HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nga botimet e diasporės

Jeton Kelmendi nė gjuhėn rumune -
njė shpėrthim autokton i shpirtit shqiptar

-- nga Baki Ymeri, (Bukuresht)

Kėto ditė e pa dritėn e botimit nė Bukuresht njė libėr i ri i dhe i bukur i poetit tė ri kosovar me banim nė Francė dhe Belgjikė, Jeton Kelmendi. Fjala ėshtė pėr vėllimin e tij antologjik me poezi tė zgjedhura, Ce mult s-au r?rit scrisorile / Sa fort janė rralluar letrat. Pėrkthimi nė gjuhėn rumune me tekste tė zgjedhura nga veprat e tij i pėrkasin autorit tė kėtij shėnimi, pasthėnia i pėrket eseistit dhe poetit tė shquar, Marius Chelaru, ndėrsa nė pasthėnie janė prezentuar me mendime vlerėsuese pėr veprėn e poetit Agim Gjakova, Xhavit Aliēkaj dhe pėrkthyesi i kėsaj vepre me vlerė.

Jeton Kelmendi libėr nė rumanisht

Parathėnia, pasthėnia dhe titujt e poezive jepen nė tė dy gjuhėt, lėnda poetike nė gjuhėn rumune ndėrsa recensionet e Agim Gjakovės dhe autorit tė pėrkthimit jepen nė gjuhėn shqipe. Vepra ėshtė e strukturuar nė tre kapituj: Monaliza, Ēast pėr admirim dhe Bukuria e bukuriv. Libri i Jeton Kelmendit del nė dritė me propozim tė Bashkėsisė Kulturore tė Shqiptarėve tė Rumanisė, duke patur pėr koautor tė stilizimit zonjėn Paula Kovalēiuk, lector zonjushen Nina Petrish ndėrsa realizator tė Ballinės dhe rradhitjes elektronike zotin Rėzvan Balasha.

Jeton Kelmendi u lind mė 1978, nė Pejė. Shkollėn fillore dhe tė mesme i kreu nė vendlindje, ndėrsa studimet nė Prishtinė. Punon pėr shumė media nė Kosovė dhe bashkėpunon me tė tjera edhe jashtė vendit. Kelmendi ėshtė i njohur si poet dhe eseist me gjashtė libra tė botuar. Shquhet si krijues edhe pėr shkrimet e tij publicistike, sidomos rreth ēėshtjeve kulturore. Poezitė e tij janė pėrkthyer nė disa gjuhė dhe janė pjesė e disa antologjive. Kritika i ka cilėsuar si poezi tė mesazheve tė qarta dhe moderne nė konceptimin e ideve. Esenca e mendimit poetik tė Kelmendit ėshtė etika e tė shprehurit. Motive dominuese nė krijimtarinė e tij janė lirika e dashurisė dhe realiteti i kohės. Ky ėshtė libri i shtatė i tij, njė vėllim antologjik qė e pa dritėn e botimit nė ishkryeqendrėn e Shqipėrisė sė mėrguar, pėrkatėsisht nė qytetin qė mban emrin mė tė bukur tė tė folurit shqip, siē e konsideronte Bukureshtin Lasgush Poradeci.

Bibliografi lirike: Shekulli i Premtimeve, 1999, Pėrtej Heshtjes, 2002, Nė qoftė mesditė, 2004, Mė fal pak Atdhe, 2005, Ku shkojnė ardhjet, 2007, Zonja Fjalė, 2007, Ce mult s-au r?rit scrisorile/ Sa fort janė rralluar letrat, 2007. Sipas Agim Gjakovės, Poezia e Jeton Kelmendit ėshtė njė shpėrthim autokton i shpirtit shqiptar. Po japim me kėtė rast, pėr mass/median e shkruar dhe elektronike, parathėnien dhe pasthėniet e kėtij libri tė rrallė e tė bukur. (Baki Ymeri)

Fjala qė mugullon nga dheu i gjuhės
Ka mbirė njė fjalė nė dheun e gjuhės
E cila u rrit deri nė qiell
Dhe lėshoi rrėnjė deri nė zemėr tė dheut

(Jeton Kelmendi, Kadencė)

Poeti dhe publicisti Jeton Kelmendi, i lindur me 1978 ne Peje te Kosoves, kreu shkollimin fillestar dhe gjimnazin ne vendlindje, ndersa Universitetin ne Prishtine. Ka botuar artikuj te shumte me tematike kulturore. Poemat e tij e kane pare driten e botimit ne nje numer te madh revistash e gazetash nga vendi e bota. Ka botuar deri tani gjashte vellime me vargje. Vellimi i shtate i Jeton Kelmendit eshte kjo antologji poetike, e perkthyer me perkushtim ne gjuhen rumune nga poeti Baki Ymeri.

Pergjate tri kapitujve, Monaliza, Cast admirimi dhe Bukuria e bukurive, poeti apelon ne nje fjalor qe tenton nga bindja e qartesia, pa meditime te sketerrshme, pa vershima retorike apo rafal metaforash, edhepse te le pershtypjen se e josh "loja" me lenden e fjaleve. Nganjehere duket se dashuria e vertete per te cilen flet poeti ne vargun e tij, eshte pikerisht fjala, e cila ftohet, rritet dhe lulezon, madje edhe hesht, do te thoja si nje bosht i poezise se tij qe shtrihet ndermjet fjales dhe heshtjes, duke kaluar neper vetmi: Ka mbire nje fjale ne dheun e gjuhes/ U rrit deri ne qiell/ Dhe leshoi rrenje deri ne zemer te dheut, apo: U ftoh fjala/ Vera nuk rri me ne.

"Duke shfrytezuar" sentimente, mendime te plasuara nga nje here thuajse ne nje tjeter realitet ndaj fjales: "Mendimi nuk ka vlere per fjalen/ Apo fjala/ Qe thot pa e lodhur mendimin") dhe nga shembelltyrat e reflektuara neper to si mbi nje pasqyre ne te cilen e sheh vetveten ne spektaklin e anes se universit te cilit i nenshtrohet, deperton ne nje bote thuajse "te mbrojtur" nga hapesira shtypese/ artificiale e rruges, e qytetit, madje edhe e degdisjes "se dhomes". Por opozita fjale/ mendim eshte vetem e dukshme, bukuria, deshira, gruaja, te gjitha duke qene te lidhura permes fjales, ngase shkruan Jeton Kelmendi, Zonja fjale je e bukur/ Kur zoti mendim/ Ta jep bukurine.

Eshte ky nje udhetim ne nje bote te brendshme, e ndjenjave te ngjyrshme dhe e sekondave qe derdhen permes gishterinjve te kohes, duke e ndertuar realitetin. Ndersa koha, ngenjehere, duket se eshte thuajse "e prekur", e thithur nga poeti, si cdo pjese tjeter "e reales". Keshtu, dashuria, edhepse nuk shembellen me nje dashuri trubaduresh, koha, atdheu i skicuar pa thekse dramatike, por me thellesi, jane pjese nga shtyllat mbi te cilat mbeshtetet universi i tij i brendshem. Univers i cili duket nga nje here i realizuar me instrumentet e piktorit, here tjera me ato te atij qe kerkon shembelltyra/ mendime/ ide, jo fjale, me instinktin e miniatures se brendshme, syrin e zgjuar per detaje dhe doren e ushtruar per dekor. Thuajse pa bere dallim ndermjet "egose" se paster dhe "egose biografike", ke senzacionin se poeti mbron kanapene ndaj universit te tij te brendshem, pa qene fjala per trajtimin banal te perditshmerise biografike apo te ndjenjes personale me injekcione lirike. Nganjehere, madje edhe here tjera, duke nisur nga regjistrimi i introspekcionit te shpirtit njerezor, poezia duket se kaplon nje veti mendimtare/ intimiste, dhe paraqitet si nje artist i interioritetit, perkatesisht i brendshmerise shpirterore qe eksploron "te njohuren" e prekur nga nje tundim i kersherise se arratisjes "ne boten e jashtme" te se "panjohures".

Thuase duke apeluar ne nje gjini personale te qartesise, mendimtar permes formimit, Jetoni nuk propozon subjekte te "medha", por mbeshtetet, perkundrazi, mbi perjetimin e detajit, te sentimentit, te castit, te sendeve dhe ndjenjave te thjeshta, mbi historine e pashkruar te ngjarjeve te perditshme, te bredshme apo te jashtme te tij. Ndersa vetmia, e pare edhe nga ana tjeter e vajtjes, e mungeses se qenjes se dashur, eshte si nje bote paralele ne te cilen poeti nganjehere jeton: Vjeshtat kalojne kendejpari/ Porsi nje heshtje e fillimit/ Kur mbyllet e shkuara/ Ne vetmi. Ekziston edhe nje "hene e vetmise", vargu shkruhet ne vetmi (pika e vargut/ qe shkruhet vete). Dhe fjala mund te vetmohet, dhe ndosha arrin dhe casti ne te cilin mund te thuash se dimri i vetmise te ka rene/ nen vetulla, apo mund te te te kaploje ne cdo cast malli: Mos me vetmo nate.

Mund te thuhet, kujtoja, se nje bosht i poezise se Jeton Kelmendit shtrihet ndermjet fjales dhe heshtjes qe na shikon si nje ankth, duke kaluar neper vetmi, e koloruar nganjehere ne nyanca shqetsimi dhe melankolie, pa u bere nderkaq obsesione te lenduara. Keshtusoj, ne poezine e tij hasim heshtjen e atij qe nuk flet, heshtjen qe ka per teper zjarrmi dhe nuk mund te dale/ as deri te fjala, apo qe perplaset ne muret e durimit. Madje harresa behet gjithnje e me e vjeter/ atehere kur gjezdis heshtja. Madje dhe bukuria - gruaja mund te definohet permes heshtjes: Ajo eshte heshtje e gjalle/ Bukuri. Apo poeti nderton nje metafore si Trupi i heshtjes sate. Por nuk eshte fjala per heshtjen-mburoje, ngase tejmatane teje, heshtja me e sigurte ne bote/ nuk te garanton/ qetesi. Dhe, ndoshta njera nga strofat me te bukura te vellimit te shkruar nga nje poet qe mendon se po qe se nuk do te kendoje kenge dashurie do te digjej ne zjarrin e heshtjes, ja pra se kush eshte per dashuri, per bukuri, per trishtim dhe per heshtje: jam i mbushur me frymen e trishtimit/ permes zonave te shkeputura/ te syve tu/ kahere jam nisur drejt teje/ per ty/ te flas duke heshtur.

Edhepse kemi perpara nje vellim te pregaditur me shume per peridha kohore, te cilat dukshmerisht nuk tentojne per nxjerrje konkluzionesh, pa qene fjala per nje vizorezim te shprehjes, mund te pohojme megjithate se, me nje menyre te ndertimit te metafores qe e vendos ne fushen e shprehjes se poeteve kosovare, por ne nje horizont tejet te ngjashem me poetet e perkthyer ne gjuhen rumune, Sali Bashota, Ibrahim Kadriu, Miradije Ramiqi etj., Jeton Kelmendi ka dhuntine per te gjetur nje stil personal, nje fushe tematike dhe nje bote poetike vetjake, ne te cilen leviz me mjaft zhdervjelltesi. Pa e shkeputur lengun poetik nga dramatizmi i mbarimit te periudhes komuniste apo te luftes qe e ka prekur deri para do kohe boten ne te cilen jeton, perkatesia ndaj historise dhe qenja e vendlindjes, te konturuara me bindshmeri (per shembull Atdheu im eshte atdheu i Zotit/ Qe ma ka dhene emrin/ Shqiptar), ne shpirtin dhe ne vargun e tij qendrojne prane vargut te dashurise (per shembull: Dashuri/ Bukuria dhe vargjet sebashku rrjedhin/ Per ty dhe per atdhe).

Duke e lexuar poezine e tij nen thjerren e nje analize te fjalorit te perdorur, te procedeve linguistike/ stilistike, permes menyres ne te cilen e perdor fjalen, Jeton Kelmendi ma perkujton nganjehere njeren nga figurat me te rendesishme te poezise amerikane, Charles Olson: Elementet e fjalorit jane te perkufizuara, por poeti, permes qendrimit te tij, (loja e mendjes) eshte ai qe i perdor fjalet ne nje menyre te sofistikuar. Sofistikimi per Jeton Kelmendin nuk don te thote precizitet, por perpjekje per te zhvilluar nje fushe semantike sa me te gjere per fjalen, me te cilen e vesh vjershen. Dhe shpeshhere, mund te themi se ia arrin.

Fale perkushtimeve te Baki Ymerit, mesazher i palodhur i poezise ndermjet gjuhes shqipe dhe asaj rumune, kemi perpara vellimin e nje poeti qe ka shansin te depertoje edhe ne zemren e lexuesit rumun. (Marius Chelaru)

Bukuria e vargut

Ka do kohė qė nė poezinė shqipe doli para lexuesve njė zė i bukur i poezisė. Dhe u lexua e u pėlqye. Vepra e parė nuk ishte e rastit, njė zbrazje ndjenjash e njė tė riu qė do tė thotė krejt ēka ka e ēka ndien. Veprat e tjera na bindėn se po shkruan njė dorė e sigurt e poetit qė poezinė e do, e njeh dhe di ta shkruajė.

Shkruante pak mė ndryshe se bashkėkohėsit, e gjithsesi ndryshe nga moshatarėt. Natyra i ka dhuruar talentin e rrethi poetik frymėzimin. Dhe kishte kė ta marrė model tė ēmuar prej poeti, tė madhin Azem Shkreli. E ky ėshtė poeti i poezisė intelektuale dhe shumė domethėnėse, qė , pavarėsisht nga modelet letrare qė kishte lexuar, do ta gjejė rrugėn e vet poetike me tema e forma dhe me shprehje e stil tė veēantė. Ky ėshtė Jeton Kelmendi.

Kur e mora kėtė pėrmbledhje poezish nga Bruxeli i largėt mendova pak mė gjatė pėr njė titull tė bukur tė kėtij shkrimi tė rastit, kur nė mesin e veprės, nė zemėr tė vargjeve, njė varg i bukur e i pėlqyer sikur mė thotė vėnia titullin "Bukuri e vargut". Ē'bukuri e vashės/ Ē'bukuri e vargut/ Lumė bukuria pėr to. (Bukuria e bukurive). E ku ka himn mė tė bukur pėr poezinė se kėto vargje? Vėrtet bukur. Nė zemėr tė poezisė qėndron e bukura artistike si kategori estetike. Nė tė njėjtėn paralele qėndrojnė dashuria e poezia. Nė piedestalin shpirtėror tė poetit.

Duke i lexuar poezitė e Jeton Kelmendit na duket se ndeshim tema e motive tė shkruara edhe mė parė, si ato nga e kaluara historike, nga pėrditshmėria, nga jeta intime, motive dashurie, ku frymėzohen edhe poetė tė tjerė, por mėnyra se si poetizon, se si i artikulon ky, ėshtė krejt personale. Unė kėshtu e kuptoj poezinė e tij, qė ėshtė njė prej formave tė mundshme tė leximit e tė interpretimit.

Preokupimi i parė ėshtė atdheu (Ilirishte), dhe e kaluara e largėt qė gati kohėsisht duket e pamatur: Njėqind e njė mijė vjet/ Mendim i ndritur/ Je/ Dhe kurrė/ Kush me t'matė s'ka mundur. Kėto vargje komunikojnė me tė kaluarėn e lashtė dhe me mendėsinė shqiptare, qė si tė tilla i zėvendėsojnė qindra faqe historie. Poeti Jeton Kelmendi mpleks nė njė dėshirat e veta me tė atdheut, pritjet e gjata dhe shpresat e pashuara pėr njė ditė. Dhe vargu "do tė vijė dita ime" ėshtė njė metaforė e bukur dhe e qėlluar. Por duke parė se ē'po ndodh, se nuk jemi pėrherė ata qė duhet tė jemi, shpirti i poetit shqetėsohet dhe me njė shprehje ironike zbrazet duke thenė "Nė pikė tė hallit ajo ditė".

Nė ndonjė poezi ma pėrkujton poetin Azem Shkreli, sidomos kur ėshtė fjala pėr kujdesin, respektin e maturinė e fjalės sė shkruar: Edhe ky kėrkon pedantėrinė e fjalės e tė mendimit, me njė qėndrim prej poeti e intelektuali, se fjala e bukur dhe mendimi i qėlluar krijojnė art, krijojnė poezi, krijojnė tė bukurėn estetike: Prandaj/ Zonja fjalė je e bukur/ Kur zotėri mendimi/ Ta japė bukurinė. E nė momente kur nuk ka ēka thotė e preferon heshtjen si veēori etike tė tė urtėve, ndonėse herė-herė fjala ia kapėrcen heshtjen!

Duke e shoqėruar fatin e vet me tė atdheut, ndonjėherė i shfaqet ndjenja e pasigurisė pėr tė ardhmen: Ėndrrės sime/ Dhe zhgjėndrrės tėnde (sate - Xh.A.)/ Atdhe/ Nuk i dihet. Kėshtu vargjet krijojnė dhembje personale, situate tė ndjeshme e tė pėrjetuara, nėpėr to sillen mesazhe kujdesi e maturie pėr tė ardhmen. Prandaj hasim pėrafrime nė shenja autobiografike me ato biografike tė atdheut. Pėr fund tė kėtij shkrimi tė shkurtėr mund tė themi se vargjet e bukura ia plotėsojnė njė zbraztėsi tė jetės. Me to e mbulon dashurinė ndaj atdheut, ndaj vashės dhe ndaj jetės. Kėtu e ka burimin e tėrė bukuria e poezisė. Bukuria e bukurive. (Dr. Xhavit Aliēkaj)

Poezia e Jeton Kelmendit ėshtė njė shpėrthim autokton i shpirtit shqiptar

Nė tė dallohen tri veēori qė prekin ashtin e kėsaj poezie: 1. universaliteti, jo vetėm, ose mė pak i temės, por i mendimit dhe ideve, qofshin kėto tema tė dashurisė, tė shoqėrisė, tė intimitetit persiatės; 2. mbushja e zbraztisė shpirtėrore me motive tė rrethanės dhe vėzhgimeve jetėsore; 3. qėndrimi ngjit me shpirtin frymues tė kombit tė tij edhe kur ndodhet jashtė vendit, duke mos anuar kurrsesi nga nuncat folklorike, por duke marrė me vete nė mbrujtjen e saj atė ēka ėshtė mė e mira dhe amshuese.

Nėse ka ditur tė hartojė njė prėmbajtje tė tillė, Kelmendi nuk e ka lėnė vetėm mė fjalė tė thata apo me figura, tė cilat mund tė kishin qėndruar si shprehje nė vete. Ai i jep poezisė sė tij art dhe shpirt, pra NDJENJĖ TĖ BUKUR. Ndjenja e tij poetike prėēohet tek lexuesi, nuk mbetet tek autori. Ajo godet mprehtė, gjallnisht dhe hijshėm. Madje hijshėm edhe kur nėpėr midis vargjeve ka heshtje.

"Figuirshmėria" e parė qė ngėrthehet nė vėllim ėshtė dashuria, jo thjeshtė si motiv, si janė tė njohura analizat kritike pėr poezinė, ku e veēojnė thjeshtė si "motivi i dashurisė". Kjo merr pėrmasat e njė persiatjeje pėr botėn, duke pėrshkuar nėpėr ndjenjėn qė njeriu e ka shekullisht nė vete. Se edhe kur nuk e sendėrton kėtė dashuri, ai ėshtė pėrsėri qytetar i botės, ai ėshtė i gjallė, persiatės, dashurures dhe aq mė tepėr i formuar nė mendėsinė e njeriut qė ka ndjenjat, por qė ka edhe durimin, edhe arsyen: " Njėqindenjė vaki / Kanė mundur tė ndodhin / Por ja / Moti ka kaluar vetėm nė anėn / Tjetėr" ("Nė anėn tjetėr") . Por kjo ndjenjė e fuqishme ka mundur tė bėjė ēerdhe edhe tek motivi i dashurisė pėr vendin, atdheun. Duke ia cytur, si nė dashuri, kahen e frikės dhe tė mosbesimit pėr ecjen pozitive , poeti ngashnjen vetveten me ėndrrėn pėr tė mirėn e pritshme: "Paska ēelur mėngjesi / I marsit / Netėve tona tė largėta / Takohemi diku pėrtej kohėve" ("Sfond").

"Figurshmėria" e dytė ėshtė nocioni i mnendimit tė shprehur nėpėrmjet fjalės, si kategori filozofike, por nė rastin konkret i ngjeshur nė ndjenjėn poetike. Fjala ėshtė gjithēka qė bart kahen e mendimit, veprimit, ecjes pėrpara, zhgėnjimit e deri tek realizimi i ėndrrės dhe konkretes. Madje edhe kur ka heshtje, ka fjalė, fjalė qė thuhen nėpėrmjet tė konkretėsisė materiale: "Ajo ėshtė gjallė heshtė / Hijeshim / Me shpirtin e qetė / Ruan njė ofshamė jetike / Pėr tė mistershmen / Rrinė pėrmotshėm bri / Murit e i shikon njerėzit / Nė fytyrė / Pa u folur / E se len as pa u folė" (Monaliza).

Kelmendi e quan veten tė pjekur dhe i tillė ėshtė edhe nė poezi "poet i vjeshtės", d.m.th., poet i pjekurisė. Ai ka njė motiv pėrmbyllės (jo nė fund tė vėllimit) qė pikėrisht pėr kėtė arsyetim tėrheq mendimin dhe njenjėn e lexuesit: "Se jam poeti i vjeshtės / As se t'kam dremitur nė vargje / Desha tė tė mas me Hėnėn / Ani mike / Kur tė kthehem tė kufiri i ajrit / Do tė ftojė pėr njė rrugėtim / Bashkė / T'i kapėrcejmė vijat Egnatia / Sė nesėrmes ia kemi pėrmasat / Njė plus njė. (Nisa). (Agim Gjakova)

Fluturimi i fjalėve

Po qe se te vjen fymezimi dhe s'e mpleks ne varg, fjalet i merr era. Jetoni jeton ne shtjellen e fjaleve qe flatrojne nga fjala ne fjale. Fjala e tij eshte ilac qe te sheron, Edhepse relativisht i ri, sipas nje poeteshe kosovare (Miradije Ramiqi), autori ka deshmuar nje pjekuri brilante me paraqitjen e tij ne fushen e poezise. Lirika e tij eshte nje gershetim sentimentesh qe bejne fjale per fjalen e heshtjen, per lulen e gurin, per hijen e driten, per bukurine dhe dashurine, per shiun dhe historine.

Rruga e fjaleve te tij eshte nje drite magjike qe te shpie ne tempullin e lirise dhe dashurise. Poeti, sipas Dijes, din te korespondoje lirshem me fuqine e fjales dhe peshen e saj autoktone. Ai eshte ai qe, po qe nevoja din te tejkaloje pertej vetvetes, duke e kapercyer hijen e nates, duke u perballur me te gjitha sfidat e jetes, per te dale nga terri ne drite. Dhe vazhdon te krijoje poeti pandalshem, neper prekshmerine dhe paprekshmerine e shpirtit dhe mendjes. Poezia e Jetonit eshte nje pikture e gjalle qe hesht si nje hijeshi me shpirtin e qete duke ruajtur nje ofshame jetike per te mistershmen. Fjalet i shkepusim nga Monaliza e tij qe i shikon njerezit ne fytyre pa u folur. Ne vargjet e tij ndjehen ritmet e zemres qe trokasin ne zemrat e atyre qe shikojne, lexojne e ndjejne. Monaliza e tij eshte femra qe i perjetoi te gjitha kenaqesite qe te joshin e bejne per vete. Poeti ka zgjedhur per njesi matese peshen e trupit, shpirtin e fjales, forcen e ajrit, ngadalesimin e shpejtesise, kujtesen dhe harresen. Mendimi i tij eshte i ndritur, Njėqind e njė mijė vjet/ Mendim i ndritur/ Je/ Dhe kurr/ Kush me t'mat s'ka mundur/ Atdheu im i Zotit/ Qe ma dha emrin Shqiptar (Ilirishte).

Harresen e kaplon pleqeria nen hijen e kujtimit. Poeti e konsideron fjalen si nje zonje qe din ti zhveshe mendimet e veshura duke i veshur me kostumet e qejfit te tij. Ai flet pak me ndryshe se te tjeret. Mendimi i tij ka vlere vetem atehere kur fjala e sheron shpirtin e njeriut pa e lodhur mendjen. Po! Poeti ka te drejte kur shton se fjala eshte zonje dhe mendimi zoteri. Fjala eshte nje zonje e bukur qe ta fal puthjen e pare. Fjalet e bukura jane si mjalti: te embla per shpirt dhe te shendetshme per eshtra. Fjala e poetit kapercen heshtjen. Ajo eshte nje pike qe rrjedh ngadale. Poeti eshte nje mahnitje qe flet pak e per merak: Dje jam hamendun/ Me t'thanė/ Se je/ Buka e vargjeve /Uji i fjalės/ Unė pėr ty/ Kanga mė e kėndueme/ Prej moti (Fjala kaperceu heshtjen).

Poezia e Jeton Kelmendit sipas Agim Gjakovės ėshtė njė shpėrthim autokton i shpirtit shqiptar. Ai i jep poezisė sė tij art dhe shpirt, pra, njė ndjenjė tė bukur. Lasgushi shkruante per yllin e zemres dhe gjumin e shpirtit, Jetoni shkruan per hijen e kujtimit she shpirtin e fjales. Mbi shtratin e fjaleve te tij shtrihet vjeshta dhe bie drita. Aty pritet vetem e dashura, dhe ulet poeti prane saj te pushoje. Ja pra se si flatron fjala nga fjala ne fjale! Misioni i saj eshte fisnik, artistik, etik, patriotik dhe erotik. Kadriu shpreh keardhje se s'na mbetet kohe per kremte. Kelmendit i vjen keq pse jane rralluar letrat. Neve s'na vjen keq pse fjalet e poetit te vepres ne fjale, te ftojne tu besh balle betejave te jetes per te mbajtur lart flamurin e atdhetarizmit dhe qyteterimit shqiptar. Poeti e perjeton jeten ne Kosove, France, Belgjike e gjetiu. Ai eshte nje shpirt i brishte qe din ti mesoje fjalet te te dashurojne. Fjalet e tij jane fluturime lirike qe te japin drite per imagjinate, aftesi, pergjegjesi dhe ekuiliber.

(Baki Ymeri, [email protected])

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara