HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


NĖ KRYEQYTETIN MINEIR - BELO HORIZONTE U HAP SALONI I 8-tė I LIBRIT:

PĖR HERĖ TĖ PARĖ MERR PJESĖ NJĖ SHKRIMTAR NGA KOSOVA

-- nga Caio Werneck

Me pamundėsinė e ardhjes sė shkrimtarėve tė tjerė nga Kosova, Engjėll Koliqi merr pjesė me librin poetik "Il mio secolo si chiama amore" (Shekulli im quhet dashuri), qė ėshtė ekspozuar nė standin italian. Interesim i madh pėr librin e poetit nga Kosova. Shkrimtari nga Kosova takohet dhe miqėsohet me shkrimtaren tonė me famė botėrore - Marina Colassanti.


Engjėll Koliqi me kryeorganizatorin e Salonit tė Librit Sergio Fantini
dhe me pėrfaqėsuesen e Standit tė Italisė Viviana Cassati

Belo Horizonte, 16 qershor 2007 - Saloni i 8° ndėrkombėtar i librit, nė kryeqytetin e shtetit brazilian Minas Gerais, ėshtė hapur mė 14 qershor dhe deri mė 24 qershor do tė zhvillohen veprimtari tė shumta kulturo-artistike, nė kuadėr tė kėsaj feste tė madhe tė librit. Nė kėtė Salon po marrin pjesė dhjetėra botues tė famshėm, nga Brazili dhe nga vende tė ndryshme tė botės. Pėrveē veprave nė gjuhėn potrugeze, mė sė shumti bien nė sy veprat nė gjuhėn italiane, spanjolle dhe franceze. Saloni i sivjemė, pėr nga ana e veprimtarive kulturo-artistike tė kėtyre ditėve, mė sė shumti do tė frymojė italisht. Kėtė e dėshmon edhe fakti se nė mesin e organizatorėve kryesorė ėshtė edhe Konsullata e Pėrgjithshme e Italisė nė Belo Horizonte, qė nė standin italian tė librit ka inkorporuar edhe njė shkrimtar joitalian, reszident nė Itali - shkrimtarin shqiptar nga Kosova, Engjėll Koliqin, me librin e tij - finalist nė konkursin ndėrkombėtar "Autotėt pėr Europėn 2005" nė Empoli - "IL MIO SECOLO SI CHIAMA AMORE" (SHEKULLI IM QUHET DASHURI).


Engjėll Koliqi me shkrimtaren e qindėrave ēmimeve
kombėtare e ndėrkombėtare - Marina Colassanti

Kėsaj radhe, fytyra e Engjėllit nuk ishte allegre dhe e qeshuir, siē jemi mėsuar ta shohim kėtyre ditėve. Kur e pyetėm pse, ai na tha se ndjehet keq pėr pamundėsinė e arritjes sė shkrimtarėve nga Kosova, qė ishin nė program tė kėtij Saloni tė librit: Sarė Gjergji, Ramadan Musliu, Xhevat Latifi, Miradije Ramiqi e Fehmi Ajvazi. Nė mungesė tė tyre, Z. Koliqi ishte "detyruar" qė tė inkorporohet nė standin italian tė librit, meqė libri i tij ėshtė i botuar nė gjuhėn italiane. Organizatorėt e standit italian thonė se janė shumė tė kėnaqur qė nė mesin e shkrimtarėve italianė ėshtė Engjėll Koliqi, vepra e tė cilit ėshtė vlerėsuar e njė kualiteti shumė tė lartė dhe tashmė e konsiderojnė edhe si shkrimtar italian, meqė mbi 17 vjet ėshtė rezident nė Itali dhe shkruan edhe italisht. Dje Engjėlli ėshtė pritur nė standin e Konsullatės sė Pėrgjithshme tė Italisė, nga Viviana Cassati, e cila i ka shprehur komplimente dhe mirėnjohje pėr kėtė pjesėmarrje shkrimtarit nga Kosova. Ai ka falėnderuar Vivianėn dhe organizatorėt tjerė, qė i kanė dhėnė mundėsinė e pjesėmarrjes nė kėtė salon libri, ku janė ekspozuar qindėramijėra tituj.


Engjėlli nė lokalet e Salonit tė Tetė tė Librit, nė Belo Horizonte (autoportret)

Zotėri Koliqi, po dje, ka pasur edhe njė takim tė pėrzemėrt dhe kortezie me shkrimtaren tonė me famė botėrore - Marina Colassanti, e cila ka emigruar nga Italia, nė moshėn 11 vjeēare dhe si shkrimtare ka vjelė qindėra ēmime braziliane e ndėrkombėtare, bashkė edhe me bashkėshortin e saj, poashtu shkrimtar me famė botėrore - Afonso Romano de Sant'Anna. Marina, e ardhur nga Rio de Janeiro, enkas pėr kėtė Salon tė Librit, i ka shprehur komplimente shkrimtarit nga Kosova dhe ka uruar qė vendi i tij tė njihet sa mė parė ndėrkombėtarisht, si shtet i pavarur dhe sovran. Ajo gjithashtu i ka ofruar bashkėpunim shkrimtarit nga Kosova, i cili po ecė me hapa tė sigurtė nė karrierėn e tij latrare, nė vendin tonė, ku tashmė ėshtė i njohur nga shumė lexues dhe dashamirės tė fjalės sė shkruar.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara