HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


VEPRIMTARI DHE INTELEKTUALI NGA STUBLLA E KOSOVĖS - ENGJĖLL KOLIQI, VIZITOI BASHKĖSINĖ ASISTENCIALE "ECJE DREJT JEZUSIT":

PRITJE E PĖRZEMĖRT DHE SOLIDARITETI NĖ VEPĖR

-- nga Caio WERNECK

Nė kėtė spital, me qindėra pacientė, me sėmundje psiko-fizike e morike, edhe tė palėvizshėm, qė funksionon vetėm nga donacionet e njerėzve dhe pak tė ndėrmarrjeve e kompanive afariste, tash e mbas do tė pranohen pėr shėrim edhe pacientė nga Kosova. Drejtoria sapo ka pranuar kėrkesėn e Koliqit pėr shėrimin kėtu tė njė fėmije nga Gjilani.


Engjėll Koliqi, me themeluesin Célio de Oliveira Trópia

Belo Horizonte, 28 qershor 2007 - Veprimtari dhe intelektuali i shquar nga Stublla e Kosovės - Engjėll Koliqi, gjithnjė nė shėrbim tė humanitetit dhe solidaritetit pėr popullin e Tij, dje, si zakonisht i shoqėruar nga profesoreshat e nderuara - Prof Dr Vera Lucia Alves Neves e Prof Esmeralda Carvalho Castro, nė kuadėr tė Organizatės Ndėrkombėtare CAN (organizatė pėr planifikim dhe implementim projektesh ndėrkombėtare, ushtrime e planifikime ligjėratash, organizime konferencash dhe shoqėrim misionesh nga jashtė), ka vizituar Qendrėn shėruese e rehabilituese pėr pacientėt me sėmundje psiko-fizike dhe motorike - Bashkėsinė Asistenciale "Ecje drejt Jezusit".


Mysafirėt me drejtorin e pėrgjithshėm Raul Alberto Marinuzzi

Ata janė pritur nga drejtoria e kėsaj qendre - Drejtori Financiar e themeluesi i Qendrės - Célio de Oliveira Trópia, drejtori i pėrgjithshėm - Raul Alberto Marinuzzi, zėvendėsdrejtori i pėrgjithshėm - Nelson Luiz Ferriera Bortot, nga sekretarja Nivaldo Miranda dhe drejtori administrativ - Ruy Estrźla Rego. Sė pari mysafirėt janė njoftuar, nė drejtori, pėr veprimtarinė e pėrgjithshme dhe organizimin e punės nė kėtė qendėr tė madhe, ku punojnė me rrogė 429 tė punėsuar - mjekė, specialistė, infermierė, fizioterapeutė, psikologė, pedagogė, sociologė… Anėtarėt e drejtorisė, qė janė tė pensionuar, punojnė vullnetarisht, pa kurrėfarė kompenzimi. Kurrė nė kėtė qendėr nuk kanė hyrė mjete financiare nga Qeveria, as nga familjet e pacientėve, por vetėm nga njerėzit vullnetmirė, qė japin pare dhe mjete materiale e aparatura mjekėsore, si dhe deri dikund nga ndėrmarrje dhe kompani afariste. Themeluesi i kėsaj qendreje - zemėrmadhi Célio de Oliveira Trópia, qė para 38 vitesh (nė vitin 1969), kur e ka themeluar, ka vendosur kėshtu. Gjithēka me donacione dhe shėrime e trajtime krejtėsisht gratis. Nė kėtė qendėr - siē ka rrėfyer Drejtori i Pėrgjithshėm - ka mbi njėmijė ndėrhyrje shėrbyese nė ditė. E kishin bėrė brenda fabrikėn e pelenave, sepse gjatė ditės kėtu harxhoheshin mbi 800 pelena. Kurrė nė 38 vjetėt e kaluar, nuk kishte pasė asnjė problem financiar, as keqpėrdorime.


Foto e Nėnė Terezės, Princeshės Diana dhe njė lutje

Pastsaj, mysafiri nga Kosova i ka njoftuar mikpritėsit me zhvillimet aktuale nė Kosovė dhe rreth Kosovės dhe me hallet e problemet e popullit atje, duke theksuar sidomos problemet nė lėmin e shėndetėsisė, ku mungojnė me tė madhe teknologjia, barėrat dhe mjetet tjera pėr shėrbimet shėndetėsore. Ai ka thėnė se shumė pacientė vdesin "pa egjel" vetėm pse atje nuk ka kushte shėrimi e jashtė vendit nuk kanė mundėsi financiare tė shėrohen. Kur u ka shpjeguar njė rast sėmundjeje tė njė fėmije nga Gjilani, ata menjėherė kanė pranuar qė fėmija tė sillet kėtu pėr shėrim. Nė kėtė qendėr - kanė thėnė drejtuesit - janė gjithmonė dyert e hapura pėr pacientėt nga Kosova dhe nga ēdo vend qė ka halle tė tilla. Ai, i emocionuar ka thėnė se kėtu i duket vetja sikur tė ishte nė njė qendėr tė Misionareve tė Dashurisė, themeluar nga Gonxhe Bojaxhiu - Nėna Tereze, tė cilėn vetė themeluesi e kishte gjitrhmonė idol, nė kėtė veprimtari tė madhe humane.

Pastaj mysafirėt, tė shoqėruar nga Drejtori i Pėrgjithėm - Raul Alberto Marinuzzi, kanė vizituar tė gjitha ambientet e kėsaj qendreje, qė ishte njė kompleks i madh, ku trajtohen qindėra tė sėmuet. Kanė pare shumė nga ata qė kanė ardhur gati tė vdekur dhe tė palėvizshėm dhe tash shkojnė edhe nė shkollė. Mysafirėt, bashkė me drejtorin, kanė ngrėnė dreke nė mensėn e punėtorėve. Kishte shumė raste, kur familkjet i sjellin kėtu fėmijėt ose pleqtė e sėmuet dhe i lėnė pėrgjithmonė, pa u kujdesur kurrė mė pėr ta. Ata kėtu jetonin nė kushte shumė tė mira dhe shembullore higjienike, si njė familje e madhe, nė harmoni, deri te organizimi i pėrbashkėt i jetės kulturo-zbavitėse.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara