HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Veprimtari nga Stublla e Kosovės Engjėll Koliqi, nė rektoratin e Universitetit Federal tė Minas Gerais-it, nė Belo Horizonte, ėshtė pritur nga Drejtoresha e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare - Prof Dr Eliana R. de Freitas Dutra

UNIVERSITETI FEDERAL PUBLIK I MINAS GERAISIT I HAP DYERT PĖR UNIVERSITETIN E PRISHTINĖS

-- nga Esmeralda CARVALHO CASTRO

Bazuar nė takimin e djeshėm, veē mund tė thuhet se tashmė ėshtė gjithēka e gatshme pėr fillimin e bashkėpunjimit tė Universitetit Federal tė Minas Gerais-it, me Universitetin e Prishtinės, nė Kosovė, me shkėmbime pėrvojash, kuadrosh profesionale dhe studentėsh.

Engjėll Koliqi me Prof. Dr. Eliana R. de Freitas Dutra
Engjėll Koliqi me Drejtoreshėn e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare
tė UFMG - Prof. Dr. Eliana R. de Freitas Dutra

Belo Horizonte, 6 korrik 2007 - Veprimtari nga Stublla e Kosovės - Engjėll Koliqi, i shoqėruar nga Presidentja e DIPROJINT - Intermediaēćo e Projetos Internacionais (DIPROJINT - Ndėrmjetėsime dhe Projekte Ndėrkombėtare), Prof Dr Vera Lucia Alves Neves (profesoreshė universitrare e pensionuar), dje, nė selinė e rektoratit tė Universitetit Federal tė Minas Gerais-it, ėshtė pritur nga Drejtoresha e Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare - Prof Dr Eliana R. de Freitas Dutra. Ishte ky njė takim i pėrzemėrt, qė sipas tė gjitha gjasave, i ka hapur njėherė e pėrgjithmonė dyert e Universitetit Federal tė Minas Gerais-it, nė Belo Horizonte, pėr ekspertėt, profesorėt dhe studentėt e Universitetit tė Prishtinės.

Mbas ligjėratės sė mrekullueshme, mbi Kosovėn, tė Z. Koliqi nė Fakultetin Juridik tė kėtij universiteti, ishte para sė gjithash njė trysni nga ana e studentėve tė sė drejtės ndėrkombėtare nė rektorat, pėr t'i hapur dyert e bashkėpunimit me Universitetin e Prishtinės. Njė grup studentėsh janė tė interesuar, qė sa mė parė ta vizitojnė Kosovėn dhe tė fillojnė miqėsitė dhe bashkėpunimin me moshatarėt e tyre atje.

Engjėll Koliqi me prof. Vera Lucia
Engjėll Koliqi me prof. Vera Lucia

Para kėtij takimi ka ndodhur njė "skenė" shumė interesante. Rastėsisht kemi takuar nė korridorin e rektoratit njė studenteshė kroate, e cila po studjonte kėtu, nė kuadėr tė bashkėpunimit tė rregullt, nė shkėmbimin e studentėve. Z. Koliqi ka biseduar me studenteshėn kroate - Klara Karadža, italisht dhe kroatisht. Ajo ka thėnė se do tė gėzohet shumė kur tė mbėrrijnė kėtu edhe studentėt kosovarė, me tė cilėt do tė zinte miqėsi dhe do tė bashkėpunonte.

Profesoresha de Freitas Dutra, nė biseedė me mysafirin nga Kosova, ka thėnė se paraprakisht, lidhur me kėtė ka biseduar me rektorin dhe se Universiteti Federal i Minas Gerais-it ka interesim tė bashkėpunojė me Universitetin e Prishtinės. Bashkėpunimi do tė shtrihej nė fushat shkencore, tė hulumtimeve dhe nė realizimin e projekteve zhvillimore tė solidaritetit, nė bashkėpunim edhe me institucionet shtetėrore dhe me ndėrmarrjet qė i realizojnė projektet konkrete. Janė pėrmendur fushat e mineralogjisė, tė bioteknikės, bioenergjisė, mjekėsisė etj. Ajo ka thėnė se sė shpejti do tė ftohet pėr njė vizitė kėtu rektori i Universitetit tė Prishtinės, e gjitrhashtu edhe rektori i UFMG tė Belo Horizonte-s ėshtė i gatshėm pėr udhėtim deri nė Prishtinė. Dyert e bashkėpunimit me Kosovės, kėtu janė gjithmonė tė hapura - ka pėrfunduar mikpritėsja, duke theksuar bazėn kryesore tė bashkėpunimit - respektimin reciprok.

Engjėll Koliqi me studenten kroate Klara Karadža
Engjėll Koliqi me studenten kroate Klara Karadža

Z. Koliqi ka thėnė se Kosova ka nevojė bashkėpunimi dhe kėshillimi me tė gjithė, duke shprehur falėnderimin pėr gatishmėrinė e rektoratit tė UFMG, qė tė fillojė bashkėpunimin me Universitetin e Prishtinės. Ai ka premtuar se brėnda muajit korrik do tė takohet me rektorin e Universitet tė Prishtinės - Prof Enver Hasani-n, tė cilit do t'ia dorėzojė kėto dokumentacione, pėr fillimin e bashkėpunikmit, me besim tė plotė dhe bindje se ai do ta pranojė kėtė ofertė tė madhe dhe do tė fillojė menjėherė me hapat e pare konkretė.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara