HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


NĖ KRYEQYTETIN MINEIR BELO HORIZONTE U HAP NJĖ EKSPOZITĖ
ARTISTIKE SPECIALE NDĖRKOMBĖTARE "ĖMBĖLSI DHE SHPRESĖ":

POEZITĖ E POETIT KOSOVAR
MBI PIKTURAT E ARTISTES BRAZILIANE
KUSHTRIM PĖR NDĖRRIMIN E BOTĖS ME DASHURI

-- nga Caio WERNECK

Artistja e re, por tashmė e njohur nga tė gjithė, e cila po bėn hapa gjigantė nė karrierėn e saj profesionale - Marina Vargas, pasi kishte lexuar bukur e saktėsisht shpirtin e poetit kosovar, tashmė tė njohur nga tė gjithė kėtu - Engjėll Koliqi, kishte pikturuar mrekullueshėm, nė frymėn e poezive tė tij, duke i dhuruar kėshtu publikut artdashės tė kryeqytetit tonė njė ekspozitė tė ndryshme nga tė tjerat, shumė interesante, me plot mrekulli artistike dhe me kushtrimin e pėrbashkėt artistik - pėr ndėrrimin e botės me dashuri. Nė pėrfundim tė pikturave, me motive nga poezitė e poetit kosovar, Marina kishte shkruar me pasion edhe njė kritikė tė bukur letrare - tė shkurtėr por shumė pėrmbajtėsore dhe domethėnėse, qė poashtu e kishte ekspozuar nė lokalin "Alexandrina Café Cultura e Moda", tashmė i njohur si shtėpi artistėsh dhe intelektualėsh tė Belo Horizonte-s. Kjo ekspozitė me karakteristika tė veēanta e tė mrekullueshme ishte njė projekt i Ndėrmarrjes pėr Diplomaci dhe Projekte Ndėrkombėtare "DIPROJINT".

Engjėll Koliqi me Marina Vargas dhe Vera Neves
Engjėll Koliqi, me artisten Marina Vargas dhe
me presidenten e DIPROJINT - Dr. Vera Lucia Alves Neves

Belo Horizonte, 12 shtator 2007 - Mbrėmė, nė lokalin "Alexandrina Café Cultura e Moda" - nė shtėpinė e preferuar tė artistėve dhe tė elitės sė intelektualėve tė kryeqytetit mineir, ėshtė realizuar edhe njė projekt shumė interesant i Ndėrmarrjes pėr Diplomaci dhe Projekte Ndėrkombėtare "DIPROJINT". Ėshtė hapur njė ekspozitė speciale dhe e ndryshme nga tė tjerat, njė ekspozitė shumė e veēantė ndėrkombėtare, me poezitė e poetit tė mirėnjohur kosovar nė mesin tonė - Engjėll Koliqi-t, mbi pikturat e mrekullueshme tė artistes sonė tė re, por tashmė tė njohur nga tė gjithė - Marina Vargas, e cila me hapa gjigantė nė karrierėn e saj profesionale po ecė drejt sukseseve tė mėdha dhe po bėhet gjithnjė e mė famoze, nė hapsira tė tė gjitha kontinenteve.

Poezi nė pikturė e Engjėll Koliqit
Poezi nė pikturė e Engjėll Koliqit, nga Marina Vargas

Nė ekspozitėn, qė e ka hapur presidentja e "DIPROJINT-it", profesoresha, shkrimtarja e gazetarja e nderuar nga tė gjithė - Dr Vera Lucia Alves Neves, kanė marrė pjesė dhe kanė shprehur urimet e komplimentet e tyre, shumė artistė, shkrimtarė, gazetarė dhe pėrfaqėsues tė jetės institucionale - politiko-shoqėrore, kulturore, artistike... apo mė mirė me njė fjalė tė themi elita e intelektualėve tė kryeqytetit tonė. Mbas pritjes solemne tė mysafirėve, qė nė fillim fare, autorėt e ekspozitės karakteristike dhe shumė tė pėlqyeshme nga tė pranishmit - Marina Vargas e Engjėll Koliqi, kanė shpjeguar motivet e veprave tė tyre tė ekspozuara - tė poezive shumė domethėnėse mbi pikturat e mrekullueshme, tė lindura nga fuqia mrekullibėrėse e dashurisė sė vėrtetė njerėzore. Kishin dalė kaq tė bukura dhe tė mrekullueshme kėto piktura me poezitė e Koliqit, pasi qė autorja kishte lexuar mirė shpirtin poetik tė autorit nga Kosova dhe shpirtin e popullit tė tij, bashkė me aspiratat e natyrshme dhe tė ligjshme pėr liri dhe mundėsi tė njė jete tė lumtur, pėrplot dashuri e harmoni mes njerėzve.

Engjėll Koliqi me miq brazilianė
Engjėll Koliqi, me miq brazilianė

Se artistja jonė e ka lexuar bukur shpirtin e poetit kosovar dhe pėrgjithėsisht tė popullit shqiptar, flet edhe shkrimi i Marinės, qė si njė kritikė a bukur letrare, e kishte ekspozuar bashkė me poezitė e autorit mbi pikturat e saj, tė bėra me motive nga kėto poezi: "T'i pikturosh kėto poezi, don tė thotė t'i pikturosh dėshirat nga thellėsia e madhe e dashurisė, tė pikturosh ėmbėlsinė, tė pikturosh kujtesėn dhe shijen e dashurisė, kujtesėn... Kam pikturuar kėtu me ngjyrat qė dalin e rrjedhin nga poezia, qė mė kanė folur e mė flasin pėr luftėrat, pėr dashuritė, mbi dashurinė... mbi kohėn dhe mrekullitė. Janė fjalė qė luten me tė bekuarėn dashuri, pėr amshimin e bekuar, me fuqinė e mrekullisė. Sa tė mėdha kėto fjalė, sa i madh ky poet! Atje ende fryejnė erėra luftėrash, kėtu strehohen e fshihen keqbėrėsit, madje edhe bekohen.... Bukuria e amshuar, ndjenja e pastėrtisė sė shpirtit dhe shpresa... kjo ėshtė tė pikturosh poezinė e Engjėll Koliqit. Kėnaqėsi, falėnderim e gėzim ėshtė pėr mua nė njė aventurė pėr imazhet e paprekura. Njė pėrfitim i amshuar. Tė falemnderit Engjėll. Marina". Autori kosovar e ka falėnderuar pėrzemėrsisht artisten tonė, tė cilėn e ka quajtur mjeshtėrja e ardhmėrisė sė artit tė shpirtit dhe tė dashurisė sė vėrtetė njerėzore, qė pikturon me fuqinė e mrekullisė. Ja pra, nga del edhe emėrtimi i kėsaj ekspozite tė mrekullueshme - ĖMBĖLSI DHE SHPRESĖ.

Engjėll Koliqi me miq brazilianė
Engjėll Koliqi, me miq brazilianė

Nė kėtė ekspozitė karakteristike kanė marrė pjesė edhe profesorė e studentė tė universiteteve lokale, tė cilėt ditė mė parė e kishin njohur poetin nga Kosova, me rastin e ligjėratės sė tij shumė tė rėndėsishme mbi Kosovėn, nė COLADRI (Konferenca Latino-Amerikane e sė Drejtės dhe tė Marrėdhėnieve Ndėrkombėtare), ku ai e kishte pėrfaqėsuar vendin e tij, nė mesin e 42 vendeve pjesėmarrėse. Artistėt e rinj - Joćo Gabriel e Luiza - e kanė hijeshuar, duke e pasuruar kėtė mbrėmje me tinguj tė ėmbėl tė muzikės sė lehtė braziliane. Nė programin muzikor ėshtė angazhuar edhe poeti e artisti nga Kosova - Engjėlli, i cili ka kėnduar me ēifteli kėngėn e tij tė preferuar "Na kėndojnė pushkėt nėpėr kulla", qė siē thotė ai vetė, e ka si himn, sepse ėshtė kėngė kushtrimi e shqiptarėve, pėr nė luftėrat ēlirimtare.

Ekspozitėn e kanė pėrcjellė shumė redaksi tė mediave tona, ndėrkaq operatorėt e shtėpisė sė produkcioneve "Supernova" nga Belo Horizonte, pėr projektin e pėrbashkėt me televizionin publik REDE MINAS kanė filmuar nė kėtė mbrėmje madhėshtore, pėr llogari tė filmit dokumentar "Engjėll Koliqi - zėri i Kosovės", qė po pėrgatitet nė kuadėr tė sensibilizimit tė ēėshtjes sė Kosovės pėr publikun brazilian dhe mė gjerė.

Vlen tė theksohet edhe njė karakteristikė tjetėr interesante: tė gjithė tė pranishmit kanė shijuar koktejlin mė tė ri tė shtėpisė "Alexandrina", njė pije e kombinuar me raki speciale braziliane tė kallamit tė sheqerit - kashasa (cachaēa) dhe me lėng dredhėzash, qė e quajnė "Kosova". Ishte njė pije shumė interesante dhe mund tė konfirmoj se do tė jetė shumė e kėrkuar, sepse pronarėt e lokalit na thanė se tashmė do tė jetė pije e pėrditshme. Pėr darkė, poashtu kanė ofruar njė specialitet ballkanik - gullash.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara