HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nga diaspora artistike e shqiptarėve tė Rumanisė

MANIFESTIMI I FUNDIT QĖ U MBAJT NĖ GJUHĖN SHQIPE NĖ BUKURESHT

Baki Ymeri -- nga Baki Ymeri, Bukuresht

Asimilimi bėn kėrdi nė diasporė, sidomos nė Greqi dhe ne disa vende te prekura nga blasfemia e komunizmit. Sa tė ēuditshėm dhe sa tė pėrēarė qė jemi! Dy shqiptare e tre parti. Del nje turme pleherash te internetit per te devalvuar vlerat kombetare te figurave qendrore te atdhetarizmit shqiptar ne Kosove. T'i ketė fajet vallė demokracia apo partitė politike? Assesi! Mos vallė parazitizmi i ka fajet apo mentaliteti bolshevik i atyre qė s'i lexojnė rilindėsit tanė! Shqiptarėt dikurė ishin mė tė organizuar se sot. Pėrfaqsuesi i fundit i diplomacisė sė Ramiz Alisė, ishambasadori shqiptar nė Bukuresht, Piro Vito, edhepse ishte socialist, interesohej pėr varrin e Nikolla Naēos, shqiptarit mė tė shenjtė qė ka patur Bukureshti ndonjėherė. Shkėlqesia e Tij, zoti Leonidha Mėrtiri, ish/ambasadori i Shqipėrisė nė kėtė vend, pa marrė parasysh pėrkatėsinė e tij politike, interesohej me gjithė zemėr pėr fatin e komunitetit tė kėtushėm shqiptar dhe dha kontribut pėr inaugurimin e njė pllake pėrkujtimore nė hotelin Continental, ku pat qėndruar Ismail Qemali me rastin e mbajtjes sė mbledhjes historike tė nėntorit (1912). Po keshtu pat vepruar edhe amabasadori aktual, Shkėlqesia e Tij, z. Dashnor Dervishi me rastin e inaugurimit te bustit te Naim Frasherit ne Bukuresht, meritėn qendrore duke e patur ne kete perurim ish-minstri Besnik Mustafaj.

Diaspora nuk ka nevojė pėr politikė dhe ajo nuk guxon tė jetė e pėrēarė, na thoshte zoti ambasador dhe bėnte ēmos pėr ta njohur, pėr ta pėrkrahur kėtė komunitet, me krejt dashamirėt e Shqipėrisė, me tė gjitha vlerat e shqiptarizmit. Njė funksionar i ambasadės shqiptare, zoti Aleks Jaso, me origjinė arumuno/shqiptare, dha madje edhe kontribut konkrt pėr botimin e revistės Albanezul/ Shqiptari, siē pat dhėnė kontribut pėr afirmimin e Kosovės nė Rumani edhe njė diplomat tjetėr shqiptar me prejardhje arumune, zoti Marko Bello. Nga njė vizitė te njėri nga veteranėt mė tė shquar tė komunitetit shqiptar tė Bukureshtit, zoti Thanas Kristo Rėmbeci, korēar i zjarrtė, filohebre dhe dashamir i Kosovės, i njohur zyrtarisht me emrin T'nase Cristescu, pasi na flet me admirim pėr vlerat e komunitetit dhe shqiptarėt e mirėfilltė tė kėsaj diaspore, na qet mbi tryezė njė broshurė. E sheh kėtė, na thotė: Ky ėshtė programi i manifestimit tė fundit kulturor qė kanė mbajtur nė gjuhėn shqipe shqiptarėt e Rumanisė. Fjala ėshtė pėr programin kulturo-artistik, tė organizuar nga Lidhja Antifashiste e Shqiptarėve tė Rumanisė, mė 28 Nėntor 1947.

Dhe na nxjerr xhaxhi Nasi pėrpara, njė grumbull fotografishė me ata qė e kanė nderuar artistikisht kėtė manifestim. Programi ėshtė i shkruar rumanisht, dhe ėshtė shpėrndarė me rastin e mbajtjes sė manifestimit nė Sallėn Prietenia (Miqėsia), qė gjendet edhe sot e kėsaj dite, pėrballė Ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, nė qendėr tė Bukureshtit. Asokohe ishte fjala pėr miqėsinė rumuno/sovjetike, ndėrsa sot godina ka tjetėr emėr dhe tjetėr destinacion veprimi. Programi i kėsaj broshure u realizua nė gjuhėn shqipe, me kėngė e valle, me recitime, aktrime e kostume kombėtare. Prej asaj mbrėmjeje e deri mė sot, shqiptarėt e kėtij vendi nuk patėn fat mė, tė organizojnė mė mbrėmje tė kėtilla, me kontribute konkrete artistike, pėr Ditėn e Flamurit. Nėqoftėse e kanė shijuar e pėrjetuar kėngėn shqipe, vallen shqipe, dramėn shqipe, filmin shqiptar, kėtė e kanė bėrė ansamblet shqiptare qė kanė kaluar nėpėr Rumani nė kohėn e Enverit, apo diplomatėt shqiptarė qė i kanė ftuar shqiptarėt nė Ambasadė, pėr tė kremtuar sė bashku Ditėn e Flamurit, apo me rastin eardhjes sė ndonjė personaliteti tė lartė nga Tirana.

Drenovarėt, boboshtarėt dhe dardharėt i karakterizonte njė ndjenjė e lartė e solidaritetit dhe respektit ndaj vlerave letrare e artistike. Asdreni, Mihailesku Toskani dhe Viktor Eftimiu ishin tri nga figurat qėndrore tė Boboshticės dhe Drenovės nė Rumaninė e periudhės sė Mbretėrisė. Veprėn e tyre e vazhdojnė sot nė Amerikė Niko Dako, Rozi Theohari, Rajmonda Mojsiu etj. Duke shfletuar Programin qė na e ofroi xha Nasi, shohim se nė pjesėn e parė tė kėtij manifestimi ėshtė kėnduar Hymni i Shqipėrisė, Hymni Mbretėror Rumun, hymni i Bashkimit tė Republikave Socialiste Sovjetike, pas intonimit tė tė cilavet e ka mbajtur Fjalėn e hapjes, Viktor Kristea, Kryetar i atėhershėm i Unionit tė Shqiptarėve Antifashistė tė Rumanisė. Nė Pjesėn e dytė, kėndohen kėngėt partizane Kushtrimi, Shqipja mori malet, Hymni i Armatės Shqiptare, potpuri kėngėsh kombėtare shqiptare, tė harmonizuara nga Hipokrat Kondi, si dhe kėngė popullore rumune. Recitohen vargje tė Asdrenit, degjohet zėri artistik, operistik, i zonjushes Smaranda M. Toskani, kėndon nė piano motra e saj, zonja Aglaja Mihėilesku Toskani (nga Opera Shtetėrore), recitohen vargje tė Ēajupit etj. Nė pjesėn e tretė tė programit, jepet shfaqja Heronjtė e punės, regjinė e sė cilės e ka bėrė shkrimtari shqiptar i Bukureshtit, Foqion Miēaēo, jeta dhe vepra e tė cilit meriton tė ndriēohet.

Subjekti i kėsaj pjese ndėrlidhet me ndėrtimin e hekurrudhės sė parė shqiptare Durrės-Elbasan, si dhe me punėt e bėra nė njėrin nga kantjeret e rrugės Kukės-Peshkopi, kur tė rinjtė shqiptarė, ndėrtuan vullnetarisht, nė vitin l946, 65 km.rrugė. Personazhet e kėsaj pjese janė tė gjithė shqiptarė tė Bukureshtit: Teodor Papapavli (Bardhi), Nasi Kristesku (Zejneli), Antoneta Kristesku (Afėrdita), Nesti Proto (Nesti), Konstantin Shandro (Selo), Pandeli Shundi (Koēo), Matej Danili (Tekniku) dhe Toma Velo (Gaqo). Pėr ne, qė kemi patur fatin t'i njohim disa nga kėta, mė me rėndėsi se subjekti i pjesės nė fjalė, ėshtė jeta dhe vepra e kėtyre bijve tė shenjtė tė rilindėsve tanė, korēarė me zemėr tė zjarrtė, shqiptarė dhe arumunė bashkė, dashamirė tė kombit dhe atdheut, qytetarė tė denjė pėr atdhetari dhe qytetėrim, moral, besnikėri dhe unitet, aftėsi, pėrgjegjshmėri dhe ekuilibėr, pėr tė cilėt kemi shkruar dhe do tė shkruajmė.

-- marrė nga revista Albanezul/Shqiptari, periodik i Bashkėsisė shqiptare tė Rumanisė

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara