HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ndahet nga jeta pėrkthyesi, gazetari dhe diplomati Eqerem Mete

Beqir Sina

-- nga Beqir SINA, Nju Jork

Vdiq Eqerem Mete - Diplomati modern i shkollės sė vjetėr

Boston, Massachusetts: Duke i referuar njė artikulli "post-mortum", tė gazetarit dhe kryeredaktorit tė gazetės shqiptaro amerikane Illyria, z. Dalip Greca, thuhet se nė moshėn 64 vjeēare u nda nga jeta Eqerem Mete. Ai njihet si njė nga njohėsit mė tė mirė tė anglishtes e si pėrkthyes i talentuar; pėr publicistikėn e tij objektive, tė argumentuar dhe me njė patos tė thellė patriotik e demokrat. Mete njėhereshit ishte dhe diplomati, i cili drejtoi me profesionalizėm, korrektesė e pėrgjegjshmėri tė lartė drejtorinė e Ballkanit e tė Lindjes sė Mesme nė Ministrinė e Jashtėme, nė njė nga periudhat mė tė vėshtira e delikate qė po kalonte Shqipėria e sapodalė nga diktatura. Eqerem Mete njihet si njeri, i dashur e i sjellshėm me tė gjithė, i ndershėm e me njė modesti tė rrallė.

Eqerem Mete Eqeremi lindi nė Roshanj tė rrethit tė Kolonjės, mė 12 tetor 1943. Pasi mbaroi me sukses studimet e larta pėr Gjuhėn Angleze, nė Fakultetin e Histori-Filologjisė tė Universitetit tė Tiranės, nisi punėn si pėrkthyes e komentator nė Radion e Jashtėme, tė RTSH-sė ku i duhej tė punonte me orar e pa orar, pėr tė pėrgatitur nė kohė materialet e kėrkuara. Dhe ndonėse njė punė e mundimėshme qė nuk do ta kishte pasur zili asnjė pėrkthyes, Eqeremi, falė cilėsive e virtyteve tė tij tė larta, manifestoi dhe aty vlerat mė tė qėnėsishme tė personalitetit tė vet: i papėrtuar, korrekt nė marrėdhėniet me tė tjerėt dhe pėrherė i gatshėm pėr t’i ndihmuar kolegėt, si pėr pėrkthimet nė anglisht, ashtu dhe pėr probleme tė tjera, nga mė tė ndryshmet.

Nė vitet e para tė pluralizmit, ai kalon nė Ministrinė e Jashtėme, ku emėrohet drejtor i Drejtorisė sė Ballkanit dhe Lindjes sė Mesme. Kjo i dha atij mundėsinė tė shpalosė vlera tė tjera tė personalitetit tė vet, si diplomat e politikan i aftė, i shkathėt e me pėrgjegjėsi. Me entuziazmin e natyrshėm qė sollėn ndryshimet shoqėrore dhe politike pas pėrmbysjes sė sistemit diktatorial, ai iu pėrkushtua punės me tėrė energjitė e veta, duke qėnė i pėrgatitur si rrallė kush, veē tė tjerash dhe nga akumulimi qė kishte bėrė pėr vite tė tėra, nė profesionet e mėparshme, por qė kushtet e atėhershme nuk i kishin dhėnė mundėsi pėr t’i sendėrtuar. Pėr kėdo ėshtė e qartė se sa e vėshtirė e me pėrgjegjėsi ishte detyra e diplomatėve tanė nė ato vite, nga qė u duhej tė ēanin nė rrugė tė pashkelura mė parė, nė pėrshtatje me klimėn e re qė krijoi shėmbja ė Komunizmit dhe fundi i Luftės sė Ftohtė. Vėmendje tė veēantė sektori qė drejtonte ai, i kushtoi ēėshtjes sė Kosovės, kur Millosheviēi po ndizte motorėt pėr tė filluar raprezaljet e egra mbi tė.

Ngjarjet e ’97-ės, e detyruan dhe Eqeremin, si shumė tė tjerė, tė marrė rrugėn e mėrgimit. Vitet e fundit ai punoi e jetoi nė Boston, por pa e ndėrprerė punėn e tij si publicist e pėrkthyes, duke bashkėpunuar me gazeta tė vendit e tė diasporės, si “Albania”, “Illyria” etj. Ēdo publikim i tij ka lėnė mbresa tek lexuesit. Mjafton tė kujotjmė, me kėtė rast, vetėm ndonjė syresh, siē janė njė sėrė shkrimesh pėr pavarėsinė e Kosovės dhe sidomos pėr ritheksimin e pėrpjekjeve tė nėpunėsve tė ndershėm e patriotė tė shtetit shqiptar, pėr tė respektuar embargon e naftės ndaj Jugosllavisė. E kėtu Eqeremi ngriti zėrin nė kundėrshtim me deklaratat e mbarsura politikisht e me spekullime nga ish eprorė tė tij. Qėndrimi i Eqerem Metes mbi kete ēėshtje ishte dinjitoz dhe i pėrkushtuar ndaj tė vėrtetės.

Eqeremi ishte bashkėpunėtor cilėsor i Illyria-s. Madje artikullin e fundit qė pat dorėzuar nė redaksi me rastin e numrit special tė 28 Nėntorit, “Kalash, Hunza, Pathan, Burusho, Nuristanis What is Their origin?, nuk arriti qė ta shihte tė botuar. Eqerem Mete ka pėrkthyer, shkruar e botuar duke shetitur nė tema tė tjera, jashtė politikės, por qė lidhen direkt apo indirekt me Shqipėrinė. Kohėt e fundit ai pėrgatiti pėr botim e shpėrndau nė miq e shokė, siē e kishte zakon, njė material shumė interesant, “Nostradamusi dhe shqiptarėt”, (“Nostradamus and Albanians”). Mund tė themi, madje, se nė kėtė fushė ai qe nė kulmin e krijimtarisė sė vet dhe ne me tė drejtė prisnim aq shumė nga ai Ai la pas tė shoqen, Elin dhe vajzėn Erjonėn, tė cilave ne u shprehim, me kėtė rast, dhimbjen tonė mė tė thellė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara