HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Diaspora e harruar

Mė ka marrė malli me njė shqiptar tė flas shqip

Baki Ymeri -- nga Baki Ymeri, Bukuresht

Asimilimi si pasojė e shkapėrderdhjes nėpėr botė ėshtė duke e bėrė tė veten. Pėrēarja si pasojė e ndėrsimeve ndėrshqiptarė nga ana e shqiptarėve me legjitimitet tė dyshimtė, edhe ajo ėshtė duke e bėrė tė veten. Ku janė ata qė ishin? Ku janė ata qė s'janė? Diaspora Shqiptare e Rumanisė ėshtė njė mrekulli historike qė meriton tė vizitohet, pėrkrahet e afirmohet. Pleq e plaka tė panumėrta rrinė tė ngujuara nė kthetrat e vetmisėet nėpėr shtėpitė e tyre, dhe pėrveē nesh e zotit Maksuti, askush nuk ēan kokėn pėr ta, askush nuk ndan kohė, sė paku pėr t'i parė, pėr t'i njohur, pėr t'ua shuar pėrmallimin ndaj shqipes sė shenjtė tė perėndive tė Shqipėrisė. Kurrė nuk i harrojmė uratat e pėrzemėrta tė Sabri Selmanit, 95 vjeēar nga Llapushniku i Gostivarit: "O Baki! Ke ba sevap xhi ke ardh t'um shohėsh. Ēe 75 vjet se jam n'Vllajak, 50 vjet nouk kum pas me ka t'foli shqip. M'ka marr malli pėr ni darsėm shqiptare. M'ka marr malli me ni shiptar t'foli shqip". Sabri Selmani u shua nė Bukuresht, i harruar madje edhe nga nipėrit e tij, nga djemtė e haxhi Beqirit prej Gostivari. Si pasojė e harresės, kurmi i tij prehet sot nė varrezat e krishtera tė Bukureshtit, atje ku prehen edhe eshtrat e Nikolla Ēuasheskut.

Tregtarė dhe patriotė shqiptarė nė Bukuresht
Tregtarė dhe patriotė shqiptarė nė Bukuresht (1938)

Po ku mund tė harrohen fjalėt e Shaban Bajramit nga Bushteni, pėr pėrmallimin e tė jatit ndaj botės shqiptare, qė u shua duke iu lutur Zotit, edhe arabisht, edhe rumanisht. Varrin e tij nėn hijen e pishave tė qytetit e stolis kryqi mėnjanė, dhe gjysmėhėna nė anėn tjetėr. Ē'punė prish kjo, derisa nėpėr fshatrat tona mėnjanė kisha (de facto ishte dikur), ndėrsa nė anėn tjetėr xhamia. Asimilimi e ka bėrė tė veten, strėgjyshėrit tanė na u bėnė laramanė. Po ku mund tė harrohet zonja Pandora Kondi e ndjerė, qė u shua nė pleqėri, pa patur kend pranė dhe pa pėrkrahjen e asistencės sociale tė organizatės tė deputetes mashtruese tė komunitetit shqiptar. Deputetja reciton vargje nėpėr varrėza, shkruan libra me motive tė krishtera dhe i la tė shuhen nė mjerim bijtė dhe bijat e rilindėsve tanė. Mashtrim, asimilim dhe dinakėri. Dhe ku mund tė harrohen fjalėt e zonjės Dhorka Kristesku nga Bukureshti: Nuk ka gjė mė tė keqe, se sa tė jesh e vetmuar nė dhe tė huaj!

Boboshtare, drenovare dhe dardhare sė bashku
Boboshtare, drenovare dhe dardhare sė bashku.
Anastasia Gjergji (Georgescu), e dyta nga e djathta nė rendin e parė (1938)

Nė kohėn e Mbretėrisė funksiononin shoqata, shtypeshin libra, delnin gazeta e revista, kishte rreth dyzetmijė shqiptarė, kurse sot ėshtė minimalizuar numri i tyre: disa qindra studentė nga Shqipėria dhe disa dhjetra bij e bija tė rilindėsve tanė. Shqiptarėt e mirėfilltė tė Bukureshtit sot janė tė harruar. Tjetėr punė ėshtė ajo qė ka bėrė e bėn zonja deputete, mė shumė pėr afirmimin e vetvetes nėpėr libra, gazeta, transmetime radio-televizive e festivale, se sa pėr afirmimin dhe pėrkrahjen e shqiptarėve tė kėsaj qendre. I pėrmendėm vetėm disa nga sivėllezėrit e simotrat tona tė harruara nė veri tė Danubit, pa e harruar me kėtė rast zonjėn Anastasia Georgescu Pallamida qė u shua nė vetmi (2006), e bija 96 vjeēare e ish-presidentit tė Komunitetit Ortodoks Shqiptar tė Bukureshtit, Nikolla Gjergj Pallamidės: "Nė shtėpinė time ka qenė Asdreni, Kuteli, Bubani, por jo edhe deputetja Oana Manolescu e vetėshpallur si presidente e njė shoqatėe tė ligė: Shoqata Liga e Shqiptarėve tė Rumanisė, drejtoresha e fletushkės Miku i shqiptarit pa asnjė shqiptar. Vajhalli pėr hallet e komunitetit, i mbetur nė harresė si nė kohėn e Karaxhales." Duke parė si qėndrojnė punėt nė Bukuresht, pėr tė zbutur atmosferėn e krijuar nė gjirin e Bashkėsisė Kulturore tė Shqiptarėve tė Rumanisė qė pat funksionuar si duhet 11 vjet tė plota (1990-2001), e pat marrė fjalėn para disa vitesh pėrfaqsuesi i Shqipėrisė nė Rumani, Shkėlqesia e Tij, zoti Ambasador Leonidha Mėrtiri dhe pat thėnė:
"Mė falni se erdha sot pa na ftuar, por ndonjėherė ka nevojė qė tė vijė shqiptari nė familje pa thirrje paraprake. Unė i njoha problemet financiare qė ka komuniteti dhe mė vjen keq qė ndodheni nė njė gjendje kaq tė vėshtirė. Kėtė nuk e kemi dashur kurrė. I bėmė tė gjitha pėrpjekjet qė nė Parlamentin rumun tė pėrfaqsohet komuniteti nėpėrmjet njė pėrfaqsuesi shqiptar, por ja qė ndodhemi para njė akti tė kryer. Nuk erdha kėtu qė tė jap dhe tė marr vendime. S'e kam kėtė tė drejtė, por erdha mes jush tė shkėmbej vetėm disa mendime, pikėrisht nga kėto pika qė ju sapo i parashtruat. Kemi patur fatin tė njihemi me njė numėr tė konsideruar anėtarėsh tė kėtij komuniteti, duke kėmbyer mendime se si mund ta ripėrtėrini Sot dua tė pėrforcoj mė shumė kėt fakt, dhe tė sugjeroj disa nga mundėsitė, pėr ta pėrforcuar realisht kėtė komunitet. Do tė kini durim, ju lutem, tė jua them atė qė ėshtė mė e rėndėsishme: Komuniteti ndodhet pa kokė. Zoti Maksuti ka dhėnė dorėheqjen. Edhe sot, edhe nė tė ardhmen, do tė pėrmend punėn madhore tė zotit Maksuti, por a do tė kemi tani njė kryetar? A do tė kemi tani njė zėvendėskryetar? Nuk ėshtė e domosdoshme tė keni njė kryesi me mė shumė vetė, por tė keni njė kryesi aktive. Kėta do t'i zgjedhni vetė. Kjo nuk ėshtė punė e Ambasadės."
Ambasadori e bėri tė veten, zoti Maksuti e bėri edhe ai tė veten, dha dorėheqje ngase fati i komunitetit shqiptar ra nė duart e njė mashtrimi kriptokomunist: pėrgjatė fushatės elektorale, kur zienin luftėrat nė Ballkan, iu dha rasti tė "fitojė" mė shumė vota njė joshqiptare (Oana Manolescu) se sa njė shqiptare (Kristia Maksuti). Pse? Ngase mėnjanė i mashtronte rumunėt gjoja se qenka shqiptare, nė anėn tjetėr paraqitej si rumune nė regjistrim, dhe si arumune kur vjente nė Maqedoni. Dallavere, mashtrim publik dhe mashtrim zyrtar, gjėra tė cilat ende nuk i ka kuptuar qeveria rumune dhe administrata diplomatike e shtetit shqiptar. Dhe ja se si shkon duke u prishur komuniteti shqiptar, siē u prishėn edhe kishat shqiptare tė Dardanisė, edhe varrezat shqiptare tė tė parėve tanė, qė nga Shipkovica e deri nė Drenicė, dhe jo vetėm aq. Asimilimi, mashtrimi, lakmia dhe pėrfitimi janė duke e bėrė tė veten. Shkėndijat e optimizmit, megjithatė, ende nuk janė shuar: pritet qė nė vjeshtė tė mbahen disa manifestime kulturore dhe tė kremtohet siē i ka hije, Dita e Flamurit, e vetmja natė qė i tubon shqiptarėt nė kėtė vend. Mund tė shpėtosh nga kthetrat e asimilimit vetėm me njė ditė?
(Baki Ymeri, Bukuresht)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara