HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Antologjia "Mosha e Artė e Dashurisė", Jeton Kelmendi dhe Leom nė dy revista rumune

-- nga Baki Ymeri, (Bukuresht)

Revista Poezia qe del ne Jash, nen patronatin e Unionit te Shkrimtareve te Rumanise (drejtor Cassian Maria Spiridon), ne numrin e saj me te ri (3-2007), ne kuadrin e rubrikes Poema rumune ne gjuhe te huaj, prezanton 21 poete rumune te perfshire ne antologjine Mosha e Arte e Dashurise qe e pa driten e botimit ne Kosove (redaktor: Sali Bashota). Vargjet e poeteve rumune ne kete reviste botohen ne gjuhen shqipe (fq.92-106). Po ne kete numer, te shoqeruara me shenime biobibliografike, dalin ne drite edhe kater poezi te Jeton Kelmendit, poet te talentuar kosovar me banim te perkohshem ne France dhe Belgjike.

Revista rumune
Revista rumune "Poezia"

Poezite Nen hijen e kujtimit, Ritet e saj, Shkuarja dhe Jeta, i rikendoi ne gjuhen rumune autori i ketij shenimi, ndersa prezentimin e beri poeti Marius Chelaru (fq.141-143). Po shtojme me kete rast faltin se nje reviste tjeter e ketij vendi, Natiunea, e perjavshme Independente qe mban moton Europa dhe kombi rumun, e prezanton poetin shqiptar me banim ne Kaliforni, Leom Kolmnela. Ne kuadrin e recensionit te poeteshes Victoria Milescu, behet fjale per vlerat e mirefillta te poezise se Leomit, qe e pa para do kohe driten e botimit ne gjuhen rumune, ne Bukuresht, ne kontekstin e vellimit Am vazut lumea (E pashe boten).

(Baki Ymeri, [email protected])

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara