HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Zonja qė flet me lulet dhe shqiptarėt

Baki Ymeri -- nga Baki Ymeri, Bukuresht, 2004

Dashamiret tona: Marieta Vasilesku (Bukuresht)

Ka lindur nė Transilvani para 83 vitesh. Ka kryer shkollėn e sindikatave dhe ėshtė martuar nė Bukuresht. Jeton nė njė zonė tė bukur, tejmatanė Lulishtes sė Mbretit. Edhe pse ėshtė amvisė e thjeshtė, e njeh historinė, letėrsinė dhe gjeografinė e atdheut mė mirė se njė profesor gjimnazi. E ka njohur Ajvaz Vokėn dhe Lazim Rexhepin, Ademin, Taipin dhe Kadirin, do kosovarė e malėsorė tė Sharrit, qė ia patėn shkelur pragun e shtėpisė. E ka pasur mik tė shtėpisė Arian Milukėn dhe Shpresa Bėrdėllimėn, ēiftin bashkėshortor qė dha kontribut pėr shembjen e komunizmit nnė Shqipėri. Ėshtė kunata e njė shqiptari dhe admiruese e madhe e Mihai Emineskut.

Po ia japim fjalėn: "Qysh nė fėmijėri kisha njė etje tė hatashme ndaj vjershave tė tij. I lexoja, recitoja e ėndėrroja. Mamaja mė thoshte: Ti je vajza ime mė e menēur. Babai qe plagosur nė Luftėn e Parė Botėrore. U kthye nga lufta me 19 cifle mortajash nė trup. Jetoi njė vjet dhe vdiq. Mamaja mbeti grua e ve me pesė fėmijė. U rritėm pa baba. Motra ime u martua me njė ėmbėltor shqiptar. Asnjė grua nė botė s'e kishte shpirtin e saj. Pėr nga pamja dukej e mbyllur, por e kishte shpirtin tė florinjtė dhe zemrėn tė gjerė si deti. E admironte kuzhinėn, humorin, besnikėrinė dhe qėndisjen artistike. Mua mė pėlqente tė lexoja sa mė shumė. Lexoja ēdo gjė qė gjeja, sidomos vargjet e Emineskut. Eminesku dhe krenaria pėr tė qenė shqiptar. Kėshtu thoshte kunati im, vetėm e vetėm pse Eminesku kishte fizionomi shqiptari. E admironte shqipen, kėngėt shqipe dhe popullin shqiptar. Nė tė vėrtetė, ai s'ishte shqiptar, por admirimi i tij ndaj shqiptarėve ishte njė admirim i hatashėm".

Besnikėria e shqiptarėve kaplonte pėrmasa hyjnore
"Nuk merrem me politikė, por kam njė respekt tė hatashėm ndaj diplomatit Nikolae Titulesku dhe Mihai Emineskut, ėndėrrimtari qė pat thėnė para njė shekulli se shqipja ėshtė gjuha mė plastike nė botė. Flas me lulet dhe flas me Emineskun. Bie nė gjumė duke recituar vargjet e tij: Ēka tė dėshiroj unė ty, moj e ėmbla Rumani? Rumania ishte motra besnike e Shqipėrisė. Shqiptarėt e siguronin ekzistencėn kėtu. Para se tė krijohej armata kombėtare, vendin e mbronin ēetat e arnautėve Mbaj mend arnautėt e dikurshėm tė Bukureshtit. Ishin rojtarė fabrikash e shtėpish tė pasanikėve. Kishin veshjet e tyre specifike. Rumunėt kishin besim tė madh te ta, ngase nuk dinin ē'ėshtė pėrtacia, ē'ėshtė frika e mashtrimi, ē'janė hajdutllėku, myzevirllėku e kodoshllėku. Besnikėria e tyre kaplonte pėrmasa hyjnore. Gazetat e pėrditshme bukureshtare botonin shpallje "Kėrkojmė rojtar ekskluzivisht shqiptar". Po qe se s'besoni, urdhėroni e i shfletoni ato nė Bibliotekėn e Akademisė!".

Biografiile Albaneze

Kėshtu ishte dikur, ndėrsa sot: shqiptar tė jesh apo tė mos jesh! Jo pėr tė gjithė e kemi fjalėn. Pas konsideratave tė kėsaj zonje bukureshtare, as qė ka nevojė pėr komentim. Edhe gjermanėt kishin besim tė madh ndaj nesh dikur. Botonin artikuj me titujt "Albaner sind guter Arbeiter", por punėt filluan tė ngatėrroheshin me vėrshimin e haramxhinjve tė Ballkanit rrugėve tė Evropės, pas shpėrthimit tė revolucioneve antikomuniste nė Maqedoni, nė Kosovė, nė Shqipėri, nė Rumani, e gjetiu. Mahnitesh me besnikėrinė e arnautėve tė dikurshėm dhe neveritesh me veprimet e dallaverexhinjve tė sotshėm. Mos e kanė harruar Zotin vallė? "Ki kujdes mos tė gabosh, na thotė zonja Marieta, ngase uji i lan tė gjitha, por jo edhe mėkatet".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara