HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


VEPRIMTARI DHE SHKRIMTARI KOSOVAR ENGJĖLL KOLIQI THELLON BASHKĖPUNIMIN DHE MIQĖSINĖ ME ELITĖN INTELEKTUALE TĖ KRYEQYTETIT TĖ SHTETIT BRAZILIAN MINAS GERAIS:

NJĖ MBRĖMJE SHUMĖ E KĖNDSHME DHE E FRYTSHME ME SHKRIMTARĖT DHE PĖROFESORĖT E BELO HORIZONTE-s

-- nga Vera Lucia Alves Neves

Njėri nga drejtuesit e Akademisė Letrare tė Minas Gerais-it, shkrimtari me famė botėrore – Olavo Romano i ka premtuar shkrimtarit kosovar organizimin e njė ligjėrate nė sallėn e Akademisė, me temėn "Kosova nė aspektin kulturo-historik dhe traditat kombėtare tė saj", kurse drejtori akademik i Fakultetit tė Edukimit (Pedagogjisė) – Prof. Dr Nelson Ferriera Filho i ka kėrkuar pėrgatitjen e njė ligjėrate mbi zhvillimet edukativo-arsimore dhe kulturo-artistike nė Kosovė, pėr t'i njoftuar nė kėtė drejtim profesorėt dhe studentėt e fakultetit tė edukimit, nė Belo Horizonte. Nė fundin e javės sė ardhshme, nė "Alexandrina" hapet ekspozita e parė e poezive tė Engjėll Koliqit - "DHURATĖ DASHURIE".

Engjėll Koliqi nė Belo Horizonte me shkrimtarin Olavo Romano
Engjėll Koliqi nė Belo Horizonte me shkrimtarin Olavo Romano

Belo Horizonte, 29 maj 2007 – Nė qėndrimin e dytė tė tij tė radhės, veprimtari dhe shkrimtari kosovar – tashmė i mirėnjohur nė vendin tonė – Engjėll Koliqi, gjithnjė e mė shumė po shton dhe po vulos suksese pėr karrierėn e tij si shkrimtar dhe patriot, gjithnjė nė shėrbim tė vendit dhe tė popullit tė tij. Kosova qė nė zemrat tona braziliane kishte hyrė, gjatė luftės sė fundit atje, pėrmes birit tė saj tė devotshėm – Engjėll Koliqi, nė brendinė tonė shpirtėrore po konstrukton banesėn e saj tė pėrhershme, deri nė amshim. E themi kėtė, sepse biri i Saj, qoftė gojarisht, qoftė me penė, nė memorien tonė intelektuale veē ka mbjellė vlerat e mirėfillta qė dalin nga traditat e shenjta tė atij populli tė martirizuar, por gjithmonė krenar – siē thotė shpesh Koliqi, popull qė botės ia dhuroi emrat e pashuar nė histori – atė qė bėri aktin e parė tė demokracisė, tė dekretuar nė histori – lirinė e besimit fetar – perandori i Romės Konstantini, shenjtin qė Kishės Univerzale Katolike i dhuroi Hymnin "TE DEUM" Shėn Niketė Dardani, Shenjtėreshėn e Dashurisė qė mbarė bota e njohu si nėnė, Gonxhe Bojaxhiu – Nėna Tereze.

Nė Belo Horizonte
Nė Belo Horizonte

Mbrėmė, poeti kosovar, i shoqėruar nga drejtueset e Organizatės Ndėrkombėtare CAN – organizatė pėr planifikim dhe implementim projektesh ndėrkombėtare, ushtrime e planifikime ligjėratash, organizime konferencash dhe shoqėrim misionesh nga jashtė – Vera Neves e Esmeralda De Carvalho Castro, ka pasur njė takim shumė tė frytshėm me njėrin nga drejtuesit e Akadamisė Letrare tė shtetit Minas Gerais, shkrimtari mė i famshėm vendor e ndėr mė tė mirėt nė Brazil, qė ka edhe famė botėrore – Olavo Romano, me drejtoreshėn e pikėtakimit tė shkrimtarėve "Letrat dhe Pikė" – Dagmar Braga, me drejtorin e Fakultetit tė Edukimit (tė Pedagogjisė) nė Belo Horizonte – Prof. Dr. Nelson Ferriera Filho, etj. Kėtė takim, nė shtėpinė e intelektualėve tė Belo Horizonte-s, siē quhet kėtu lokali i pronarit Julius Cesar Pereira "Alexandrina Café Cultura e Moda" , ku edhe do tė hapet ekspozita e parė e poezive tė tij "DHURATĖ DASHURIE", nė fund tė javės sė ardhshme, shkrimtari kosovar e ka cilėsuar si njė mbrėmje shumė tė kėndshme dhe tė frytshme me profesorėt dhe shkrimtarėt vendorė, qė po i ndihmojnė shumė nė realizimin e synimeve tė tij, qė kėtu ta afirmojė sa mė shumė kulturėn e popullit tė tij, me tė gjitha traditat e shenjta kombėtare.

Engjėll Koliqi nė Belo Horizonte Shkrimtari i madh Olavo Romano, i cili kishte marrė, qysh nė mars, nga autori kosovar librin poetik "Shekulli im quhet dashuri" penėn e poetit Engjėll Koliqi, e ka vlerėsuar si njė penė shumė e fortė dhe e ndjeshme, qė di tė prekė thellė nė shpirtin e secilės qenie njerėzore dhe si njė penė e cila gjithmonė mes njerėzve mbjell vetėm dashuri. Ai ka theksuar adhurimin e tij edhe pėr patriotizmin tipik tė shkrimtarit kosovar, si cili, siē ka thėnė Romano, do tė ngritet nė piedestalin e shkrimtarėve mė tė mėdhenj botėror. Ai ka ofruar njė ndihmė speciale nga Akademia Latrare e Belo Horizonte-s, ku edhe ka ftuar Koliqin pėr njė ligjėratė speciale me temėn "Kosova nė aspektin kulturo-historik dhe traditat kombėtare tė saj", sikur qė i ka garantuar edhe pėrkrahjen e kėsaj akademie pėr botimin e veprave tė tij, nė gjuhėn portugeze. Nė radhėn prioritare janė pėrmendur veprat nė dorėshkrim tė shkrimtarit kosovar "Ndjenjė Drite" (poezi) dhe "Njė dashuri pa kufinj" (libėr publicistik kushtuar Nėnės Tereze). Nė fund, siē u shpreh ai vetė – me kėnaqėsi tė veēantė – i ka dhuruar shkrimtarit kosovar librin e tij famoz e tė ilustruar mbi Shėn Franēeskun. Gjithashtu, i ka dhuruar edhe dy libra tė tjerė tė tij, pėr miqtė kosovarė qė i njohu nė mars kėtu – Musa Misini (kryetar i Komunės sė Vitisė) dhe Sarė Gjergji (poet e administrator i Stubllės).

Engjėll Koliqi nė Belo Horizonte
Engjėll Koliqi nė Belo Horizonte

Edhe drejtori akademik i Fakultetit tė Edukimit – Prof Filho e ka ftuar shkrimtarin kosovar, i cili ėshtė edhe profesor i pedagogjisė, pėre njė ligjėratė speciale nė fakultetin e tij, me temėn "Zhvillimet edukativo-arsimore dhe kulturo-artistike nė Kosovė", ftesė e pranuar me kėnaqėsi nga Engjėll Koliqi.

Nė Belo Horizonte
Nė Belo Horizonte

Nė Belo Horizonte
Nė Belo Horizonte


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara