HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Diaspora aktive

Shqiptarėt e Bukureshtit nė funksion tė afirmimit tė vlerave shqiptare

-- nga Baki Ymeri, (Bukuresht)

Baki Ymeri Kėto ditė, dolėn nė dritė dy numra tė revistės Albanezul / Shqiptari, periodik i bashkėsisė Kulturore tė Shqiptarėve tė Rumanisėe. Shqiptarin de fakto e ka botuar pėr herė tė parė kryeveterani i veteranėrisė shqiptare, korēari i Bukureshtit, Nikolla Naēo, qysh para 100 vitesh, kur delte si e pėrjavshme me artikuj nė tė dy gjuhėt (1888-1903), duke patur njė pėrmbajtjė tė theksuar me karakter kulturor dhe patriotik. Nikolla Naēo botonte artikuj pėr Kosovėn dhe pansllavizmin qė vjente nė Kosovė "me shkrepsėn nė xhep", duke e konsideruar Serbinė si Dhelpra e Ballkanit, e cila tentonte qysh nė atė kohė (1889) ta gėlltisė tėrė zonėn meridionale, qė nga Kosova shqiptare e deri nė brigjet kroate tė Dalmacisė. Shqiptari si seri e re del qė nga viti 1993, nė sajė tė kontributit madhor tė prof. Dr. Xhelku Maksutit, historian rumun me prejardhje shqiptare.

Nga pėrmbajtja e dy numrave tė fundit, shquhet artikulli i filoshqiptarit Tiberius Puiu mbi Kosovėn si viktimė e ekspansionizmit serb (Ēka dinė rumunėt pėr shqiptarėt e Kosovės). Nė kėtė konteskt bėhet fjalė pėr fatin e Kosovės me atė tė Republikės sė Moldovės, e para ish/koloni e Serbisė, e dyta plaēkė e gėlltitur nga Rusia. Nė numrin e parė (118/2007), jepet rumanisht artikulli i prof.dr. Xhelku Maksutit me titull Romānii, aromānii ?i Independen?a Albaniei (Rumunėt, arumunėt dhe Independenca e Shqipėrisė), me moton: Duke e pėrforcuar kombin shqiptar, Rumania e pėrforcon vetveten ngase fati i kombit rumun dhe kombit shqiptar ėshte pėrjetė i pėrbashkėt. (Dr. Shunda, fragment nga fjalimi i mbajtur nė Kongresin Shqiptar tė Triestės, 1913).

Nė vazhdim jepet reagimi i kryesisė sė Bashkėsisė Kulturore tė Shqiptarėve tė Rumanisė me titullin Ēka solli prezenca e njė joshqiptari si deputet nė emėr tė minoritetit shqiptar, njė kronikė pėr bashkėpunimin e komunitetit me ambasadėn e Shqipėrisė nė Bukuresht, njė artikull mbi librin e Valeriu Butuleskut nė gjuhėn shqipe (Lulet e pėrjetėsisė), dhe njė listė me anėtarėt dhe veteranėt e komunitetit shqiptar qė kanė ndėrruar jetė ndėrmjet viteve 1990-2007.

Nė numrin dedikuar Ditės sė Flamurit (119/2007), jepet nė tė dy gjuhėt artikulli i ambasadorit tė Shqipėrisė nė Bukuresht, zt. Dashnor Dėrvishi (Shqipėria nė 95 vjetorin e shpalljes sė Pavarėsisė). Kėtė numėr e dinamizojnė njė portret mbi prof. Xhelku Maksutin (Dalaj Lama i shqiptarėve tė Rumanisė), njė shkrim mbi romanin e Besnik Mustafajt (Verė pa kthim, i pėrkthyer nga Luan Topēiu), njė cikėl me me poezitė e Demė Topallit nė gjuhėn rumune, fotografi tė ndryshme dhe rubrikat, Prezantime shqiptare lidhur me komunitetion shqiptar tė Rumanisė dhe diasporėn shqiptare nė shtypin shqiptar, Prezenca shqiptare nė gjuhėn rumune, dhe Lajme, mirėnjohje dhe konsiderata.

Me gjithė intrigat e huaja kundėr kombit shqiptar dhe makinacionet makiaveliste tė shtrigave tė internetit qė e kanė zgjedhur shpifjen, fyerjet dhe indoktrinimin e rinisė shqiptare me pėrēarje fetare, revista Shqiptari tenton afrimin dhe afirmimin e kombit shqiptar tė tė gjitha feve dhe tė tė gjitha trojeve, duke i dhėnė prioritet Kosovės, vlerave kulturore rumune dhe komunitetit shqiptar tė Rumanisė, ngase i vetmi popull nė botė, i fisėruar me rumunėt pėrmes linjės dako-trako-ilire, ėshtė populli shqiptar. Tė dy numrat e Shqiptarit pėrmbyllen me pėrgėzimin e pėrzemėrt: Bashkėsia Kulturore e Shqiptarėve tė Rumanisė u uron shqiptarėve ngado qė janė Gėzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri 2008! (Baki Ymeri, Bukuresht)

Protestė pėr Kosovėn 1. Marshi i heshtjes nė shenjė solidariteti me Kosovėn, NATO-n dhe Amerikėn (31 mars 1999).

Pjesėtarė tė komunitetit shqiptar nė Rumani
2. Anėtarė tė komunitetit shqiptar

Prof. Xhelku Maksuti
1. Prof. Xhelku Maksuti dhe zt. Aurel Weiner nė manifestimet e Bashkėsisė Kulturore tė Shqiptarėve tė Rumanisė dhe Federatės sė Komuniteteve Hebreje tė Rumanisė.

Takime shqiptare nė Bukuresht 2. Takime shqiptare nė Bukuresht

Mirėnjohje tė ndryshme nė adresė tė kryeredaktorit tė revistės Shqiptari

Materiale nė revistė
Nga materialet e botuara nė revistė

Mirėnjohje pėr editorin e revistės

Ēertifikatė mirėnjohje

Dalai Lama i shqiptarėve tė Rumanisė
(Profesor Xhelku Maksuti, historian rumun me origjinė shqiptare)

Ish/kandidati pėr pėrfaqėsimin e komunitetit shqiptar nė Parlament, prof. Xhelku Maksuti ėshtė i njohur nė historiografinė rumune pėrmes emrit Gelcu Maksutovici. U lind nė Plojesht, mė 8 mars 1931, nga njė baba shqiptar dhe njė nėnė rumune. Shkollimin fillestar, sekondar dhe special nė fushė tė teknologjisė sė naftės dhe gazeve, i kreu nė vendlindje, ndėrsa Fakultetin e Historisė nė Universitetin e Bukureshtit (1956). Nė vitin 1948, mban kumtesėn e parė mbi Ditėn e Flamurit shqiptar nė Bukuresht. Nė vitin 1980, mbron nė Bukuresht tezėn e doktoratės me titull "Lėvizja e rezistencės shqiptare gjatė Luftės sė Dytė Botėrore", rast me tė cilin iu dha titulli shkencor "Doktor nė Shkencat e Historisė". Vlen tė pėrkujtohen dhjetėra manifestime masive qė organizoi nė Bukuresht, Konstancė e qendra tw tjera, nė funksion tė afirmimit tė diasporės dhe lidhjeve shqiptare me botėn rumune.

Prof. Xhelku Maksuti
Prof. Xhelku Maksuti duke hapur sesionin shkencor "400 vjet prezencė shqiptare nė trojet rumune" (1995)

I konsideruar nga ata qė e kanė njohur si Dalai Lama i shqiptarėve tė Rumanisė, profesor Maksuti ka ndjekur shembujt e shenjtė tė rilindasve tanė, duke e afruar, bashkuar dhe afirmuar komunitetin shqiptar, duke e pėrforcuar miqėsinė konkrete ndėrmjet Rumanisė dhe Shqipėrisė, duke botuar nė Rumani, Kosovė, Shqipėri dhe Maqedoni, mbi 400 studime dhe artikuj mbi lidhjet rumuno-shqiptare. Shquhet si autor kontributesh shkencore tė historisė moderne rumune dhe universale. Disa nga studimet e tij e kanė parė dritėn e botimit nė revistat prestigjioze Magazin istoric, Studime historike, Gjurmime albanologjike dhe Historia. Ėshtė koautor i vėllimeve Rezistenca evropiane gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, vėll. I, Bukuresht, 1973, dhe Afirmimi i shteteve te pavarura e tė bashkuara kombėtare nė Evropėn Qendrore dhe Juglindore (1821-1923), Editura e Akademisė Rumune, Bukuresht, 1979.Nė maj tė vitit 1990, themeloi me njė grup veteranėsh shoqatėn Bashkėsia Kulturore e Shqiptarėve tė Rumanisė (BKSHR), me njė numėr tė panumėrt aktivitetesh dhe botimesh. Nė gusht tė vitit 1993, themelon dhe boton serinė e re tė revistės "Albanezul / Shqiptari", duke dhėnė kontribute konkrete pėr botimin e dhjetėra veprave shkencore dhe letrare autorėsh shqiptarė dhe rumunė, nė kuadrin e BKSHR-sė.

Nė vitin 1995, profesor Xhelku Maksuti organizoi simpoziumin mbi 400 vjetorin e ardhjes masive tė 15 mijė shqiptarėve nė veri tė Danubit (1595). Nė vitin 1999 dha kontribut tė denjė pėr organizimin e njė manifestimi dinjitoz nė shenjė solidariteti me Kosovėn. NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Fati i Bashkėsisė Kulturore tė Shqiptarėve tė Rumanisė filloi tė shuhet qė nga viti 2001, si pasojė e faktit, se doli nė skenė njė organizatė fantomė, e udhėhequr nga njė deputete joshqiptare, e cila manipuloi mbi dhjetė vjet me buxhetin qeveritar nė emėr tė interesave personale dhe merkanteliste. Nė ndėrkohė, profesor Maksuti botoi mijėra ekzemplarė tė vjetarit Albanezul (1995- me vlera tė larta albanologjike, si dhe kėto vepra: Historia e Komunitetit Shqiptar tė Rumanisė (Kriterion, Bukuresht, 1992), Mbi shqiptarėt dhe Shqipėrinė, Ararat, Bukuresht, 1995, Nėn shenjėn e shqiponjės (Ararat, 2001), Historia e Shqiptarėve tė Rumanisė (Kriterion, 2003). Nga projektet e parapara pėr botim: njė vepėr pėr Skėnderbeun nė gjuhėn rumune, dhe njė libėr pėr Kosovėn nė Bukuresht.
(Baki Ymeri, Gayeta NDRYSHE, Tiranė, 14 qershor 2007)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara