HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


VEPRIMTARI APOLITIK NGA STUBLLA E KOSOVĖS - ENGJĖLL KOLIQI, NĖ SHĖRBIM TĖ VENDIT TĖ TIJ:

LOBING DERI NĖ KREUN E FEDERATĖS SĖ BRAZILIT

-- nga Caio WERNECK

Njė zė anonim nga sekretaria e pėrgjithshme e partisė sė Tij, na tha se Presidenti Lula, sė shpejti, mund tė rezervojė njė takim privat me veprimtarin nga Kosova, Engjėll Koliqi. Engjėlli, as shoqėrueset e tij - Prof. Dr. Vera Lucia Alves Neves e Prof. Esmeralda Carvalho Castro, nė kuadėr tė Organizatės Ndėrkombėtare CAN (organizatė pėr planifikim dhe implementim projektesh ndėrkombėtare, ushtrime e planifikime ligjėratash, organizime konferencash dhe shoqėrim misionesh nga jashtė), nuk na e konfirmuan kėtė, por thanė se po punojnė nė kėtė drejtim dhe se nėse kjo ndodh, do tė bėhet publike. Presidenti ynė ėshtė deklaruar ditė mė parė, se Brazili do tė njohė ēdo zgjidhje qė pėrkon me vullnetin e popullit tė Kosovės.


Engjėll Koliqi e Prof. Dr. Vera Lucia Alves Neves, gjatė solemnitetit, ku ishte Presidenti i Brazilit

Belo Horizonte, 28 qershor 2007 - Veprimtari apolitik nga Stublla e Kosovės - Engjėll Koliqi, i cili tashmė po bėn njė karrierė tė mirė shkrimtari edhe nė vendin tonė, dje mund tė themi se u muar me politikė. E themi kėtė, sepse Ai iu drejtua Presidentit tė Republikės Federative tė Brazilit - Z. Luiz Inįcio Lula da Silva, me njė kėrkesė publike, pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Kėrkesa publike, qė u dha pėrmes SBT (Sistema Brasileiro de Televisćo - Sistemi Televiziv Brazilian), kishte kėtė pėrmbajtje: "Eksilenca Juaj, Z. President, jam njė qytetar i Kosovės dhe quhem Engjėll Koliqi. Duke falėnderuar kėtė vend tė madh dhe me vlera tė larta njerėzore e me plot humanitet dhe solidaritet, pėr gjithēka qė keni bėrė dhe po bėni pėr popullin tim, ju lutem qė ta thuani pėr kėtė popull tė vogėl dhe pėr vendin tim tė vogėl, njė fjalė tė madhe - PO pavarėsisė sė Kosovės".

U tha se me pamundėsinė qė ta takonte Presidentin Lula, z. Koliqi vendosi qė t'ia pėrcjell kėtė kėrkesė publike, pėrmes mediave. Mirėpo njė zė anonim nga sekretaria e pėrgjithshme e partisė sė Presidentit - PT (Partido dos Trabalhadores - Partia e Punėtorėve), na tha se Prof. Dr. Vera Lucia Alves Neves e Prof. Esmeralda Carvalho Castro, nė kuadėr tė Organizatės Ndėrkombėtare CAN (organizatė pėr planifikim dhe implementim projektesh ndėrkombėtare, ushtrime e planifikime ligjėratash, organizime konferencash dhe shoqėrim misionesh nga jashtė), "kishin arritur qė pėrmes njė bashkėpunėtori tė ngushtė, kėrkesėn e shkruar tė Koliqit ta pėrcjellin deri nė dorė tė Presidentit Lula, i cili e ka lexuar dhe ka premtuar se do t'i rezervojė intelektualit nga Kosova njė takim privat nė Brasilia".

Mbasi qė ka mbaruar ceremonia madhėshtore e nėnshkrimit tė kontratave pėr programit qeveritar pėr investime nėpėr shtete e regjione anembanė Brazilit, ku u nėnshkruan mbi 20 kontrata pėr kryeqytetin tonė - Belo Horizonte dhe komunat pėrrreth, kontrata qė kapin njė shumė prej 2 bilionė (miliardė) realė (R$), e kemi takuar professor Koliqin, i cili, si zakonisht ishte i shoqėruar nga profesoreshat e nderuara - tė lartėpėrmendura. Qė tė treve ua muarėm nga njė deklaratė, lidhur me kėtė dhe na deklaruan mė sa vijon:

Prof. Esmeralda Carvalho Castro: "Duke falėnderuar ceremonialin e Qeverisė sė MG (Minas Gerais-it), ne zumė vend nė sallė, ku mbahej solemniteti madhėshtor, nė sektorin e personale VIP. Z. Koliqit i erdhi njė ide spontane, qė t'i drejtohet Presidentit, me njė kėrkesė publike pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, nga ana e Brazilit, kėrkesė qė tė shkruar aty pėr aty, nė letra tė thjeshta, ua dhamė gazetarėve tė redaksive tė disa massmediave. Vera Lucia njė kohė tė gjatė bisedoi me bashkėpunėtorė tė Presidentit, tė cilėve u ka kėrkuar qė t'ia pėrcjellin njė kopje tė kėrkesės edhe vetė Presidentit".

Prof. Dr. Vera Lucia Alves Neves: "Po ėshtė e vėrtetė e gjithė ajo qė tha Esmeralda. Njė kopje tė kėrkesės sė Engjėllit, tė shkruar me dorė, ua kam dorėzuar pėrcjellėsve tė Presidentit Lula. U kam kėrkuar njė takim eventual me Presidentin, pėr ta njoftuar me realitetin kosovar, nga vetė kosovarėt. Por nuk di se a i ka mbėrritur nė dorė Presidentit kėrkesa jonė dhe nuk mund tė themi se do tė takohemi me te".

Engjėll Koliqi: "Para sė gjithash dua tė falėnderoj popullin zemėrgjėrė brazilian dhe Qeverinė e Brazilit, pėr gjithēka qė ka bėrė dhe po bėn pėr ne. Mund tė konfirmoj vetėm faktin se e kam shkruar kėtė kėrkesė publike, drejtuar Presidentit Lula dhe ua kemi shpėrndarė disa redaksive tė pranishme nė Pallatin e Arteve. Profesoresha Vera ka biseduar me bashkėpunėtorėt e Presidentit, por nuk mund tė themi asgjė pėr njė takim eventual. Nėse eventualisht realizohet, besoj se Presidenti i Nderuar do tė na pranojė, qė tė njihet mė pėr sė afėrmi me realitetin tonė nė Kosovė. Po u realizua ky takim, do tė ishte njė nder shumė i madh, jo vetėm pėr mua, por pėr mbarė vendin dhe popullin tim. Ju lutem mos mė quani nė shtyp "ambasador", sepse unė jam vetėm njė intelektual i lirė. Nuk bėj pjesė nė asnjė parti politike, as nuk kam pėr qėllim karrierėn politike. Ju falemnderit"

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara