HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


VEPRIMTARI NGA STUBLLA E KOSOVĖS - ENGJĖLL KOLIQI, NĖ KISHĖN E SHĖN PJETRIT, NĖ BELO HORIZONTE, ME FTESĖ TĖ PRIFTIT, U DREJTOHET BESIMTARĖVE NGA ALTARI:

QINDĖRA BESIMTARĖ SOLIDARIZOHEN ME POPULLIN E KOSOVĖS DHE KĖRKOJNĖ NJOHJEN E MENJĖHERSHME TĖ PAVARĖSISĖ SĖ KĖTIJ VENDI

-- nga Vera Lucia ALVES NEVES

Para se tė mbarojė Mesha Solemne e Festės sė Shėn Pjetrit tė Shėn Palit, prifti - Atė José Trópia e ftoi mysafirin nga Kosova nė altar. Engjėlli i pėrshėndeti qindėra besimtarė tė pranishėm, duke shprehur vlerėsimet e tij pėr vendin dhe popullin tonė dhe u kėrkoi qė tė luten pėr njohjen e menjėhershme tė pavarėsisė sė Kosovės. Tė gjithė besimtarėt (ishte pėrplot kisha) u ngritėn nė kėmbė, u lutėn bashkė pėr Kosovėn dhe mbarė popullin shqiptar dhe e pėrshėndetėn mysafirin me njė duartrokitje tė gjatė, duke brohoritur: Pavarėsi e menjėhershme pėr Kosovėn!


Engjėll Koliqi, me Atė José Trópia, duke i pėrshėndetur
dhe falėnderuar besimtarėt, nė Kishėn e Shėn Pjetrit

Belo Horizonte, 30 qershor 2007 - Mbrėmė, veprimtari nga Stublla e Kosovės - i shquar dhe tashmė shumė i nderuar e respektuar nė vendin tonė - Engjėll Koliqi, mori pjesė nė Meshėn e Shenjtė Solemne, me rastin e festės sė madhe tė krishterimit - Ditės sė Shėn Pjetrit dhe tė Shėn Palit - apostuj, nė Kishėn e Shėn Pjetrit, nė Belo Horizonte, bashkėcelebruar nga priftėrinjt: Atė Sérgio Jonqueira e Atė José Trópia, i veshur si Shėn Pjetri Apostull. Mysafiri nga Kosova, gjatė kėsaj meshe shpesh emocionohej, me devocionin e madh tė besimtarėve. Emocionet e Engjėllit vėreheshin gjithnjė e mė tė theksuara, sidomos kur besimtarėt kėndonin hareshėm dhe me duartrokitje ritmike, gjatė meshės dhe nė fund, kur priftėrinjtė bekuan ēelėsat e shtėpive, qė besimtarėt i kishin sjellur nė kishė, enkas pėr bekim, simbolikė kjo e Ēelėsit tė Parajsės, qė Jezu Krishti ia la nė pronėsi Shėn Pjetrit.


Besimtarė duke u lutur, si dhe autorja e kėtij shkrimi

Para se tė mbarojė Mesha Solemne e Festės sė Shėn Pjetrit dhe Shėn Palit, prifti - Atė José Trópia e ftoi mysafirin nga Kosova nė altar, duke u thėnė besimtarėse se sonte kemi fatin dhe nderin qė nė kishėn tonė kemi njė mysafir nga njė vend i largėt, nga njė vend i vogėl, por krenar, ambasadorin e Kosovės nė Brazil - Engjėll Koliqin. Engjėlli, duke e falėnderuar Atė Joséin e korrigjoi, duke i thėnė se nuk ėshtė ambasador, por vetėm njė qytetar i thjeshtė i Kosovės. Ai pastaj i pėrshėndeti qindėra besimtarė tė pranishėm, duke shprehur vlerėsimet e tij pėr vendin dhe popullin tonė dhe u kėrkoi qė tė luten pėr njohjen e menjėhershme tė pavarėsisė sė Kosovės. Tė gjithė besimtarėt (ishte pėrplot kisha) u ngritėn nė kėmbė, u lutėn bashkė pėr Kosovėn dhe mbarė popullin shqiptar dhe e pėrshėndetėn mysafirin me njė duartrokitje tė gjatė, duke brohoritur: Pavarėsi e menjėhershme pėr Kosovėn! Mysafiri, i emocionuar ua kthei: "Zoti u bekoftė tė gjithėve! Zoti e bekoftė popullin e madh dhe tė hareshėm tė Brazilit, duke shtrirė mbi te rrezet e dashurisė sė shenjtė tė Nėnės Sonė Tereze"!


Pamje e pllakės nė hyrje tė kishės

Nė fund, mbasi ka mbaruar Mesha, tė rinjt e Famullisė sė Shėn Pjetrit e kanė shfaqur njė dramė kushtuar Shėn Pjetrit Apostull e Papė i Parė, duke i dhuruar kėshtu kremtes vlera tė larta artistike.


Pamje brenda kishės


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara