HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Veprimtari nga Stublla e Kosovės - Engjėll Koliqi u prit nė Pallatin e Arteve nė Belo Horizonte:

DREJTUESIT E PALLATIT TĖ ARTEVE KĖRKOJNĖ BASHKĖPUNIM KONKRET DHE SHKĖMBIME KULTURORE ME KOSOVĖN

-- nga Esmeralda CARVALHO CASTRO

Ky institucion i kulturės dhe artit, qė ėshtė mė i madhi nė Amerikė (me gjithsejt katėr salla spektaklesh - vetėm salla e madhe ka 1707 ulėse). Gatishmėri e gjithanshme e mikpritėsve pėr shkėmbime kulturore-artistike me Kosovėn.

Engjėll Koliqi me Presidenten Lucia Camargo
Poeti Engjėll Koliqi i dhuron poezinė e vet
TE ADORO Presidentes Lucia Camargo

Belo Horizonte, 5 korrik 2007 - Veprimtari i mirėnjohur nga Stublla e Kosovės - Engjėll Koliqi, dje, ka pasur edhe njė takim shumė tė rėndėsishėm, nė shėrbim tė vendit tė tij, nė kryeqytetin mineir. Ai ėshtė pritur, nė Pallatin e Arteve - mė i madhi nė Amerikė, me katėr salla spektaklesh, ku vetėm salla e madhe ka 1707 ulėse, nga drejtueset e Fondacionit Qeveritar "Clóvis Salgado" qė administron kėtė qendėr - Presidentja, Lucia Camargo dhe kryeshefja pėr planifikim - Clįudia Garcia Elias.

Z. Koliqi, mbasi i ka falėnderuar pėr mikpritjen nė muajin mars, kur ishte me delegacionin e Komunės sė Vitisė (Kryetarin e Kuvendit tė Komunės, Musa Misini dhe kėshilltari - Sarė Gjergji), si dhe pėr gatishmėrinė e shprehur qė atėherė pėr tė filluar bashkėpunimin me Kosovėn, u ka kėrkuar falje pėr mosrealizimin e vizitės sė ministrave tė Qeverisė sė Kosovės, pėr shkaqet tashmė tė njoura nga tė gjithė (pritja e aktit final tė njohjes sė pavarėsisė), u ka premtuar se kjo vizitė do tė realizohet sė shpejti dhe se do tė jetė Ministri i Kulturės i Qeverisė sė Kosovės ai qė to t'i nėnshkruaj tė gjitha marrėveshjet e bashkėpunimit.

Mikpritėset e kanė informuar mysafirin nga Kosova pėr zhvillimet e fundit kulturo-artistike nė kėtė pallat tė bukur e madhėshtor dhe i kanė premtuar se kėtu artistėt nga Kosova i kanė gjithmonė dyert e hapura. Presidentja - Lucia Camargo ka thėnė se nuk ėshtė harruar premtimi pėr organizimin e Javės sė Kulturės Kosovare, nė Belo Horizonte dhe se pėr kėtė mbetet vetėm tė nėnshkruhet marrėveshja dhe tė caktohet data. Ajo gjithashtu ėshtė interesuar edhe pėr shkėmbime kuadrosh profesionale, nė lėmin e arteve muzikore. Kėsaj radhe ėshtė pėrmendur emri i Kompozitorit tė Madh - Akil Koci, i cili do tė ftohet sė shpejti nga ky institucion i lartė i kulturės, pėr njė vizitė dhe pėr shqyrtimin e mundėsive tė bashkėpunimit tė ngushtė.

Si zakonisht nė veprimtaritė e turneut tė dytė tė misionit tė tij nė vendin tonė, Z. Koliqi, edhe nė kėtė takim ishte i shoqėruar nga presidentja e Shoqėrisė Affariste DIPROJINT - Intermediaēćo e Projetos Internacionais (DIPROJINT - Ndėrmjetėsime dhe Projekte Ndėrkombėtare).

Poeti nga Kosova i ka dhuruar Presidentes Camargo poezinė e tij, nė ram, mbi sfond tė portretit tė vet, me titull "Te adoro" (Tė adhuroj), kushtuar qytetit tė bukur tė Belo Horizonte-s. Ajo e ka falėnderuar pėrzemėrsisht, duke i thėnė se poezitė etij kėtu janė vlerėsuar tė njė niveli tė lartė dhe janė shumė tė kėrkuara. Tė gjithė po presim me padurim botimin e librit tėnd tė parė nė gjuhėn portugeze, i ka thėnė zonja Camargo Koliqit.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara