HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Vlera universale ne veri te Danubit

Natiunea rumune dhe kombi shqiptar

-- nga Baki Ymeri

Baki Ymeri „Kosova eshte motra binjake e Besarabise, nje shtet qe shkon duke u bere i pavarur, me kufinj te hapur ndaj Shqiperise, Serbise dhe Europes”.

E perjavshmja independente Natiunea e Bukureshtit, pos vlerave politike, publicistike, shkencore dhe kulturore rumune, prezanton edhe vlera universale. Fale kontributeve te dr. Xhelku Maksutit dhe Tiberius Puiu, kjo reviste i ka hapur shtyllat edhe per prezantimin e historise dhe kultures shqiptare ne gjuhen rumune. Duke shfletuar faqet e saj te perkujtohet nje sintagme qe afron e afirmon: Natiunea e Bukureshtit dhe kombi shqiptar, nje gazete e admiruar sic ishin Gazeta de Transilvania dhe Curierul Romanesc, te cilat qysh para 150 vitesh (me 1845), e prezantonin Naum Veqilharxhin, autorin e abetares se pare shqipe, iluministin e pare shqiptar per te cilin shkruanin me admirim drejtoret e ketyre tribunave te para rumune, Ion Heliade Rćdulescu dhe Gheorghe Barižiu.

Kliko tė zmadhosh
Librat e Rozit dhe Kadriut nė rumanisht - Kliko tė zmadhosh

Keshtu, vetem ne numrin e fundit te saj, (Natiunea, nr 423-2007), jep nje faqe te tere me studimin tone Popullata shqiptaro-vllahe ne Kosove, me argumente te panumerta shkencore mbi prezencen mesjetare te etnosit shqiptar dhe vllah ne kete zone, e cila sipas Enciklopedise se Jugosllavise te Zagrebit, „Fusha e Mjellmave, vendi ne te cilin pat ngjare beteja ndermjet koalicionit te krishtereve te Ballkanit dhe ushtrive osmane, ishte nje vend i Shqiperise”. Ne kuadrin e ketij shkrimi behet fjale per ngritjen e manastireve mesjetare ne Kosove nga mjeshtrit shqiptare dhe vllahe, manastire te cilat posedojne elemente te krishterimit perendimor, te pajisura me vone me mbishkrime ikonografike serbe, pergjate pushtimeve sistematike qe i pat ushtruar ekspansioni sllav ne Kosove. Kishat serbe ne Kosove jane ato qe i kane ngritur pushtuesit pas shek. XVIII e kendej. Sic duket, perfundon autori i ketij shkrimi, gjaku nuk behet uje. „Kosova eshte motra binjake e Besarabise, nje shtet qe shkon duke u bere i pavarur, me kufinj te hapur ndaj Shqiperise, Serbise dhe Europes”.

Kliko tė zmadhosh
Natiunea pėr Kosovėn - Kliko tė zmadhosh

Ne te njejtin numer pason artikulli i autorit Ion Margineanu, Bukuria ka nje emer – Kalabri, ne te cilin pershkruhet e shkuara dhe aktualiteti i kesaj zone te lashte italiane, e rrethuar nga ujrat e kristalta te ujerave te Jonit dhe Tirenianes, duke perkujtuar edhe arbereshet: Poashtu, ne fshatrat me popullate shqiptare, konzervohet gjuha, historia dhe traditat, vend nderi qe gezon respekti ndaj heroit shqiptar, Gjergj Kastrioti-Skenderbeu”. Ne kuadrin e vitrines se librit, vend qendror i jepet vellimit me te ri te Rozi Theoharit qe doli keto dite ne Bukuresht ne tre gjuhe: Lotet e Rozafes mbi Drin / Rozaf’s tears on the river Drina / Lacrimile lui Rozafa peste Drin. Duke e karakterizuar si Nje botim i jashtezakonshem, eseisti D. Ciobanu thekson:

Kliko tė zmadhosh
Populatia albano-vlaha din Kosovo - Kliko tė zmadhosh

„Vėllimi i Rozi Theoharit eshte nje perpunim artistik i kultit te nje miti. Ideja e ndertimit, gjesti fisnik i ngritjes se nje keshtjelle me vlera te perjetshme historike, duket se eshte nje karakteristike e hapėsires legjendare te Ballkanit. Gjesti per te hyre ne boten e pavdekesise, per ti dhene njerezimit dhunti hyjnore permes ngritjes se nje keshtjelle, me shume apo me pak fatlume, relevon nje mentalitet te panjohur te krishterimit mesjetar. Vargjet e Rozi Theoharit evokojne nder ne legjenden e Mjeshtrit Manole, sakrificen supreme permes murosjes se gruas gjate ngritjes se nje konstrukcioni legjendar”.

Kliko tė zmadhosh
Crestinismul albano-roman si pericolul slav - Kliko tė zmadhosh

„E denje per te perkujtuar ne kete vellim, vazhdon autori Ciobanu, eshte ekuilibrimi i shprehjes, njefare „alkimie” e versifikacionit te shquar, ne kuadrin e te cilit gershetohet ne menyre simbiotike pershkrimi i peisazheve, gjendja shpirterore, veprat sublime si dhe dialogu, refleksionet filozofike, psikologjike, etj. Ne kete kontekst shquhen transponimi ne gjuhen rumune dhe angleze i valencave lirike te Rozi Theoharit, grafikat e jashtezakonshme te ballinave, ilustrimet e brendshme, cilesia e botimit. Fale shtepise botuese Ararat, lexuesit rumune gjenden ne pikenisjen e nje rruge e cila synon njohjen e kultures dhe qyteterimit te botes shpirterore te popullit shqiptar, nje bote me te cilen, permes traditave dhe historise, na lidhin disa mijera fije”.

Ne kuadrin e kronikes Timpul poeziei (Koha e poezise), autori D. Ciobanu e kosnideron poezine e Ibrahim Kadriut si nje festerim. Fjala eshte per librin e tij. S’mbet kohe per kremte qe e ka pare driten e botimit ne Bukuresht. „Koekzistojne ne menyre harmonike, ne krijimtarine e ketij poeti kosovar, nota te optimizmit, por edhe nje tragjizem i theksuar si pasoje e pengesave ekzistenciale. Ne planin ideatik, metaforik, autori eshte nje novator real, nje kreator vlerash, apo me mire thene, nje rikrijues imagjinatash dhe koncepcionesh. Po qe se do te citonim vetem vargjet ne te cilat „shiten dhe blihen dashuri te pluhurosura”, apo „metafora te myshkura”, kemi parasysh forcen e imagjinates se poetit. Fale dhuntise se tij, Ibrahim Kadriu arrin te „ciftezoje” nocione, dukshmerisht banale me mbiemra, por me konotacione aluzive, rezultati duke qene nje poezi me nje qartesi dhe kapshmeri qe te mahnit. As vargu i shkurte nuk i eshte i huaj poetit, nje krijim qe mund te behet lakonik dhe sintetizues, pa iu shmangur dhe pa e e haruar vokacionin e tij prej nje „vjershetori me rruge te gjate”. Poemat e Ibrahim Kadriut kane nje kadence dhe nje ritem muzikor te vecante, rezonancat e mesazheve te tyre, duke qene absolutisht te rendesishme”.

Po shtojme me kete rast faktin, se ne numrin e saj me te ri, Natiunea e Bukureshtit i jep nje vend te konsideruar edhe vellimit tone Ferri i rruges per ne Parajse te autorit te ketij shkrimi, si dhe dhe antologjise se poezise shqipe te Kosoves Ishulli i Pavdeksise, qe e pa driten e botimit ne Bukuresht, ne kuadrin e Muzeut te Letersise Rumune, nje vellim antologjik ne te cilen vend qendror zene frymezimet lirike te Ali Podrimjes, Sabri Hamitit, Sali Bashotes, Ibrahim Berishes dhe Basri Capriqit. „Ishte kjo nje antologji e domosdoshme thekson autori i kronikes, duke e konsideruar Ali Podrimjen si nje poet shqiptar i hatashem, i perkthyer ne nje numer te konsideruar gjuhesh te huaja, mjeshter i simbolit, faktor qe din te dinamizoje atmosferen, krijues metaforash te permbushura me nje domethenie te thelle: Ne hijen e plepave, kolibeve, rokaqiejve, Hyn populli, kur kthehet nga fushat, fabrikat, universitetet”. Sabri Hamiti, nje tjeter poet i shquar shqiptar i perfshire ne kete liber, praktikon nje gjuhe, nje fjalor metaforik me transparent, me te permbushur me kuptime te papritura, te cilat te nxisin edhe ty te thuash me fjale te tjera, se ne boten e kujtimeve varem duke klithur, varem ne vetveten time dhe prekja me mund.

(Baki Ymeri, [email protected])

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara