HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nju Jork: Mė 10 dhjetor manifestim pėr Pavarėsinė e Kosovės

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, Nju Jork

Mendohet te marren pjese rreth 10 mije veta. Senator, kongresmen, personalitete amerikane, miq te deshmuar te shqiptarve ne Amerike, i jane bashkengjitur shqiptarve. Presidenti i Shqiperise Topi dhe ai i Kosoves Sejdiu, pritet te dergojne mesazhe

BIG APPLE - NEW YORK CITY: Organizatat lobiste shqiptaro-amerikane dhe shoqatat e tjera, se basku me bashkėsitė fetare tė, tė trija besimeve nė SHBA, po diskutojnė; qė mė 10 dhjetor, nė sheshin e njohur tė protestave tė Shqiptarėve, para godinės sė "Pallatit tė Qelqėt", "Dag Hammarskjold Plaza" mes rrugėve 1st Avenue dhe 47th Street, tė organizojnė njė manisfetim paqėsorė - masivė, nė Nju Jork, pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Kjo, u bė e ditur, dje pasidte, gjatė njė takimi ku ishin ftuar edhe disa nga krerėt e organizimit tė kėtij manifestimi i paqėsorė. Manifestim, i cili, ky mendohet tė jetė me njė pjesmarrje, ku numėri i pjesėmarrėsve, shpresohet t'i kalojė tė 10 mijė vetat.

Drejtori ekzekutiv i Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan(KKSHA), Avni Mustafaj sė bashku me avokatin Rezart Spahiu, thirri pėr kėtė qėllim; z. Ibrahim Kolarin,znj. Shyrhete Haskaj, z. Agim Rexhaj,z. Ymer Ahmetaj,z. Bleron Baraliu,z. Musa Daka,z. Ramadan Gashi,z. Naser Ēoba dhe avokatin Sabri Gjoni. Ata disktuan nė frymėn e bashkėpunimit,ēėshtjet e mirėorganizimit, konfiguracionit dhe se ēfarė formati do tė ketė ky manifestim paqėsorė. Manifestim i cili, mendohet tė jetė mė i madhi - i kėtyre viteve tė fundit nė komunitet. Mustafaj, tha se ndihej krenar qė nė kėtė thirrje, pothuajse tė gjitha, organizatat, shoqatat, dhe entet fetare nė komunitet, e kanė shprehur gadishmėrinė tė marrėn pjesė mė 10 dhjetor nė protestė.

Ēdo diskutantė, u pajtua me qėndrimin pėr mbajtjen e kėsaj proteste nė mesditėn e 10 dhjetorit, para selisė sė OKB-sė, nė ditėn kur sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Ban Ki-Moon do tė marrė raportin final pėr bisedat intensive qė pėrmbyllėn negociatat pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Organizatat shqiptare nė SHBA- kanė nė planė pėr tė hartuar njė raport, ku theksohen krimet serbe nė Kosovė dhe tė dhėna tė tjera tė publikuara: 12.000 tė vrarė dhe tė zhdukur, 48.500 tė plagosur, mė shumė se 1.3 milion refugjatė dhe shkatėrrimi i mė shumė se 65 pėr qind tė pasurive private dhe shtetėrore nė mbarė Kosovėn.Ky raport me gjithė disa pika tė tjera nė formėn e peticionit, do t'i dorzohet nė dorė nė ditėn e manifestimit sekretarit tė Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, zotit Ban Ki-Moon.

Manifestimi paqėsorė pėr pavarėsinė e Kosovės, do jetė me moton "Mbahu Nėno mos ke frikė, se ke djemtė nė Amerikė". Ndėrsa, ajo do tė mbėshtetet nga grupe shqiptarėsh nga shtete tė ndryshme tė Amerikės, si dhe organizata tjera, degėt e partive dhe komunitetet fetare anembanė SHBA-ės. Kongresmen, Senatorė, personalitete tė njohura politike, amerikane kanė konfirmuar deri tani - pjesmarrej e tyre pėr t'ju bashkėngjitur shqiptaro - amerikanėve. Presidenti i Shqipėrisė, z Bamir Topi, Presidenti i Kosovės, z Fatmir Sejdiu, lider tė partive mė tė mėdha nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Preshevės, pritet tė dėrgojnė mesazhe pėrshėndetėse. Pėr ecurinė e organizimit media do t'i kushtoj rėndėsi tė veēantė. Ēdo ditė nė feqaet e informacioneve do tė gjeni tė gjitha tė dhėnat e manifestimit tė 10 dhjetorit.

Deri tani ky organizimi mbeshtetet dhe marin pjese nga kėto organizatat, shoqatat, dhe degėt e Partive politike:

  • National Albanian American Council
  • BESA/MAAS Massachusett Albanian American Society
  • Federata PanShqiptare e Amerikės Vatra
  • Democratic League of Kosova
  • Democratic League of Dardania, NY, Chicago
  • Albanian American National Organization
  • Albanian American Committee of Illinois
  • Kosova Albanian Society of Boston
  • Shoqata Dede Djo-Luli
  • American Cultural Center of Michigan
  • Motrat Qiriazi
  • Albanian American Society Foundation
  • Albanian American Cultural Foundation
  • Balkan Care Foundation
  • Atdheu na Bashkon
  • Fondi Humanitare Malesia
  • Partia Levizja e Legalitetit
  • Albanian Yellow Pages
  • Albanian American Foundation Ana e Malit
  • Albanian Islamic Centers
  • Albanian Catholic Churches
  • Albanian Orthodox Churches
  • Grupimi "Shqiptaro Amerikanėt pėr Demokraci"
  • Blloku Indipendent
  • Bashkimi Demokratik Kombėtar


  • Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara