HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


REPORTAZH NGA QENDRA E ARTEVE BASHKĖKOHĖSE "INHOTIM":

KY DIMRI BRAZILIAN

-- nga Engjėll KOLIQI

Belo Horizonte, qershor 2007 - Kjo vizita ime e gjatė, pėrveē angazhimeve tė shumta punuese, mė mundėsoi edhe pak rekreacion dhe pushim nga streset e jetės europiane e ballkanike. Kėsaj radhe, ēaste pushimi po pėrjetoj nė njė ambient krejt ndryshe nga ambientet, me tė cilat jemi mėsuar nė regjimet e jetės ballkanike dhe nė marifetllėqet e jetės europiane - ne qeniet arbėrore, nė trojet tona dhe nė mėrgim. Deshti fati qė mė lidhi nė miqėsi me njerėz qė mė hapėn kėtė rrugė tė gjatė, me mundėsinė e bashkėpunimit me njė botė tjetėr dhe tė dėfrimit nė njė regjim allegrie. Qė tė mos e zgjas shumė me kėto fraza, qė janė dhe nuk janė aq tė vlefshme, mbas kėsaj hyrjeje, po futem nė temė, respektivisht po filloj rrėfimin tim pėr njė ditė tė bukur pushimi, nė hyrje tė dimrit brazilian, jo vetėm qė t'u njoftoj pėr njė ekskurzion timin nė njė ditė dėfrimi, por edhe qė tė mėsoni diēka mė tepėr nga realiteti brazilian, diēka qė nuk e keni mėsuar nga gjeografia, as nga emisionet televizive e nga telenovelat.


Engjėll Koliqi, autoportret pranė parkut INHOTIM

Brazili ėshtė njė vend i madh, njė federatė e 27 shteteve (26 shtete me guvernatorė, qeveri, parlament… dhe tė distriktit federal tė Brazilisė, shtetit ku ėshtė edhe kryeqyteti i federatės. Via ekuadoriale kalon nėpėr shtetet veriore tė Brazilit. Nė pjesėn veriore tė vijės ekuadoriale (pra nė njė pjesė tė vogėl tė Brazilit) stinėt janė sikur te ne, pra tash atje ėshtė vera. Kurse, nė mbi 90% tė Brazilit, respektivisht nė jug tė vijės ekuadoriale, tash ėshtė stina e dimrit, qė filloi mė 21 qershor. Kėtu ku jam unė tash (nė Minas Gerais), pra sapo ka filluar dimri. Por ky dimri brazilian qenka ndryshe nga dimri ynė. E them ndryshe, duke e argumentuar me disa fakte, qė ju tė besoni. Edhepse detin e kemi mbi 500 km larg nga Belo Horizonte, kėtu ka shumė pak drunj gjethrėnės. Ka plot palma, plot banana, plot portokaj, mandarina, limona… e shumė bimė tė tjera tropikale, sepse nuk jemi edhe aq larg nga vija ekuadoriale (rreth dymijė kilometra).


Engjėll Koliqi, autoportret nė kodrat e gjelbėruara me drunj tropikalė

Miqtė tanė nga njė shkollė speciale e arteve figurative na ftuan qė t'u bashkohemi nė njė ekskursion qė drejtoria e tyre kishte organizuar pėr profesorėt dhe vijuesit e kurseve artistike tė shkollės. U nisėm herėt nga Belo Horizonte, me themelueset e Organizatės Ndėrkombėtare CAN (organizatė pėr planifikim dhe implementim projektesh ndėrkombėtare, ushtrime e planifikime ligjėratash, organizime konferencash dhe shoqėrim misionesh nga jashtė) - profesoreshat e nderuara, tashmė nė pension - Dr. Vera Lucia Alves Neves e Esmeralda Carvalho Castro.


Pamje e natyrės nė parkun INHOTIM

Rreth orės 9:30 mbėrritėm nė Brumadinho, njė qytet i vogėl - rreth 60 kilometra nė jugperėndim tė kryeqytetit mineir (Belo Horizonte). Ishte ky njė qytet me vlera tė mėdha kulturo-artistike, ku kishte edhe disa fakultete tė studimeve universitare. Vetėm pak kilometra nga qendra e Brumadinho-s, hymė nė parkun e madh nacional, qė pėrfshinte njė sipėrfaqe prej mbi 1200 hektarėsh. Nė brendėsi tė kėtij parku gjetėm Qendrėn e Arteve Bashkėkohėse "INHOTIM", me shumė ndėrtesa tė kompleksit muzeal tė arteve moderne bashkėkohėse dhe kopshtije tė mrekullueshėm botanikė, qė kishte njė sipėrfaqe prej rreth 35 hektarėsh, ku ishin tre liqenj tė vegjėl me gjithsejt 30 mijė metra katrorė sipėrfaqe ujore. Disa tė dhėna mbi kėtė park nacional dhe kėtė qendėr shumė karakteristike tė arteve moderne bashkėkohėse, qė munda t'i mėsoj gjatė kėsaj dite tė fillimdimrit brazilan janė mė sa vijon:


Engjėll Koliqi - portret nė mes gjelbėrimit

- Qendra INHOTIM, me kompleksin e muzeut tė arteve moderne bashkėkohėse dhe me parkun e mrekullueshėm botanik, nė qendėr tė kėtij parku nacional mbi 1200 kilometrash katrorė, ėshtė parku mė i madh tropikal i Brazilit dhe i Amerikės Latine.
- Ky ėshtė njė lokalitet special, nė transformim tė vazhdueshėm, ku arti bashkėjeton i ndėrthurur nė njė marrėdhėnie unike dhe intime me natyrėn.
- Parku botanik, nė hapsirėn prej 35 kilometrash katrorė, kopshtijesh speciale, i sajuar nga peisazhisti i famshėm brazilian, i njohour nė botėn mbarė - Roberto Burle Marx.
- Nė kėto kopshte speciale gėrshetohet pėr mrekulli njė kolekcion special botanik, ku janė mbi 1400 tipe drunjsh nga mbarė Brazili dhe disa kafshė tipike (kryesisht shpezė), qė jetojnė nė tre liqenjtė e kėtij kompleksi.
- Ky kompleks i madh botanik ishte gjithnjė nė kompromis me zhvillimin kulturor tė bashkėsisė njerėzore tė atjeshme dhe pėrgjithėsisht braziliane.
- Atje gjeta njė pikė shumė karateristike dhe tė rėndėsishme, ku ēdo ditė kultivohen edhe vlera tė mėdha edukativo-arsimore, ku bėhen shumė meditime dhe shumė dėfrime.
- Pėr kėto mrekulli tė papėrsėritshme gjetiu, ky park me kompleksin muzeal kishte fituar ēmimin ndėrkombėtar "Eksilenca Ambientale".
- Nė mirėmbajtjen e kopshtijeve speciale tė kėtij parku botanik ishin tė angazhuar 46 kopshtarė tė specializuar, tė cilėt kultivonin me shije tė lartė profesionale drunjtė dhe gjithēka tjetėr, qė i jepnin kėtij ambienti njė bukuri tė mrekullueshme, njė bukuri qė mund t'i thotė edhe tė vdekurit - zgjohu!


Engjėll Koliqi pranė njė skulpture murale

Pse reportazhin e titullova "Ky dimri brazilian"?! Sepse aty hasa nė njė dimėr krejt ndryshe nga dimri ynė. Nė njė ambient tė tillė, te ne, por edhe kudo nė Europė do tė thonim se jemi nė pikė tė verės, sepse edhepse vendorėt thonin se bėn ftohtė atje mes lisash, ne gjetėm njė temperaturė tė lartė, qė gjatė asaj dite tė bukur (22 qershor) sillej nga 27°C deri nė 31°C - pra njė temperaturė tipike e verės europiane (hiq disa rajone mesdhetare). Vetėm atė ditė, qė vendorėt dhe punonjėsit e kėtij kompleksi e cilėsonin si njė ditė normale, me njė fluks jo tė madh turistik, ishin mbi 30 autobusė turistėsh dhe qindėra vetura. Nuk i kam numėruar vizitorėt e asaj dite nė atė kompleks, por mund tė konfirmoj se ishin sigurisht mbi 2000 sish. Nė qendėr tė kompleksit ishte edhe njė restaurant i bukur, ku hanin tė gjithė vizitorėt, ushqime tipike vendore, qė kishin shije tė mrekullueshme.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara