HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


(filoshqiptari mė i shquar i rrethit tė Manastirit)

Patriotizmi vullkanik i Petru Vullkanit

-- nga Baki Ymeri, (Bukuresht)

Petru Vullkani "Serbėt u pengojnė tė flasin dhe shkruajnė nė gjuhėn arumune. Ata nuk kanė tė drejtė tė lajmėrojnė njė pagėzim, njė kurrorėzim, apo njė varrim nė gjuhėn amtare. E drejta e minoriteteve attje nuk ekziston. Dhe kjo dilemė i shtyu arumunėt ta ēojnė mendjen te vėllezėrit e tyre shqiptarė". Duke patur parasysh alergjinė e albanofobėve tė Shkupit kundėr shkollave shqipe, vlen pėr hirė tė aktualitetit tė jepim fragmente nga artikulli i Petru Vullkanit ("Serbėt e turbullojnė pėrsėri paqen e Evropės"), i shkruar nė vitin 1921, dhe i botuar nė tė njėjtin numėr Shqipėrisė sė Re, qė e redaktonte vetė Vullkani, me njė grup shqiptarėsh. Nė kuadrin e tij, thuase fshihet misteri i likuidimit tė Kolė Bojaxhiut, qė pat ngjarė dy vjet mė parė (1919).

Nė fondet e Ministrisė sė Jashtme tė Rumanisė, ekzistojnė burime tė shumta mbi veprimtarinė intenzive ndėrmjet arumunėve dhe shqiptarėve, nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare. "Pėr arumunėt pėrforcimi i elementit shqiptar nė kėto vise paraqiste problem jetėsor , sepse kėto dy nacionalitete tė afėrta janė simpatizuar midis tyre gjithmonė, dhe dhe do tė ndihmohen reciprokisht edhe nė tė ardhmen, nė aksionet e pėrbashkėta politike pėr mbrojtjen e interesave tė tyre kulturore"11. Revista "Dodona" e Konstancės, boton para 80 vitesh admirimin e shkrimtarit arumun me prejardhje nga Manastiri, Petru Vullkan: "Shqiptarėt nė botė s'kanė fis mė tė afėrmė se sa Maqedo-romenjtė" (dmth. arumunėt). Nė kuadrin e artikullit Fisi i Shqiptarėve, autori thekson faktin se ēėshtja shqiptaro-vllahe e ka preokupuar qė nė rini. "Qė nga mosha e hershme e djalėrisė sime, nuk pashė zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje, veēse nė njė bashkim vėllazėror dhe tė sinqertė tė kėtyre dy elementeve. Lufta tė cilėn e zbatova qė tani 15 vjet, do tė kish dhėnė pemė edhe mė tė mira, po tė mos kish vdekur i palodhuri Doktor Shunda, patriotizmi i ndritur i tė cilit ndikonte qė t'i kuptojė punėt me largapamėsi" (Dodona, Nr.1, Konstancė, 1922).

Tribuna e Petru Vullkanit 1916

Doktor Shunda dhe Petru Vullkani janė figurat mė tė shquara tė inteligjencisė arumune, qė kanė vepruar dekada tė tėra pėr afrimin, afirmimin dhe krijimin e njė lige tė pėrbashkėt shqiptaro-vllahe. Ata ėndėrronin madje, edhe pėr krijimin e njė mbretėrie tė pėrbashkėt, e cila do ta mbante emrin Albano-Maqedonia. Qė tė dy kishin revistat e tyre: "Viata Albano-Romana" (Jeta Shqiptaro-Rumune) e dr. Shundės (1909) dhe "Tribuna Albano-Romana" e Petru Vullkanit (1916). Petru Vullkani u lind nė Ttėrnovė tė Manastirit, mė 1870. Gjyshi i tij, sipas Gjergj Bubanit, ka qenė konstruktor i dėgjuar qė ka ngritur kazermat e Manastirit. Sypozohet se ka qenė "prej fisit shqiptar, ngase fliste shqip"12. Porsi Asdreni, Eftimiu etj., erdhi nė Rumani nė moshė tė njomė dhe iu pėrkushtua letėrsisė arumune, duke dhėnė kontribute publicistike tė panumėrta, edhe pėr ēėshtjen shqiptare. Ėndėrronte njė Maqedoni multietnike dhe militonte pėr ērobėrimin e saj nga tutela e Beogradit. Qė nga nr.14 i 10 Nėntorit 1920, emri i tij defilon si "redaktor i gjuhės vllahēe" nė tė pėrjavshmen bukureshtare "Shqipėri e Re" (1919-1935).

"Shqipėria e Re" filloi tė dalė atė vit kur serbėt ia shembėn shėndetin babait tė Nėnė Terezės nė Beograd, po atė vit kur ata e dėnuan me 101 vjet burg tė rėndė, Halil Emurllain, komitin shqiptar tė Novo Sellės sė Tetovės (1919). Kush s'u beson kėtyre fakteve, le ta shfletojė veprėn e Renzo Allegrit (Tereza dei poveri), dhe le ta pyesė dr. Rexhep Emurllain nė Tetovė! Gazeta delte nė Konstancė dhe botonte herė pas here edhe artikuj mbi lidhjet farefisnore shqiptaro-vllahe, mbi vuajtjet dhe persekutimet e shqiptarėve, arumunėve dhe bullgarėve, mėnjanė nga administrata serbe, ndėrsa nė anėn tjetėr nga ajo greke. Ėshtė autor i njė numri tė madh pėrmbledhjesh poetike, romanesh e dramash, pėr tė cilat ka pėrfituar mirėnjohje tė ndryshme letare. Dy nga veprat e tij mė tė njohura, janė romani "Liliēea Pindului" (Lulja e Pindit) dhe drama "Fėrshėrotii" (Frashėrllinjtė).

Shqiptarė dhe Arumunė nė Maqedoni

Redaktori i Shqipėrisė sė Re dhe Sekretari i Kolonisė Shqiptare tė Konstancės, Petru Vullkani, sipas gazetės "Stralucitorul" (Shkėlqimtari), karakterizohej me rastin e vdekjes sė tij si "Stolia e nėnėpunėsve, shpresa e Arumunėve dhe gėėzimi i Shqiptarėve". Vdiq nė Konstancė, mė 4 Gusht tė vitit 1922. Ky lajm, sipas nekrologut tė Gjergj Bubanit, ra si njė rufe jo vetėm nė zemrat e shqiptarėve dhe tė arumunėve, por nė githė popullin e Konstancės, ku kishte fituar simpati tė madhe me sjelljet e tij fisnike. Nė varrimin e kėtij shkrimtari tė madh, krejt shqiptarėt me lot nė sy, kishin marrė pjesė dhe jo vetėm ata, por edhe banorėt e panumėrt tė Konstancės. Varrin e tij, nė atė pasdite tė ftohtė tė 7 Shkurtit, krahas kurorave tė tjera, e pat stolisur edhekuroraeKolonisėShqiptaretėKonstancės.

Bakiu me Ketin dhe Elenėn tek varri i Konstantin Belimavės nė Manastir

Ksenofobia pansllaviste dhe ksilofonia shqiptaro-vllahe

Duke hulumtuar shtypin shqiptar tė Rumanisė (1887-1938), konstatojmė se publicistika e Petru Vullkanit me prejardhje vllahe nga Maqedonia, ka vlera tė pakontestueshme historike. Kėshtu, nė kuadrin e artikullit "Arumunėt i braktisin vatrat e tyre" (Shqipėria e Re, Nr. 54, Konstancė, 6 Nėntor 1921), konstatojmė njė trishtim ballkanik qė ende i mundon rumunėt e Timokut (qė jetojnė nė rreth 300 fshatra ndėrmjet Nishit, Beogradit dhe Klladovės, pa kurrfarė tė drejtash kombėtare apo konfesionale nė gjuhėn amtare): "Tė shpėtuar vetėm me jetėn si pasojė e kėsaj lufte tė pėrgjakshme, ata nėse i kanė humbur tė gjitha, nuk duan assesi t'ua shesin shpirtin, as serbėve dhe as grekėve.

Serbėt u pengojnė tė flasin dhe shkruajnė nė gjuhėn arumune. Ata nuk kanė tė drejtė atje (nė Maqedoni) tė lajmėrojnė njė pagėzim, njė kurrorėzim apo njė varrim nė gjuhėn amtare. E drejta e minoriteteve attje nuk ekziston. Dhe kjo dilemė i shtyu arumunėt ta ēojnė mendjen te vėllezėrit e tyre shqiptarė. Dhe shkuan nė shtetin e tyre tė lirė, ku janė tė bindur se do tė gjejnė strehim tė sigurt nė mesin e tė cilėve ata nuk mashtrohen ngasedo ta ruajnė integritetin e tyre etnik.Dhe na gėzon ky fakt. Elementi shqiptaro-vllah do tė duhet tė formojė atje shkėmbin mbi tė cilin do tė pėrplasen planet djallėzore serbo-greke pėr shkombėtarizimin e kombeve(...)".

Niku Konstantini - aktor rumun

As qė ka nevojė pėr komentimin shkencor, tė kėsaj retrospektive historike. Lidhjet (a)rumuno-shqiptare dhe afirmimi i kauzės shqiptare tė Kosovės nė veri tė Danubit, na shtynė ta lėmė mėnjanė pėr njė periudhė tė gjatė, finalizimin e dizertacionit, dhe s'na vjen keq pėr kėtė. Pse? Ngase ishte koha e atillė (1989-1999), kur dikush duhej ta fliojojė jetėn, dikush pasurinė, dikush kohėn, dikush menēurinė, pėr pėrkrahjen e njė kauze tė shenjtė. E shenjtė pėrnga pikėshikimi historik, shpirtėror, kulturor dhe kombėtar, na duket edhe kauza e dikurshme shqiptaro-vllahe, ngase kjo e tanishmja ende mbetet e pakristalizuar si pasojė e pandjeshmėrisė sė atyre qė e shfrytėzojnė ekstremizmin fetar pėr pėrēarje, si dhe e administratės shqiptare qė s'ua dha do shkolla qė i meritojnė. Thonė se disa arumunė qė studjojnė nė vende tė huaja, kthehen nė Shqipėri pa kurrfarė admirimi ndaj interesave tė Saj. Pse? Ngase edukata bolshevike e shkollave tė huaja, i stėrvit pėr pėr t'i dhėnė prioritet karierės, pėr pėrfitimin e funksioneve, pėr diskreditimin e demokratėve shqiptarė, pėr zbehjen e dashurisė ndaj shpirtit shqiptar, pėr shumėfishimin e dashurisė ndaj majmėrisė.

Vanghea Steriu - poete rumune

Duke iu shmangur temės, po shtojmė faktin se nuk mund tė ketė kob mė tė madh pėr Ministrinė e Mbrojtjes, jo vetėm nė Shqipėri, se sa tė inkorporojė nė gjirin e saj, ndonjė element tė huaj, me prejardhje tė huaj, e me shkollė tė huaj, krokodil qė s'i han palla pėr kopalla. Pse u shemb forca ushtarake e Shqipėrisė, para shtatė vitesh? Kush janė ata qė i gllabėruan paratė e firmave piramidale? Mos ėshtė vallė fjala kėtu pėr ndonjė mish-mash shqiptarėsh tė shitur, me prejardhje sovjetike? Dhashtė Zoti qė mos tė jenė tė gjithė tė kėtillė!

Motive tė krishtera shqiptaro-vllahe

Jo pėr arumunėt e kishim fjalėn nė kuadrin e kėtij digresioni, por pėr pseudo-demokratėt, pėr fundrinat e antishqiptarizmit, pėr ata qė ende s'e kanė parė veten, nė shtyllat e shtypit shqiptar. Pėr t'u ndėrlidhur me subjektin e parashtruar, po shtojmė faktin se kur vjen fjala pėr Rilindjen kombėtare, fjala ėshtė pėr njė subjekt, ende i paprekur sa duhet, nga studjuesit tanė. Admirimi qė kanė arumunėt ndaj shqiptarėve, dhe anasjelltas, ėshtė njė vlerė europiane e relacioneve interetnike. "Ėshtė kjo njė joshje e natyrshme ndėrmjet arumunėve dhe shqiptarėve, ėshtė zėri i gjakut qė i afron dhe tenton t'i bashkojė shpirtėrisht, ashtu siē e meritojnė: nė mėnyrė tė pėrsosur. Mu pėr kėtė vllehėve u ėshtė mbushur zemra me gėzim, sa herė qė shqiptarėt korrnin ndonjė sukses, qoftė pėrmes rrugės sė armėve, qoftė pėrmes ndonjė fitoreje tė re nė fushėn politiko-sociale. Dhe i ka kapluar trishtimi arumunėt, sa herė qė shqiptarėt kanė pėrjetuar ndonjė vuajtje apo agresion nga ana e serbėve apo grekėve(...)".

Serbėt e turbullojnė pėrsėri paqen e Evropės

Njė artikull tjetėr i Petru Vullkanit, qė e botoi Shqipėria e re nė tė njėjtin numėr nė gjuhėn rumune, mban titullin Historia ndėrmjet Shqipėrisė dhe Serbisė. Bėhet fjalė pėr "serbėt e pangopur dhe pėrherė tė papėrmbajtur". Autori mendon se "do tė mbushen me mend po qe se do t'i braktisin territoret e Shqipėrisė qė i mbajnė me dhunė dhe se do tė hyjnė nė legalitet, mė nė fund duke i lėnė popujt fqinj tė zhvillohen secili sipas virtyteve tė sė drejtės pėr ekzistencė. (...) Nga pikėshikimi i cilėsisė sė racės, serbėt e dinė kėtė gjė, se u janė inferiorė shqiptarėve dhe se shkombėtarizimi i kėtyre prej tė parėve ėshtė njė pamundėsi matematikore. (...) Nė kohėt e vlimeve aktuale, mund tė vėrehet fare lehtė se sa herė qė serbėt u janė vardisur fshatrave shqiptare, i kanė plaēkitur, i kanė kallur, duke i pėrshkuar pastaj pėrsėri banorėt nėpėr flakė e shpatė.

Por, sa herė qė ėshtė paraqitur ushtria e rregullt shqiptare, serbėt kanė qenė ashpėrsisht tė dėnuar, duke humbur municione tė shumta, topa dhe kafshė, nė duart e shqiptarėve. (...) Nėse tani Serbia ėshtė bėrė njė Jugosllavi e madhe dhe e fuqishme, dhe e mundur nga petrita tė lindur me armė nė duart e Shqipėrisė, mund tė marrim parasysh se ē'do tė bėhet mė vonė Shqipėria, kur do tė organizohet dhe konsolidohet fuqimisht nga pikėpamja ushtarake, politike dhe ekonomike. Serbėt pėrmes lakmisė dhe natyrės sė tyre gllabėruese, e kanė tejkaluar vetveten aq, saqė pėrēdo ditė komplotet e atjeshme, ziejnė si bletėt pėrreth anėtarėve tė doinastisė(...)" (Shqipėria e Re, Nr. 54/1921).

Duke patur parasysh alergjinė e albanofobėve tė Shkupit kundėr shkollave shqipe, vlen pėr hirė tė aktualitetit tė jepim fragmente nga artikulli i Petru Vullkanit ("Serbėt e turbullojnė pėrsėri paqen e Evropės"), i shkruar nė vitin 1921, dhe i botuar nė tė njėjtin numėr Shqipėrisė sė Re, qė e redaktonte vetė Vullkani, me njė grup shqiptarėsh. Nė kuadrin e tij, thuase fshihet misteri i likuidimit tė Kolė Bojaxhiut. "Zyra e shtypit nga Tirana dhe gazetat rumune tė kryeqytetit (Bukureshtit), sjellin pėr ēdo ditė lajme alarmuese mbi mizoritė e bandave serbe nė territoret shqiptare, dhe mbi shkatėrrimin e vendbanimeve, si dhe mbi vrasjen masive tė popullatės civile shqiptare (...). Janė po ata serbė qė e kallėn magazinėn me dinamit tė Sarajevės, duke e kallur krejt botėn. Janė po ata qė duke mos i pėrfillur vendimet e Fuqive tė mėdha, tani po tallen me do gjeni ushtarake tė Anglisė dhe Amerikės, ngase ata nuk duan tė respektojnė asgjė nga ajo qė kanė vendosur kongreset e paqes si pasojė e triumfit tė drejtėsisė kundėr fuqisė sė grushtit(...). Ėshtė njė monstruozitet qė njė shtet i ri dhe plot gjallėri, siē ėshtė shteti shqiptar, tė mos mund tė hyjė nė periudha qetėsie dhe tė zhvillohet nė rrugėn e qytetėrimit sipas gjeniut tė tij kombėtar, si pasojė e kėsaj bishe qė e pėrmendėm, e cila gėzon lirinė pėr tė bėrė kėrdi".

"Ėshtė e panjerėzishme dhe kriminale na ana e serbėve tė mos korogjojnė shprehitė, qė mos tė shndėrrohen po ata nė shkakun e njė kataklizme tė ardhshme. Bota i sheh, bota ua ndjek hapin, ua zbulon intencat dhe nė kohė do tė dijė t'i tėrheqė nė pėrgjegjėsi. Shtypi poashtu i mbikqyr dhe ai nuk do tė pushojė kurrė pa e alarmuar Evropėn mbi njė katastrofė tė re, qė po e provokojnė serbėt, njėsoj si nė tė shkuarėn e afėrt" (Shqipėri e Re (Albania Noua), Nr.54, 6 Nėntor, Konstancė 1921). Artikulli qe shkruar dhe botuar rumanisht mė 1921, dhe ribotuar fragmentarisht nė shtyp (1994). Nė ndėrkohė, para dhe pas kėtij viti, shijet paranoike tė Beogradit e turbulluan disa herė paqen e Evropės. Gjurmat dhe pasojat e kėtij turbullimi, i gjen nė bibliotekat dhe arkivat bukureshtare, si dhe nė kujtesėn e diplomacisė evro-amerikane, qė e regjistroi pėrgjatė kėtij viti, edhe njė turbullim tė ri: agresivitetin e intolerancės pansllaviste, kundėr arsimit shqip, tė albanofobėve tė Shkupit (dhjetor, 2003).

Dr. Pandi BelloMuzikolog i shquar shqiptar me prejardhje arumune

1. Autor studimesh tė rėndėsishme mbi muzikologjinė kosovare
Thonė se vlerat shpirtėrore janė ēelsi i ardhmėrisė. Thonė poashtu se miqėt dhe dashamirėt janė do dhurata qė i meritojmė vetėm atėherė kur na i jep Zoti. Paralelisht me priftin vllah, Papallambro Ballamaēi, qė hapi paralelet e para shqipe, krahas paraleleve arumune, tre vjet para hapjes sė Mėsojtores sė Korēės (1883), Zoti ia ka falur Shqipėrisė edhe nja dy vllehė tė tjerė, dr. Pandi Bellon (i lindur mė 1955), dhe bashkėshorten e tij, zonjėn Eliza. Qė tė dy i kemi nga qyteti i famshėm i familjes sė famshme tė Ballamaēėve: Korēa. E kanė njohur njėri-tjetrin qysh nė bangot e Universitetit tė Tiranės, ku kanė studjuar artin e harmonive hyjnore dhe shkencėn e tyre: muzikologjinė. Pėrgjatė periudhės sė diktaturės komuniste, duke qenė redaktor i emisioneve tė Radio Kuksit, zoti Bello ka fisnikėruar shpirtin shqiptar me njė thesar tė atillė folklorik, qė askush nuk mund ta harrojė (Dervish Shaqa, Fatime Sokoli, etj.). Ėshtė autor i njė numri tė rėndėsishėm studimesh shkencore mbi muzikologjinė kosovare.

Kosova ka patur deri tani traumat e saj, prej tė cilavet ende nuk ka shpėtuar, por tė shpresojmė se njė ditė, nė shenjė respekti e reciprociteti, do ta nderojė kėtė mik shqiptarėsh, me njė vėllim antologjik, ku do tė pėrfshiheshin studimet e tij mė tė arrira, tė destinuara pėr ta parė dritėn e botimit. U njohėm me zotėrinė e tij nė Bukuresht, ku erdhi pėr tė kryer doktoratėn e dytė (pas asaj tė Tiranės) nė tė njėjtėn fushė, tė muzikologjisė. Viteve tė fundit ėshtė drejtor i Pallatit tė Kulturės nė Korēė. Po i shkėpusim me kėtė rast, disa nga kujtimet e tij, qė na i la pėrgjatė qėndrimit tė tij nė Rumani, lidhur me lidhjet e fuqishme shqiptaro-vllahe, qė kanė mbretėruar pėrgjatė shekujve:

2. At Papallambro Ballamaēi - pishtar i Rilindjes Kombėtare Shqiptare
"Dua tė kujtoj njė thėnie tė shkruar nė shtypin e kohės pėrgjatė periudhės sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, kur dihet shumė mirė se krah pėr krahu me shqiptarėt, kanė luftuar edhe vllehėt, prej nga edhe mbet nė popull suntagma "Vllahu ėshtė vėlla". Bėhet kėshtu pra, njė transplatim i emėrtimit vllah prej vllahut me fjalėn shqipe vėlla. Pėr fat tė keq, shumė pak dihet ndėr ne se njė fat i pėrbashkėt i ka bashkuar nė njė territor tė pėrbashkėt tė Shqipėrisė, qė nga Janina e deri nė Manastir, Krushevė, Tetovė, Shkup e Kumanovė. Kemi tė drejtė ta themi kėtė, sepse ndarja administrative ėshtė diēka tjetėr, dhe vllehėt kanė jetuar sė bashku me shqiptarėt, edhe jashtė territorit tė sotėm tė Shqipėrisė administrative".

"Nė kėtė kontekst, meriton tė shtojmė faktin se ndėr tė parėt flamurtarė tė ēėshtjes shqiptare, kanė qenė shqiptarėt dhe vllehėt qė kanė jetuar nė Rumani, me Nikollė Naēo-Korēarin, kryetar i "Dritės" shqiptare tė Bukureshtit (1884-1913). Askush nuk mund ta mohojė kontributin qė dhanė shqiptarėt dhe vllehėt e kėtushėm pėr hapje shoqatash, pėr botime dhe sponsorizime librash e gazetash, dhe pėr hapjen e Shkollės sė Parė Shqipe nė Korēė (1886). Ėshtė fat imi dhe i prindėrve tė mi, qė jetojnė pėrballė shkollės qė pat hapur Papallambro Ballamaēi nė vitin 1883. Aty ėshtė pėrndryshe edhe e ashtuquajtura ēezmė e Ballamaēit. Dhe ėshtė e vėrteta se ai ka qenė njė pishtar i Rilindjes Kombėtare Shqiptare, qė ka rezultuar me sakrifikimin e jetės sė tij, duke rėnė viktimė e klerit fanatik grek, jo vetėm pse pat ngritur flamurin shqiptar nė Korēė, por edhe si pasojė e faktit se hapi paralele pėr fėmijėt arumunė dhe shqiptarė, qė tė mėsojnė jo greqisht, por nė gjuhėn e nėnės.

3. Serbėt dhe grekėt ishin tė parėt qė i mbyllėn shkollat arumune
Pason njė periudhė e vėshtirė e Luftės sė parė botėrore, kur shumė gjėra erdhėn mjaft tė trazuara pėr Shqipėrinė dhe banorėt e saj, kur pėr fat tė keq, nuk u vlerėsua tėrėsisht veprimtaria e tij patriotike pėrgjatė Rilindjes Shqiptare, ndaj mendoj se duhet tė vlerėsohet shumė mė lart figura e Ballamaēit, pikėrisht pėr kėto merita". Po shtojmė me kėtė rast faktin se bashkėshortja e dr. Pandi Bellos, zonja Eliza, ėshtė me prejardhje nga familja arumune e mbretėreshės sė kėngės shqipe, Eli Fara, e afirmuar edhe nė Rumani, ku ka kėnduar edhe nė gjuhėn amtare (vllahisht). Pėr lexuesit tanė, vlen me kėtė rast tė theksohet edhe njė fakt tjetėr, fare pak i njohur ndėr shqiptarė: Bardi i letėrsisė vllahe, Konstantin Belimaēe, nė kuadrin e himnit "Dimėndarea pėrinteaskė" (Betimi prindėror), i namatis ata arumunė qė e harrojnė gjuhėn e tyre.

Ėshtė fjala kėtu pra, pėr njė porosi qė tė mos braktiset gjuha amtare, pėr njė mallkim qė t'i djegė zjarri, ata qė e braktisin gjuhėn e nėnės. Jo mė kot, shqiptarėt e kanė njė fjalė tė urtė: Gjuha ruhet, atje ku shkruhet. Pėrgjatė kohės sė Rilindjes, si pasojė e tolerancės sė autoriteteve osmane ndaj minoriteteve tė Arnautllėkut, vllahishtja dhe rumanishtja mėsohej nė 100 shkolla, qė nga Janina e Selaniku, e deri nė Manastir, Krushevė e Tetovė. Me rastin e krijimit tė shteteve tė reja ballkanike, kėto shkolla filluan tė mbyllen, sė pari nga serbėt, pastaj edhe nga grekėt, bullgarėt dhe regalistėt e Ahmet Zogut, edhepse numri i tyre nė Shqipėri, nuk ishte aq i madh, sa ishte ai shkollave dhe kishave (a)rumune, nė Maqedoni dhe Greqi.
o/romana, Bukuresht, 1909)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara