HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mjekėsi pa krye

-- nga Arben ĒOKAJ, 01.06.2007

Arben Ēokaj Ditėt e fundit, ministri i shėndetėsisė Ndoka, shkarkoi nga puna dy infermierė dhe pezulloi pesė mjekė. Sėbashku me drejtorin jomjek tė QSUT-sė, ai paralajmėroi punonjėsit e shėndetėsisė pėr pushim nga puna, nėse ata marrin para nėn dorė. Deri kėtu mirė, nė drejtim tė zbatimit dhe respektimit tė ligjit, pasi korrupsioni nė sferėn e shėndetėsisė ka krijuar njė imazh mjaft negativ tė kėtij shėrbimi nė popull, ku ekziston ideja se fajtorėt janė mjekė. Po sistemi shėndetėsor, nė vetvete, sa i ėshtė pėrshtatur kushteve tė ekonomisė sė tregut nė Shqipėri? A mos ėshtė faji i vetė sistemit, qė po i detyron mjekėt tė korruptohen dhe jo morali i tyre? Po pacientėt shqiptarė, tė cilėt duan shėrbim falas - siē parashikohet nė ligj - a e kuptojnė se njė shėrbim i shtrenjtė duhet tė paguhet, pa ta kesh?! Dhe pėrderisa shteti nuk paguan, atėherė mjekėt nuk mund tė jenė pėrjetėsisht filantropikė e zemėrgjerė dhe tė pėrkushtuar, se edhe ata duan tė hanė, aq mė tepėr kur shohin se ēfarė ndodh nė shoqėrinė tonė, ku njė kryetar komune me 900 vota tė blera, mund tė bėhet multi-milioner...

Kėto ditė dėgjuam gjithashtu nga lajmet, se nė Kinė, njė drejtues i lartė i shėndetėsisė u dėnua me vdekje pėr korrupsion. Ai kishte pranuar pėr arsye korruptive, qė ilaēe tė pakontrolluara tė futen nė tregun kinez, gjė qė kishte shkaktuar edhe vdekje njerėzish. Pyet njeriu, pse ndodh kjo gjė nė Kinė? Nė Kinėn qė aq simpati e kanė disa shqiptarė... Pėr mė tepėr, kur sistemi atje prezumon tė drejtėn pėr dėnime kapitale. Kjo ndodh sepse nuk ka sistem privat vetė-rregullues nė atė vend, dhe sepse sistemi shėndetėsor atje ėshtė i ngjashėm me sistemin tonė, tė trashėguar nga koha e komunizmit.

Dhe vėrtetė, pak gjė ka ndryshuar nė mjekėsinė shqiptare, qė nga koha e komunizmit. Shėrbimi nė spitalet tona ėshtė i njė cilėsie mė tė ulėt se nė atė kohė. Pėrveē disa klinikave private, klinikave dentare, farmacive etj. Duket se dentistėt apo farmacistėt patėn mė shumė leverdi ekonomike nga diploma e tyre, nė krahasim me mjekėt, tė cilėt marrin para borxh qė tė bėhen mjekė, pėr tė ardhur njė ditė, ku njė ministėr i pakualifikuar nė mjekėsi synon tė bėjė moral, pėr t'i kthyer mjekėt shqiptarė nė kohėn e kafshatės. Nė njė sistem tė tillė publik, ku mjeku nuk paguhet me rrogėn qė meriton, pėr tė siguruar njė jetė normale, tė ketė makinė dhe tė pijė edhe njė kafé pa iu dridhur zemra, ai nuk ka rrugė tjetėr: veē tė korruptohet. Do tė korruptohet edhe sikur dėnimi tė jetė kapital... si nė Kinė. Kjo ėshtė evidente!

Sistemi shėndetėsor nė Shqipėri duhet konceptuar nė njė formė tė re, mė efektiv, mė aktual dhe nė pėrputhje me rregullat e ekonomisė sė tregut, dhe duhet tė kėnaqė tė tre palėt: personelin mjekėsor (mjekė, infermierė, etj.), pacientėt dhe shtetin si rregullator. Po kush duhet ta bėjė kėtė, dhe a mund tė shpresojmė se njė reformė tė tillė nė shėndetėsi, mund ta bėjė ministri aktual?! Pėr kalkulime politike - jo pėr aftėsi menaxhuese tė shfaqura mė parė, sapo ministri aktual mori nė dorėzim zyrėn e tij, filloi tė flitet me termat e menaxhimit - ju lutem, kush duhet tė menaxhohet?! Punonjėsit e shėndetėsisė apo paratė qė jepen pėr shėrbimin shėndetėsor? Apo vetė sistemi shėndetėsor?!

Nga dėshira pėr ta parė veten ministėr nė jetėn e vet, Ndoka pranoi njė detyrė tė rėndė pėr kapacitetet qė ka - njė grackė kjo qė nuk u pranua nga kolegu i tij Nikollė Lesi. Shumė shpejt, Ndoka e pa veten jashtė loje, pasi mjekėt nė spitalet qendrore filluan refuzimin estetik. Duke e ndjerė veten keq dhe nė pamundėsi pėr tė influencuar, duke menduar njėkohėsisht se ka tė drejtė nė ushtrimin e detyrės sė tij si ministėr, ai filloi tė kėrcėnojė punonjėsit e shėndetėsisė pėr pushime nga puna, nėse ata korruptohen, nė vend qė tė plotėsojė me drejtorė dhe specialistė vendet vakante qė ka nė ministrinė e tij. Kjo po, ėshtė puna e tij, jo ajo e policit anti-korruptiv. Korrupsionin nė shėrbimin shėndetėsor duhet ta luftojė sistemi, jo ministri! Por a e di ministri, se ka mjekė nė Shqipėri, tė cilėt janė tė pazėvendėsueshėm, dhe qė punėn e tyre nuk mund ta bėjnė as dhjetėra hidraulikė apo axhustatorė tė mbledhur sė bashku? Me ēfarė do t'i zėvendėsojė ministri ata specialistė, qė ėshtė vėshtirė t'i gjesh nė Shqipėri?!

Furtuna Ndoka qė synon uljen e korrupsionit, duke kėrcėnuar me pushime nga puna, mund tė sjellė njė 'ngrirje virtuale' nė procesin e trajtimit tė pacientėve nė spitalet tona. Le tė supozojmė se asnjė mjek a punonjės shėndetėsie nuk do tė marrė para nėn dorė. Bėhet pyetja, a iu mjafton mjekėve tanė rroga qė ata marrin pėr shėrbimin qė kryejnė?! Kush po pyet pėr kėtė? E pra duhet pyetur dhe duhet gjetur njė zgjidhje, se ke tė bėsh me njerėz tė kualifikuar, ku pjesa mė e madhe e tyre kanė bėrė 18-22 vjet shkollė dhe nuk janė bėrė milionerė vetėm me njė shkollė nate, apo me diploma false, si ndonjė ministėr apo deputet, qė marrin para nėn dorė edhe pėr punėsimin e njė polici a shoferi.

Duhet tė kemi parasysh se kur flitet pėr sistem shėndetėsor, nė radhė tė parė mendja tė shkon tek personeli mjekėsor, pėrveē kuadrit ligjor qė rregullon veprimtarinė e institucioneve shėndetėsore. Pra, duhet gjetur njė formulė, qė kėnaq punonjėsit e shėndetėsisė - si pjesa njerėzore dhe koka e njė sistemi, nė mėnyrė qė shėndetėsia shqiptare tė funksionojė. Pa njerėzit e duhur, veglat dhe mjetet mjekėsore janė tė vdekura. Nga ana tjetėr, kur ka njė harmoni nė mes pagesės qė merr njė punonjės shėndetėsie me punėn qė bėn, ai do tė ofrojė edhe njė shėrbim mė cilėsor pėr pacientėt e tij.

Dy histori tė vogla mund tė ilustrojnė mė mirė kėtė fenomen. Njė ditė kur po rregulloja makinėn tek njė automekanik, e pyeta atė, sa fiton nė muaj? Ai mė tha "njė milion". "Jam nė kemp - tha ai - por kam kategori tė shtatė dhe punoj kėtu bashkė me njė koleg dhe djalin...". Nė njė ndėrtesė tė marrė me qira, pranė njė rruge nacionale, njė automekanik, me punėn e tij, me disa vegla tė thjeshta dhe me duar tėrė vaj e graso, fiton njė milion lekė tė vjetra nė muaj, duke mos paguar as tatimin e sheshtė mbi rrogėn, qė ka ndėrmend tė vjelė shtetit shqiptar.

Ndėrsa njė mjek, i cili ka nė dorė disa vegla mė tė ndėrlikuara, ka dy dekada vite shkollė dhe qė shpeshherė shpėton edhe jetė njerėzish, duhet tė mjaftohet me 270-300 mijė lekė tė vjetra nė muaj, sipas logjikės 'Ndoka' - tė cilit aq para as pėr kafé nuk duhet t'i mjaftojnė nė muaj. Njė miku im mjek nė QSUT, mė tha njė ditė se po ta kishte rrogėn njė milion, as qė do i shkonte mendja qė tė merrte para nga ndonjė pacient. Ja ku ėshtė problemi! Tė gjithė e dimė. Pse nuk bėjmė diēka qė kjo gjendje tė rregullohet, por luajmė lojėn e budallait?!...

Nėse flasim pėr shėrbimin shėndetėsor nė vende tė tjera, mund tė pėrmend kėtu faktin se njė mjek specialist nė Gjermani merr njė rrogė vjetore deri nė 250 mijė Euro. Dhe nėse nuk ke kartė shėndeti, mjeku nė Gjermani ka tė drejtė qė t'ju shėrbejė, duke pėrdorur mjetet e spitalit ku punon, nga ku privatisht mund tė marrė para nga pacienti, pa hyrė nė kanalet e diskutimit "korrupsion" apo jo. Askush nuk tė sheh me sy tė keq, se kėtė e lejon ligji! Pėr mė tepėr, nėse njė pacient i siguruar pret radhėn pėr tė bėrė njė operacion, dhe ka preferencė pėr njė kirurg tė caktuar, ai mund ta marrė mė shpejt kėtė shėrbim nga mjeku i preferuar, kundrejt njė pagese, qė pėrcaktohet nga mjeku nė fjalė.

Atėherė pse nuk liberalizohet sistemi i shėrbimit shėndetėsor tek ne, qė tė kemi mė shumė efektivitet dhe njė cilėsi mė tė lartė shėrbimi?! A mos kujtoni se ne shqiptarėt jemi racė e veēantė e shoqėrisė njerėzore? Jo! Absolutisht jo! Edhe ne si tė tjerėt jemi. Fatkeqėsia jonė qėndron nė faktin se jemi pjesė e njė shoqėrie postkomuniste, dhe konceptet ekonomike e politike nė trurin e njerėzve dhe tė politikanėve tanė, janė aq tė ngurta e diktatoriale, saqė as mendimin nuk e lėnė tė marrė frymė lirshėm e jo mė veprimin. Fatkeqėsisht, jemi njė shoqėri, ku budallai ka licensė tė bėhet edhe ministėr e deputet, dhe ai nuk di tė bėjė sistem, ai di tė vjedhė pėr vete e bashkėpunėtorėt e tij injorantė, dhe kur vjen puna pėr t'u shėruar, ai mėsyn Italinė a ndonjė vend tjetėr (ku njė operacion kushton sa ashensori i munguar nė Ministrinė e Shėndetėsisė), duke harruar se banorėt pacientė tė kėtij vendi, detyrohen tė shqyejnė me forcė xhepat e mjekut, duke i futur paratė, qė ai t'i marrė nė dorė, pėrndryshe duhet t'i drejtohen varrezave, ku edhe toka ka filluar tė mungojė nė zonat urbane.

Krijimi i njė sistemi shėndetėsor efektiv dhe tė pranueshėm nga tė gjitha palėt, pavarėsisht vėshtirėsive konceptuale tė fillimit, duhet tė bėhet me pjesėmarrjen dhe kontributin nė radhė tė parė edhe tė mjekėve, tė cilėt duke analizuar projekte tė ndryshme, qė mund tė propozohen nga Ministria e Shėndetėsisė, tė zgjedhin projektin mė tė pėrshtatshėm pėr kushtet e vendit tonė. Por duhet njė vullnet pozitiv nė kėtė drejtim, njohuri pėr sisteme tė ndryshme efektive qė operojnė nė Perėndim, dhe jo kėrcėnime banale kundrejt njė klase njerėzish tė mirė-edukuar, tė cilėt njė sistem demode po i detyron tė korruptohen.

Ministri i Shėndetėsisė e tregon veten tė pėrciptė, kur nuk synon reforma thelbėsore, qė ndryshojnė gradualisht gjendjen e shėrbimit shėndetėsor nė Shqipėri. Ai u prit mirė nga zėra tė vetmuar, tė cilėt pėrmenden edhe raste jo-mjekėsh nė perėndim, tė emėruar nė rolin e ministrit tė shėndetėsisė. Por nė perėndim ka sisteme shėndetėsore tė konsoliduara - jo artizanale e me punonjės tė keqpaguar si kėtu tek ne. Pėr mė tepėr, tė kėrcėnosh mjekėt, nuk ėshtė zgjidhje e situatės - zgjidhja ėshtė rritja e rrogės sė tyre dhe pėrmirėsimi i kushteve nė tė cilat ata punojnė. Pastaj mund tė kėrkohet llogari! Me 'pesė aspra', nuk mund tė sigurojė shėrbim tė mirė ministri. Kėrcėnimi ndaj punonjėsve tė shėndetėsisė me terminologjinė e pėrdorur "matrapazė tė jetės", pavarėsisht vullnetit qė ka ministri, mund ta fusė mjekėsinė tonė nė njė rrugė pa krye.

Nėse kėrkesa pėr njė sistem shėndetėsor bashkėkohor ėshtė e vėshtirė pėr t'u realizuar nga njė ministėr pa pėrvojė, atėherė atė nuk e pengon askush, qė energjinė e tij pozitive ta shpenzojė duke kėrkuar ndihmėn e specialistėve ligjorė, mjekėsorė dhe mė gjerė, si nė rastin e ligjit anti-duhan, dhe nė njė tryezė tė pėrbashkėt, tė diskutojė se si duhet tė dilet nga kjo gjendje e mjerė nė mjekėsinė shqiptare. Cili sistem duhet zgjedhur, qė pacientėve shqiptarė t'u ofrohet njė shėrbim cilėsor dhe jo i korruptuar?!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara