HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


GĖRSHETIMI I VEPRAVE TĖ ARTISTĖVE TĖ MIRĖFILLTĖ NĖ SHĖRBIM TĖ MREKULLISĖ

-- nga Vera Lucia ALVES NEVES

(duke analizuar ekspozitėn e paracaditėsh nė lokalin "Alexandrina" nė Belo Horizonte, me poezitė e mrekullueshme tė poetit kosovar Engjėll Koliqi, mbi pikturat e artistes sonė tė mirėnjohur dhe tė famshme Marina Vargas)

Engjėll Koliqi me Vera Neves dhe Marina Vargas
Autorja e kėtij shkrimi mes dy artistėve - Engjėll Koliqi e Marina Vargas

Belo Horizonte, shtator 2007 - Nuk dua tė shkruaj shumė e tė ju lodhi me fraza tė gjata, sepse besoj ėshtė gjithēka e kuptueshme kėtu. Dua vetėm ta shpreh mendimin tim, si njė kritike letrare dhe gazetare e sektorit tė kulturės dhe tė artit, se nė ekspozitėn qė patėm rastin e fatin ta shohim ditė mė parė, nė shtėpinė e shkrimtarėve dhe tė artistėve tė kryeqytetit tonė - "Alexandrina café cultura e moda", ishin gėrshetuar pėr mrekulli poezitė e poetit tashmė tė mirėnjohur dhe shumė tė kėrkuar nė vendin tonė - Engjėll Koliqi, i cili vjen nga Kosova, nga vendi i fundit ballkanik, qė po del nga flaka e luftėrave nazisto-shoviniste, ende nė pritje tė njohjes ndėrkombėtare tė pavarėsisė, mbi pikturat e artistes sonė tė re, por tashmė shumė tė famshme - Marina Vargas. Nuk dua tė komentoj shumė, por vetėm dua tė shpreh bindjen time se ky gėrshetim shumė i qėlluar dhe i bukur artistiko-letrar, ėshtė nė shėrbim tė mrekullisė artistike moderne dhe thjeshtė t'i pėrgėzoj dy autorėt e sipėrpėrmendur. Gėzuar!
Kėtu mė poshtė po ua paraqes kuadrot e pikturave me poezitė, qė pėrfundi kanė edhe pėrkthimin nė gjuhėn e tij amtare - shqipe, nga vetė autori.

LULET TUA

Pranvera po kalon
Unė gjithnjė nė pritje
Lulet tua tė bukura
Dashuria ime
Mos mė kėput
Mos mė lėr tė vuaj mė
Eja me lulet tua tė bukura
Ēdo ditė
Minutė pėr minutė
Tė kujtoj
Ty duke ardhur
Me lulet e bukura
Mė gėzon pėrgjithmonė...

GJITHNJĖ PĖR SHIJEN E DASHURISĖ

Mos mė gjyko
Edhe nėse i ha fjalėt e mia
E bėj gjithnjė e pėrgjithmonė
Vetėm pėr shijen e dashurisė

VAZHDOJMĖ...

Kemi filluar
Gjithēka me vullnetin tonė
Tė shėtisim nėpėr marrėzinė tonė
Tė zhytur nė dredhitė e veprimit njerėzor
Vazhdojmė...
Me pėrpjekje tė mėdha
Gjithēka brenda njerėzisė
Tė vėjmė nė lėvizje harmonitė e brendshme
Me reshjen e nevojshme nėn diell
Tė japim impulset tona
Me fuqinė e mrekullisė
Tė vlerėsojmė gjithnjė e mė shumė
Dashurinė tonė tė amshuar!

VĖLLAZĖRIA

Tė gjithė popujt e botės
Tė gjithė ne nė gjithėsi
Jemi tė ngrohur nga i njėjti diell
Jemi tė mbrojtur nga i vetmi Zot
Jetojmė nėn tė njėjtin qiell
. . .
Jemi vėllezėr...

MES DHĖMBĖVE TĖ KOHĖS

Ende sot
Mjerisht
Dridhet fati ynė
Pa ditur njė tė nesėrme
Dhe duke kėrkuar kėngėt e harruara...

JEMI TĖ POSAĒĖM NE

I shtriejmė duart
Ēdo ditė
Shkėpusim njė thupėr barishtore
Nga kaēuba
Duam tė mbledhim
Mbarė njerėzinė
Por sė pari
Njerėzit qė vuajnė
Njerėzit me vaj nė buzė
Tė gjithė nevojtarėt
Nė tė gjitha botėrat
Por para sė gjithash
Atje
Ku fryejnė erėra luftėrash...
Atje
Ku ende vazhdon mjerimi...

Marina kėto piktura i ka nxjerrė nė dritė dhe ua ka dhuruar artdashėsve tė kryeqytetit, por edhe popullit tė Kosovės, e inspiruar nga poezitė e mrekullueshme tė poetit Engjėll Koliqit, i cili tashmė ėshtė nė zemrat e dashamirėsve tė letėrsisė, nė vendin tonė. Kėtu mė poshtė po japim pėrkthimin e kėsaj qė ka shkruar Marina, me dorėn e vet, pėr poetin kosovar.

"T'i pikturosh kėto poezi, don tė thotė t'i pikturosh dėshirat nga thellėsia e madhe e dashurisė, tė pikturosh ėmbėlsinė, tė pikturosh kujtesėn dhe shijen e dashurisė, kujtesėn... Kam pikturuar kėtu me ngjyrat qė dalin e rrjedhin nga poezia, qė mė kanė folur e mė flasin pėr luftėrat, pėr dashuritė, mbi dashurinė... mbi kohėn dhe mrekullitė. Janė fjalė qė luten me tė bekuarėn dashuri, pėr amshimin e bekuar, me fuqinė e mrekullisė. Sa tė mėdha kėto fjalė, sa i madh ky poet! Atje ende fryejnė erėra luftėrash, kėtu strehohen e fshihen keqbėrėsit, madje edhe bekohen... Bukuria e amshuar, ndjenja e pastėrtisė sė shpirtit dhe shpresa... kjo ėshtė tė pikturosh poezinė e Engjėll Koliqit. Kėnaqėsi, falėnderim e gėzim ėshtė pėr mua nė njė aventurė pėr imazhet e paprekura. Njė pėrfitim i amshuar. Tė falemnderit Engjėll. Marina".

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara