HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


VEPRIMTARI APOLITIK NGA STUBLLA E KOSOVĖS,
ENGJĖLL KOLIQI, U PRIT NĖ SELINĖ QENDRORE
TĖ KRYQIT TĖ KUQ TĖ SHTETIT BRAZILIAN MINAS GERAIS:

KRYQI I KUQ I MINAS GERAIS, I GATSHĖM TA NDIHMOJĖ KOSOVĖN NĖ LĖMIN E SHĖNDETĖSISĖ

-- nga Caio WERNECK

Presidenti i Kryqit tė Kuq Mineir - Dr. Delzio Bicalho, i tha z. Koliqi se e njohin bukur mirė gjendjen nė Kosovė dhe nevojat e atjeshme pėr ndihma ndėrkombėtare dhe i premtoi se gjithēka munden do bėjnė nė kėtė drejtim e do tė kontribuojnė sidomos nė lėmin e shėndetėsisė. Mysafiri nga Kosova i falėnderoi dhe kėrkoi qė gjithēka tė shkojė pėrmes rrugėve institucionale. Ai kėrkoi ndėrhyrje urgjente pėr dy raste konkrete, pėr tė ndihmuar shėrimin e dy pacientėve nga Gjilani.


Engjėll Koliqi gjatė bisedimeve me drejtuesit e Kryqit tė Kuq

Belo Horizonte, 27 qershor 2007 - Veprimtari apolitik nga Stublla e Kosovės - Engjėll Koliqi, i njohur tashmė nė vendin tonė edhe si gazetar e shkrimtar i shquar, dje, i shoqėruar nga Prof Dr Vera Lucia Alves Neves e Prof Esmeralda Carvalho Castro, nė kuadėr tė Organizatės Ndėrkombėtare CAN (organizatė pėr planifikim dhe implementim projektesh ndėrkombėtare, ushtrime e planifikime ligjėratash, organizime konferencash dhe shoqėrim misionesh nga jashtė), ėshtė pritur nga kryesia e Kryqit tė Kuq tė Brazilit, nė selinė qendrore tė kėsaj organizate humanitare pėr shtetin Minas Gerais, nė Belo Horizonte. Nė pritje ishin kryesia komplete, me kėtė pėrbėrje: Dr Delzio Bicalho - president, Dr Delzio Salgano - nėnkryetar, Marcia Fafą - sekretare e pėrgjithshme, si dhe anėztarėt tjerė tė kryesisė (kėshilltarėt): Dr Alberto Freire, Dr Įlvaro Vasconcelos, Dr Eduardo Biagioni, Dr Gilberto Madeira, dhe Cristiane Siqueira.

E para, nė kėtė takim tė pėrzemėrt e ka marrė fjalėn Profesoresha e nderuar Dr Vera Lucia Alves Neves, e cila, mbasi qė ka bėrė prezantimin dypalėsh, i ka njohur mikpritėsit me zanafillėn e bashkėpunimit Brazil-Kosovė. Ajo ndėr tė tjera ka thėnė se Kosova sot ka nevojė pėr gjithēka, por falė pasurive tė saja njerėzore dhe minerale, nesėr mund tė jetė njė nga shtetet mė tė zhvilluara nė botė. Gjithashtu ajo ka thėnė se ėshtė nė pėrgatitje tė njė portokolli pėr shkėmbime vizitash tė delegacioneve shtetėrore, nė nivel deputetėsh, ministrash e guvernatorėsh, pėrfshirė edhe presidentėt e tė dy vendeve.

Koliqi nė Kryqin e Kuq tė Minas Gerais

Nė takimin, qė ka zgjatur rreth njė orė e gjysmė, z. Koliqi i ka njoftuar mikpritėsit me zhvillimet aktuale nė Kosovė dhe rreth Kosovės, qė nga Prishtina e deri nė New York, ku sė shpejti do tė njihet pavarėsia e kėtij vendi, nė KS tė OKB-sė. Ai ka folur sipėrfaqėsisht pėr zhvillimet politiko-diplomatike dhe tė sigurisė, pėr t'i lėnė vend mė shumė gjendjes ekonomiko-sociale, me tė cilėn aktualisht pėrballet Kosova. Duke folur nė kėtė temė mysafiri nga Kosova ka thėnė se vjen nga Stublla, i vetmi vendbanim nė Kosovė me pėrbėrje tė popullsisė 100% katolikė dhe mu pėr kėtė shkak, si rrjedhojė e vlerave tė larta solidare dhe tė traditės shembullore tė tolerancės ndėrfetare, fshati i tij i bukur ėshtė i privilegjuar nga institucionet shtetėrore tė Kosovės, por edhe nga shumica e vėllezėrve myslimanė.

Nga ky institucion i lartė humanitar, ai ka kėrkuar ndihma nė lėmin e shėndetėsisė, sepse - siē ka theksuar - Kosova ka kuadėr mjekėsor shumė tė pėrgatitur profesionalisht, por mjerisht mungon teknologjia dhe mjetet me tė cilat realizohet mjekimi dhe shėrimi i njerėzve, duke shtuar se nė mungesė tė kėtyre mjeteve ende nė vendin e tij mungojnė disa klinika, siē janė: kardiokirurgjia, klinikat pėr transplatime organesh etj. Qeveria jonė, nga buxheti i varfėr harxhon shumė mjete financiare edhe pėr dėrgimin e pacientėve pėr shėrim jashtė vendit, me pėrjashtim kur ata shkojnė pėrmes Shoqatės "Nėna Tereze", apo organizatave tė tjera humanitare - ka thėnė ai.

Konkretisht i ka lutur mikpritėsit pėr ndėrhyrje urgjente nė shėrimin e dy pacientėve nga Gjilani (njė rast qė kėrkon shėrim nė klinikat braziliane dhe rasti tjetėr qė kėrkon dėrgimin e barėrave tė shtrenjta, pėr njė vit, qė vetė nuk mund t'i paguajė). Nė pėrfundim Ai u ka thėnė drejtuesve tė Kryqit tė Kuq Mineir se i falėnderon paraprakisht pėr tė gjitha ndihmat qė do japin pėr shėndetėsinė nė Kosovė dhe se vendi i tij, nėse nuk mund t'i shpėrblejė me dhurata materiale, do ta porosis Bekimin e Shenjtėreshės sė Dashurisė, qė ndihmoi nevojtarėt dhe tė sėmuarit nė botėn mbarė - Nėnės Tereze, e cila ishte bijė Kosove. Me kėtė rast ka fituar njė duartrokitje tė gjatė dhe tė gjithė janė ngritur nė kėmbė, nė nderim tė sė Lumturuarės Gonxhe Bojaxhiu - Nėna Tereze.

Koliqi nė Kryqin e Kuq tė Minas Gerais

Mikpritėsit kanė thėnė se kanė pėrcjellė me vite zhvillimet nė Kosovė dhe se atje veē kanė dėrguar ndihma - indirekt, pėr tė shtuar se e njohin bukur mirė gjendjen atje dhe e dijnė se popullata e atjeshme ka nevojė pėr ndihma tė shumta, sidomos nė lėmin e shėndetėsisė, ku kontributi nga ky institucion nuk do tė mungojė. Presidenti Bicalho ka thėnė se ndjen kėnaqėsi qė ka ardhur dita pėr kontakte tė drejtėpėrdrejta me njerėzit e asaj toke martire, tė shtypur me shekuj dhe se ndjen kėnaqėsi speciale nėse mund tė japin ndihma konkrete pėr Kosovėn. Duke falėnderuar z. Koliqi pėr tė dhėnat e sjella kėtu dhe pėr kėrkesat e drejta, Ai ka thėnė se pikėrisht nė shėndetėsi ėshtė prioriteti i ndihmave nga kjo organizatė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara