HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fjalori i Marko Boēarit

-- nga Dhurata Hamzai

Dhurata Hamzai Fjalori i njė gjuhe tė stėrlashtė nė tė cilin luftėtari shqiptar nga Suli i Ēamėrisė Marko Boēari tregon gjithė gjendjen e gjuhės sė gjallė tė folur nė fillim tė shekullit tė XIX, pahit njė cilėsi tė panjohur tė heroit legjendar tė luftės pėr ēlirimin e Greqisė. Libri ėshtė hedhur nė treg vetėm pak ditė mė parė. Autor i librit "Fjalori i Marko Boēarit" eshte arvanitasi Niko Stylos. Pėrkthimin e tij e ka bėrė Sokol Ēunga. Fjalori greqisht-shqip i Marko Boēarit ėshtė botuar nga shtėpia botuese “Arbėria”. Kur gjendej i internuar nė Korfuz, Marko Boēari mėsoi greqishten dhe bėri tė famshmin “Fjalorin dygjuhėsh tė greqishtes popullore dhe arvanites sė thjeshtė” mė 1809 qė e shkruajti Markoja vetė me ndihmėn e babait tė tij Kiēo Boēari (1754-1813), xhaxhait Noti Boēari (1759-1841) dhe vjehrrit tė tij Kristaq Kallogjeri nga Preveza.

Ky fjalor ishte pėrfundimi i nxitjes sė konsullit francez Pukėvili, siē pretendonte francezi vetė, pėrpjekje tė mėsojnė suljotėt shqiptarė greqisht dhe tė merren vesh me grekėrit. Megjithatė Marko Boēari ėshtė autori i fjalorit tė thjeshtė tė parė greko-shqip.
Fjalori i Marko Boēarit lindi si pasojė dhe e ngjarjeve qė po kalonte Greqia, ku mbas lėnieve tė armėve arvanitėt duhet t’i pėrshtateshin jetės civile shoqėrore, qė pėr ta ishte e vėshtirė. Fjalori ka rėndėsi tė veēantė se shpreh shumė elementė tė gjuhės shqipe nė dialektin e ēamėrishtes. Ky fjalor shėrbeu edhe si mjet politik pėr tė afruar shqiptarėt me grekėt.

Nė atė kohė tregėtia nė zona tė gjera tė Ballkanit bėhej nė gjuhėn greke. Kėshtu lindi nevoja e njė fjalori dy gjuhėsh dhe arvanitasit nė njė farė mėnyre u detyruan qė tė mėsonin greqishten qė po fitonte terren si gjuhė e tregėtisė nė Ballkan. Nga ana tjetėr duke u mbajtur e fshehtė pėr shkak tė pėrndjekjes, gjuha shqipe ngeli njė gjuhė e pastėr kombėtare, qė flitej vetėm nga populli i saj duke ruajtur vjetėrsinė dhe pasurinė gjuhėsore, por qė nuk u zhvillua nė shkrim apo tė futeshin fjalė tė reja qė i pėrshtateshin zhvillimit shoqėror tė kohės apo tė njihej nga tė huajt e shumtė qė vizitonin Ballkanin nė atė kohė tė pushtimit osmano-turk. Pra heroi Marko Boēari me vullnet dhe guxim, nė moshėn 19 vjeēare na solli fjalorin e parė greko-shqip me titull orgjinal “Fjalori dy gjuhėsh Romaiko-Arbėrishtja e thjeshtė” qė pėrbėhej nga 111 faqe, 1494 fjalė shqipe, dhe 1701 fjalė greke.

Origjinali i kėtij fjalori gjendet sot nė muzeun Kombėtar tė Parisit me kodin Supplement Grec 251 numri 244 tė faqes, dhe u dhurua nė maj tė vitit 1819 nga konsulli Pukėvili. Konsulli i Pėrgjithshėm francez nė Janinė Pukėvili duke studjuar fjalorin e Marko Boēarit, hartoi njė fjalor tė vogėl frengjisht-shqip, me rreth 440 fjalė dhe origjinali i kėtij fjalori gjendet nė muzeun Kombėtar tė Parisit. Marko Boēari u lind nė vitin 1790 nė fshatin Sul. I ati ishte Kiuēo Boēari (1754-1813) dhe e ėma ishte Kristula, e bija e Joti Papazotit. Mė 1795 familja e Markos braktisi fshatin. Shkak i kėsaj shpėrnguljeje ishte hidhėrimi qė solli shkarkimi i Jorgo Boēarit, gjysh i Markos dhe udhėheqės i fisit tė Boēarėve nga detyra e komandimit tė suljotėve pas zgjedhjes sė 19-vjeēarėve Fiti Xhavella nė postin e komandantit.

Vlera e fjalorit

Rėndėsia e kėtij libri ėshtė shumė e madhe nė zhvillimin mėtejshėm tė shkencės sė gjuhėsisė shqipe, tė cilėn Bashkim Kuēuku redaktori i kėtij fjalori e ka shprehur me kėto fjalė: “Natyrisht me kėtė fjalor Marko Boēarin nuk e lidh shkenca, por gjuha amtare, shenja e pashlyeshme e identitetit tė parė dhe tė pėrjetshėm. Fjalori i tij ėshtė dygjuhėsh, greqisht-shqip.
Greqishtja ėshtė gjuha e arsimimit, e kulturės dhe e tė folurit jashtė trojeve shqiptare, ndėrsa shqipja gjuha amtare, e fisit dhe e tėrė bashkėsisė sė vet”. Pėrveē njė parathėnieje tė fjalorit tė shkruar nga Bashkim Kuēuku, nė njė pjesė tė veēantė tė veprės nė njė pjesė tė veēantė tė veprės jepen pak fjalė pėr alfabetet e lashta arvanitase, gėrmat toske ose epirote-arvanitase.

Nė pjesėn e dytė tė veprės pėrfshihet dorėshkrimi i Marko Boēarit, fjalor greqisht-arvanite e thjeshtė, fjalor arvanite-greqisht, si dhe fjalė tė greqishtes epirotase. Marko Boēari e ka shkruar kėtė fjalor gjatė viteve tė tij tė internimit nė Korfuz, ku dhe hartoi fjalorin dygjuhėsh tė greqishtes dhe tė shqipes. Ndryshe nga Mit’hat Frashėri, qė nxori nė dritė pėr herė tė parė pėr shqiptarėt vetėm origjinalin e kėngės “Fjalori” 1926 tė gjithė sikurse ėshtė me alfabetin e greqishtes, Niko Stillo bashkė me krejt origjinalin tė shkruar nga dora e Marko Boēarit, e paraqet atė dhe tė transkriptuar me alfabetin e shqipes, si dhe tė sistemuar sipas konceptit tė fjalorit, njėherė greqisht-shqip dhe herėn tjetėr shqip-greqisht pėr tė lehtėsuar leximin nė tė dyja gjuhėt.

“Ky fjalor pėr tė ėshtė vetėm njė nismė pėr tė kėrkuar me pėrparėsi gjurmėt e shqipes sė lashtė apo pellazgjishtes nė greqisht, dhe bashkė me tė pėr tė krijuar njė mėnyrė hulumtimi gjithmonė pyetėse, nėse kjo apo ajo fjalė ėshtė e pellazgjishtes. Me njė ngulmin sfilitės dhe njėherėsh sakrifikues ndėrton edhe njė mėnyrė vetiake tė leximit e tė shpjegimit tė disa mbishkrimeve tepėr tė lashta, ende tė palexuara e tė pakuptimta, ose edhe tė keqlexuara dhe qė sipas tij, por edhe tė shumė studiuesve tė tjerė jo shqiptarė, janė tė lexueshme e tė kuptueshme nėpėrmjet shqipes”, shkruan studiuesi Bashkim Kuēuku nė parathėnien e kėsaj vepre.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara