HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


LETĖR BANORĖVE TĖ SHEKULLIT TIM:

MOS KINI FRIKĖ – BOTA DO TĖ NDYSHOJĖ !

-- nga Engjėll KOLIQI

Engjėll Koliqi

Lecco, korrik – nėntor 2007 – Shumė tė dashur fėmijė – vashėza e djelmosha! Shumė tė dashur tė rinj – vajza e djem! Tė dashura zonja e tė dashur zotėrinj – tė zinj e tė bardhė, tė kuq e tė verdhė! Tė dashur njerėz tė tė gjitha kontinenteve, tė tė gjithė botės! Shumė tė dashura motra e tė shumėdashur vėllezėr!

Nuk jam njė person i rėndėsishėm, nuk jam njė lider kombėtar, politik, fetar… nuk jam njė person me pasuri materiale, nuk jam njė pretendues i froneve mbretėrore, as i kolltuqeve qeveritare, nuk bėj pjesė nė masoneri, nuk jam ndojfarė drejtuesi politik, nuk njoh klanet, nuk i njoh mafitė… Jam njė njeri i thjeshtė, njė njeri si tė gjithė tė tjerėt, i lindur dhe i rritur nė varfėri materiale, por gjithnjė i edukuar dhe i pasur me vlera shpirtėrore. Jam njė person me njė pasuri shpirtėrore, plot me dashuri njerėzore, gjithnjė i gatshėm tė reagoj, tė lėviz, tė bėj... gjithnnjė i gatshėm nė shėrbim tė njerėzve, pėr drejtėsi, pėr tė drejta, pėr paqe dhe harmoni mes njerėzve, gjithnjė i gatshėm tė bėrtas, tė bėj diēka dhe gjithnjė i gatshėm tė gjithė njerėzve t'u dhuroj dashuri...!

Kėtė letėr timen ua kushtoj tė gjithė juve, tė gjithė njerėzve. Nuk kam njė zgjedhje speciale, por u shkruaj tė gjithėve, nė mbarė universin. Titullin kėsaj letre ia kam dhėnė duke cituar shenjtin tim tė dashur dhe tė preferuar - Papėn Gjon Pali II (Karol Wojtyla), i cili nė papatin e tij tė 26 vjetėve e gjysmė, ka pasur si moto dhe si formulė kryesore: mos kini frikė – bota do tė ndryshojė! Edhe unė, tė gjithėve ju them: mos kini frikė! Tė vėhemi tė gjithė bashkė nė lėvizje, kėtė botė ta ndryshojmė – jo me luftėra, nuk e ndryshojmė me gjak, por vetėm duke dhuruar vlera njerėzore dhe rreze tė dashurisė! Rreze dashurie kemi tė gjithė. T'i japim secili prej nesh njė tufė rreze tė dashurisė botės dhe ju garantoj – do tė ndryshojė shpejt, do tė ndryshojė nė dobinė tonė...

Shumė tė dashura motra dhe tė shumėdashur vėllezėr, tė mos kemi frikė! Tė gjithė tė flasim dhe tė vėhemi nė aksion! Me tė vėrtetė, bota jonė duhet ndryshuar. Tė gjithė kemi nevojė pėr ndryshime! Por, ndryshimet ndodhin, vetėm nėse ne me tė vėrtetė i duam, vetėm nėse ne me tė vėrtetė vėhemi nė aksion dhe veprojmė, vetėm nėse botės sonė i dhurojmė tė gjitha vlerat e bukura tė shpirtit tonė! Atėherė, tė mos presim mė! Tė lėvizim menjėherė dhe tė gjithė tė vėhemi nė aksion! Hap pas hapi dhe ia dalim krejtėsisht.

Tė ngritemi tė gjithė e tė bėrtasim fuqishėm dhe vendosmėrisht:
· Industrialistėve – mjaft mė me prodhimin e armėve dhe tė makinerisėsė luftės!
· Diktatorėve – ndaloni dhe mjaft mė me tirani mbi njerėzit e thjeshtė dhe tė pafajshėm!
· Pushtuesve dhe kolonizatorėve – shporruni nga tokat e tė tjerėve dhe lėrini popujt dhe njerėzit tė jetojnė nė paqe, nė tokat e tyre!
· Tė gjithė liderėve tė shteteve dhe tė qeverive – mjaft mė me urdhėra luftėrash!
· Tė gjithė gjeneralėve, eprorėve dhe ushtarakėve – mjaft mė me avansime dhe me zbatime tė urdhėrave qė shpiejnė nė luftėra, nė vrasje, nė shkatėrrime...!
· Kapitalistėve tė pasur – mendoni pak edhe pėr tė varfėrit dhe duke pakėsuar pak luksin tuaj, u jepni tė hanė atyre qė nuk kanė!

Thjeshtė e fuqishėm tė bėrtasim: Mjaft luftėra, mjaft vrasje, mjaft shkatėrrime...! Nuk duam mė tė rrjedh gjak njeriu! Bota duhet tė rritet nė paqe, nė harmoni dhe me dashuri! Nė kėto kushte, edhe ju liderė tė shteteve dhe tė kombeve do tė jeni mė tė qetė, mė tė fortė dhe mė tė sigurtė nė pozitat tuaja. Atėherė, na dėgjoni dhe ndalojini tė gjitha luftėrat!

Duke bėrtitur, ju themi njėherė e pėrgjithmonė: mjaft urrejtjes, mjaft tė kėqijave, mjaft xhelozive, mjaft intereseve tė ndyta...! Duam tė rritemi tė lirė, nė paqe e nė harmoni! Atėherė, tė mos kemi frikė dhe tė bėrtasim tė gjithė, gjithnjė e mė fuqishėm! Kori ynė, me britmat kundėr urrejtjes dhe kundėr tė kėqijave e qenieve tė panjerėzishme, praktikisht do tė bėj muzikėn mė tė bukur tė shekullit, njė muzikė tė dashur nė mbarė gjithėsinė, njė muzikė qė pėrfundimisht ndryshon botėn, njė muzikė qė pėrfundimishrt sjell nė zemrat njerėzore – paqe e harmoni, solidaritet dhe dashuri! Atėherė, tė mos ndalemi me muzikėn tonė! Gjithnjė e mė shumė dhe mė fuqishėm t'i kėndojmė dashurisė njerėzore, paqes, harmonisė dhe vlerave civilizuese! Tė mos kemi frikė! Tė kėndojmė e tė bėrtasim tė gjithė sė bashku, sepse kėshtu jemi mė tė fortė dhe do e ndryshojmė botėn! Sigurisht, me britmat dhe lėvizjet e pėrbashkėta, bota do tė ndryshojė! Mos kini frikė – bota do tė ndryshojė dhe zemrat tona do t'i kėndojnė gjithmonė lumturisė – nė shekuj tė shekujve, deri nė amshim! Ashtu qoftė – Amen!

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara