HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Korēarėt e Bukureshtit

Vani Burda, Nikolla Naēo dhe dashuria ndaj Shqipėrisė

Baki Ymeri -- nga Baki Ymeri, Bukuresht

"Pėrkundėr urdhėrit kategorik tė doktorit, qė tė mos lėvizte, Naēua s'e pėrmbajti dot buēitjen e zemrės, u ngrit menjėherė nė shtrat, hapi krahėt dhe briti: Rroftė Shqipėria! Plagėt e shpirtit t'im u shėruan! Tashi le tė vdes: Zoti i math mė paska falur njė vdekje tė ėmbėl..."

Sipas historiografisė sonė, "Lėvizja kombėtare shqiptare nė periudhėn e Rilindjes hartoi program tė vet strategjik tė veprimit, tė bazuar nė kėrkesat qė parashtronte ēasti historik. Si kryesore nė kėtė veēoheshin: ngritja e vetėdijes kombėtare, lufta kundėr pėrēarjes fetare me moto: Feja e shqiptarit ėshtė shqiptaria, pėrkatėsisht bashkimi dhe ēlirimi kombėtar" (I. Dėrmaku, Nikolla Naēo - Korēa (1843-1913), Apostull i Shqiptarizmit, Prishtinė, 2001, fq.403). Njėri nga veteranėt e kėsaj lėvizjeje tė shenjtė, ishte Nikolla Naēo, themelues dhe drejtor i revistės 'Shqiptari' (1888), tė cilin Fan S. Noli e konsideronte si Ushtarim mė tė vjetėr dhe mė energjik tė ēėshtjes shqiptare (letėr e dėrguar nga Bostoni (SHBA) mė 28 nėntor 1911).

Nikolla Naēo
Nikolla Naēo (1843-1913)

Ndėr kolonitė shqiptare tė mėrgimit, kolonia e Rumanisė ishte mė e njohur dhe mė e pregaditur pėr realizimin e njė programi tė kėtillė. Faktet historike flasin sė mė 16 dhjetor tė vitit 1884, nė Bukuresht u formua shoqėria e parė e pavarur kulturore shqiptare "Drita". Sipas hulumtuesit kosovar, Dr. Ismet Dėrmaku, inspirues dhe prijės i saj, de facto, ishte Nikolla Naēo. Pėr veprimtarinė e shoqėrisė dhe veprėn e Naēos deri nė muzgun e jetės sė tij mund tė shkruhen disa vėllime monografike. Monografinė e parė, de facto, e ka shkruar njė kosovar, Dr. Dėrmaku. Nė kontekstin e kėtij shkrimi po ndalemi te nipi i tij, Vani Burda, duke pėrshkruar njė pjesė tė kujtimeve tė tij mbi Naēon, nga operimi i tij e deri nė momentin kur ky apostull i shqiptarizmit i mbylli sytė pėrgjithmonė.

Vani Burda

Nga njė kartėpostale e 24 tetorit tė vitit 1912, dėrguar Vani Burdės nė adresėn Calea Mosilor, Nr.388, Bukuresht, kuptojme se Nikolla Naēo ishte i internuar nė spitalin Colentina, nė sallėn Nr.3. Sipas kujtimeve tė Dimitrie Butculescut, "I sėmurė me njė kancer nė hundė, N. Naēua u operua nė Spitalin Brancovenesc, para kėqrshėndellave 1912. Pas operacionit gjendja iu keqėsua gjithnjė e mė shumė, derisa vdiq, mė shumė nga hidhėrimi sepse doktori Petrescu Galati, nja njėzet ditė para se tė vdiste i tha se "Nuk kam mė ēfarė t'i bėj, po tė dojė le tė varė veten", kurse Naēua, duke shkuar nė shtėpi, u tha miqve tė vet: Ja ē'mė thotė doktori mua, Naēos. Do t'ia kisha futur njė shuplakė po tė kisha qenė i shėndetshėm". Kjo deklaratė e ashpėr dhe e egėr (e doktorit) ia shpejtoi vdekjen, saqė tė mėrkurėn, mė 24 prill 1913, nė orėn 10 tė mėngjesit vdiq nė shtėpinė e tij me qira, Calea Mosilor, nr.388.

Vani Burda, fotopllakat

Ai u transportua nė Kishėn Ene, tė dhėnė nga Mitropolia pėr besimtarėt ortodoksė dhe u varros sot, tė premten, nė orėn 3 pas dite, nė varrezėn Sf. Vinerea (Shėn e Premtja), nė vendin e blerė nga nipi i tij, Vani Burda. Do tė shėrbejnė nė Kishė urata Fan Noli dhe prifti Harallamb, famullitari i Kishės Ene (Kishė shqiptare). Nė orėn 3 pas dite isha nė Kishėn Ene dhe mbajta njė fjalim, pastaj eca mė kėmbė deri te stacioni i trenit, ku hipa nė llandonin e priftit Ballamaēi deri nė varrezėn e Sf. Vinera. Pas varrimit u kthyem nė qytet me priftin Ballamaēi. Zoti Vani Burda (ėshtė djalė motre i N. Naēos), anėtar i shoqėrisė Drita tė shqiptarėve, Rruga Polona nr.89. Informacionin e kemi shkėput nga monografia e Dr. Ismet Dėrmakut, fq. 4001/402, i cili bazohet nė shkrimet e njė funksionari rumun, pa e shėnuar prejardhjen e dokumentit, ndaj vdekja e Naēos nė shtėpi dhe pjesmarrja e Fan Nolit nė varrim duken diskutabile. Kartėpostalja qė na ka rėnė nė dorė, tė cilėn Naēo e dėrgon nga spitali, konfirmon faktin se disa muaj para se tė ndėrrojė jetė, Nikolla Naēo ishte pacient i spitalit Coltea. Si e pėrshkruan Lasgush Poradeci vdekjen e kėtij korēari tė shenjtė?

Nė kuadrin e broshurės Njė fatos i veteranėrisė shqiptare, fq.15, Lasgushi thot se Naēua vdiq nė spitalin Coltea tė Bukureshtit, dhe se pėr tė pėrkujdesej doktor Predescu Galati. "Pak minuta pėrpara vdekjes: nė ditėn e bardhė tė 24 prillit 1913 (duke u bazuar nė aktin e vdekjes), njė tog patriotėsh besnikė tė ideve tė Naēos, e vizituan nė spitalin Coltea tė Bukureshtit, kryetarin e tyre tė adhuruar, qė dergjej nė repartin e doktor Predescu Galatit, ku kish rėnė pėr tė fundit herė, pas njė veprimtarie tė pashėmbullt nė luftėn e tij sipėrnjerėzore pėr Atdheun e kombin.

Mė plaku syresh, i afrohet me drojtje shtratit tė pacientit dhe me gas nė buzė i bėn tė njohur lajmin e freskėt tė njė evenimenti gazmor, i thonė se Konferenca e Ambasadorėve e Londrės do tė shpallė pėr sė shpejti autonominė dhe sovranitetin e Shqipėrisė, duke caktuar edhe kufijtė tanė kombėtarė. Pėrkundėr urdhėrit kategorik tė doktorit, qė tė mos lėvizte, Naēua s'e pėrmbajti dot buēitjen e zemrės, u ngrit menjėherė nė shtrat, hapi krahėt dhe briti: Rroftė Shqipėria! Plagėt e shpirtit t'im u shėruan! Tashi le tė vdes: Zoti i math mė paska falur njė vdekje tė ėmbėl!". Dhe me kėto fjalė, qė ishin tė fundit, pėr mallin qė ia pat pėrvėluar zemrėn njė jetė tė tėrė, mbylli sytė pėrgjithnjė nga drita e kėsaj bote dhe vate nė tė Vėrtetėn".

(Ka dhe mė)

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara