HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Histori: “Islamizmi i Shqiptareve”

-- nga Edwin E. Jacques, shkėputur nga “The Albanian”

Kur Shqiperia fitoi pavaresine nga Perandoria Osmane, kjo toke historikisht kristiane pati populline me te madhe myslimane, rreth 70%. Kurse shtetet e tjera ballkanike si Greqia kishte vetem 2.1%, Serbia 13%, Rumania 1.5 % dhe Bullgaria kishte vetem 15.8 % muslimane. Pushtimi nga perandoria Otomane zgjati pothuajse njelloj ne Ballkan, dhe te bie ne sy fakti qe shqiparet ishin te fundit qe u nenshtruan dhe po ashtu Shqiperia ishte e fundit qe fitoi pavaresine.

Para pushtimit nga osmanet, te gjithe vendet ballkanike kishin nje besim fetar te unifikuar, Greqia, Romania, Serbia dhe Bullgaria ishin kristiane orthodokse kurse Kroacia dhe Dalmatia ishin te krishtere katolike. Krahinat shqiptare pothuajse qene te ndara ne te krishtere katolike dhe orthodokse. Kjo ishte pasoje e ndarjes se Perandorise Romake ne ate te lindjes me qender ne Kostaninopoj dhe te perendimit me qender ne Rome.

Historikisht eshte provuar qe Perandoret Romake me origjine ilire ishin pergjegjes si per persekutimin e besimtareve krishtere po ashtu dhe per legalizimin dhe perhapjen e ketij besimi.

Decius (A.D 249-251), me origjine nga Bubalia, zone e Panonias ne Ilirine e Veriut filloi nje persekutim te krishtereve, duke ndaluar ritet fetare dhe torturuar, terrorizuar dhe burgosur prifterinjte.

I madhi Konstandine (Constandine the Great) (306-337), i biri i Konstantin Klorus (Constatius Clorus), perandorit ilir i cili udhehoqi perandorine romake se bashku me Decius, legalizoi fene kristiane dhe njekohesisht ndikoi ne ndarjen ne te krishter katolike dhe orthodoks. Ne udhetim e siper per ne fushe te betejes, Konstandinit te Madh iu shfaq vizioni i nje kryqi te shndritshem ne qiell me fjalet “By this conquer”. Qe nga kjo dite ai e konsideroi veten te krishtere, dhe me vone e zhvendosi fronin perandorak nga Roma ne qytetin e Bizantit, te cilin e quajti Konstaninopole (emrin e vete).

Shqiptaret ne shekuj jane dalluar si luftetare, njerez te fjales (beses), trima qe adhuronin lirine dhe armet, por me shume ata jane dalluar si materialiste. Besimin mysliman fillimisht u pranua nga kryetaret e klaneve dhe lidered e krahinave dhe si shperblim nga Sulltani ata ruajten pasurite dhe influencen e tyre, si dhe moren pozicione te ndryshme administrative ne perandorine turke.

Per pjesen tjeter te popullsise jo myslimane, pervecse diskriminit ekonomik, nepermjet haraceve dhe tributeve, nje aspekt tjeter ka qene edhe presioni i forte social. A mundet qe keta njerez te lire, rritur midis lufterave, te nenshtroheshin kushteve e te qenit jo mysliman ne perandorine osmane..?

Kushtet e shpallur nga Kalif Omar per banoret e Jerusalemit ne 638 (Kuduri 1829,11-12,38- 40), mendohet qe te jene perdorur edhe tek shqiptaret, te cilet per me shume se ēerek shekulli ishin shkaktaret per disfatat e njepasnjeshme te kesaj perandorie te pathyeshme.

1. Kurre nuk mund te ndertohen kisha dhe sinagoga ne territoret myslimane
2. Nuk lejohet rindertimi i atyre te prishura
3. Lere deren hapur per udhetaret myslimane
4. Eshte detyrim te mirepresesh nje mysliman te pakten per tre dite.
5. Nuk ke te drejte qe te nderhysh ne punet administarative te shtetit dhe tu japesh te dhena jo-myslimaneve
6. Kurre mos kundershto deshiren e nje myslimani
7. Tė kesh respekt per myslimanet
8. Dorezo ēdo gje tek myslimanet kur ata jane prezente.
9. Kurre mos vesh rroba ose ornamen te ngjashme me myslimanet
10. Nuk lejohet te perdoresh emer myslimani
11. Nuk lejohet qe te perdoresh kale me shale dhe fre
12. Nuk lejohet te mbash, harqe, shigjeta, shpata dhe arme te tjera
13. Kurre mos vendos ne gisht unaze te zbukuruar me gure
14. Kurre mos shit vere dhe ta pish ate ne publik
15. Kurre mos u vesh si predikuesit tuaj
16. Kurre mos merr zakonet e predikuesit tuaj
17. Kurre mos ble shtepi ose te banosh ne fqinjesi me myslimanet
18. Kurre mos varros te vdekurit prane varrezave myslimane
19. Kurre mos vajto ne fatkeqsi apo te derdhesh lote ne publik ne raste vdekje te te aferme
20. Kurre mos ble skllave tek myslimanet

Ne perfundim te ketyre kushteve Kalif Omar vendosi qe, n.q.s krishteret nuk plotesojne nje nga keto kushte, athere jeta e tyre nuk shkembehet me me asnje lloj sasie floriri dhe ēdo mysliman duhet t'i vrase pa i gjykuar.

Ne dokumentat turke ne fillim te shekullit XVI (Kantemir 1734, 92), gjenden urdheri i Amurat II “Te gjithe Epiriotet ose te behen synet (te kthehen ne myslimane) ose te paguajne tradhetine e tij (Skenderbeut) me vdekje”

Mbas renies se qytetit te Kostadinopojes, Sulltani mori ne administrim edhe fene orthodokse. Peshkopet e kesaj kishe duhet te jepnin bakshishe te medha tek ai me qellim qe te zinin pozicione te rendesishme ne hierarkine e fese orthodokse si edhe te plotesonin kerkesat dhe interesat e administrates osmane vendase. Islamizmi u perhap me kryesisht tek besimtaret orthodokse sepse pjesa me e madhe e besimtareve katolike ishin nen juridiksionin e mbreterise se Venedikut, me te cilen Sulltani beri shume traktate me karįkter fetar dhe tregtar. Bile fitimet me te medha Venediku i pati gjate fushatave luftarake te Sulltanit kunder Skenderbeut.

Pjesa tjeter katolike u shperngul maleve te veriut per t'i shpetuar taksidareve te administrates turke dhe diskriminimit fetar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara