HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


KUSH ĖSHTĖ ZOTSHPIE NĖ KOSOVĖ ?!

-- nga Engjėll KOLIQI

Engjėll Koliqi

Me arsyen e logjikės realiste, gati njėzet vjet jemi tė detyruar "tė mbajmė ritmin e lojėrave diplomatike", qė nė faza tė ndryshme ndėrrojnė muzikėn, sipas gėrshetimeve dhe kryqėzimeve tė intereseve tė caktuara, qė diktohen nga qendrat arbitrare. Nga ato qendra kanė dalė njė sėrė vendimesh dhe marifetllėqesh, nė procedurėn e gjatė tė shthurjes sė krijesės shtetėrore artificiale, me emrin Jugosllavi, e lindur nga vrushkuj gjaku njerėzish tė pafajshėm dhe e vdekur nėn rrėke gjaku, gjithnjė tė njerėzve tė pafajshėm.

Ne, shqiptarėt, tė ndarė e tė shkapėrderdhur, konform interesave tė ndryshme, me vendimet e qendrave ndėrkombėtare tė arbitraritetit, kemi duruar dhe kemi pėsuar mė shumė se popujt tjerė, nė hapsirat ballkanike dhe pėrgjithėsisht tė Europės Juglindore. Edhepse ishim tė parėt qė u ngritėm dhe filluam procedurėn e shthurjes sė ish Jugosllavisė, na lanė tė fundit, tė pėrgjakur nga kthetrat e asaj krijese mitike famkeqe! Jo vetėm qė na lanė tė fundit, por edhe sot vazhdojnė tė na pėrdorin si kartėmonedhė kusuritjeje, pėr shumė mėkate dhe tė bėra e tė palara, gjatė historisė sė re njėshekullore, mbi Ballkanin Famėkeq!

Qendrat ndėrkombėtare tė arbitraritetit, gjatė viteve '90 tė shekullit tė kaluar, kur njohėn pavarėsinė e Sllovenisė, tė Kroacisė dhe tė Maqedonisė, nuk dashtėn as ta pėrmendin kund Kosovėn, edhepse ishte e para qė ishte ngritur pėr tė filluar procesin e shthuarjes sė famnėkeqes sė zgjebosur, me emrin Jugoslavi. As nė Konferencėn e Dejtonit, Kosova nuk u pėrmend fare. Kėshtu u la tė kuptohet se toka jonė duhet pėrgjakur edhe mė. Dhe ndodhi pikėrisht kjo. Serbia, e specializuar pėr derdhje tė gjakut tė popujve joserbė, rrėmbeu edhe mbi 15 mijė jetėra tė shqiptarėve dhe shkatėrroi qindėramijėra objekte banimi dhe tė ekonomisė sė brishtė tė Kosovės.

Mė nė fund, bashkėsia ndėrkombėtare, mė shumė pėr rrumbullakėsimin e interesave tė veta, se sa pėr pėrmbushjen e aspiratave tona tė natyrshme, u detyrua tė merret edhe me ēėshtjen e Kosovės. U organizua Konferenca e Rambujesė, ku autoritetet kriminele tė Serbisė nuk pranuan asnjė nga ofertat e bashkėsisė ndėrkombėtare, pėr pėrmbylljen e luftės. Atėbotė flitej pėr njė autonomi tė gjerė gjithėpėrfshirėse dhe pėr njė periudhė trevjeēare tė protektoratit ndėrkombėtar, mbikėqyrur nga OKB-ja. Nė mungesė tė pajtimit nga pala serbe, NATO hyri nė luftė kundėr Serbisė dhe pas bombardimeve 78 ditėshe (kryesisht mbi Kosovė), "detyroi" kryekriminelin Millosheviq ta nėnshkruajė Marrėveshjen e Kumanovės, me ēka u vendos qė forcat e armatosura ushtarako-policore tė Serbisė tė largojhen nga Kosova dhe tė zėvendėsohen me forca tė NATO-s e tė vendeve tė partneritetit me aleancėn euro-atlantike. Si administratė civile u vendos administrata e OKB-sė, e emėrtuar si UNMIK.

Kaluan mbi tetė vite me eksperimente tė lloj-llojshme mbi supet tona dhe mbi shpirtin e tkurrur e tė shtrydhur shqiptar. Edhe sot po provohen eksperimente, ndėr mė tė rrezikshimit mbi qenien tonė. Autoritetet famėkeqe tė Beogradit, edhe sot, madje edhe me bekimin e bashkėsisė ndėrkombėtare, vazhdojnė tė sillen si padronė tė Kosovės dhe tė luajnė me ndjenjat tona kombėtare. Jo qė nuk shėrohen, por vazhdojnė tė tmerrėzohen edhe mė traumat e luftės, qė kanė kapluar qenien shqiptare, nė trojet e veta, nė Kosovė. UNMIK-xhinjtė vazhdojnė avazin e padronėve me tė drejta tė pakufizuara, duke eksperimentuar mbi ne, deri nė imponimin dhe shtimin e prostitucionit, njė dukuri e fėlliqtė, qė para luftės nuk ka ekzistuar nė trojet tona. Krerėt e KFOR-it, vazhdojnė tė krekosen, me kėrcėnimet se sidoqoftė rezultati i pėrmbylljes sė procesit tė statusit tė Kosovės, askush nuk guxon tė ngritet e tė protestojė. Dhe neveria mė e madhe, qė shton tmerrshėm traumat tona, ėshtė ajo qė del nga "predikimet e zėshme pėr zhvillimin e demokracisė nė Kosovė". Po ēfarė demokracie ėshtė, kur formimi i Qeverisė tė diktohet nga qendrat arbitrare, nga OSBE-ja, sikurse edhe ligjet elektorale dhe procedurat e zgjedhjeve, duke pėrfshirė edhe garantimin e vendeve nė parlament, qė kurrė nuk u plotėsuan. Janė ata qė lejojnė Beogradin tė sillet si padron mbi Kosovėn dhe mbi shqiptarėt. Janė ndėrkombėtarėt qė lejojnė Beogradin tė luajė edhe me kufomat e shqiptarėve, qė kur do vetė i nxjerr nga varrezat masive dhe i kthen (grumbuj-grumbuj) nė Kosovė. Ėshtė bashkėsia ndėrkombėtare qė lejoi forcat e armatosura ruse tė futen para NATO-s nė Kosovė! Pse? Pėr t'i mbrojtur dhe pėr t'i marrė aeroplanėt luftarakė (MIG-at), qė i kishte nė hangaret e Goleshit, pėr tė bombarduar shqiptarėt, madje nė rast tė volitshėm edhe forcat e NATO-s. Edhe sot, ėshtė vetė bashkėsia ndėrkombėtare, qė lejon njė kriminel tjetėr - Putin, qė tė luajė me fatin tonė. Njė krimiknel, i cili vret edhe gazetarėt rusė, kur e kritikojnė. Cili ėshtė Putin, qė bllokon procesin e njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės?! Kah e drejta qė ai tė vendosė nė shtėpinė tonė?! Mos ende vazhdon tė jetė nė fuqi marrėveshja e fshehtė ruso-turke, e vitit 1878, pėr faljen e tokave shqiptare Serbisė?!

Mos mė akuzoni si tė marrė, qė "nuk i kuptoj gjėrat as rreziqet". I di tė gjitha. M'i kanė shpjeguar edhe pėrfaqėsues tė lartė tė diplomacisė ndėrkombėtare, duke mė thėnė se duhet shumė kujdes dhe "pėrkėdhelje" autoriteteve tė Moskės, sepse, megjithė faktin qė shumė rusė edhe vdesin urie, mjerisht atje ka butone (susta) tė centraleve nukleare!!! I di tė gjitha. E di edhe tė vėrtetėn e hidhur se centralet nukleare nė Iran dhe nė Korenė Veriore janė produkte "tė fshehura" tė kompanisė sė Putinit, nga Moska!!! E di qė nuk e ka lehtė tash bashkėsia ndėrkombėtare, por ėshtė shumė vėshtirė tė kuptohet, pse nuk ia hedhin fytyrės argumentet dhe nuk e "bllokojnė" kėtė Putin tė rrezikshėm, pėr botėn!!!

Pse nuk veprojmė ne shqiptarėt, njėherė si zotshpie mbi trojet tona?!...

Mendoj se ka ardhur koha, qė edhe ne t'ia themi nja dy fjalė tė rrepta bashkėsisė ndėrkombėtare! As Bushi, as SHBA-tė, as Europa, as Sollana… Askush nuk guxon kaq lehtė dhe haptas tė eksperimentojė mbi njė popull, qė ende nuk ėshtė shėruar nga traumat e njė lufte tė fėlliqur, tė njė lufte qė kurrė nuk u mallkua publikisht as nga OKB-ja, as nga UE-ja, as nga SHBA-ja, as nga OSBE-ja… Akush nuk ka kėrkuar kurrė falje pėr mijėra jetėra njerėzish, as pėr lumenjtė e gjakut, qė edhe sot rrjedhin… tė gjithė qajnė me lotė krokodili pėr "tė drejtat" e serbėve dhe tė minoriteteve nė Kosovė dhe vazhdojnė tė na predikojnė pėr njė "shtet multietnik"!!! Pse nuk e shpall shtet multietnik Spanjėn Sollana?!... Ai Sollana (kumbara i Beogradit), qė erdhi tė na e instalojė njė qeveri kukull, nė mars 2005, dhe kur Presidenti Rugova nuk pranoi, vetė ai i organizoi atentatin, fatmirėsisht tė dėshtuar! Apo tė tjerėt.. tė mos i pėrmendi. Pse nuk shpallet shtet multietnik Franca, qė aktualisht ka gati barabar francezė etnikė dhe arabė (algjerianė e tunizianė)?!... Mendoj se ka ardhur koha, qė tė flasim haptas me kėto argumente, qė nuk janė dokrra, as mite pėrrallash, por janė argumente tė realitetit, edhepse ėshtė i hidhur!!!

Ēka duhet bėrė, nė kėto ēaste tė vėshtira ne shqiptarėt?!

Sė pari, pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Kosovės, duhet ngritur zėrin, nė emėr tė popullit, duke i thėnė bashkėsisė ndėrkombėtare se janė tė zgjedhur nga populli, qė kėrkon llogari dhe para sė gjithash vetėvendosje dhe tė qenėt zotshpie, nė trojet tona!!! Si hap i parė qė duhet tė marrin: Presidenti i Kosovės, Kryeminstri dhe Kryetari i Kuvendit, ta organozojnė njė seancė solemne tė Kuvendit tė Kosovės dhe ta rikonfirmojnė Aktin e Shpalljes sė Pavarėsisė sė Kosovės, si kėrkesė dhe aspiratė legjitime dhe natyrore e popullit shumicė (mbi 90%). Le tė mos e njohin e le tė hidhėrohen miqtė tanė nga bashkėsia ndėrkombėtare, por nuk mund tė gjejnė argumente hidhėrimi, sepse ata tė gjithė po na predikojnė pėr demokracinė!!! Pastaj tė shohim se kush e njeh pavarėsinė. Sigurisht qė shpejt do e njohin shumė shtete. Do e njohin tė gjithė ata qė njohin vlerat e demokracisė dhe tė drejtėn e popujve pėr vetėvendosje. Nė mos e njofshin Beogradi e Moska, nuk bėhet nami. Dhe tė thuhet qartė: nuk vlejnė asnjė nga marrėveshjet mbi tė drejtat e privilegjuara tė serbėve, tė cilėve u garantohet pėrfaqėsimi nė parlament me aq deputetė, sa fitojnė zgjedhjet, sipas ligjeve tona zgjedhore dhe tė thuhet qartė se nuk vlen "decentralizimi", qė ka rrėmbyer nga serbėt mbi 30% tė tokave tona!!!

Hapi tjetėr, qė duhet ndėrmarrė nga institucionet e Kosovės: prania ruse nė Kosovė ėshtė e padėshirueshme dhe brenda 48 orėsh tė mbyllet zyra ruse nė Prishtinė dhe asnjė shtetas rus tė mos mbtetet nė territorin e Kosovės.

Brenda 48 orėsh tė largohen nga Kosova tė gjithė serbėt, qė nuk kanė njohur shtetėsinė e Kosovės dhe qė nuk janė pajisur me dokumente identifikimi nga administrata e UNMIK-ut e qė nuk kanė marrė targat e Kosovės, pėr autoveturat e tyre!!!

Nuk ėshtė as turp, as rrezik tė ndėrmerren kėta hapa konkretė, sepse duhet tė jemi ne ata qė vendosim fatin tonė!!! Askush nuk mund tė akuzojė drejtuesit e insitucioneve tona, pėr kėta hapa konkretė, qė pėrkojnė me plotėsimin e kėrkesave tė popullit, sepse populli, si gjithmonė ėshtė i gatshėm tė reagojė e nė rast nevoje, edhe tė flijohet pėr tė drejtat jetike dhe tė natyrshme!!! Shkurt: duam tė jemi zotshpie mbi trojet tona!!!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara