HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Fjalė solemne pėr Bacin, Bacėn dhe Bacalokun

-- nga Xhafer Durmishi

Xhafer Durmishi Hyrje

Shefi i Katedrės sė historisė pranė Universitetit Shtetėror, dhe anėtari me renome dhe ndėr mė produktivėt e Akademisė, prof. dr. Muhė Pirra ka marrė pėr detyrė nga Institucionet pėrkatėse qė ta pėrgatisė lėndėn, tė bėjė atė qė ndodhė shumė-shumė rrallė, qė simbolet mė tė njohura tė rezistencės, qėndresės dhe luftės sonė; Bacin, Bacėn dhe Bacalokun t’i shpallė heronjė tė gjallė. Shpallja e tyre heronjė mund tė krahasohet me shenjtėrimin qė vende e besime tė ndryshme u bėjnė figurave mė tė shquara. Pėrveē punės tepėr tė ēmuar nė Katedrėn e Historisė dhe nė Akademi, Muhė Pirra apo MUPi, siē njihet ai me emrin pėrkdhelės tek tė gjithė ata patriot tė persekutuar nga udba, pėr shkak tė pėrkrahjes sė flaktė qė i ka bėrė idesė sė ndėrtimit sa mė tė shpejtė tė Katedralės Shqiptare, ėshtė zgjedhur arkitekti shpirtėror i saj.

Idetė dhe njohuritė e tij tė thella do tė mirren parasysh gjatė ndėrtimit tė kėtij tempulli, ku me qiellin tonė do tė flitet nė gjuhėn tonė, ku ēdo kėnd do tė jetė i shfrytėzuar pėr bustet e pllakat pėrkujtimore tė shenjtorėve e apostujve tė popullit tonė. Idetė e MUPit do tė kenė peshė tė madhe edhe pėr atė se a do tė rezervohet vend dhe nėse po cili do tė jetė ai qė nė Katedralė do t’u jipet Bacit, Bacės e Bacalokut. Nė vazhdim pėr tė evituar pėsėritjen e tepruar, nganjėherė, kėtė Trekėndėsh barabrinjės, kėtė Triumvirat do t’a quajmė Trojkė.

Deri kėtu pra mė duket se ēdo gjė ėshtė e qartė si drita e diellit dhe nuk ka asnjė befasi pėr lexuesin e vėmendshėm. Ajo qė ėshtė paradoksale dhe e papritur ėshtė fakti se ēfarė kam unė tė bėjė nė kėtė mes, tė pėrzihem nė kėsi punėsh, kur dihet mirė se kushti mė elementar pėr t’u marrė me simbole ėshtė qė edhe vetė tė jesh simbol.

Sado e ēuditshme tė duket, ka qenė kėrkesė e vendosur e MUPit qė tė mė zgjedhė pikėrisht mua, pasi, sipas fjalėve tė tij, nuk ka gjetė person mė tė pėrshtatshėm pėr kėtė detyrė. MUPi e ka pėrgatitė dosjen me fakte tė shumta pėr veprėn e jashtėzakonshme pozitive tė protagonistėve tanė. Ai e ka marrė nė pėrgjegjėsinė e vetė arkivin e Trojkės, ndėrsa roli im i pėrngjan “avokatit tė djallit” (advocatus diaboli), d.m.th. si pėrēarės i vjetėr dhe armik i pėrbetuar i idesė sė pajtimit kombėtar, tė “sulmoj” pozicionet e Trojkės dhe me kėtė tė vej nė dyshim vendin e tyre pranė apostujve nė Katedralė.

Kėtu mė poshtė nė mėnyrė tė pėrgjithėsuar e tė koncentruar (verzioni i tyre i plotė gjendet i mbledhur nė disa vėllime nė arkivin e Akademisė), sė pari do tė jipen argumentet pozitive tė MUPit.

I. Ēėshtja e emrit

Ne si akademi, dhe mbarė populli e dimė mirė se kush jan Baci, Baca e Bacaloku. Posa tė pėrmenden kėta tre emra prezentimi i tyre i mėtejm bėhet i panevojshėm. Po tė mos ishte momenti i njė solemniteti tė veēantė, nė ēdo rast tjetėr prezentimi i Tyre do tė ishte jo vetėm i tepėrt, jo i ndershėm por do tė ishte e kundėrta, pra njė ofendim skandaloz dhe i paturpshėm. Ne qarqet tona dhe nė ēdo rreth me moral e edukatė i thėrrasim me emrat folklorik ashtu siē i njeh populli. Eshtė e pamundur tė mos indinjohemi kur na bien rasti (edhe pse jashtėzakonisht rallė) qė dikush tė marrė paturpėsinė dhe t’i thėrras kėta nė emėrat qė ua kanė lėnė ndrikullat, thuase i kanė ruajtė lopėt apo dhentė me ta. Emrat Atyre u janė dhėnė si njė lloj titulli me tė cilin shtresat mė tė gjėra tė popullit tregojnė reskpekt pėr ta, tregojnė lojalitetin e vetė tė pakufi ndaj tyre. Nė kėta emra masat tona kanė bėrė be, janė pėrbe e janė betuar.

Eshtė masa e popullit tė thjeshtė, tė qiltėr e tė pastėr qė i ka detyruar Kėta tė mėsohen me kėta emra pėrkundėr kundėrshtimeve tė tyre.

II. Magjia e germės B apo e numrit 3

Eksiston mendimi se Baci, Baca e Bacaloku mund tė quhen edhe Baballarė, Etėr apo Atllarė tė kombit. Se kėta Tre, njė kohė e kanė kaluar nėpėr burgje. Kėtu nuk ėshtė me rėndėsi tė diskutojmė se cili ka vuajtur mė shumė e cili mė pak. Kėtė nuk mund ta marrim nė diskutim pasi ata vetė nuk kanė dashur tė flasin pėr kėtė vetėm e vetėm pėr tė mos i dhėnė armikut shkak pėr tė futur pėrēarje nė mes tyre. Armiku i ka pas nė shėnjestėr pasi Kėta kanė kėrkuar dhe e kanė mbajtur lartė bajrakun e bashkimit gjithkombėtarė. Qė tė treve u takon merita se e kanė arritur bashkimin duke e ēliruar popullin prej ideologjizmave. Por mbi tė gjitha, merita e madhe e tyre ėshtė se vendet e qytetėruara na njohin si njerėz qė e mbajmė fjalėn e dhėnė, pra si njerėz tė besės.

III. Individualiteti i Trojkės

Sado tė ngjashėm tė duken nė vėshtrim tė parė emrat e Tyre, e nė kokat e pagėdhendura dhe tė painformuara mund tė bėhen pėrzierje duke menduar se nuk kemi tė bėjmė me Tre veta, por vetėm me Njė, gjenialiteti i masės i kombinuar me gjenialitetin e heronjėve tė gjallė tregon se kemi tė bėjmė me njė origjinalitet tė rrallė i cili nuk lenė kurrfarė vendi pėr pėrzierje.

Pra vetė emrat e Tyre janė garancion i madh qė ne dhe gjeneratat e ardhshme nuk do t’i pėrziejnė kėta me njėri-tjetrin apo kėta Tre t’i thjeshtojnė nė Njė.

Mund tė mendohet se veti dalluese nė mes Tyre mund tė jetė mosha, vendi i lindjes, data e lindjes, tė dhėnat e prindėrve etj. Kėto janė mėnyra pėr t’i dalluar individėt anonim tė turmave, tė cilėve u jipet njė medaljon nė qafė apo ngjitet njė numėr serial nė vesh. Zbatimi i kėtyre kritereve tek Trojka ėshtė i padenjė dhe siē ėshtė thėnė mė lartė ėshtė ofendim e gjynah i pafalshėm.

Pra mosha e tyre e as koha e burgut dhe e persekutimeve nuk mund tė mirren si kriter dallimi. Prandaj e vetmja mėnyrė intresante dhe e denjė e dallimit tė tyre ėshtė ajo se nė ēfarė mėnyre kėta janė tė mbėrrimė, nė ēfarė mėnyrė janė tė pėrsosur, se nė ēfarė mėnyre u komunikohet njohja absolute e botės.

a) Baci ėshtė njė njeri qė me keqardhje tė madhe i pėrcjellė dredhat e pėrdredhat e ideve tė njerėzve tė vdekshėm, sidomos kur e sheh se sa larg prej mendjeve tė tyre ėshtė gjer tek e vėrteta. Ky e ka gjetur burimin e tė vėrtetės. Mėsheftėsitė e tė gjitha mistereve i shfaqen krejtėsisht tė zbėrthyera nė ėndėrrat e tij. Kėto i merrė dhe nė mėnyrė strategjike ia shfaq parisė sė popullit dhe me kėtė e kursen prej vuajtjeve tė panevojshme e prej humbjes sė kohės. Pra atributi, vetia veēuese e Bacit nga dy tė tjerėt ėshtė ėndrra.

b) Bacės i shfaqet e vėrteta nė njė mėnyrė krejt tjetėr. Eshtė edhe njė emėr tjetėr i pėrshtatshėm pėr Bacėn. Atė do tė mund ta quanim edhe Pogllavicė, pra Pogllavica i tė gjitha fiseve tona. Ky tė vėrtetėn dhe fshehtėsinė e fuqive natyrore e sheh nė shullungat e tymit tė duhanit qė del nga llulla e vetė dhe e bashkėbiesdusve tė vetė. Nė ēadrėn i tij pėr kėtė qėllim pėrherė i mban rreth njėqind lloje tė duhanit.

c) Nėqoftėse ndokush nė vendin tonė me tė vėrtetė e meriton epitetin njeri i letrave atėherė pa dyshim ky ėshtė Bacaloku. Pra bacaloku nuk merret vesh nė analizimin e ėndrrave e as nė tymit tė duhanit por vetėm nė letra, nė karta. Nuk ka ndodhė asnjė rast, sado i koklavitur tė ketė qenė, qė Bacaloku nuk e ka zgjedhė me anė tė 52 katrave tė tij.

IV. Disa akspekte karakteristike tė Stilit nė punė

a) Nga stili i Bacit

Pėr Bacin vlen thėnia “trimi i mirė me shumė shokė”. Tė gjithė shokėt e Bacit janė tė mirė, e donė Atdheun, janė kuadro tė formuara.

Para ēdo aksioni, para ēdo vendimi me rėndėsi, Baci e ka pėr adetė me i pyetė shokėt se mos rastėsisht ndonjė prej tyre ėshtė gjynyp. Thonė se Baci ėshtė aq i pėrsosur sa ėshtė i vetėdijshėm (apo i ka ndodhė edhe nė tė vėrtetė) qė kur nuk i ka shkuar puna mirė nė ndonjė betejė pėrkundėr pregaditjeve tė hollėsishme, e ka ditur se shkaku pėr kėtė qėndron nė atė se dikush nga radhėt e tij ėshtė gjynyp dhe posa ėshtė larguar ai, menjėherė punėt e kanė marrė tė mbarėn. Se edhe njė gjynyp i vetėm ia bythprap tė gjitha punėt e ia humbė betejėn. Pėr kėtė shkak thonė se Baci kurrė nuk rrinė pa abdes.

Pra nė radhėt e Bacit asgjė nuk i lehet rastit. Asnjė gabim e devijim nuk tolerohet, pasi po tė bėheshin lėshime atėherė shkaku i njė tė keqi do tė vuanin gjithė tė mirėt, pranė njė druri tė thatė do tė digjeshin gjithė tė njomėt. Pra nė rrethin e Bacit kooptimi bėhet vetėm (pasi kandidati tė jetė larė nė hamamxhik) me pajtimin e tė gjithė shokėve.

Baci kurrė nė asnjė takim me rėndėsi nuk ka dalė vetėm, pa shokė e pa dėshmitarė. Nė rast nevoje i ka shty takimet e tė gjitha punėt vetėm e vetėm nė mėnyrė qė nė takime me palė tė ndryshme tė paktėn tė ketė njė apo mė shumė shokė.

b) Nga stili i Bacės

Baca apo Pogllavica, pjesėn mė tė madhe e kalon nė ēadrėn e tij, dhe pothuajse tepėr rrallė ka nevojė qė tė udhėtoj ndokund pasi tė gjitha punėt me rėndėsi, konsultat e tė tjera kryhen nė ēadrėn e tij nė tė cilėn i mban llojet e ndryshme tė duhanit, me tė cilin mbushen llullat e ndryshme varėsisht nga situata e rangu i atyre qė kėrkojnė kėshillat e tij. Njė aspekt qė e vėshtirėson largimin e Pogllavicės nga ēadra ėshtė uniforma e tij me tė gjitha pendlat e shqiponjės. Thonė se vetė Baci dhe Bacaloku shkojnė nė ēadrėn e tij pėr t’u konsultuar e lėre mė tė tjerėt. Ka mendime se Baca ėshtė aq i dobishėm pėr popull sa as ai vetė nuk ėshtė krejtėsisht i vetėdijshėm pėr kėtė. Edhe keq me u mundua me folė atij prapseprap fjalėt i bien aq mbarė sa nuk mundet askush me i luejt.

Ai ėshtė dėshmia mė e gjallė e auktoktonisė sonė nė trojet tona. Malet, lumejt, liqejt, kanjonet janė sfondi i Bacės, jashtė tė cilave nuk mund tė duket madhėshtia e tij.

c) Nga stili i Bacalokut

Pėr Bacalokun thonė se ėshtė asi burri qė shoq tė gjallė nuk ka.

Disa mund tė thonė se Bacaloku ėshtė ujk qė punėt e veta i pleqnon vetė. Kurrė nė karrierėn e vetė tė lavdishme nuk ka dalė nė asnjė takim me asnjė shok. Gjithmonė takimet me tė tjerėt i ka bėrė vetėm. Kėtė ai e bėnė me tė vetmin qėllim qė t’i shpėtoj shokėt e tij tė shumtė nga gjėrat e tepėrta. Pjesėmarrja e tyre ka qenė e panevojshme pasi Bacaloku ka pasur besimin e tyre tė paluhatshėm. Nga kjo del se nė rrethin e vetė Bacaloku ka qenė dhe ėshtė i vetmi njeri i pagabueshėm, i pastėr dhe me veprimin e vetė i ka shpėtuar tė gjithė shokėt. Pėr punėn e Bacalokut mund tė thuhet e kundėrta nga ajo qė e kishim tek Baci: pra, tek Ky, pran tė mirit shpėton edhe i keqi. Del njė i drejtė e i shpėton gjithė tė shtrembėrit, del njė i drejt e ia sheh hajrin gjithė vendi, del njė i pastėr e i shpėtonė tė gjithė gjynypat, del njė i larė e i shpėton tė gjithė tė palarėt.

Pa Bacalokun nuk ka kishin hangėr as qentė.

V.

A ka fat mė tė madh se sa nė tė njejtėn kohė me i pas tre liderė tė fuqishėm tė formatit botėror, tė cilėt armiqtė tanė mezi po presin pėr tė na i pėrvetėsuar?

Ka mendime tė shumta dhe besime nė popuj tė ndryshėm se brenda njė periudhe tė caktuar kosmike, vetėm njė mundet me qenė i pėrsosur, mė i dituri, i mbėrrim, e i zgjedhur. Eshtė ēėshtje delikate e Akademisė t’ia qartėsoj popullit tonė se Tre heronjtė tanė janė tė mbėrrimė dhe na janė parqitur nė tė njejtėn periudhė kosmike.

Ka pasur mendime para qindra vjetėsh se “Mė i mirė ėshtė njė gjeneral i keq se tre tė mirė!” apo “Tre Atllarė nė njė mullar nuk lidhen”.

Tek ēdo popull tjetėr paraqitja e Tri figurave tė tilla me aftėsi pėr hipnotizimin e masave e tėrheqjen e tyre pas vetes do tė paraqiste burim pėr konflikte tė pandėrprera. Eshtė hera e parė qė kjo nuk ndodhė dhe atė nė kundėrshtim me tė gjitha parashikimet. Kjo ėshtė arritė pėrmes mirėkuptimit vėllazėror e shumė tė drejtė qė mbretėron nė mes tyre.

Mirėkuptimi i sinqertė, pajtimi, fryma vėllazėrore qė mbretėron nė Trojkė janė garanca mė e plotė se vendi ynė ka hy nė fazėn e njė stabiliteti njė mijė vjeēar. Kėrkesa pėr Trojkėn dhe ēmimi i saj nė tregun botėror tė patriotizmit ėshtė i pallogaritshėm. Eshtė hera e parė nė histori qė tri figura tė tilla lajmėrohen nė tė njejtėn kohė dhe nė tė njejtin vend dhe flasin nė tė njejtėn gjuhė dhe tė krijojnė njė unitet tė paparė.

Mirėkuptimi i Trojkės lidhur me ndarjen e hapėsirės

Eshtė e vėrtetė se kėta e kanė ndarė vendin nė sferat e veta vetėm e vetėm me qėllim qė shėrbimet e tyre tė shfrytėzohen nė mėnyrė optimale. Por qėllimi i ndarjes sė vendit nė domenet e tyre ka edhe njė anė tjetėr dhe ai ėshtė qė tė mos i lejohet asnjė tradhtari apo tė pabesi tė ngulitet nė trojet tona.

Mirėkuptimi i Trojkės lidhur me ndarjen e kohės

Shihet qartė se me dashtė kėta tė Tre secili ka mund ta ketė kalendarin e vetė.

Secili ka aftėsi pėr ta llogaritur kohėn nė mėnyrėn e vetė por kėta nuk kanė dashur ta bėjnė kėtė.

Nė mėnyrė vėllazėrore janė marrė vesh qė tė ketė vetėm njė kalendar.

Kėta janė marrė vesh dhe janė koncentruar nė kohėn e tashme dhe punojnė me tri ndėrrime, secili nga 8 orė. Kėta e zėvendėsojnė njėri-tjetrin tėrė kohėn sa herė qė ndonjėri nga ta mund tė sėmuret apo tė jetė nė pushim vjetor. Secili prej tyre shtyhet qė tė punoj sa mė shumė nė mėnyrė qė kolegut tė vetė t’i jep sa mė shumė kohė tė lirė pėr pushim e rekreacion.

VI. Disa nga mrekullitė e Trojkės

1. Pastrimi i ēėshtjes prej ideologjizmave

Njė nga mrekullitė e Tyre mund tė thuhet se nė mendimet e Tyre kurrė nuk ka pasur lėkundje apo ndėrrim e revizionim tė ideve.

Kur jemi tek Trojka pėrjashtohet mundėsia e ēfardo konflikti pėr shkak tė ideve, pasi kėta janė tė liruar nga ēdo ideologjizėm d.m.th. nga ēdo ide.

A ka meritė mė tė madhe se me e pastrua ēėshtjen lirisė e tė mirėqenies prej ideve?!

2. Nisja nga zeroja

Trojka ėshtė krijuese. Ajo nuk ka trashėguar asgjė.

Eshtė fakt i padiskutueshėm se Kėta nė punėn e vetė pėr ēlirimin e Atdheut, pėr krijimin e shtetit janė nisė prej zeros.

Eshtė fakt se populli ynė dhe tė gjitha punėt e tij janė sjellė nė rreth derisa kanė ardhė kėta dhe i kanė qitė punėt tona nė vi njėherė e pėrgjithmonė.

Sikur Trojka tė mos kishte dalė nė skenė dhe me e marrė situatėn nė dorė, atėherė kish ndodhė mė e keqja. Pra ka ekzistue rreziku real qė krejt fati ynė tė bien nė duartė e udbės.

3. Bashkimi i popullit

Si ėshtė zgjedhė kjo ēėshtje nė vendin tonė?

Partneriteti e pėrjashton ēdo gjė qė ka lidhje qė ka me fjalėn konkurencė.

Kėta nė qenien e tyre janė persona qė nuk kanė konkurencė, dhe kurrė Baci, Baca e Bacaloku nuk e kanė konsideruar konkurent njėri-tjetrin. Vetėm njė njeri i tillė i mbėrrim qė nė natyrėn e tij nuk e ka shijuar kurrė konkurencėn, apo nė rrugėn e tij drejtė majave ku ka synuar ka shpartalluar me lehtėsinė mė tė madhe ēdo konkurencė, e di se sa e dėmshme, sa humbje kohe mund tė jetė ajo. Pra kėta nuk janė konkurent dhe nuk kan qenė kurrė konkurent nė mes veti.

4. Sjellja e tyre me atė masė, me adhuruesit e njėri-tjetrit gjatė kohės kur Njėri apo Dy nga Ata kanė munguar (me arsye) nga detyra pėr shkak tė pushimit vjetor, sėmundjeve apo marrjes peng nga ana e udbės

Ka ndodhė qė nė kohė tė ndryshme Njė apo Dy, pėr shkaqet e lartpėrmendura kanė mungua nga detyra. Nė kėto dekadat e fundit populli ynė kurrė nuk ka mbetur tė paktėn pa njėrin prej udhėrrėfyesve. Ai apo ata Dy qė kanė qenė tė lirė janė kujdes pėr simpatizuesit e anėtarėt e tė Tretit sikur me pas qenė anėtarėt apo evladėt e vetė, bile edhe mė shumė vetėm e vetėm qė ata tė mos e ndiejnė veten si jetima.

Kurrė kėta nuk e kanė shfrytėzuar mungesėn e njėrit pėr t’i demoralizuar simpatizuesit e njėri-tjetrit e pėr t’i poshtruar, pėr t’i marrė rob, apo pėr akuzuar se pse e keni simpatizuar atė e jo mua. Ideja e forcimit tė pozitave tė njėrit nė kurriz tė tjetrit ėshtė e poshtėr pėr ta, ėshtė absurde.

Ta zėmė se Baci nė njė situatė ka qenė nė krye tė detyrės kurse dy tė tjerėt tė zėnė. Nė kėto situata, edhe pse ai ka qenė i stėrngarkuar me punė, kur iu kanė nevoitė edhe argat prej balte, nuk ka dashur t’ia prishė pushimin Bacės e Bacalokut. Pėrkundrazi ai ka insistuar dhe ka paguar mjek specialist qė t’ua vazhdoj pushimin.

5. Sjellja ndaj tė pakėnaqurve me nafakėn e vetė

Nuk janė raste tė rralla e krejt tė panjohura kur dikush nga radhėt e njėri-tjetrit, duke menduar se do ta ketė njė pozitė mė tė mirė tek tjetri, tė nisur nga parimi se “nuk ėshtė vlerėsuar si duhet, se po nuk ia din kimetin” shkojnė tek tjetri, duan tė kėshillohen pėr ndonjė punė apo shfaqin dėshirė tė kalojnė nė radhėt e tij. Atėherė cilido prej tyre pėrgjigjet: Ti nuk ke nevojė me ardhė tek Unė kur e ke Bacin, Balalokun e kėshtu me radhė. Ka ndodhė p.sh. qė njė anėtarė, pėrkundėr faktit se ia ka dhėnė zakletvėn Bacit, shkon dhe i shprehė dėshirėn e gatishmėrinė Bacės apo Bacalokut qė tė kaloj nė radhėt e tij.

Cila ėshtė pėrgjigja, e mėnyra e “ceremonisė sė pranimit” tė kėtyre kalimtarėve, tė cilėt janė vazhdimisht nė kėrkim tė nafakės?

Nė kėtė rast, ta zėmė, Bacaloku i pėrgjigjet, se: “sikur mos tė isha Ai qė jam, kurrė nė kėtė jetė nuk kisha pasur dėshirė mė tė madhe se sa me pas qenė nxėnės e adhurues i Bacit, se sa tė isha nė vendin tėnd dhe m’u pėr kėtė shkak, nė ditėn e kijametit, nė ditėn kur kemi me u ba suhal, ti mund tė jesh nė pozitė shumė mė tė volitshme se Unė.” Kur i ndėgjon kėto fjalė bėrėsi i zakletvės pendohet, skuqet nga turpi pėr atė qė ka dashur ta bėjė dhe kthehet si i dhiem tek Baci, me vendosmėrinė pėrfundimtare qė tė mos ē’kapet mė prej tij. Kėshtu pra sillen tė Tretė me dezertorėt e njėri-tjetrit.

6. Sjellja nė mes veti eTrojkės kur gjenden nė tė njejtin kuvend, kur janė ftuar nė tė njejtėn festė

Kėto raste sjellin probleme jo tė vogėla. Kemi hetuar se lajmėrohen tri probleme. I pari shtrohet para dere, nė hyrje. Njė kohė tė gjatė e kalojnė duke u shty kur kėta duan t’i lėshojnė njėri-tjetrit radhėn pėr tė hy i pari. I dyti; shtyrje e ngjashme bėhet pėr ta vendosur njėri-tjetrin nė vendin e madh. I treti ėshtė insistimi pėr t’ia dhėnė fjalėn njėri-tjetrit. Edhe kur, pėrkundėr dėshirės, detyrohen ta marrin fjalėn, kėta mundohen tė flasin sa mė shkurt e sa mė pak nė mėnyrė qė tjetrit t’i lėnė kohė pėr tė folur sa mė shumė. Edhe atė kohė qė e marrin nė dispozicion, nuk bėjnė gjė tjetėr pos e citojnė njėri-tjetrin.

VII. Mosmarrėveshjet eventuale tė Trojkės

A ka pasur Trojka ndonjėherė mosmarrveshje?

Instituti i historisė, Katedra nuk ka asnjė dokument qė fletė se kėta kanė pasur ndonjė mosmarrėveshje.

A e kan ofenduar ndonjėherė njėri-tjetrin?

Kurrė!

Krejt rruzulli tokėsor ėshtė i mbushur me vende duelesh. Kryevepra tė letėrsisė botėrore janė tė mbushura me raste ku pėrshkruhen duele kaubojėsh, kalorėsish e aristokratėsh, por asnjė rast i kėtillė nuk ka nė vendin tonė. Merita pėr kėtė i takon Trojkės.

A kanė pasur nevojė tė idhnohen anėtarėt e Trojkės ndonjėherė nė njėri-tjetrin?

Kurrė!

Tė gjitha konfliktet, tė gjitha kurthat kėta i kanė identifikuar menjėherė si vepra tė udbės, dhe i kanė zgjedhė nė mėnyrė vėllaznore.

VIII. A ka fat mė tė madh se me lindė nė epokėn e Trojkės?

Kjo mvaret nga orientimi. Kjo mvaret se nė cilin taborr gjendesh. Rasti mė i mirė por ėshtė i jashtėzakonshėm qė dikush tė ketė pasur punė me tė Tretė. Ta ketė mirė me tė tretė, tė jet pėlqyer prej tė treve.

Fat i mirė ėshtė nėse je kingj i butė pėr t’i thithė Tri (dy) nana.

Kėta i takojnė rangut mė tė lartė. Kjo ėshtė fatlumėsia mė e madhe. Shumica e banorėve tė vendit tonė nė kėtė pyetje tė paevitueshme, me tė cilėn ndeshen gjatė mbushjes edhe tė formularėve mė elementarė nė organet shtetėrore, pėrgjigjen pėr atė se kujt i besojnė mė sė shumti, pėr kend janė tė lidhur, apo mbas kujt janė kap.

Mjafton tė jesh me njerin qė tė llogaritesh nė mesin e fatlumve, pasi kėta nė bazė tė marrėveshjes pėr partneritet ua njohin stazhin tė gjithė anėtarėve. Nė rast tė naivitetit e verbėrisė politike del ndonjė pabesimtarė e thotė se nuk jamė me asnjerin, atėherė kėta, me tė drejtė e marrin nė brina dhe e bėjnė pishman pse ka lindė. Nėqoftėse dikush del kundėr tė Treve atėherė nuk ka ēfarė tė thuhet pėr te, pos e pas vehten nė qafė. Pra e keqja mė e madhe ėshtė mos me u kap pas asnjėrit.

Ai qė mundohet me i konkurua e sheh menjėherė se nuk ka ku me ngulė.

I vetėmi ngushllim i gjeneratave tė kaluara ka qenė shpresa pėr ardhjen e epokės sė Tyre.

IX. Cili ėshtė vendi i merituar i Trojkės?

Nuk ka dyshim se djem mė hallall se kėta vendi ynė nuk ka pas prej se u kurdisė dynjaja. Ekziston njė legjendė shumė e lashtė qė ėshtė pėrcjellė goj mbas goje, me shekuj tė tėrė se liria e vėrtetė dhe e pacėnueshme vendit tonė do tė vij kur ai t’i ketė “Tre djem hallall qė e duan Atdheun mė shumė se sa vehten.” Si Tre djem hallall qė janė, vendi i tyre pėrfundimtar ėshtė parajsa. Monumentet e tyre nė Katedralė, pėr kėta Atllarė duhet tė jenė sa mė afėr altarit.

Si njeri i historisė mendoj se duhet ndėrtuar edhe njė ndėrtesė ku tė ruhet Arkivi i Tyre. Kjo fjalė e imja kam shpresė se do tė jetė mė e forta dhe mė e mira, e cila do tė gjendet nė faqen e parė tė arkivit tė Bacit, Bacės dhe Bacalokut.

X. Ēka ndodhė me ata qė e lėshojnė rrugėn e Trojkės?

Nė § 10, qė ėshtė edhe pika e fundit e dekalogut tė Trojkės e do rendi tė shqyrtohet ēėshtja e atyre qė devijojnė dhe largohen nga rruga e drejtė.

Nė Statutin e tyre thuhet:

“Ai qė dezerton, ai qė nuk na beson, ai qė tradhton, ai qė ka qoft edhe njė fije dyshimi nė madhėshtinė tonė, jo vetėm qė mbetet pa iman por bėnė asi gjynahi qė shpėrblehet me vdekje.”

Pasi ta kesh dhėnė zakletvėn e vetmja mėnyrė e ndarjes me ta ėshtė vdekja. Moralisht do tė ishte shumė punė e keqe, sidomos pėr autoritetin dhe nderin e moralin e Trojkės, me dalė fjala se dikush e ka lėnė Bacin, se dikush ua ka kthye shpinėn. Me e lėnė Baci apo Bacaloku dikend, apo kend tė doj, e me ua kthye shpinėn nuk ėshtė asgjė, as nuk ka kush pėr t’u marruar pasi Baci apo Bacaloku kėtė tė drejtė e kan nga pozita e lartė qė e kan fituar.

Ky nen ka pėr qėllim qė tė forcoj unitetin, t’u jep nasihat tė tjerėve, nė mėnyrė qė ata qė janė kapė pas tyre tė lidhen edhe mė shumė nė njė unitetet tė fuqishėm nė tė cilin do ta thejnė kokėn tradhtarėt e tė pabesėt. Ata qė ia kthejne shpinėn Bacit, Bacės e Bacalokut shpėrblehen me vdekjen. Dėnimi mė i madh i shqiptohet sidomos atij qė nga ta largohet i pari.

Argumentet negative tė Avokatit tė djallit (advocatus diaboli)

Pėr simbole mund tė flas vetėm ai qė edhe vet ėshtė simbol

Shtrohet pyetja; Pse Muhė Pirra, apo MUPi mė ka zgjedhur pikėrisht mua qė tė jap argumentet e mia, pėr tė cilat jam i bindur se tregojnė natyrėn e vėrtetė tė Bacit, Bacės e Bacalokut?

MUPi ka insistuar, pasi ai ka fakte tė padiskutueshme se unė mund tė merrem me kėto simbole pasi edhe vet jam apo kam qenė simbol, nė pėrputhje me tė gjitha kėrkesat e folklorit. Edhe unė mund tė lavdohem se emri im fillon me germėn b. Sa i pėrket burgut nuk kam argumente qė mund tė shtyhem me Trojkėn. Eshtė e vėrtetė se si i pangueshėm i kam kaluar disa javė nė popravni dom dhe nga aty jam liruar si i rehabilituar. Ndėrsa anėtarėt e Trojkės kanė dalė nga burgu tė pathyeshėm d.m.th. tė papėrmirėsueshėm.

Nė bazė tė cilave merita mund tė pretendoj se edhe unė jam simbol?

Eshtė e vėrtetė se tri herė nė karrierėn time kam qenė Bullan.

I bazuar nė kėtė fakt, detyra qė MUPi ma ka dhėnė nuk ka tė bėjė vetėm me kundėrshtimin e hedhjen poshtė tė argumenteve pozitive tė tij. Ai mė ka premtuar solemnisht se nėse fuqia ime argumentuese do tė jetė bindėse e me anė tė cilės do tė deklasohej mundėsia e Trojkės pėr vend nė Katedralė, atėherė si simbol, ka gjasa, jo vetėm teorike, qė vendi i paramenduar pėr Ata tė mė jipet mua.

I. Ēėshtja e emrit

Nuk ėshtė e vėrtetė se masa apo rrethi i ka thirrė kėta sė pari me emrat Bac, Bacė e Bacalok.

Kėta emra janė shumė tė pėrhapur dhe nuk janė aspak origjinal dhe secili prej tyre e akuzon tjetrin pėr plagiat (vjedhje, kopjim) tė emrit. Nuk kam dėgjuar kurrė ndonjė qė sė pari ėshtė pėrbe, betuar apo tė ketė dhėnė ndonjė zakletvė nė emėr tė tyre. Eshtė pikėrisht e kundėrta. Janė kėta tė cilėt i kanė introduktuar emrat e vetė pėr mjesidin nė tė cilin janė gjetė, nė stilin: ngo bac!, po bacit!, ani bacit!, kėshtu bacit! Eja te baci!, tregoj bacit! Janė vetė kėta dhe askush tjetėr qė tė parėt janė pėrbe nė emrat e vetė nė stilin: Jo pasha bacin! Jo pasha Bacėn kurrėn e kurrės! Jo pasha Bacalokun nuk shkon kjo punė kėshtu!

Pse e pėrdorė Trojka kėtė trik?

Mendimi mė i pėrhapur ėshtė ai sipas tė cilit Trojka e bėnė me qėllim qė ta shoh se cilėt janė ata qė nė turmėn e njerėzve e kuptojnė kėtė pėrdorim, e kuptojnė kėtė shenjė kopilie, kėtė tė bame me sy, pra cilėt janė ata qė e hanė. Kėta veprojnė kėshtu pasi vetėm kėtyre (prostitutave) qė e hanė, qė bėjnė gara pėr t’u hy nė bothė me ka krejt, munden lirisht dhe pa fijen e frikės me ua kthye shpinėn. Vetėm kėtyre “besnikeve” kėta u zėnė besė.

II. Magjia e germės B apo magjia e numrit 1

E vėrteta ėshtė se askush si Trojka nuk ėshtė pėrpjekė tė mbjellė pabesi e pėrēarje nė vendin tonė. Nė vendet me qytetėrim tė mirėfillt, kuptimi i mosmbajtjes sė fjalės sė dhėnė mungon. Pėr ata ėshtė e pakuptueshme se pse njė fjalė qė nuk mbahet ka nevojė pėr t’u dhėnė. Tek ne, duke iu falenderuar Trojkės e atmosferės sė lėkundjeve dhe shumfytyrėsisė sė saj, ekzistenca qoftė edhe e njė tė vetmi qė e mban fjalėn quhet besė e virtyt i jashtėzakonshėm.

Pasi jam zgjedhur si i vetmi nė kerrin e bullave, d.m.th. qė nga ajo kohė e kam ndier veten tė zgjedhur, tė mbetur jo vetėm nė pakicė por si i vetmi i llojit tim, tė pakonkurencė dhe si rrjedhim i gjithė kėsaj, tė lidhur pazgjidhshmėrisht vetėm me numrin 1.

III. Individualiteti i Trojkės Eshtė e vėrtetė se anėtarėt e Trojkės dallohen shumė nė mes veti dhe nė tė vetmen pikė ku origjinaliteti i tyre shprehet ėshtė nė budallallėqet dhe bestytnit e tyre.

IV. Disa aspekte karakteristike tė Stilit nė punė

I gjithė argumentimi, nė kėtė pikė, nga njė aspekt ėshtė i vėrtetė. Kėto argumente janė pėrzierje fjalėsh nga tradita, nga dėshirat e mira, nga shpresat, nga pasojat e mosdijes dhe e mbjelljes sė obskurantizmit.

a) Baci nuk ka dalė kurrė vetėm sepse e ka ndier veten tė dobėt, prandaj pėr t’iu imponuar palės tjetėr ai ka qenė nė gjendje qė brenda disa minutash kalimtarin e parė qė e ka gjetė nė stacion tė trenit apo autobusėve ta ndaj, t’a bėjė ceremonin e shpalljes (gradimit pėr) kalorės, pėr disa minuta ta bėjė anėtarė tė Komitetit Qendror, dhe ta marrė me vete nė njė bisedė shumė tė rėndėsishme.

b) Pogllavica ėshtė njė rast me specifikat e veta. E vetmja vėrejtje qė mund ta them kundėr Pogllavicės ėshtė fakti se pendlat e uniformės nuk i ka tė vetat. Pamja e tij pa pendlat e huazuara ėshtė njė pamje jo aq e mirė. Pėr kėtė aryse janė tepėr tepėr tė rrallė ata qė e kan pa ndonjėherė pa uniformė.

c) Bacaloku nuk merr kurr shok nė takime. Stili i tij ėshtė i kundėrt me tė Bacit. Ai mund tė shkoj pėr tė pi kafe e qaj tek njė shok e pėr asgjė tjetėr, por t’u thotė besimtarėve tė vetė se ata nuk bėnė tė jenė aty, pasi tubimi ėshtė i njė karakteri “sekret ku do tė shqyrtohen shumė ēėshtje delikate”. Kėtė e bėnė ai jo pėr t’i kursyer shokėt e vet por vetėm e vetėm qė tė ketė mundėsi t’i manipuloj si tė doj, e t’u thotė ēfarė tė doj.

I takon Katedrės sė nderuar, Akamedisė e akademikut t’i merrė ashtu siē janė nė tė vėrtetė. I takon akademikut tė gjykoj drejtė e tė merr parasysh se kjo pikė nė argumentimin pozitiv, fjala dashamirėse e MUPit nuk mjafton pėr tė zėnė njė vend nė cilėndo qoshe Katedralės.

V.

A ka fat mė tė keq se sa nė tė njejtėn kohė me i pas tre liderr tė pafuqishėm dhe mė injorantėt nė botė, tė cilėt armiqtė tanė mezi po presin pėr tė na i lėnė nė derė?

Eshtė faktkeqėsi sikur ta kishim edhe vetėm njėrin prej tyre. Por fatkeqėsia ėshtė mė e madhe pasi kėta janė Tre. Thėniet; “Eshtė mė mirė tė kesh njė gjeneral tė keq se tre tė mirė!” dhe “Tre atllarė nuk mund tė lidhen nė njė mullar!” pikėrisht pėr meritėn e tyre janė mė aktuale se kurrė mė parė.

Rreth ndarjes sė hapėsirės

Kėta nuk janė kurrė dakord me ndarjen e tokės, ndarjen e hapėsirės. Ndarja paraqet vetėm ekuilibrin momental deri sa tė armatosen mė mirė. Qėllimi i tyre ėshtė me ia rrėmihė e me ia marrė dheun nėn kėmbė njėri-tjetrit.

Rreth ndarjes sė kohės

Secili prej tyre lufton me ēdo mėnyrė qė koha tė llogaritet me kalendarin e vetė.

VI. Disa nga “mrekullitė” e Trojkės

1.Pastrimi i ēėshtjes prej ideologjizmave

Kėta lavdėrohen se e kanė pastruar ēėshtjen prej ideologjizmave, d.m.th. prej ideve. Sipas kėtyre strategėve thirrja nė nacionalizėm nuk ėshtė ideologji dhe nuk ka lidhje me ide.

Pastrimi e xhveshja e njerėzve prej ideve, pastrimi i trurit tė tyre prej ideve nuk ėshtė gjė tjetėr pos hap i parė pėr t’ua pastruar xhepat, pėr t’ua ngrėnė djersėn dhe nė rast nevoje t’a disponojnė si tė duan gjakun e tyre.

2. Nga “sjellja nė rreth” deri tek “vendosja e punėve nė vi”

Trojka ėshtė krijuese! Ajo nuk ka trashėguar asgjė!

Kėtu nuk kamė nevojė pėr argumente tė mia. Vetė Bacin e kam ndėgjua me vesh tė mij kah i thotė Bacės, apo Bacalokut, “Qen, qen bir qeni!”

Pra secili pėr vete thotė sė ėshtė krijues, se ėshtė krijuesi, ndėrsa tė tjerėve u thotė: “Qen bir qeni, se e ke (keni) gjetė sofrėn e shtruar!”

Pra ajo qė pėr Bacėn duket “zero” pėr Bacin e Bacalokun nuk ėshtė asgjė tjetėr por “sofra e shtruar”, e rrumbullakėt, tavolina e rrubullakėt. Pasi kėta vetė me gojėn e vetė e akuzojnė secili njėri-tjetrin pėr “qen mosmirnjohės”, bukpėrmbysės ndaj “sofrės sė shtruar”, konkludojmė se asnjėri prej tyre nuk ėshtė nisė prej zeros por ėshtė pikėrisht e kundėrta, se e kanė gjetė sofrėn tė shtruar, se tregohen tė pabesė ndaj bukės sė shtruar.

3. “Bashkimi” i popullit

Si ėshtė zgjedhė kjo ēėshtje nė vendin tonė?

Kurrė nė jetėn e tyre Trojka nuk e ka pėrjetuar njė atmosferė jashtė konkurencės. Kurrė nė jetėn e tyre kėta nuk kanė pasur plan mė madhėshtor se atė pėr ta asgjėsuar, mundur e poshtėruar njėri-tjetrin.

4. Sjellja e tyre me atė masė, me adhuruesit e njėri-tjetrit gjatė kohės kur Njėri apo Dy nga Ata kanė munguar (me arsye) nga detyra pėr shkak tė pushimit vjetor, sėmundjeve apo marrjes peng nga ana e udbės

Si njerėz qė e urrejnė njėri-tjetrin Kėta bėjnė ēdo gjė qė tė jetė e mundur pėr t’i forcuar pozitat nė kurriz tė njėri-tjetrit. Kėshilla mė elementare e Bacit pėr anėtarėt e vetė ėshtė:

“Baca dhe Bacaloku janė tė poshtėr, por poshtėrsinė e tyre duhet ta shtjellojmė me kujdes e me takt, pasi ata shokėt i kanė tė mirė. Shokėt e tyre na nevoiten.” Edhe Bacaloku apo Baca kujdes tė veēantė i kanė kushtuar punės se si me ia marrė shokėt njėri-tjetrit.

5. Sjellja ndaj tė pakėnaqurve me nafakėn e vetė

Marrja e njė “shoku tė ngushtė” prej njėri-tjetrit janė trofetė mė tė ēmuara nė arsenalet e gjuetisė sė Trojkės. Kėto raste ata i kanė pėrdorė si dėshmin mė bindėse e mė tė gjallė se janė nė rrugė tė drejtė, nė rrugėn fitimtare. Dezertorėt e njėrit kanė pasur vendin mė tė lartė, “e janė vlerėsuar sipas meritave tė vėrteta” tek tjetri.

6. Sjellja nė mes veti eTrojkės kur gjenden nė tė njejtin kuvend, kur janė ftuar nė tė njejtėn festė

Pikė sė pari kėta janė pėrpjekė qė kurr tė mos jenė nė tė njejtin kuvend. Janė tė njohura shprehjet e tyre: “Nėse Ai ėshtė aty Unė kurrė nuk vij, se nuk mund t’a duroj e t’ia shoh surratin e qenit.” Nėse mė nė fund pranojnė tė jenė nė njė tubim si kusht elementar kan shtruar qė emri i njėrit tė jetė i pari nė listėn e tė ftuarėve dhe i emrat e dy tė tjerėve nė fund. Kur e kanė marrė fjalėn secili ėshtė munduar tė flas sa mė shumė dhe mundėsisht tė marrė aq kohė sa tė mos mbetet asnjė sekondė pėr tė tjerėt.

Ka ndodhė njėherė qė edhe Bullani ka marrė ftesė pėr tė marrė pjesė nė kėto lloj festash e kuvendesh, si ndėgjues. Baci, Baca e Bacaloku janė paraqitė kishe nuk po e njohin, dhe nuk i kanė kthyer sytė nga ai as gjatė fjalimeve e as gjatė pushimeve nė mes seancave. I befasuar nga ky trik e pyeta njė aktivist tė njohur qė e kisha afėr nė tavolinė se pse vepron Trojka nė kėtė mėnyrė? Ai u pėrgjegj; “Kėtė e bėjnė nga frika se mos po i jipet fjala Bullanit. Dihet se antėtarėt e Trojkės nė ēdo tė tretėn fjali e akuzojnė dhe e quajnė njėri-tjetrin pėr ‘qen bir qeni’. Ata kanė frikė tė pashėrueshme se pas fjalės sė tij, festat e kuvendet pėr Ta mund pėrfundojnė pėrgjithmonė. Kjo mund tė ndodhė pasi fjalimet e Trojkės, nė vazhdim ka rrezik serioz qė tė pėrjetohen si lehje.”

VII. “Mosmarrėveshjet eventuale” tė Trojkės

Jo vetėm mosmarrėveshje, por nuk ėshtė regjistruar urrejtje mė e madhe se sa ajo qė kanė anėtarėt e Trojkės pėr njėri-tjetrin. Thuhet se ata e kanė dhe nuk e heqin kurrė prej thumi njėri-tjetrin.

VIII. A ka fatkeqėsi mė tė madhe se me lindė nė epokėn e Trojkės?

Eshtė vėshtirė tė kėrkosh fatkeqėsi mė tė madhe se sa kjo. Eshtė atmosferė aq e zymtė nė mjedisin ku garojnė kėta, ėshtė mjedis aq i ngarkuar me konflikte natyrale dhe artificiale, sa sjellja normale, sjellja elementare e ndershme, thėnia e sendeve ashtu siē ndihen me zemėr konsiderohen si heroizma tė vėrtetė.

Ēdo pėrpjekje pėr t’a tejkaluar kėtė epokė duhet konsideruar si punėn mė fisnike, si punėn qė mė sė shumti i jep kuptim jetės, si punė pėr tė cilėn ia vlen tė jetosh.

IX. Cili ėshtė vendi i merituar i Trojkės?

Supozimi se Kėta Tre, tė quajtur nga MUPi “djem hallall”, mund t’a ken vendin nė parajsė ėshtė vėshtirė i besueshėm. Mendoj se kėta “hallalla” vendin e merituar e kanė nė Hell. Sido qė tė jetė puna nė kėtė pikė, ata nuk meritojnė asnjė bust, asnjė pllakė me emrin e tyre nė Katedralė.

X. Ēka ndodhė me ata qė e lėshojnė rrugėn e Trojkės?

Mė sė miri ėshtė qė tė mos qė kesh punė me asnjėrin. Largimi nga ta nuk ėshtė gjynah qė shpėrblehet me vdekjen por ėshtė pikėrisht fitim i jetės e shpėtim i shpirtit.

Pėrfundim

Sa i pėrket ēėshtjes sė emrit, pėr ndryshim nga Trojka, Bullani emrin e vetė nuk ia ka caktuar apo dhėnė veti.

Atributi, shenja e vetme qė e ka dalluar Bullanin nga mesi i vetė ka qenė kalemi. Arma e tij e vetme ka qenė kalemi.

Unė kisha dėgjuar shumė e shumė herė ankesat e sinqerta tė anėtarėve tė Trojkės pėr atė “se nuk ka gjė mė tė keqe nė kėtė botė se mos me tė punua kalemi, se sa me e pas njė situatė revolucionare pėrpara e mos me mund me e shfrytėzua, mos me mund me e shėndrrua nė ide e forcė lėvizėse”.

Duke u bazuar nė ankesat tyre, pėrkundėr tė gjitha vetive tė tyre, kam shpreh gatishmėrinė time tė sinqertė qė t’u ndihmoj e tė ndikoj pėr tė mirė nė rrjedhėn e ngjarjeve duke menduar se njė ndikim i tillė ėshtė i mundshėm. Por kjo qe e pamundur pasi asnjėri prej tyre nuk tregoi besim ndaj meje dhe nuk ma kthyen kurrė shpinėn, duke mė konsideruar si tė dyshimtė, me fjalė tjera si tradhtarė qė u mundua me futė pėrēarje.

Pėr Trojkėn mendoj se nuk ka nevojė pėr arkiv. Pėr ta mjafton arkivoli. Kjo fjalė e imja pėrfundimtare besoj dhe shpresoj se do tė jetė gozhda e fundit nė arkivolin e tyre.

Pasi tre anėtarėt e Trojkės janė “Tre djemtė hallall” tė vendit tonė, rrjedh se Bullani duhet tė jetė “djal haram”. Vendi i vėrtetė i Bullanit ėshtė haremi. Jashtė haremit ai nuk mund tė imagjinohet.

Trojka i kėrcnon me vdekje ata qė asaj ia kthejnė shpinėn.

Ato qė ia ka kthejn shpinėn Bullanit ēmohen dhe shpėrblehen me jetė. Por shpėrbilimin mė tė madh, pėrmendoren mė tė madhe Bullani ėshtė betuar nė tokė e nė qiell se do t’ia ndėrtoj asaj qė e ka lėnė mė sė pari, qė ia ka kthye shpinėn mė sė pari.

Bullanin mundemi pa fijen e frikės ta konsiderojmė simbol, por me njė diapazon, me njė shtrirje pambarimisht mė tė madhe se sa tė Trojkės, shtrirje tė cilėn Trojka nuk mund ta merr me mend. Bullani nuk ėshtė simbol i luftės, i urrejtjes pėr vdekje pėr rivalėt, i ”mejkėrrave tė thinjura nė revolucione”, i obskurantizmit, i injorancės, i bestytnive, simbol i vetėm njė gjinie. Bullani ėshtė simbol i dashurisė, paqes, mirėkuptimit, i bashkimit mė tė rėndėsishėm, i vazhdimit tė jetės e pėrjetėsisė. Ai ėshtė i pari qė qėndron nė prehėrin e Nuses.

Bullani nuk ka pasur asnjė konkurent. Kjo nuk ka ndodhė me kėrkesėn e tij. Nuk ka asnjė dėshmi, nuk ekziston asnjė letėr “historike” e nėnshkruar me kėtė emėr. Jan bullat ato qė e kanė zgjedhur atė si tė vetmin aktor tė dasmės, tė llojit tė vetė. Eshtė ai qė luan nė divizion krejt tjetėr nga ai Trojkės, qė flet me njė gjuhė qė nuk e ka asnjė fjalė tė pėrbashkėt me atė tė Trojkės.

Apeloj tek Akademia, tek akademiku, i cili e ka marrė pėrsipėr tė na mėsoj se nė ēfarė duhet tė besojmė, i cili ėshtė duke na treguar se kush jemi, luftėtarit mė tė lavdishėm pėr liri duke pėrfshi kėtu edhe lirinė pėr t’i besuar e mosbesuar kujt tė duam, i cili njė Perėndi ia zgjedhė kopesė, tė tjerėve, ndėrsa vetes ia lejon luksin qė “t’i falet vetėm tė vėrtetės” dhe nė fund tek akritekti shpirtėror prof.dr. Muhė Pirra apo MUPi, tek ky avokat i madh i patriotėve, t’a peshojnė punėn mirė. Jo njė pllakė pėrkujtimore, jo njė bust por vetė, krejt Katedrala nuk ėshtė keq tė quhet nė emrin e Bullanit, apo nė fund tė fundit nė emrin e Nuses.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara