HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


DELEGACIONI I NDĖRMARRJES PĖR DIPLOMACI DHE PROJEKTE NDĖRKOMBĖTARE "DIPROJINT" KA VIZITUAR SELINĖ MINEIRE TĖ BASHKĖSISĖ BUDISTE BRAZILIANE NĖ BELO HORIZONTE:

BASHKĖSIA BUDISTE SOKA GAKKAI INTERESOHET TĖ JETĖ PJESĖ E PROCESEVE DHE NDĖRMARRJEVE TĖ PAQES NĖ KOSOVĖ

-- nga Caio WERNECK

Mikpritėsit kanė shprehur kėnaqėsi tė posaēme pėr praninė nė lokalet e Qendrės sė tyre tė njė pėrfaqėsuesi nga Kosova, nga toka e njė shenjtėreshe qė mbarė bota e njohu si nėnė - nga toka e Nėnės Tereze. Paulo Henrique Carneiro - pėrgjegjėsi i selisė sė Qendrės Ndėrkombėtare tė Bashkėsisė Budiste SOKA GAKKAI tė Brazilit, nė Belo Horizonte, i ka shprehur Engjėll Koliqit interesimin e shtrirjes edhe nė Kosovė tė kėsaj bashkėsie, qė tashmė ėshtė nė 190 vende tė botės. Ai gjithashtu ka thėnė se kjo bashkėsi nuk do tė mungojė nė implementimin e Sheshit tė Paqes "Nėna Tereze", nė Hajvali tė Prishtinės, ku do ndėrtohet njė qendėr botėrore e ndėrtimit dhe gjetjes sė metodave tė aplikimit tė paqes.

Engjėll Koliqi me Paulo Henrique Carneiro
Engjėll Koliqi gjatė bisedės
me mikpritėsin Paulo Henrique Carneiro

Belo Horizonte, 21 shtator 2007 - Edhe kėsaj radhe, si zakonisht nė kėtė periudhė kohore - nė cilėsinė e ndėrmjetėsuesit nė bashkėpunimin Brazil-Kosovė, delegacioni i Ndėrmarrjes pėr Diplomaci e Projekte Ndėrkombėtare DIPROJINT, qė tė ditė mė parė vizitoi selinė mineire tė Bashkėsisė Ndėrkombėtare Budiste SOKA GAKKAI, nė kryeqytet, ishte i pėrbėrė nga: presidentja - Dr Vera Lucia Alves Neves dhe nga drejtori i projekteve ndėrkombėtare - Engjėll Koliqi. Ata nė selinė mineire tė Bashkėsisė Ndėrkombėtare Budiste Braziliane, janė pritur nga: Paulo Henrique Carneiro - pėrgjegjės i kėsaj bashkėsie nė shtetin Minas Gerais, me bashkėshorten Zuleika Carneiro (gjithashtu funkcionare e lartė e kėsaj bashkėsie - koordinatore e kėsaj selie), kėshilltarėt e selisė metropolitane tė Belo Horizonte-s - Atsushi Fusazaki e Neusa Fusazaki, pėrgjegjėsit e marrėdhėnieve publike - Carlos Henrique Ferreira, me bashkėshorten Geralda Silva Ferreira, Thomaz Mata Machado, Valéria Ajvim, etj.

Engjėll Koliqi me mikpritėsit
Engjėll Koliqi me mikpritėsit brazilianė

Mikpritėsit kishin organizuar njė pritje madhėshtore pėr delegacionin e DIPROJINT-it, duke shprehur sidomos interesimin e bashkėpunimit dhe tė shtrirjes sė Bashkėsisė Budiste Ndėrkombėtare edhe nė Kosovė, meqė ajo tash ėshtė e pranishme nė mbi 190 vende anemban botės. I zoti i shtėpisė - Paulo Henrique Carneiro, duke folur pėr zhvillimin historik tė kėsaj bashkėsie ndėrkombėtare tė budistėve (SOKA GAKKAI), ka theksuar rolin e pamohueshėm dhe tė pazėvendėsueshėm tė presidentit aktual, qė si president i tretė i radhės, nė krye tė kėsaj bashkėsie qėndron plot 60 vjet - DAISAKU IKEDA, i cili veē tjerash ėshtė i mirėnjohur edhe pėr faktin se pėr ēdo vit i dėrgon OKB-sė nga njė mesazh pėr paqen botėrore.

Ai, duke folur pėr veprimtaritė e bujshme tė kėsaj bashkėsie, qė mysafirėt i kanė parė edhe tė shkruara e edhe nė njė ekspozitė tė bukur fotografishė, u ka thėnė tė pranishmėve se kjo bashkėsi ndėrkombėtare budiste tashmė ka shtrirė veprimtarinė e saj nė mbi 190 vende tė botės. Shumė nga veprimtaritė e kėsaj bashkėsie janė shikuar edhe pėrmes ekranit televiziv, nga njė DVD speciale. Edhe mikpritėsit kanė pasur rastin tė shohin njė DVD mbi veprimtaritė e Engjėll Koliqit - si veprimtar i mirėnjohur i Kosovės dhe si shkrimtar shumė i kėrkuar nė vendin tonė.

Engjėll Koliqi me mikpritėsit
Engjėll Koliqi me mikpritėsit brazilianė

Mysafiri nga Kosova ua ka shpjeguar mikpritėsve tė gjitha sfidat e mėdha, me tė cilat po pėrballet populli i Kosovės, ende nė pritje tė njohjes ndėrkombėtare tė pavarėsisė dhe tė sovranitetit shtetėror. Duke folur pėr popullin e tij, Z. Koliqi ka thėnė se mburret me tolerancėn shembullore ndėrfetare, me tė cilėn populli shqiptar ėshtė shembulli mė i mirė nė botė, bashkė me popullin brazilian, ku besimtarė tė shumė besimeve jetojnė nė harmoni tė plotė midis tyre. Ai ka thėnė se mburret qė vjen nga ky popull ka lind edhe shenjtėresha e dashurisė - Nėna Tereze, e cila u njoh si nėnė e tė sėmuarve dhe tė varfėrve tė mbarė botės. Ai i ka njoftuar mikpritėsit edhe me projektin madhor "Sheshi i Paqes - Nėna Tereze", qė duhet tė ngritet nė Hajvali tė Prishtinės, ku do ndėrtohet njė qendėr botėrore e paqes, gurthemelin e sė cilės e ka vėnė ish Presidenti Rugova para katėr vjetėsh, por qė nė mungesė mjetesh financiare ende nuk ka filluar ndėrtimi, pos rrethimit tė truallit 20 hektarėsh, qė Komuna e Prishtinės e ka dhuruar pėr kėtė projekt.

Mikpritėsi ka shprehur interesimin e Bashkėsisė Ndėrkombėtare Budiste qė tė shtrijė veprimtarinė e vet edhe nė Kosovė e poashtu ka premtuar edhe pjesėmarrjen aktive nė ndėrtimin e Sheshit tė Paqes, sepse siē ka thėnė Ai - parim kryesor i budizmit ėshtė paqja, toleranca e harmoinia ndėrmjet njerėzve. Z. Koliqi e ka mirėpritur kėtė gatishmėri dhe i ka siguruar mikpritėsit se Kosova ėshtė e hapur pėr tė gjithė dhe mirėpret ēdo nismė vullnetmirė nė dobi tė paqes, tė tolerancės dhe tė harmonisė midis njerėzve. Ai ka thėnė se toka e Nėnės Tereze meriton tė jetė kryekuvendi botėror i tė gjitha marrėveshjeve paqėsore, sepse kjo Nėnė e botės mbarė tashmė ėshtė e njohur edhe si Shenjtėresha e Paqes dhe e Dashurisė. Z. Paulo Henrique Carneiro ka shprehur dėshirėn e tij qė tė vizitojė sa mė parė Kosovėn, kurse mysafiri kosovar i kam premtuar atij njė ftesė dhe i ka dėshiruar mirėseardhje sa mė parė nė vendin e tij.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara