HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Kujtime nga diaspora shqiptare e Rumanisė

ISHTE AI GJAK I FLAKTĖ SHQIPTARI QĖ I USHQENTE ME ENTUZIAZĖM TĖ PARĖT TANĖ

-- nga Baki Ymeri, (Bukuresht)

Baki Ymeri (Fjala e Asdrenit me rastin e varrimit tė Arhimandrit Harallamb Ēalamani nė Bukuresht[1])

Shqiptarėt, si brenda edhe jashtė, s’kanė kohė tė mentohen pėr gjėra tė larta, tė cilat i lartėsojnė si ata vetė, si edhe atdheun qė i lindi. Kėta tė sotmit nuku u ngjasin aspak atyreve burrave tė brezit tė shkuar, qė me veprat e tyre patriotike, shkėlqyen si ylli i motshėm nė mes tė errėsirės. Sot Shqipėtarėt hahen e grihen nė mes tė tyre pėr punė interesi, smėrira personale, duke ia vėnė kazmėn themeleve tė shtetit tonė tė ri. Shqiptarėt s’kanė kohė t’i peshojnė mundimet e ēdo idealisti, e t’u japin meritėn e duhur.

Themi i lumtur se me veprat e tua dėfteve me mjaftėsi se munde tė bėsh gjė. Fatzi se siē duket faqėza, arrijte nė gjendjen aq sa kurrkush mė s’ta vinte fillin, provė se vdiqe nė njė shtrat tė njė spitali, siē vdesin tė gjithė ata qė lėnėveten e tyre mė poshtė se interesi, dhe shėrbyen njė ideal tė naltė, qė s’munt ta bėjė ēdo njeri. Tė mbaj mėnt kur ardhe, dhe me gjithė qė nuk ishe pregaditur pėr njė lėvizje kisshtare kombėtare, vullneti yt e dėfteu se me tėrė fuqinė qė pate, fillove punėn dhe e mbarove me gjithė pengimet qė tė delnin nė tė djathtė e nė tė mėngjėr asokohe, dhe sot prapė aty tu dha ta mbarosh jetėn tėnde tė turbullt.

Prifti Harallamb Ēalamani me shqiptarė

Thom tė turbullt se shqipėtarėt nuk janė akoma tė zotėrit t’i ēmojnė njerėzit e tyre qė rentnė dhe u tretnė pėr njė ideal tė lartė saqė kėtu kishe edhe fuqi tė lėkundesh na sgjonje me fjalimet e tua vėrejtjen qė tė punojmė, por posa fuqia mė s’tė ndihmoi, u hoqe dhe vajte nė Shqipėri, duke pandehur se do tė gjesh prehjen qė tė duhej nė pleqėri, por mjerisht as atje tek djepi yt, nuk e gjete atė prehje. Shqipėtarėt e Shqipėrisė, si dhe ata tė jashtmit, s’kanė kohė tė peshojnė mundimet e bėra tė ēdo idealisti, e t’i japin meritėn e duhur.

Prifti Harallamb Ēalamani me shqiptarė

Shqipėtarėt, si brenda edhe jashtė, s’kanė kohė tė mentohen pėr gjėra tė larta, tė cilat i lartėsojnė si ata vetė, si edhe atdheun qė i lindi. Kėta tė sotmit nuku u ngjasin aspak atyreve burrave tė brezit tė shkuar, qė me veprat e tyre patriotike, shkėlqyen si ylli i motshėm nė mes tė errėsirės. Sot Shqipėtarėt hahen e grihen nė mes tė tyre pėr punė interesi, smėrira personale, duke ia vėnė kazmėn themelve tė shtetit tonė tė ri. Shqipėtarėt sot mė s’janė ata burra kryelartė qė nderonin ēdo karakter tė mirė, dhe nderoheshin prej ēdo njeriu qė dinte t’u peshojė sjelljet. Sot Shqipėtarėt, po e pėrsėris, kanė rėnė nė njė tra tė lik: mė s’u valon ay gjak i flaktė dhe enthusiazmė qė na ushqyen tė parėt t’anė. Ata sot i pėrunjen ēdo dhelpre e cila para syve i pėrkėdhel, por mprapa u jep mynxat dhe i bėn tė lozin valle si ariu qė ėshtė i lidhur me zinxhira nė gojė.

Nė varrin e hapur sot tė Arqimandrid Ēalamanit, le tė derdhim njė lot qė prej kėtij loti tė heqim shpresėn se Shqipėtarėt qė sot e tutje do tė pėrpiqen qė tė dalin tė zotėrit t’u bėjnė ballė tė metave tė tyre, qė me njė mendim tė njėshmė, tė mundin ta ngjeshin ndjenjėn patriotike nė shkallėn e ditėve tė sotshme, dyke marrė nėnė sy pėsimet si mėsime pėr tė arthme. Harallamb Ēalamani prehu tė drejtit, dhe fryma jote le tė jetė shembėll pėr ne qė tė vazhdojmė pėrpara veprėn e filluar. I pėrjetshmė qoftė kujtimi yt! Bukuresht, 11 janar 1936. Shėnim yni: Harallamb Ēalamani ishte prifti i parė i Komunitetit Ortodoks Shqiptar tė Bukureshtit. Shėrbeu nė kishėn e Shėn Kollit (Mė njė Gitė), deri nė ditėn e fundit tė jetės sė tij. Nga Shqipėria e Re dhe arkivi i Dhimitėr K. Rėmbeci (1892-1982), zgjodhi pėr shtypin shqiptar: Baki Ymeri)

---------------------------------
[1] Prifti i parė i Komunitetit Ortodoks Shqiptar tė Bukureshtit. Shėrbeu nė Kishėn e Shėn Kollit ( Mė njė ditė ), deri nė ditėn e fundit tė jetės sė tij.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara