HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Nano president...?!

-- nga Arben ĒOKAJ, 15.06.2007

Arben Ēokaj Pėrdoret njė maksimė nė politikė: "kurrė mos thuaj kurrė". Por pėr disa gjėra duhet tė thuhet kurrė edhe nė politikė. Dhe nėse ka njė gjė, qė duhet thėnė kurrė nė politikėn shqiptare, ėshtė rasti tani pėr t'i thėnė jo Fatos Nanos president! Pėr kėtė, ka njė numėr arsyesh. Nisur qė nga akuzat e kryeministrit aktual, tė bėra nė kohėn kur Nano ishte kryeministėr, e deri tek metodat abuzive, qė Nano pėrdor pėr tė defaktorizuar politikanėt e tjerė dhe pėr t'u shfaqur nė skenėn e politikės shqiptare si primadonė.

A duhet t'i konsiderojmė si shpėtimtarė politikanėt e konsumuar dhe tė dėshtuar, tė cilėt i mėsojnė administratės publike metodat e shkrehjes, tė abuzimit me paratė publike, tė mosrespektimit tė ligjit apo mungesėn e seriozitetit? A duhet tė zgjedhim njė president, i cili ka si synim kryesor metodėn e shantazhit dhe bllokimit pėr pėrfitime thjeshtė personale? Njė president qė tregon interes minimal pėr ēėshtjen kombėtare? Pavarėsisht se ēfarė thotė Nano kėto ditė, ai ėshtė provuar si politikan i pandėrgjegjshėm dhe fshati qė duket nuk do kallauz!

Dalja e Nikollė Lesit nė krah tė Nanos ishte fasadė. Nuk dihet arsyeja pse Lesi pranoi njė tundim tė tillė (dhe nuk ėshtė e vėshtirė tė merret vesh), por ka qenė pikėrisht Lesi qė ka deklaruar kur e kishte pisk me Nanon kryeministėr, se Nano ėshtė i zoti tė bėjė njerėz pėr vete kur nuk ka pushtet, por sillet krejt ndryshe kur vesh rrobat e pushtetit. Kritikat e Lesit nė gazetėn e tij tė atėhershme shkonin deri nė ēėshtje personale, duke i parė ndryshimet nė karakter tė Nanos, si tė ndikuara nga gruaja e tij e re.

Ėshtė krim tė kesh nė drejtim njė politikan qė nuk ka stabilitet psiko-emocional. Aq mė tepėr president tė republikės, i cili ka nė dorė drejtėsinė; respektivisht KLD-nė dhe kryeprokurorin, shefin e SHISH-it dhe ėshtė Komandant i Pėrgjithshėm i Forcave tė Armatosura. Do tė ishte fatkeqėsi kombėtare, nėse Nano do e gjente rrugėn pėr t'u ngritur nė majė tė shtetit shqiptar! Dhe duket se ai ka filluar ta bėjė lojėn e tij, duke "blerė" edhe mbėshtetjen e Lesit, nė rast se ai zyrtarizohet si kandidat konsensual.

Berisha u detyrua qė tė takohej me Nanon nė njė kohė kur diskutimet pėr zgjedhjet lokale kishin ngecur dhe po rrezikohej procesi. Nė atė kohė Berisha tha se disa deklarata thuhen nėpėr fushata, gjė qė ngriti shumė pikėpyetje pėr besueshmėrinė e takimit. Dyshimet vazhduan edhe mė pas, duke parė qė Berisha nuk shprehej qartė pėr postin e presidentit tė ardhshėm. Madje, edhe kur PD shpalli Bamir Topin si kandidat tė pozitės pėr president, kishte mendje dyshuese (dhe akoma vazhdon tė ketė), qė thonė se Berisha po e djeg Bamir Topin si kandidaturė. Ndonėse nuk besoj qė kjo tė jetė e vėrtetė, shpreh bindjen se kandidatura e Topit pėr president ėshtė ndėr mė dinjitozet dhe mė tė preferuarat. Berisha ka lėnė gjithashtu tė kuptojė se nuk e do Nanon president, por vetėm nėse opozita e fut atė nga dritarja. A ėshtė kjo njė lojė taktike e Berishės pėr tė justifikuar zgjedhjen e Nanos, apo mos kundėrshtimi hapur i kandidaturės sė Nanos bėhet pėr arsye se zgjedhja e tij nuk vjen nė shprehje, pėrderisa nuk mbėshtetet as nga tė vetėt?!

Nano mund ta uzurpojė postin e presidentit nėse arrin ta marrė atė, dhe do i bėjė njė shėrbim tė keq interesave kombėtare me aq mundėsi sa ka njė president i republikės. Nga ana tjetėr, Nano do tė hijezojė drejtuesit e tjerė politikė, pėrfshij kėtu edhe krerėt e partive kryesore, Berisha e Rama. A mund ta pranojnė kėta dy tė fundit rolin e tyre drejtues me njė Nano dominant?! Kjo mbetet pėr t'u parė...

Dėshtimi qė i bėri Fatos Nano partisė socialiste gjatė kohės kur ai ishte nė pushtet, tė bėn tė besosh se i njėjti dėshtim mund tė vijė edhe pėr shtetin shqiptar, nėse Nano lejohet tė bėhet president. Ky dėshtim i PS-sė nė kohėn kur Nano drejtonte, ka sjellė me vete edhe dyshimin pėr njė shpėrblim me postin e presidentin, qė mund t'i bėjė Berisha atij. Gjithēka mund tė ndodhė, por njerėzve qė besojnė nė kėto besėtytni, duhet t'u shkojė mendja se Berisha personalisht nuk mund ta durojė njė Nano dominant?! Nano doli nė pension pikėrisht nga pėrpjekjet e Berishės pėr t'u ngritur dhe tani Berisha nuk mund t'i japė dorėn kundėrshtarit tė tij mė tė fortė, pėr t'i parė sherrin atij mė pas! Pėr mė tepėr kur Nano kėto kohė nuk ėshtė se ka edhe aq shumė mbėshtetės...

Pėr hir tė faktit se Nano ėshtė tjetėr njeri nė opozitė, dhe tjetėr person kur merr pushtet, duhet tė kemi kujdes tė madh, qė kandidatura e tij pėr president, tė mos mbėshtetet dhe votohet. Vėrej kėtu njė instinkt mė afėr realitetit tė kryetarit aktual tė PS-sė, Rama, i cili publikisht nuk po i jep mbėshtetje rivalit tė tij socialist (pavarėsisht se mund tė hamendėsohen edhe lojėra nėn tavolinė tė krerėve socialistė, gjė qė shumė shpejt do tė merren vesh). Ka mundėsi qė Rama tė kėshillohet edhe nga Meta, i cili e ka provuar mbi kurriz, se ēfarė do tė thotė tė jesh nėn hyqmin e Nanos, nė kohėn kur Meta ishte kryeministėr dhe Nano filloi katarsisin e tij, apo kur Meta pranoi tė bėhej ministėr i jashtėm, dhe Nano e defaktorizoi deri nė atė masė, sa ai u detyrua tė vetė-tėrhiqej si dordolec. I njėjti fat mund t'i ndodhė edhe Berishės me njė Nano president. Kjo s'ka asnjė pikė dyshimi, prandaj nuk besoj se instinkti politik i Berishės do na dhurojė njė Nano president, pavarėsisht interesave momentale tė tij.

Por duket se Nano ka mė shumė vėshtirėsi tė bindė tė vetėt, sepse ata e njohin mė mirė. Takimi me Ramėn ishte njė disfatė, pasi Rama, pėrveē shijes sė tij personale, ka mundėsi ta ketė tė vėshtirė tė pranojė njė kompromis me Nanon pa mbėshtetjen e aleatėve. Ekziston ideja e njė bashkėpunimi tė heshtur nė mes Berishės dhe Nanos pėr tė zgjedhur president kėtė tė fundit, nė mėnyrė qė PD tė rrijė nė pushtet edhe pas zgjedhjeve tė ardhshme. Kjo ide ėshtė kaq infantile e mjerane, sepse blasfemon fondamentin e demokracisė pėr zgjedhjet e lira dhe njė kompromis i tillė hipotetik do tė shtonte dozėn e korruptimit tė institucioneve tona shtetėrore, tė cilat mėsohen tė shmangin zgjedhėsit dhe tė mos u japin llogari atyre. Synojmė integrimin nė strukturat euro-atlantike dhe duhet tė pėrmbushim disa standarde...

Nė pėrpjekjen pėr tė gjetur presidentin e ri, ka shumė gjėra qė duken dhe shumė tė tjera, qė nuk dalin nė dritė. Pėr mė tepėr kur opozita, e cila kėrkon konsensus, ka zgjedhur qė tė mos pėrmendė emra konkretė pėr kandidatin e tyre pėr postin e ardhshėm tė presidentit. Ē'janė kėto taktika enigmatike, nė zgjedhjen e njė presidenti, i cili do tė ketė jo pak ndikim nė politikėn shqiptare dhe mė gjerė? Duket se ka ardhur momenti pėr tė ndryshuar mėnyrėn e zgjedhjes sė presidentit dhe ėshtė pėr t'u pėrshėndetur ideja e zgjedhjes sė presidentit drejtpėrdrejt nga populli, ku presidentit mund t'i jepen edhe mė shumė kompetenca. Por, politikanėt tanė kujtohen qė t'i diskutojnė kėto gjėra tė rėndėsishme vetėm atėherė kur ėshtė vonė - dhe deri nė zgjedhjet e tjera, ky problem harrohet, pėr tė filluar pėrsėri nga e para.

Kemi tė bėjmė me njė politikė momentale, e cila nuk ka axhendė. Politika jonė luhatet si pendul torcioni nė njė qark vicioz, dhe ėshtė e vėshtirė tė parashikohet rezultati, pasi nuk bazohet mbi interesat e zgjedhėsve dhe gjetjen e individėve, qė e ēojnė pėrpara zhvillimin e vendit. Politika jonė ėshtė mbyllur nė vetvete dhe lakohet vetėm nė disa emra, tė cilėt nė fund tė fundit janė tė prapambetur nė kohė. Kėshtu qė edhe kėsaj radhe, presidenti ynė mund tė jetė njė person jo cilėsor, jo ai qė i duhet shqiptarėve, por njė person asnjanės, i zgjedhur nė minutat e fundit, qė do tė shtypet si plastelinė dhe do marrė formė sipas interesave dhe oreksit tė atij, qė ka ndikim mė tė madh mbi tė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara