HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Mbi Organizatėn Ndėrkombėtare CAN (organizatė pėr planifikim dhe implementim projektesh ndėrkombėtare, ushtrime e planifikime ligjėratash, organizime konferencash dhe shoqėrim misionesh nga jashtė)

NĖ BELO HORIZONTE PO LIND SHOQĖRIA AFARISTE "DIPROJINT" - NDĖRMJETĖSIME DHE PROJEKTE INTERNACIONALE shpk

-- nga Caio WERNECK

Veprimtarit nga Stublla e Kosovės - Engjėll Koliqit, i ėshtė ofruar pozita e drejtorit tė projekteve ndėrkombėtare nė kėtė ndėrmarrje, qė do merret me diplomaci dhe me projekte ndėrkombėtare.

Engjėll Koliqi dhe Profesoresha Vera Lucia
Engjėll Koliqi dhe Profesoresha Vera Lucia

Belo Horizonte, 5 korrik 2007 - Lexues tė dashur, ju qė keni pėrcjellur praninė shqiptare dhe tė Kosovės nė vendin tonė, pėrmes veprimtarit dhe shkrimtarit nga Stublla e Kosovės, tashmė tė mirėnjohurit dhe tė nderuarit nga tė gjithė - Engjėll Koliqi-t, e dini se e gjithė agjenda e kėtyre veprimtarive ėshtė planifikuar dhe realizuar nga Organizata Ndėrkombėtare CAN (organizatė pėr planifikim dhe implementim projektesh ndėrkombėtare, ushtrime e planifikime ligjėratash, organizime konferencash dhe shoqėrim misionesh nga jashtė), themeluar tre muaj mė parė nga profesoreshat e nderuara (tashmė tė pensionuara) - Prof Dr Vera Lucia Alves Neves dhe Prof Esmeralda Carvalho Castro, si dhe nga Amelia Agostini.

Presidentja - Profesoresha Alves Neves, na ka konfirmuar se kėto ditė po vazhdon procedura ligjore pėr ndėrrimet nė kėtė organizatė, qė tash e tutje do tė quhet: DIPROJINT - Intermediaēćo e Projetos Internacionais (DIPROJINT - Ndėrmjetėsime dhe Projekte Ndėrkombėtare), qė tash funksionon si sh.p.k. (shoqėri me pėrgjegjėsi tė kufizuar). Ajo na tha se nė kėtė ndėrmarrje affariste ndėrkombėtare, ėshtė anėtarėsuar edhe veprimtari nga Kosova - Engjėll Koliqi, tė cilit i ėshtė ofruar pozita e drejtorit. Udhėheqja e kėsaj shoqėrie affariste ndėrkombėtare do tė jetė, mė sa vijon: Presidente - Prof Dr Vera Lucia Alves Neves, Drejtoreshė e Pėrgjithshme - Esmeralda Carvalho Castro, Drejtoreshė Financiare - Amelia Agostani, Drejtor i Projekteve Ndėrkombėtare - Engjėll Koliqi dhe Drejtor i Protokollit - Mįrcio José Velloso.

Siē thonė ata, kjo SHPK ka njė start tė mirė, me organizimin e protokollit tė pranisė shqiptare, respektivisht Kosovės, nė vendin tonė, dhe sė shpejti, mbas vizitės sė ministrave kosovarė kėtu, pritet tė fillojė njė bashkėpunim i gjithanshėm i vendit tonė me Kosovėn, duke pasur gjithmonė parasysh respektimin reciprok.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara