HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Jehonė nė shtypin e Tiranės:

Traboini: Njeriu i vlerave tė mėdha intelektuale e artistike

-- nga DALIP GRECA, Gazeta "Ndryshe" Dalip Greca

Publicisti, poeti, shkrimtari Kolec Traboini ka dalė para lexuesit me dy libra tė rinj, tė cilėt janė botuar nga Petraq Risto, pronar i “Globus R” nė Tiranė. Libri ”Bukuri Shkodrane”, qė ėshtė konceptuar nė dy libra nė njė tė pėrbashkėt, nis me njė replikė, e cila ka pėr qėllim qė tė ruaj nga denigrimi njėrin nga personalitetet shqiptare nė Greqi, arvanitasin Aristidh Kolia, pėr tė cilin Traboini, pėrveēse e ka njohur nga afėr, ka investuar kohė, mund, ka investiguar dhe ka pėrcjellė tezėn se ai ėshtė vrarė nga antishqiptarėt. Autori nė hyrje tė librit shkruan” Aristidh Kolia, ish presidenti i Arvanitasve tė Greqisė, ndryshe nuk mund tė kuptohet veē si arvanitasi me fat tragjik, si paraardhėsi i tij Jorgo Maruga, i cili themeloi Shoqatėn Arvanitase nė vitin 1983 e pėr kėtė, qarqet ultranacionaliste greke, po atė vit e vranė, pra njeriu nė mes tė dy dashurive tė mėdha, pėr dy popuj, dy shtete, qė ende si atavizėm historik, kishin nė mes tyre njė mal me urrejtje.”

Ėshtė e vėrtetuar katėrcipėrisht se Arisidh Kolia ishte njė shqiptar i madh qė nuk rreshti sė luftuari pėr shqiptarizėm deri nė rrahjet e fundit tė zemrės, dhe ka gjasa qė ai u sakrifikua nė emėr tė pėrkushtimit pėr tė shpėrndarė retė e zymta tė urrejtjes mes dy popujve fqinj. Mirėpo pėrkundėr kėtij pėrkushtimi tė tij, del nė Tiranė njė pensionist si Petrit Bidoshi dhe na e epiteton Kolian pėrēues tė megaloidhesė ndaj shqiptarėve dhe Shqipėrisė.Pikėrisht kundėr kėtij interpretimi tė pabazuar tė Bidoshit ngrihet Traboini, tek ndriēon me penėn e tij madhėshtinė e figurės sė Aristidh Kolisė, i cili nė kohėn e luftės nė Kosovė ishte heroi i bisedave televizive nė favor tė Kosovės, ku dihet se cfarė ndjenjash antishqiptare ushqenin grekėt, aleatė tė hapur tė Millosheviēit.

Ėshtė vetė vepra dhe jeta e Aristidh Kolias dėshmi e shqiptarizmės sė tij tė kulluar. Nė fund tė replikės, Traboini i hedh “dorashkėn” Bidoshit: Pėrgjigju pyetjes: ”Kush dhe pse e vranė Aristidh Kolian”? Kontribut i Kolec Traboinit pėr madhėshtinė e figurės sė Aristidh Kolias janė dhe botimet e mėparshme tė tij si esseja: ”E vėrteta pėrvėluese e Aristidh Kolias” si dhe “Vrasja e dytė e Aristidh Kolias”Nė librin ”Bukuri Shkodrane” esetė, artikujt replikues zėnė njė vend tė konsiderueshėm.

Kolec Traboini shfaqet si mbrojtės i vlerave tė pavlerėsuara. Kėshtu nė esenė kushtuar poetit tė talentuar Frederik Reshpja, ai lartėson lirikun e ėmbėl, qė pati njė fat tragjik nė jetė. Nė shkrimin kushtuar kėtij kolosi tė poezisė shqipe ”Nobel pėr sė vdekuri”, Traboini shkruan:” Tė thoshe se e kishe mik ėshtė njėsoj sikur t’i mbushje mendjen vehtes se kishe mik njė yll nė qiell. Ndaj mė sė shumti mbeten tė pakuptueshme mėnyrat e sjelljes sė tij nė kėtė botė njerėzore ku kishte tė ngjashėm veē veten. Edhe kur e shanin edhe kur e lavdėronin qėndronte indiferent si njė orakull. Ishte tepėr larg pėr tė qėnė tokėsor Frederik Rreshpja, lirik-pikėllimi kozmik i shekullit shqiptar…”

Traboini pėrmes esesė kushtuar poetit mitik nuk ia fal tė gjallėve mosvlerėsimin dhe dėnimin qė i bėnė tė ndjerit me “harrim”; ” A nuk duhet ta ndjente ai nderimin e respektin pėr talentin e jashtėzakonshė m e punėn e tij tė mbinatyrshme me poezinė, sepse ai u shkri pėr artin poetik? Kaq tė pasur jemi sa ta braktisinim "Nė vetmi" njė gjeni tė lirikės shqiptare?Ndoshta vitin tjetėr do t’i japin "Penėn e Artė" Frederik Rreshpes, do tė shkojnė e me pėrgjėrim do t’ia vendosin mbi varr, aty nė Rrmajin e Shkodrės ku flenė edhe Kol Idromeno, Hil Mosi e plot burra tė shquar tė kombit shqiptar. Por ēfarė vlere ka. Shkrimtarit i duhet respekti, mirėnjohja e pėr mė tepėr sadisfaksioni nė tė gjallė e jo "vdis pa tė dua", njė mizerabilitet moral shqiptar qė i shtohet mizerabiliteteve tė tjera tė jetės sė pėrditėshme ku poetėt e mėdhej qė nderojnė kombin, lihen tė vdesin nė harrim e nė skamje tė paimagjinueshme nė fillimet e shekullit 21.”Nė esenė e tij pėrkushtuese, Traboini nuk kursen askėnd.”

Le te pyetet fundja Presidenti shqiptar, si darovitės kombėtar i titujve e ndereve qė ėshtė, se kush mė shumė se Frederik Rreshpja ishte "Mjeshtėr i madh ", titull ky qė ėshtė vendosur nė shumė gjokse artistėsh tė harruar qė nė tė gjallė, sepse veprat e tyre nuk kanė jehonė dhe as atė kualitet qė tė imponohet nė qarqet letrare e artistike?” Me drithėrimė shpirti ėshtė shkruar edhe njė esse kushtuar poetes qė iu vranė ėndrrat, Drita Como. Qė nė titull ”I vetmi faj i saj…se ish lindur” lexuesi merr mesazhin e krimit ndaj njė krijese tė pafajshme. Reticenca merr spjegim brenda rreshtave tė esesė: ”Ishte ėngjėllore si njė fėmijė i posalindur. I vetmi faj i saj ishte, se erdhi nė kėtė botė nė njė kohė pa kohė. Erdhi atėhere kur nuk duhej tė vinte.”. Duke cituar e interpretuar metaforisht vargjet plot ndjenjė e figura artistike tė Drita Ēomos, packa se ngrica e kohės pėrpiqej t’i bėnte tė acarta, Traboini na e bėnė mė tė prekshėm shpirtin tragjik tė asaj qė pat lindur nė kohė absurde.

Ajo vdiq nė moshėn e dashurisė, por qė absurdi e dėnoi me vetmi dhe shkretėtira e vetmisė lindi sėmundjen fatale. Shpirti i saj ngėrthente poezinė e zemrės: ”Vetmia ėshtė tė duash shumė/ Dhe tė mos keshė ēfarė tė duash/ Tė mos kesh kujt t’i falėsh dy lule/ Dy fjalė tė mira tė mos kesh kujt t’iathuash…”… E dėnuar tė pėrjetonte vetminė e internimit, vajza , e vriste vetminė kanceroze nėn shoqėrimin e poezisė:”Mbrėmė prapė nata ish e qetė? Pėrmbi pisha errėsira ra/ Nxorri kokėn hėna qė nga retė/ Po askujt asgjė ajo s’i tha…/Prapė mbrėmė vezulluan yjet/ Prapė klithi qyqja me trishtim/ Pėrshpėritėn fletėt nėpėr pyje/ Drurėt ulėn degėt, psherėtinė…”.Vajza e dėnuar pėr tė mos jetuar, me vargjet qė pikonin metafora sfidonte metastazat, qė si gjarpėrinjtė i kafshonin shpirtin. Pėr tė nuk kish rreze, dhe nė vend tė tyre ajo pėrdorte poezinė…

Pena e Traboinit denoncon ata qė e varrosėn pėr sė gjalli shpirtin qė kishte lindur pėr poezi. Ai do tė shpėrthejė nė mbrojtje tė vajzės-viktimė :”Si mund tė mbulohej nė dheun e zi klithma e protestės pėr tragjizmin e fatit tė njė poeteje, e pėrtej saj, tėmbarė njė populli? Dhe vjen shpėrthimi: ”Nė sa gradė nėn zero paske lindur Dashuria ime siberiane?…. Pėrse autori i ka vėnė emrin librit ”Bukuri shkodrane”? Shfletimi i librit do t’ia japė pėrgjigjen pyetjes. Libri i dytė, brenda librit”Bukuri Shkodrane” pėrcjell “Ritet e hershme tė Libohovės” dhe mbėshtetet nė rrėfimet e veteranit libohovit Vasil Malita. Lexuesi ka rast tė marrė njė pėrshkrim historik dhe gjeografik tė qytetit nė jug tė Shqipėrisė, pranė Gjirokastrės. Libėr tjetėr i Kolec Traboinit qė sapo ka dalė nga shtypi ėshtė edhe “Koha e prostitutave”. Edhe ky libėr ėshtė botuar nga Globus R Tiranė. Libri ėshtė ndėrtuar me lirika dhe etyde ose siē e pėrcakton vetė shkrimtari ”Lirika & Etyde nė katėr kohė: Dashuria, Urrejtja, Meditimi dhe Buzėqeshja”.

Nju Jork, nėntor 2007

Botuar nė gazeten "Ndryshe", Tiranė 21 nėntor 2007

- Kolec Traboini, ėshtė autor i trembėdhjetė librave dhe krijues i gazetės shqipe "EGNATIA," nė Athinė, Greqi, 1993

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara