HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Sarė Gjergji nė gjuhėn rumune

Shpirti i gruas pėrmes syrit tė burrit

-- nga Baki Ymeri, (Bukuresht)

Baki Ymeri Kėto ditė, nė prag tė Ditės sė Flamurit, e pa dritėn e botimit nė Bukuresht, libri Foc nestins (Zjarr i pashuar), i poetit Sarė Gjergji nga Kosova. Pas vėllimeve tė Sali Bashotės, Miradije Ramiqit, Ibrahim Kadriut, Jeton Kelmendit dhe Halil Haxhosajt, kjo ėshytė vepra e pestė e autorėve tė Kosovės qė del nė gjuhėn e bukur tė romantikut tė romantikut tė ndjeshmėrisė rumune i cili e konsideronte shqipen si gjuha mė e zhdėrvjelltė nė botė (Mihai Eminescu). Bota poetike e Sarė Gjergjit, e mbėshtjėllė me velin e njė enigme permanente (gruaja), qysh nė fillim ka krijuar adimirim te eseistėt dhe poetėt qė patėn fatin ta lexojnė para se tė shkojė dorėshkrimi nė shtyp. Libri del nė dritė me propozim tė Bashkėsisė Kulturore tė Shqiptarėve tė Rumanisė, duke patur pėr pėrkthyes autorin e kėtij teksti, pėr redaktor poeteshėn Victoria Milescu, pėr autor tė parathėnies eseistin Marius Chelaru (Shpirti i gruas pėrmes syrit tė burrit), dhe me njė pasthėnie tė poetit Fehmi Ajvazi (Dimensione reale dhe imagjinare). Kėsaj vepre tė bukur ia shtojnė bukurinė disa piktura dhe fotografi si dhe njė medalion i autorit tė pėrkthimit (Gruaja si fenomen hyjnor).

Sarė GJERGJI - Foc Nestins

Lėnda poetike e Sarė Gjergjit fillon me njė prolog, mbaron me njė epilog dhe ėshtė e strukturuar nė pesė kaptina poetike: Trėndafili im i nxehtė, Thirrja mė e kėndshme, Kėnga e kėngėve, Flaka e pashuar e agimeve tė mia, Hyjneshė me shpirt prej drite. Duke parafrazuar autorin e pasthėnies, personazhin e poetizuar autori e personifikon me gjithė korpusin e asaj qė ne e njohim si qenien pa tė cilėn bota s'bėn dhe as qė mund tė ekzistojė (gruaja), me gjithė korpusin e asaj qė ne e njohim si kategori e sė bukurės, me gjithė korpusin e ndiesisė siē janė emocionet, dhembja, shqetėsimet etj. Gjergji, sipas Fehmi Ajvazit, nuk na tundon as me figuracionet, as me gjuhėn artistike, por me ndiesinė, me thellėsinė e dashurisė, me respektin - moralin njerėzor, me vlerėn dhe sidomos me shpirtin duke arritur qė nė njė libėr tė vetėm - pėrkushtues prej 49 vjershave, tė na e konkretizojė gjysmėn e qenies sonė: gruan, gruan qė nė ēdo kuptim real ėshtė binomi i homo sapiensit nė botėn tonė. Prandaj, gruaja ka qenė gjithmonė dhe me gjasė do tė mbetet (ashtu si drita dhe liria) personazhi mė i pakonsumuar pėr tė gjithė ne, dhe nė veēanti pėr tė gjithė ata qė janė mjeshtėr tė fjalės dhe krijimit artistik". (Baki Ymeri)

Sarė GJERGJI - Foc Nestins

Mendime rumune mbi poezinė shqipe
Gruaja pėrmes shėmbėlltyrės dhe shpirtit tė saj, ėshtė ajo qė i dhuron petkun hyjnor poezisė

Nga njė brumė tjetėr nga ai i poetėve shqiptarė, kur vjen fjala pėr tematikėn e trajtuar, pėr titullin e veprės apo mėnyrėn e pėrbėrjes sė tropeve, tė diskursit poetik, tė gjerėsisė sė ndjeshmėrisė apo lojės imagjinare, ėshtė Sarė Gjergji. Autori ka zgjedhur pėr konstruimin e vėllimit njė mėnyrė tejet origjinale. I nisur me njė "prolog" dhe i pėrmbyllur me njė "epilog" - qė tė dyjat tė pėrbėra nga dy strofa, vėllimi i cili pėrfshin gjithsejt 49 poema tė numėruara, ėshtė i hartuar nė idenė e njė "shkalle" tė pėrbėrė sipas do fijeve epike tė njė rruge qė tė shpie drejt shpirtit tė gruas, ashtu siē duket pėrmes syrit dhe zemrės sė njė burri.

Nė vend tė ngritjes sė njė godine nė vargje me njė gjuhė tė pėrpunuar, i sofistikuar apo metamorfizuar, Sarė Gjergji zgjedh pėr vallėzim zemrėn, shpirtin, fytyrėn dhe trupin e Gruas, shpeshherė nė njė gjuhė poetike tė rėndomtė. Duke nisur nga shprehjet magjike tė tipit Gruaja ėshtė pema e jetės/ pema e njohjes sė tė mirės e sė tė keqes, apo nga shprehje tjera qė lėvaren nė fqinjėsi tė zzakonshmėrisė (Gruaja ėshtė det/ lumi jam unė/ nė valėt e detit dua tė vdes), apo nga thjeshtėsia e gjuhės kuazi/tė/pėrditshme (Ti apo ėndrra ishit mbrėmė/ nė shtratin tim/ flet zemra ime/ flet indiferenca qė vret/ flet zemra ime/ flet), Sarė Gjergji bazohet nė stilin e drejtėpėrdrejtė, duke zgjedhur herė pas here njė shprehje thuajse sentencioze, duke u kthyer nė koncizitetin e dukshmėrisė pėrmes njė paralelizmi qė shėmbėllen me poemat orientale dhe formulimit tipik tė disa definicioneve, mikro/definime qė mund tė argumentohen pėrmes vargjeve: Pėrjetėsia ėshtė gruaja/ ikonė para sė cilės pėrulem, apo: Trėndafili im i nxehtėe/ i agimeve tė ditės; apo: As dheu as qielli/ as deti as dielli/ si floku i saj; apo: E lindur nga zemra/ zemrės i jep zjarr. Herė tjera, tėrė mikro/poemi duket i pėrbėrė nga "definime" si: Libri i librave / gruaja kurrė/ s'pėrfundohet sė lexuari/ dėnesja mė e preferuar e botės/ gruaja/ ėndėrr e tė gjitha ėndrrave. Herė/herė, stilin e tij e kaplon njė kolorit me nyanca tė fuqishme tė precizitetit, madje prekėse: Semantikė e pėrgjithshme ėshtė/ loti i gruas; apo: Gjithēka ėshtė gruaja/ ekuilibėr dhe fatalitet i gjithėsisė/ lufta pėr tė cilėn vlen bukuria/ filozofia dhe letėrsia...

U pėrcaktova pėr njė serė citatesh nė idenė pėr tė trasuar linjat pėr tė cilat ėshtė pėrcaktuar autori nė konstruimin e vėllimit. Kjo thjeshtėsi, ndoshta e kėrkuar, e gjuhės poetike, nuk don tė thotė patjetėr dhe njė kanalizim mė i qartė i planeve mbi tė cilat derdhet pena e poetit. Dhe as njė ndriēim mė i lehtė dhe i qartė i tyre. Dhe, duke vazhduar nė tė njėjtin drejtim tė deshifrimit tė vėllimit, duhet vėrejtur se ka momente nė tė cilat Sarė Gergji, edhe kur e mohon stilin e zgjedhur, edhe kur e pigmenton me shprehje tė shkėputura nga njė tjetėr brumė, atėherė kur ato kaplojnė njė erėtimė tė veēantė tė fjalės nga kopshti i poezisė: Gruaja/ vuajtje nė heshtje/ apo: Kur dita e re nuk vjen/ kėrkoje gruan/ trėndafilat do tė lulėzojnėi/ do tė ngrihet loti i dashurisė. Poashtu, ballafaqohemi nė vjershat e kėtij vėllimi edhe me shprehje tė njė hijeshie tė veēantė, tė cilat thuajse dalin nga "botimi" i vjershave tė tjera (Njė mbretėri fustanash/ ėshtė gruaja).

Ndoshta stili mbi tė cilin mbėshtetet poeti ka gjetur portėn pėr tė hyrė nė zemrėn e lexuesve tė Kosovės, duke patur parasysh faktin se ka fituar njė varg shpėrblimesh, dhe duke mos e harruar faktin se nuk ėshtė njė rastėsi mundi i Baki Ymerit pėr pėrkthimin e kėtij vėllimi nė gjuhėn rumune, pasiqė i ka dhėnė lexuesit tė kėtushėm njė spektėr emrash tė admiruar tė poezisė shqipe, Po e pėrmbyllim duke i dėshiruar Sarė Gjergjit tė gjejė rrugėn pėr tė gyrė edhe nė zemrėn e lexuesit tonė. Aq mė shumė, duke patur parasysh faktin se gruaja, pėrmes shėmbėlltyrės dhe shpirtit tė saj, ėshtė ajo qė i dhuron petkun hyjnor poezisė, dhe, siē thot dhe poeti: Gangrenė/ ėshtė mungesė e gruas/ ēasti mė hyjnor prania e saj. Ndėrsa ky vėllim, nė tė cilin vargjet rradhiten pa pengesė pėr tė thurrur dhe njė shėmbėlltyrė tė shpirtit tė gruas, ashtu siē duket pėrmes syrit tė njė burri, mund tė jetė edhe njė ēels i bekuar pėr gjuhėn rumune tė poezisė kosovare. (Marius Chelaru)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara