HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Veprimi patriotik i shqiptarėve tė mėrgimit

-- nga Baki Ymeri, (Bukuresht)

Baki Ymeri Gazeta Drita e Tiranės, organ parimesh nacionaliste, e drejtuar nga Dr. Zoi Xoxa, konsiderohet si njė tribunė e rrallė e atdhetarizmit shqiptar. Duke shfletuar numrin 307 tė saj (botuar mė 28 Nėntor tė vitit 1937), tė cilin e gjetėm nė arkivin e Ajvaz Vokės nė Bukuresht, konstatojmė se kemi tė bėjmė me vlera tė larta tė publicistikės shqiptare. Tema qėndrore e subjekteve tė dinamizuara me fotografi tė rralla historike, ka tė bėjė me Lidhjen e Prizrenit, veprimin patriotik tė shqiptarėve tė mėrgimit, Kosovėn historike dhe 25 vjetorin e pavarėsisė. Nė 20 faqet e saj (tė formatit tė madh) defilon shpirti shqiptar i botės shqiptare nė kohėn e Mbretėrisė. Gazeta hapet me artikullin-bazė Flamuri dhe Mbreti. Flamuri, sipas autorit qė e boton nė emėr tė redaksisė, simbolizon jetėn e njė populli.

Gazeta Drita 1937

"Ranė trimat, vdiq Gjergj Kastrioti: Flamuri i kuq me Shqiponjėn dy krenore nė mes, u fsheh nėpėr arkat e moēme tė gruas shqiptare, e cila dijti t/i ruajė gjithmonė me devosjon tė thellė kujtimet e shtrenjta. Kush e din se sa herė, duke e shikuar fshehtazi atė Flamur, nana shqiptare derdhi lot pėr djemtė qė i kishin ra therorė me atė nė krye, kush e din se sa herė, duke e puthur dhe vu nė ballė, Virgjėreshat arbėrore vajtuen tė fejuemin, vėllanė, atin qi mbet nė fushė tė nderit. Gjaku i dėshmorėve nuk shkoj kot: Flamuri i tyne, Flamuri qė qė ndigjoi kangėn "Ja vdekje, ja liri", ka gjetė sot Shampionin e Math qė po ringjall krenaritė Skėnderbegiane. Urojmė qė populli Shqiptar tė tregohet gjithmonė i denjė pėr krenarinė e emblemit tė vet".

Kongresi i Triestes 1913

Pasojnė artikuj qė tė bėjnė krenar pse ke lindur shqiptar, si Lidhja e Prizrenit - E para lėvizje kombėtare pėr tė mbrojtun tėrėsinė tokėsore tė Atdheut dhe pėr tė fituar indipendencėn e Shqipėrisė (Dokumenta historike me shumė rėndėsi pėr jetėn tonė Kombėtare), me nėntituj si Kuvendi i Prizrenit, Degėt e Ligės sė Prizrenit nė Toskėri, Ēėshtja shqiptare nė parlamentin e Anglisė, Kanuni qeveritar i hartuar prej Ligės sė Prizrenit, Urdhėrimet pėr tė organizuar ushtėrinė, Vendimet e Ligės sė Prizrenit. Nė kuadrin e rubrikės Shpatėtarėt e pendės, jepen portrete tė shoqėruara me fotografi mbi Konstantin Kristoforidhin (Aktori i fjalorit tė tij tė pavdekur dhe i shumė veprave tė tjera me rėndėsi), Vaso Pashėn (Vajtuėsi i pavdekur i Shqipėrisė sė robėruar), Babė Dudė Karbunarėn (Njė nga veteranėt e ēquar beratas qė ka shėrbyer me vepra patriotike pėr realizimin e idealit kombėtar), Jani Vreton (Njė apostull i palodhur i idealit kombėtar), Abdyl Halit Frashėrin, Murat Toptanin, Sami dhe Naim Bej Frashėrin, Hoxha Tahsinin.

Kryengritje kosovare

Nė kuadrin e rubrikės Gjuha, afsh' i gjallė i jetės, shpat' e ndritur e lirisė, me moton Nė Manastir, Dibėr, Elbasan dhe Shkodėr, mblidhen Kongrese ndėrsaa mbrenda dhe jashtė Atdheut vlon lufta pėr gjuhėn shqipe, bėhet fjalė mbi Mitingun nė Korēė, Shkronjat shqipe dhe shqiptarėt e Jashtėm, Klubi Bashkimi i Shkodrės, Kongresi i Manastirit (1908), ku u caktua alfabeti i njėshėm pėr gjithė Shqipėtarėt, Kongresi i Elbasanit (1909), ku morėn pjesė pėrfaqėsuesit e 28 Shoqėrive dhe Klubeve. Pason artikulli Cilėt janė Shqipėtarėt (Mendimet e shkrimtarėve Angelo Masci, Vicenzo Dorsa dhe e grekėrve pėrmbi mburimin e gjuhės shqipe), ndėrsa nė faqen kushtuar subjektit me titull Veprimi patriotik i Shqipėtarėve tė Mėrgimit, jepen burime mbi Shqiptarėt e Bukureshtit qė kėrkojnė nga Sulltani, mė 1897, autonominė e Shqipėrisė, pasojnė artikuj tė shkurtė si Shqiptarėt e Amerikės dhe Federata vatra, Kalendari Kombiar i Sofjes, Shqiptarėt e Odesės, Gazeta e Misirit Shqipėria dhe programi i saj, Shoqėria Bashkimi i Bukureshtit, Njė lajmėrim i Kishės Ortodokse, Shoqėria Dija e Vjenės, Ismnail Qemali midis Shqiptarėve tė Italisė, Shqiptarėt e Konstancės, Shoqėria Lidhja Shqipėtare e Argjentinės, Ismail Qemali nė Bukuresht, etj.

Kryengritje kosovare

Nė kėtė kontekst, pasojnėl dy faqe pėr Arbėreshet me titullin Kur ndėr shekujt djeg malli i Atdheut tė largėt, nė tė cilėn bėhet fjalė pėr Jeronim De Radėn, Jul Varibobėn, Anselmo Lorechion, Aqile Torellin, Agostino Ribekun, Franēesko Krispin, faqe e dinamizuar me vargjet O e bukura More/ Sa tė kam qė nuk tė pe/ Atje kam un Zotin At/ Atje kam un t'im vėlla. Nga Letratura mallėngjimplote e kohrave tė robėrisė botohet njė "Fjalim i mbajtun Popullit tė Shkodrės" prej At Viēenc Prenushit (mė 19 mars 1920), , njė artikull mbi Dėshmorėt prej N. Helenau-t, poezia Shypnisė e Gjergj Fishtės, njė vjershė e Sakolit dhe medalioni "Ndėrsa vlon topi e pushka, thuren vargjet e letėrsisė sonė luftarake".

Nė kuadrin e rubrikės Se s'ka mė ėmbėl nė kėtė jetė - kur vdes shqiptari pėr Shqipėri, Drita boton dy faqe me kujtime mbi ēerēiz Topullin, Ferid Beun, Spiro Bellkamenin, Papa Kristo Negovanin, Bajazit Rehovėn, Papa Vasil Negovanin, Kostaq S. Kosturin, Kadri Gjatėn, Petro Kristofilakun, Oso Kukėn, Kristaq M. Furxhiun, Nuēi V. Lapin, Odhise K. Pjaston. Pason artikulli mbi "Dhjetė dėshmorė, dhjetė flakė tė pashueshme shembulli pėr t'u ndjekun", ku jepet njė fjalim i Ernest Koliqit dhe emrat e dėshmorėve Zef Simon Harapi, Llesh Nikė Daka, Kolec Marku, Gjok Dod Shkreli, Tom Xhuxhi, Gjek Marash Haka, Prel Deli Shala, Marka Per Zefi, Marka Prednd Dudi, dhe Prend Nikoll Gjeēi.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara