HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


FATI I ROZAFĖS NĖ NJĖ KRIJIM POETIK

-- nga Shefqet DIBRANI

Shefqet Dibrani Rozi Theohari "LOTĖT E ROZAFĖS MBI DRIN", poemė, (rumanisht-anglisht-shqip), botoi "ARARAT" Bukuresht 2007. Faqe 120. ISBN: 9780-973-7727-41-1

Libri "Lotėt e Rozafės mbi Drin" i autores shqiptare Rozi Theohari, qė pa dritėn e botimit edhe nė Bukuresht tė Rumanisė, ėshtė e njėjta poemė e cila nė vitin 2003 ėshtė botuar nė Tiranė nga Shtėpia Botuese "VATRA". Legjenda Shqiptare e Rozafatit tashmė sikur vjen nė njė prizėm tė ri dhe sikur mėton tė ndjek rrugėn e legjendės e cila pėr shekuj ka bėrė bujė nė hapėsirėn shqiptare dhe atė ballkanike. Poema ėshtė pėrkthyer nė gjuhėn rumune nga Baki Ymeri. Parathėniet i kanė shkruar: Nė gjuhėn rumune Marius Chelaru, ndėrsa pėr versionin anglisht dhe shqip Gjekė Marinaj.

HYRJE:
Poema e Rozi Theoharit kushtuar legjendės sė murosjes nė Kėshtjellėn e Rozafės nė Shkodėr ėshtė vepėr artistike qė sublimon njohjen e saj mbi legjendėn e sakrifikimit, pėrkatėsisht legjendėn e murimit tė gruas.
Trajtimi i njė legjende nė vepėr artistike do tė thotė: Njohje e mitologjisė mbi legjendat, e epikes dhe eposeve tė kreshnikėve, si dhe tė traditės ballkanike tė kėtyre miteve epike, posaēėrisht tė legjendės sė murimit, e cila pothuajse ekziston nė tė gjitha vendet e rajonit. Pavarėsisht nga ndryshimi i ndonjė elementi specifik, te tė gjitha rastet esenca e lėndės mbetet e njėjtė.

Gjithsesi poema "Lotėt e Rozafės mbi Drin" e Rozi Theoharit shtjellon njėrėn nga legjendat popullore, mė tė shqetėsuarėn dhe mė tragjiken qė njeh mitologjia, historia dhe mendėsia shqiptare. Nė kėtė legjendė bėhet fjalė pėr flijimin e njeriut tė gjallė nė themelet e kėshtjellės, dhe ky njeri i gjallė i takonte femrės. Gjinia femėrore ka qenė vazhdimisht e pushtuar dhe e therorizuar nga gjinia mashkullore, e cila historikisht i ka dhėnė tė drejtėn vetes tė flijojė jetėn e tjetrit pėr t'i realizuar synimet e veta qoftė pėr tė ndėrtuar godinat e "tmerrit" qė do t'u bėjnė ballė kohėrave tė zeza dhe netėve tė errėta, duke sjellė kujtimin e freskėt dhe tė gjallė deri nė ditėt tona, kryesisht pėrmes kėngėve, baladave a krijimeve tė ndryshme letrare.

Guri - mjeshtėri nė stėrgjyshėri;
Guri - fisnikėri;
Guri - metaforė dhe legjendė;
Guri - kėngė e lot; Guri - besa e burrave nė trimėri;
Guri - art e zotėsi;
(Kėnga 1; f. 83)

Edhe nė kėto ditė tė modernitetit historik, pėrmes njė poeme tė kėsaj natyre, legjenda vjen e brishtė, trishtuese sa t'i ngath ndjenjat e shpirtit dhe tė mendimit pozitiv. Legjenda e murimit tė gruas lidhet me stadin mė primitiv tė shoqėrisė njerėzore, por si duket bota pak ka ndryshuar. Mbetet po ajo ndarje klasash, ndarje gjinish, kurse diskriminimi racial e religjioz vetėm sa ėshtė veshur me atė velin e humanizmit dhe tė tolerancės sė rrejshme.

SHTJELLIMI:
Motivi i murosjes sė njeriut, e ky njeri ėshtė femėr, (zakonisht nuse e re), pothuajse ėshtė mė i pėrhapuri kudo nė botė me theks tė veēantė te vendet e Ballkanit. Sipas mitologjisė besohej se gjaku i njeriut i jepte forcė, ndihmonte tė qėndronin muret e kėshtjellave, kalave, kishave dhe urave tė ndryshme, pėr tė cilat sot ka me dhjetėra krijime popullore, por ndėr krijimet mė interesante nė tė gjitha vendet e Ballkanit mbetet Legjenda e murosjes nė Kėshtjellėn e Rozafės nė Shkodėr.

Njė mjegull e dendur varet mbi Bunė,
Shkodėr - liqen mbuluar nė shkumė
E bardhė mjegullim - kurrė e paparė
Nga tė moēmit pleqnarė
(Kėnga 1; f. 83)

Pėr popullin shqiptar janė tė njohura edhe njė varg legjendash tė ngjashme ku vazhdimisht ėshtė flijuar njeriu pėr tė qėndruar monumentet e tilla. Ta zėmė nė Kosovė ėshtė e njohur legjenda pėr "Urėn e Fshejtė", mbi Lumin Drini i Bardhė, afėr Gjakovės, kurse nė rrethin e Elbasanit kėndohen legjenda pėr Kėshtjellėn e Elbasanit, tė Drishtit e tė Turės, nė Jug tė Shqipėrisė kėndohet pėr urėn e Artės, tė Skilės dhe Qystendilit, nė rrethin e Pogradecit kėndohet pėr murimin nė themelet e Kishės, kurse nė Dardhė dhe nė Sinicė tė Korēės pėrkitazi me murimin nė themelet e Kėshtjellės dhe tė Urės.
Nė tė gjitha variantet shqiptare tė legjendės sė murosjes pavarėsisht pėr ēfarė bėhet fjalė, pėr urė, kishė apo kėshtjellė, zakonisht flijohet njė nuse e re, gjė qė ky parim ėshtė ruajtur edhe nė poemėn e Rozi Theoharit.

"Krahun e djathtė ma lini jashtė
Jam akoma gjallė"
(f. 73)

Syzheu i murosjes, nė kohėra tė lashta ishte tepėr i ashpėr, nė ditėt tona u zėvendėsua me njė dash e mė vonė ky "kurban" u zėvendėsua me njė gjel, por nuk mė ka rėnė tė lexoj pse syzheu i murosjes nga njeriu qė siē thamė mė lart zakonisht ishte njė femėr, (bile siē e pėrmendėm nuse e re), u zėvendėsua me njė dash a gjel, e jo me njė dele apo pulė pėr tė ruajtur traditėn e gjinisė. Siē duket kėtu kemi tė bėjmė me karakterin e dobėt tė mashkullit kundruall gjinisė tjetėr, dhe krenarisė sė tij tė rrejshme duke e zėvendėsuar atė me njė dash a gjel tė gjinisė sė tij. Historia e zėvendėsimit tė trupi tė njeriut si theror ėshtė e gjatė, mjaft interesante dhe ka evoluar nėpėr kohėra tė ndryshme, prandaj po iu rikthehemi elementeve tė tjera qė pėrmban poema e Rozi Theoharit, e cila si njė vepėr letrare do qasje tjetėr, qė i pėrket fushės sė letėrsisė, megjithatė ne nuk mundemi tė shmangemi nga elementi historik qė e bėnė tė rėndėsishėm "Legjendėn e murosjes" duke krahasuar me elementet e reja qė janė futur nė pėrdorim "ē'gjėmė mund tė ngjajė, vallė, kushedi...", f. 84.

Ashtu sikurse nė tė gjitha variantet e kėnduara pėr "Legjendėn e murosjes" edhe te poema e Roz Theoharit personazhet kryesore kanė mbetur tė pandryshuara, siē janė tre vėllezėrit, (dy besėthyerit, kurse i vogli ėshtė i besės), kunatat dhe e ėma e vėllezėrve janė fytyra identike me tė gjitha krijimet tjera tė kėsaj natyre pėr rreth tė cilave zhvillohet ngjarja tragjike. Edhe nė poemėn e Rozi Thoharit pas "tridhjetetetė hėna e dymbėdhjetė ditė", vjen njė plak i urtė qė sjell lajmin e mirė dhe kumtin e zi, po ashtu "nata tinėzare (murin e Kėshtjellės) e rrėzonte pėrtokė". Edhe kėtu vėllezėrit janė tre, ustallarėt nuk dihen sa janė, por ata "ditėn ngrinin murin, tė rėndė tė fortė" siē thamė mė parė "por nata tinėzare e rrėzonte pėrtokė". Atyre nuk iu dihen emrat, as vjehrrės, as kunatave, pėrveē Rozafės qė nė krijimet tjera e ndeshim si Gjelinė.

Edhe te poema e Rozi Thehoarit, lexojmė dhe ndjejmė simpatinė pėr vėllain e vogėl, si "shpirtpastėr", lexojmė kumtin e zi, ndjenjėn pozitive tė vjehrrės, amanetin e nuses, parandjenjėn e saj, kundėrshtimin dhe domosdo edhe pranimin e detyrueshėm pėr t'u flijuar me tė vetmen kėrkesė qė t'ia ruajnė njėrin sy, njėrėn dorė, njėrin gji dhe njėrėn kėmbė tė cilat do tė luajnė rolin e njėjtė sikurse nė variantet e njohura tė kėsaj legjende.

"Gjiri im u nguroftė,
Kėshtjella u ndėrtoftė,
Djali im u nderoftė"
(Kėnga 5; f. 101)

Por, nė poemė do tė gjejmė elementet e kundėrshtimit, mospranimit pėr t'u therorizuar, pastaj do tė ndeshim ashpėrsinė dhe vrazhdėsinė e kunetėrve, dhembjen e tė shoqit dhe mjaftė elemente tė tjera qė i aktualizon si karaktere tė reja, njė frymim me ndjenja humane e njerėzore, pėr ta shndėrruar sakrificėn e Rozafės nė diēka njerėzore, me elemente hyjnore, ndjenja qė autorja, duke qenė femėr, nė aspektin psikologjik i ka sendėrtuar mė realisht.

Mallkimi:
Kurthi, tek erdhi me kėmbėt e veta!
Pėrpėlitet nė ethe nuse - shkreta,
Gojė e buzė tharė tėrė maraz,
Hovi i shpirtit ngritur nė tallaz
(Kėnga 5; f. 99)

Kundėrshtimi:
"Ju lutem, pritni"
Por ata s'presin... rrėmbejnė trupin e saj
Dhe e shtrijnė poshtė, mbi rrasa guri tė zeza
Duke punuar shpejt,
Mė shpejt se koha,
Ndėrsa ajo nxjerr njė klithmė vajtuese
Qė shpon qiejt,
Duke u mbrojtur sa mund me duar
Kundrejt burrave zemėrgur,
(Kėnga 5; f. 100)

Dramaciteti qė zhvillohet vetėm brenda vargjeve tė cituara t'i ngath ndjenjat, kėso momente tė regjistruara kaq ndjeshėm nuk i ndeshim nė krijimet tjera popullore, prandaj pėr shumė gjėra kjo poemė do tė mbetet ndėr krijimet mė interesante qė dikush ka thurur pėr "Legjendėn e murosjes".
Pavarėsisht nga elementet prekėse dhe tė trishtimit edhe Rozi Theohari i jep tė drejtė sakrificės pėr t'u ndėrtuar Kėshtjella e cila sikurse sjell kumtin e zi, tragjiken e kėsaj sakrifice, mesazhi i saj historik ka sjellė tė gjallė deri nė ditėt tona edhe ngadhėnjimin si element tė mbijetesės.

Ne nuk po ndalemi pėr tė shtjelluar dinakėrinė e kunatave tė Rozafės, as pabesinė e kunetėrve tė saj sepse pak a shumė janė tė njohura, por shėnimin tonė e ilustruam me disa vargje prekėse qė karakterizojnė vlera sublime edhe nė ēastet mė tė rėnda qė ka sjell kėtė fatkeqėsi, e cila qė nga ajo kohė ka mbetur e freskėt dhe aktuale pėr t'u trajtuara nga studiues e krijues tė shumtė.

SIMBIOZA:
Siē kemi theksuar edhe nė fillim, kjo poemė sjell sfida morale pėr njė shoqėri tė tėrė. Ndonėse poema ėshtė njė krijim artistik qė ka trajtuar me sukses "legjendėn e murosjes sė gruas", nė njė kohė tė errėt, ajo mė vete mbart vlera etike pėr njė shoqėri moderne. Autorja ka ruajtur mjaft mirė parimin mitologjik dhe atė historik, kurse motivet artistike nxjerrin sythe dhe qasje tė reja. E shkruar me njė gjuhė tė rrjedhshme dhe e ndėrtuar me mjete artistike, tė cilat sforcojnė mitin e flijimit si domosdoshmėri, pėr tė qėndruar kėshtjella, e pėr tė fituar njeriu:

Psherėtin guri i zi sipėr saj, -
"Gjithė bota, e tė gjithė qiejt e shekujt
Mėsuan sakaq sakrificėn tėnde nė mur.
...
Moj trėndafil i bardhė - e bukura Rozafat"
(Kėnga 6; f. 103)

"Rozafa", qė na bėhet shumėsi i pashquar "Rozafat" pėrveē qė i takon Shkodrės, ėshtė njėra nga legjendat mė tė popullarizuara, e cila vazhdimisht cyt vullnetin e shkrimtarėve pėr tė shkruar e pėr ta trajtuar kėtė legjendė veēmas.

Ne mbartim nė thellėsi
Historinė e lashtė tė planetit tė Tokės.
Nė bėrthamėn e trupit tonė pulsojnė
Tingujt e mėngjesit tė parė tė krijimit tė botės.
(Kėnga 6; f. 103)

Jam i bindur se kjo poemė do t'u shėrbejė studiuesve tė letėrsisė popullore dhe atyre qė merren me mitologjinė sepse pikėpamjet e shtruara kanė pikėnisjen te legjendat e mėhershme, nė mos ndryshe kanė shėrbyer si tabelė rrėfimi mbi konceptin dhe shtruarjen e lėndės. Pra, ishte letėrsia gojore, ajo qė barti nga shekulli nė shekull kėtė legjendė, kurse mjetet artistike sikur e materializojnė idenė pėr tė shkruar njė poemė pėr Kėshtjellėn e Rozafės nė Shkodėr.

O i panjohuri ushtar,
Unė quhem Rozafat
(Kėnga 6; f. 104)

I theksuam kėto elemente, qoftė si ide, pa bėrė krahasimet pėr ngjashmėritė qė mund tė ekzistojnė, vetėm e vetėm pėr tė shpjeguar konceptin mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar poema, e cila ka nevojė pėr t'u gjurmuar e hulumtuar deri nė fund, atėherė kur besohej nė mite dhe sakrifica qė duhej bėrė pėr tė qėndruar kėshtjella, ura apo kisha, si perla monumentale me peshė historike.

Qumshti vazhdoftė pikoftė,
Murin e forcoftė,
Nė kėmbė kjo kėshtjellė qėndroftė!
(Kėnga 6; f. 106)

EPILOGU:
Nuk thamė gjė pėr Rozafėn, as pėr etimologjinė e emrit tė saj. Te Theohari, "Rozafa" bėhet "Rozafati"?! Por, njė lexim me parantezė jep njė kuptim tė ri. Ta zėmė: Nėse besojmė se emri i saj ka qenė "Roza", sipas lules me tė njėjtin emėr, pjesa tjetėr lidhet me "Fati-n" e saj, sado tragjik tė jetė ai. Kėshtu kemi formuar njė parantezė si nėntekst i ri dhe gjithsesi me njė kuptim tė ri "Roza - Fati", apo mė mirė tė lexohet si "Fati i Rozės".

E, pse jo?! Pse tė mos jetė kėshtu?! Vetė legjenda a nuk flet pėr fatin e gruas sė murosur me emrin "Rozė"?! Kurse nė botimin mė tė ri, nė gjuhėn rumune "Lotėt e Rozafės (pikojnė) mbi Drin".
Nė fund tė fundit e lėmė kėtė interpretim si njė provokim pozitiv, kurse shkrimin e pėrfundojmė me kėtė epilog tė shkurtėr pėr mundėsinė e interpretimit tė mėtutjeshėm tė "Fatit tė Rozės" nė "Legjendėn shqiptare tė Rozafatit" duke i uruar udhėtim tė mbarė edhe nė tokėn e Rumanisė, pėrplot bėma e legjenda tė tilla.

Zvicėr, Vjeshtė 2007.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara