HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PAVARĖSI PO SE PO !!!

-- nga Engjėll KOLIQI

Engjėll Koliqi S'ka fuqi putinore as koshtunicore qė e ndalon ecjen e sigurtė tė shtetit te pavarur dhe sovran tė Kosovės! Por, sa jemi tė menēur dhe te gatshėm ne qeniet arbėrore, qė ta mbajmė shtetin dhe t'i ēojmė pėrpara proceset integruese mbarėkombėtare, konform rregullave tė lojės, sipas rrethanave strategjiko-diplomatike te globalizmit botėror?!

Belo Horizonte - MG - BRAZIL, 2 korrik 2007 - Sot u mbushėn plot 17 vjet, qė kur deputetėt e Kuvendit (Parlamentit) tė Kosovės shpallėn Deklaratėn Kushtetuese, qė Kosovėn e nxori jashtė vijave te kufinjve te vizatuar me dhunė dhe me gjak, te Serbisė. Per popullin tonė ky ishte njė hap shumė i guximshėm, qė na kushtoi gjak e jetėra njerėzish, por edhe fitore e krenari kombėtare.

Ishte njė mrekulli e vėrtetė organizimi i popullit tonė, nga pika zero, qė te mbijetojė dhe mė nė fund ta bind botėn, pėrfshi edhe qendrat arbitrare tė udhėkryqeve te interesave strategjiko-materiale te fuqive botėrore, qė thirren nė emėr te globalizimeve. U dashtėn edhe mbi tetė vjet sakrifica, qė nga ato qendra tė dėrgohen vėzhguesit (nė emėr te OSBE-sė) dhe tė shohin me sytė e tyre masakrat serbiane mbi popullin tonė, qė mjerisht kishin mbėrritur nė shkallėn e gjenocidit. U desht te ishte njė Wiliam Wolker - trim dhe i sinqertė, qė t“ia tregojė botės argumentet mbi krimet e njė regjimi mbi njė popull, qė kurrė nuk ishin njohur nga ato qendra arbitrare. U dashtėn edhe shumė sakrifikime njerėzore (mbi 15 mijė jetėra) dhe shumė shkatėrrime, qė me nė fund, krahas interesave tė tyre, ato qendra arbitrare dhe fuqitė botėrore te hyjnė nė luftė te hapur me ushtruesit e gjenocidit mbi popullin tonė.

Mbas shumė peripecive dhe shkatėrrimeve, edhe njė luftė e fėlliqtė dhe marramendėse mbaroi. Me njėfarė mėnyre tė themi "diplomatike", kryekrimineli nėnshkroi kapitullimin, me njė emėrtim tjetėr, forcat kriminale u tėrhoqėn nga Kosova, per t“u zėvendėsuar me forca ndėrkombėtare. Nė Prishtinė u instalua njė regjim i ri, sėrish jovendor, me emrin UNMIK, qė pėr gabimet e shumta qė ka bėrė nė dėm te popullatės vendore, shpesh edhe u quajt "regjim i ANMIK-ut".

Sikur tė mpirė dhe tė dehur nga liria, shpesh qarqe te ndryshme politike dhe servilė tė qarqeve destruktive, nė emėr religjionesh e sektesh, qė nuk kanė bėrė kurrė asnjė mė te voglėn dobi per shqiptarėt, gabojnė shumė rėndė, sidomos nė pika te nxehta historike, kur po vendosen shumė gjėra per ardhmėrinė e popullit tonė tė vuajtur, por gjithmonė krenar. Edhepse e dijnė fare mire se nuk dilet lehtė nga rregullat e lojės diplomatike, qė jane globale dhe qė vijnė tė imponuara nga qendrat arbitrare, ato qarqe shpesh e teprojnė me kritika, por mjerisht edhe me shumė veprime destruktive, kundėr institucioneve tona shtetėrore, qė gjithnjė e mė shumė po marrin situatėn nė dorė dhe po projektojnė marshimin e sigurtė tė shtetit tė pavarur dhe sovran te Kosovės.

Edhe sot dėgjohen kundėrshtime tė zėshme kundėr simboleve shtetėrore te Kosovės, edhepse dihet shumė mirė se pa Kosovėn shtet (e dy shtete me njė flamur nuk mund tė jenė) nuk mund tė zgjidhet ēėshtja jonė kombėtare. Bile, pėrveē simboleve shtetėrore, mbasi qė tė na njihet pavarėsia, pėr shumė arsye historiko-faktike, do tė na duhej njė referendum per ndėrrimin e emrit tė shtetit tė Kosovės, duke ia kthyer emrin e vjetėr - DARDANIA, qė ėshtė kusht i domosdoshėm i veprimeve tė mėtejshme tė integrimeve tona mbarėkombėtare, deri nė realizimin e plotėsishėm te apiratės sonė tė ligjshme dhe tė natyrshme kombėtare, tė bashkimit kombėtar. Asgjė nuk bėhet me eufori, as me bėrjen e qejfeve tė qarqeve qė paguajnė individė dhe grupacione destruktive, nė periudha tė caktuara kohore, pėr ta njollosur dhe shkatėrruar historinė tonė.

Dashtėn a nuk dashtėn qarqet destruktive dhe mbeturinat fashisto-kriminale nė Beograd, s`ka mė fuqi qė ndalon njohjen e pavarėsisė sė Kosovės dhe caktimin e ulėses sė saj nė OKB. Nuk bėjnė mė pare fuqitė e shterrura putinore-koshtunicore nė kėtė ēėshtje, qė mė - fatmirėsisht nuk u pėrket atyre. Le tė mendojnė mire edhe tė gjithė ata qė e quajnė vetin shqiptar e qė ende veprojnė me destruktivitet nė proceset tona kombėtare tė integrimeve!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara