HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


LIGJĖRATĖ E FRYTSHME E PROFESORIT NGA KOSOVA - ENGJĖLL KOLIQI NĖ FAKULTETIN JURIDIK TĖ UNIVERSITETIT FEDERAL TĖ MINAS GERAIS-it:

DARDANIA - KOSOVA E VOGĖL QĖ I KA DHURUAR BOTĖS FIGURA DHE VLERA TĖ MĖDHA HISTORIKE

-- nga Caio Werneck

Studentėt e sė drejtės ndėrkombėtare tė kėtij fakulteti janė mahnitur me ligjėratėn e ilustruar tė Prof Engjėll Koliqit, deri nė derdhjen e lotėve. Ata kanė shfaqur interesim qė ta njohin nga afėr realitetin e popullit shqiptar dhe Kosovėn.


Prof. Engjėll Koliqi me njė grup studentėsh e profesorėsh, pas ligjėratės

Belo Horitonte, 21 qershor 2007 - Profesori nga Kosova - Engjėll Koliqi, i cili ēdo ditė e mė shumė po bėhet i njohur dhe mė i dashur nė vendin tone, dje ka ligjėruar nė Fakultetin Juridik tė Universitetit Federal tė Minas Gerais-it, nė Belo Horizonte. Kjo ligjėratė e tij ėshtė vlerėsuar shumė e frytshme dhe studentėve tė katedrės sė tė drejtės ndėrkombėtare u ka dhėnė njė impuls tė ri nė dėshirėn e tyre vullnetmirė, pėr ta njohur nga afėr realitetin e popullit shqiptar dhe Kosovėn dhe pėr ta ndihmuar aq sa munden me kompetencat dhe fuqitė e tyre, kėtė shtet nė linde, qė sė shpejti, me njė "pagėzim" nė KS tė OKB-sė, do tė njihet ndėrkombėtarisht dhe - pas njė periudhe shtyllash, do tė ecė vetė dhe lirshėm, nė historinė qė i ka shumė borxhe.


Prof. Engjėll Koliqi gjatė ligjėratės sė ilustruar

Z. Koliqi ka bėrė njė shėti nėpėr shekuj, madje edhe duke ilustruar bukur pėrmes projektorit, duke konkretizuar ēdo gjė me tė dhėna tė sakta historike dhe me fotografi, nė programin kompjuterik "power point", pėrgatitur me njė mjeshtri tė rrallė profesionale. Ai ka dhėnė mjaft fakte pėr ekzistimin e Dardanisė, sė paku dhjetė shekuj para Krishtit. Ka pėrmendur Justinianin, Dioklecianin dhe perandorėt tjerė qė gjatė pushtimit shtatėshekullor, Iliria i ka dhėnė Perandorisė Romake. Sidomos emocional ka qenė argumenti i Perandorit Konstantin, nga toka e Dardanisė, i cili njerėzimit i ka dhuruar aktin e parė tė demokracisė, me lirimin e besimit fetar. Gjithashtu me argumente i ka bindur studentėt pėr vargun e shenjtėrve iliro-dardanė: Shėn Flori, Shėn Lauri, Shėn Maksimiliani, Shėn Prokupi, Shėn Niketė Dardani, i cili ėshtė autori i Hymnit tė Kishės Univerzale TE DEUM, qė edhe sot kėndohet nė mbarė botėn, Shėn Jeronimin etj. Gjithashtu ka sjellė edhe argumentet pėr shtatė papėt iliro-shqiptarė, nė Selinė e Shenjtė - Papa Shėn Eleuteri (171 - 185), nga Nikopoli (sot nė Greqi - Ēamėri) Papa Shėn Urbani I (222 - 230), Papa Shėn Kai (283 - 296), Papa Gjoni IV (640 - 642), Papa Pali IV (1555 - 1559), arbėresh nga Karafa e Katanxaros, Papa Sisti V (1585 - 1590), nga familja Pereti, emigruar nė Itali nga Krusheva e Kotorrit - Mal i Zi, Papa Klementi XI (1700 - 1721), nga familja Laēi-Albani, emigruar nga Shqipėria nė Urbino tė Italisė nė vitin 1464.


Prof. Engjėll Koliqi pranė universitetit UFMG

Pasi ka mbaruar me periudhėn shtatėshekullore tė pushtimit romak, ligjėruesi nga Kosova ka folur mbi dyndjet sllave, respektivisht mbi serbėt, tė cilėt duke qenė si maxhypė e shėrbėtorė (servi-serbi = shėrbėtorė) tė rusėve, duke mos e duruar mė gjendjen e shėrbėtorit kishin ikur nga Karpatet dhe ishin shtrirė nė jug, nėpėr tokat dardane. Duke qenė njė popull paqedashės dhe mikpritės, ilirėt, respektivisht shqiptarėt, duke iu shmangur problemeve, gjithnjė janė tėrhequr nė jug dhe serbėt kanė gllabėruar tokat tona, ka thėnė ligjėruesi. Nga mbi 110 mijė km² sa ka pasur Dardania, Kosova e sotme duhet tė kėnaqet me pranimin shtet mbi njė territor mė tė vogėl se 11 mijė km².

Pastaj ka vazhduar me pushtimin 535 vjeēar nga ana e Perandorisė Turko-Otomane, tė cilėt kanė shkatėrruar, ku kanė mundur, ēdo gjė shqiptare. Duke folur mbi kėtė periudhė, Ai ka lartėsuar figurėn e Heroit Kombėtar, i cili plot 25 vjet ka qenė mbrojtės i krishterimit europian nga otomanėt, Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu, i shpallur nga papa i atėhershėm, si atlet i Krishtit. Atė e ka krahasuar me Heroin Kombėtar Brazilian - Tiradentes. Duke e pėrmbyllur periudhėn e pushtimit turko-otoman, ligjėruesi ka thėnė se marrėveshja e fshehtė ruso-turke, ishte legalizuar nga fuqitė e mėdha tė kohės - nė Kongresin e Berlinit tė vitit 1878 dhe nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr, mė 1912/1913, duke ia falur Serbisė dhe Greqisė mė shumė se gjysmėn e tokave shqiptare. E njėjta gjė tha ai ka ndodhur edhe pas mbarimit tė dy luftėrave botėrore. Shkak i fillimit tė luftės sė parė botėrore - tha ai - ishte vrasja nga serbėt e Princit Austro-Hungarez - Franc Ferdinandit, i cili kishte fotografuar argumentet mbi Manastirin e Graēanicės, tė falsifikuar, nga njė katedralė katolike nė njė manastir ortodoks. Duke folur pėr shekullin tonė tė jetės, Profesor Engjėlli ka thėnė se Kosova e Vogėl ia fali botės Nėnėn e Madhe e Shenjtėreshėn e Dashurisė, Gonxhe Bojaxhiun - Nėnėn Tereze. Edhe sot, shqiptarėt, qė pamarrė parasysh besimin fetar, ndjehen bij tė Nėnės Tereze, tė stimuluar nga mėsimet dhe amaneti i Saj, nuk duan ta njohin urrejtjen, por duan qė botėn ta ndryshojnė me dashuri.

Duke folur pėr luftėn e fundit nė Kosovė - Luftėn Ēlirimtare tė viteve 1998-1999, Koliqi ka argumentuar edhe me foto tmerret e kriminelėve serbianė mbi popullatėn shqiptare tė Kosovės, deri nė gjenocid, si dhe trimėrinė e paparė dhe maturinė e profesionalitetin e lartė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, duke filluar qė nga flijimi i Familjes Jashari e deri nė ditėn e ēlirimit, kur aleatėt tanė tė NATO-s, pas bombardimeve 78 ditėshe e detyruan kryekriminelin Milosheviq tė dorėzohet dhe tė nėnshkruajė Marrėveshjen e Kumanovės (10 qershor 1999), pėr tėrheqjen e forcate serbe nga Kosova dhe pėr lėnien e Kosovės nėn administrimin dhe protektotratin ndėrkombėtar tė OKB-sė. Kur ligjėruesi tha se ka edhe shumė foto tė tjera tė tmerrshme, qė dokumentojnė gjenocidin e Serbisė mbi popullin e Kosovės, por qė tė mos i tmerrojė dhe qė tė mos nxis urrejtje ndaj njė populli, nuk i publikon Ato kėtu, disa nga studentėt kanė qarė me lotė, duke pohuar se po shohin nė vepėr, edhe nė profesorin, mėsimet e shenjta tė Nėnės Tereze - Kosovare. Ai gjithashtu ka folur edhe pėr rolin vendimtar dhe tė pakontestueshėm tė Presidentit tė Parė tė Republikės sė Kosovės - tė urtakut dhe shkencėtarit tė dėshmuar edhe nė politikė e nė aktet historike tė shtetformimit - Dr. Ibrahim Rugova.

Nga drejtuesit e Universitetit Fedral tė Minas Gerais-it ėshtė shprehur gatishmėri e menjėhershme pėr bashkėpunim me Universitetin e Prishtinės, nė shkėmbim pėrvojash, profesorėsh e studentėsh. Z. Koliqi ka premtuar se sapo tė mbėrrijė nė Kosovė, nė muajin e ardhshėm, do t'i kėrkojė njė takim informativ rektorit tė Universitetit tė Prishtinės dhe do t'ia pėrcjellė porosinė vullnetmirė nga Belo Horizonte.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara