HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


ME FTESĖ TĖ DREJTORISĖ, VEPRIMTARI ENGJĖLL KOLIQI RIKTHEHET NĖ BASHKĖSINĖ ASISTENCIALE "ECJE DREJT JEZUSIT":

ARTISTI NGA STUBLLA E KOSOVĖS ARGĖTON TĖ SĖMUERIT DHE PERSONELIN ME ĒIFTELI

-- nga Vera Lucia ALVES NEVES

Artistėt e repartit tė dentistėve tė kėsaj qendreje, tashmė e kanė bėrė si traditė, qė ēdo tė premte tė fundit tė muajit tė organizojnė nga njė koncert kėngėsh popullore braziliane, nė ambientet e Bashkėsisė Asistenciale "Ecje drejt Jezusit". Kėtė tė premte nė program u angazhua edhe mysafiri special nga Kosova, i cili i argėtoi tė pranishmit me dy kėngė popullore shqiptare, me instrumentin karakteristik qė e pėrdorin vetėm shqiptarėt, qė i thonė ēiftelia.


ENGJĖLL KOLIQI DUKE KĖNDUAR ME ĒIFTELI

Belo Horizonte, 30 qershor 2007 - Vetėm pas dy ditėsh, veprimtari nga Stublla e Kosovės, tashmė i mirėnjojhur dhe i dashur nė vendin tonė - Engjėll Koliqi, u rikthye nė Bashkėsinė Asistenciale "Ecje drejt Jezusit", qė ėshtė qendėr shėruese e rehabilituese pėr pacientėt me sėmundje psiko-fizike dhe motorike. Erdhi kėtu shkrimtari e veprimtari i madh, sot nė rolin e artistit, me ēifteli.

Personeli i repartit tė dentistėve tė kėsaj qendreje, si artistė tė shquar qė janė, tashmė e kanė bėrė si traditė qė ēdo tė premte tė fundit tė muajit, nė ambientet e Bashkėsisė tė organizojnė njė koncert tė muzikės popullore braziliane, pėr t'i kėnaqur kėshtu pacientėt dhe personelin e kėsaj qendre. Drejtori i pėrgjithshėm - Raul Alberto Marinuzzi dhe drejtori financiar e themelues i kėsaj bashkėsie - Célio de Oliveira Trópia, e kanė ftuar dje Z. Koliqi-n pėr dy arsye: qė t'ua sjellin tė dhėnat e fėmijės nga Gjilani, pėr t'ia bėrė ftesėn zyrtare pėr trajtim nė kėtė qendėr, qė i shėrben pėr marrjen e vizės dhe pėr ta angazhuar nė koncertin e qershorit, bashkė me artistėt e kėtushėm, me muzikė shqiptare, me ēifteli.


TĖ PRANISHMIT NJIHEN ME ĒIFTELINĖ,
SI INSTRUMENT KARAKTERISTIK VETĖM I SHQIPTARĖVE

Ishte vėrtetė shumė tėrheqės koncerti i artistėve nga reparti i dentistėve, por kėsaj radhe dukej i mrekullueshėm, sepse mysafiri nga Kosova, edhepse gjatė prezantimit tė dy kėngėve tė tij ("Tremijė vjet Kosova e Re" dhe "Na kėndojnė pushkėt nėpėr kulla"), tha se ėshtė njė amator i thjeshtė, ai si artist i vėrtetė ia dha koncertit ngjyrat e vėrteta artistike dhe e bėri mė tė vezullueshėm. Kjo u vėrtetua edhe nga duartrokitjet e gjata tė publikut.

Ky veprimtar, ky shkrimtar, ky gazetar i ēmuar dhe ky artist i mirėfilltė i vlerave tradicionale tė kulturės shqiptare, me gjithanshmėrinė e tij dhe me njė karizėm karakteristike, komplet si njė vėlla i Nėnės Tereze Shqiptare-Kosovare, nė kėtė qendėr ka hapur sot e pėrgjithmonė dyert pėr trajtimin gratis tė pacientėve tė kėsaj kategorie, nga atdheu i tij.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara