American Rhythm Champion
· 2005 Ohio Star Ball American Rhythm Champion
· Current world and undefeated United States Open champion
· Professional Dance Partner on 3 seasons of ABC’s Dancing With the Stars
Featured role on “Shall We Dance” alongside Jennifer Lopez and Richard Gere

Juria dhe "Vallezim me yjet"

Juria

Edhe ky spektakl eshte "prone" e treshes Len Goodman, Carrie Inaba, Bruno Tonioli . Sot, jane zgjedhur çiftet te cilat do te vallezojne per te fituar çmimin "Vallezim me Yjet". Nje program mjaft popullor ky, ne edicionin e tij te peste, qe vitin e fundit terhoqi miliona teleshikues anembane Amerikes dhe mbare botes. "Vallezim me yjet" eshte nje serial origjinal ne llojin e vet. Çiftet perbehen nga nje person i famshem dhe balerin profesionist. Çiftet duhet te kercejne sipas nje stili 'alla Fred & Ginger'. Konkurrimi eshte i drejperdrejte, perballe nje audience te pranishme ne sallen e vallezimit, dhe nje jurie profesionale. Ata gjykohen nga nje juri profesionale me eksperte te zgjedhur dhe nga publiku, qe i ndjek ne salle dhe nepermjet ekranit ne shtepi dhe mjedise te tjera. Çdo jave perpara se te mberrije nata finale, skualifikohet nje çift.

Cilet jane kercimtaret :
Jennie Garth - Derek Hough, Cameron Mathison - Edyta Sliwinska, Josie Maran - Alec Mazo, Floyd Mayweather - Karina Smirnoff, Sabrina Bryan - Mark Ballas, Helio Castroneves - Julianne Hough, Marie Osmond - Jonathan Roberts, Albert Reed - Anna Trebunskaya, Melanie Brown - Maksim Chmerkovskiy, Mark Cuban - Kym Johnson,Jane Seymour - Tony Dovolani, Wayne Newton - Cheryl Burke

Si behet votimi :
Duke filluar nga java e pare e ketij spektakli televizive ne kanalin televizive ABC, çdo njeri prej nesh ka pasur mundesine qe ne garen e spektaklit “Dancing with the stars” te jap voten e tij. Kete here Tony Dovolani ka zgjedhur si partnere Jane Seymour. Finalja e ketij konkurimi do te behet javen e fundit te muajit tetor, diten e ejte ora 8:00 e mbremjes me oren lokale, ne Nju Jork, dhe do te emetohet ne rrjetin kombetar amerikan televiziv, "ABC", nje nder kanalet me te shikueshem ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Meqense, gjithçka do te vendoset nga votimet ne telefone dhe nepermjet mesangjerit, atehere ka mbetur vetem nje shprese e madhe qe çdonjeri nga ne te jap voten e tij ne numerin e telefonit Jane and Tony - 1800-868-3406.

Finalja e ketij konkurimi, ka eskluvitetin per t'u emetuar ne rrjetin kombetar amerikan televiziv, nje nder kanalet me te shikueshem ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes – "ABC". Votimet e bera nepermjet telefonit dhe online, do te jene percaktuese ne konkurrencen e me te mireve. "Sunday night's performance show", perfundon duke pritur perafersisht edhe 30 minuta, deri sa te jepen rezultatet perfundimatre te ketij konkurrim final, qe do te nxjerri me pas edhe kercimtarin e kercimtaren me te mire ne rrafshin kombetar ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Shkoder.net... - Fjala e Lirë | Të drejtat e rezervuara