HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


PO VJEN 10 DHJETORI:

Kah do t'ia mbajė Kosova ?!...

-- nga Engjėll KOLIQI

Engjėll Koliqi

Lecco, 8 dhjetor 2007 – Po afrohet 10 dhjetori, shumė i pėrfolur dhe i diskutuar nga diplomacia botėrore, respektivisht nga qendrat e vendosjes – pėr Kosovėn e rreth Kosovės. Po afrohet kjo datė, kur treshja ndėrkombėtare (Wisner – Ishinger – Harēenko) do t'ia dorėzojnė sekretarit tė pėrgjithshėm tė OKB-sė – Ban Ki Mun-it raportin e bisedimeve shtesė mes delegacioneve tė Prishtinės dhe tė Beogradit, nė 120 ditėshin e shtuar pas bllokadės sė Rusisė nė KS tė OKB-sė.

Mbase, edhe "pėr tė blerė pak kohė, OSBE-ja ka organizuar zgjedhjet e trefishta nė Kosovė, mė 17 nėntor, qė megjithė disa parregullsive tė vogla janė cilėsuar demokratike dhe janė ēertifikuar nga kryeadministratori Ryker. Sipas rezultateve, pritet qė kandidati pėr kryeministėr i partisė fituese (PDK) – z. Hashim Thaēi tė kontaktojė sa mė shpejt me palėt e interesuara pėr koalicionin qeveritar, pėr tė themeluar sa mė parė qeverinė e re, sepse jemi nė njė periudhė shumė tė ndėrlikuar kohore, kur qeveria duhet tė jetė njė motor i fortė dhe gjithnjė i ndezur, pėr tė vėnė nė lėvizje Kuvendin, ku sa mė parė duhet shpallur botėrisht vendimi historik pėr njė Kosovė tė pavarur dhe sovrane, pa lėshuar pe nė asnjė milimetėr, mbi tė gjitha trojet e mbetura, mbas shumė tkurrjeve nėpėr shekuj nga regjimet pushtuese.

Ēka mund tė themi, respektivisht ēka mund tė porosisim ne banorėt e thjeshtė tė Kosovės nė kėtė periudhė shumė tė ndjeshme dhe tė rėndesishme historike?!... Besoj se kemi tė drejtė t'u kėrkojmė disa lėvizje tė nevojshme dhe tė domosdoshme lideerėve tanė qė po drejtojnė institucionet shtetėrore, mė sa vijon:

Tė kostituohet sa mė parė Kuvendi i Ri i Kosovės.
Tė formohet sa mė parė Qeveria e Re e Kosovės (kėshillohet koalicioni PDK – LDK).
Tė ndėrmerren hapat e nevojshėm konform dinamikės sė pėrshpejtuar tė diplomacisė ndėrkombėtare, qė mundėsojnė shpalljen dhe njohjen e pavarėsisė.
Tė aprovohen nga Kuvendi, urgjentisht, simbolet shtetėrore (stema e flamuri), si dhe hymni i Kosovės.
Tė pėrgatiten urgjentisht dokumentet personale tė qytetarėve tė Kosovės, me simbolet tona shtetėrore (ēertifikatat, letėrnjoftimet, pasaportat, patentet e shoferėve, indeksat e studentėve, etj).
Tė themelohet urgjentisht shėrbimi diplomatik i Kosovės dhe brenda katėr muajsh (sa ėshtė afati i transicionit me pakon e Ahtisaarit) tė hapen ambasadat tona, nė vendet me tė cilat kemi bashkėpunim dhe interese mė tė mėdha, si: nė Bruksel, Uashington, Nju Jork, Berlin, Londėr, Paris, Romė, Bern, Vienė, Stokholm, Shkup, Podgoricė, Lubjanė, Zagreb, Brasilia, Otava, Meksiko Siti, Ankara, Tokyo, Pekin, Nju Delhi...

Nė rast tė pengesave tė reja dhe tė bllokadės nė procesin e statusit final tė Kosovės na ana e Rusisė sė Putinit, pėrfundimisht duhet tė ndėrmerren hapa tė nevojshėm dhe adekuatė, kundėr Moskės zyrtare. Si hap i parė nė kėtė drejtim, duhet mbyllur zyra e Rusisė nė Prishtinė dhe tė shpallet e padėshirueshme (non grata) prania ruse nė Kosovė. Pastaj, nė Gjykatėn Ndėrkombėtare pėr Krime Kundėr Njerėzimit, duhet bėrė kallėzim penal, respektivisht duhet ngritur aktpadi kundėr Qeverisė sė Rusisė dhe kundėr ushtrisė ruse, sepse kemi fakte e argumente pėr angazhimin e drejtėpėrdrejtė nė luftė dhe gjenocid nė Kosovė tė eprorėve, ushtarakėve dhe makinerisė ushtarake tė Rusisė, pėrfshirė edhe kaēatorėt MIG tė mbetur nė hangaret e Goleshit, qė pasoi edhe me okupimin e Aeroportit tė Prishtinės nga trupat ruse, njė ditė para se nė Kosovė tė hynin trupat e NATO-s.

Nė Gjykatėn Ndėrkombėtare pėr Krime Kundėr Njerėzimit, duhet bėrė kallėzim penal, respektivisht aktpadi edhe kundėr Qeverisė sė Serbisė dhe UNMIK-ut, pėr lojėn politike me kufomat e mijėra qytetarėve tė pafajshėm tė Kosovės, tė vrarė dhe tė masakruar gjatė luftės, qė ende po mbahen peng nėpėr varrezat kolektive nėpėr Serbi, dukuri kjo qė tejkalon tė gjitha krimet e njohura deri mė tash kundėr njerėzimit.

Gjithashtu, pėrmes qendrave ndėrkombėtare tė vendosjes, Qeverisė sė Serbisė duhet kėrkuar edhe shlyerjen e borxheve tė mėdha ndaj Kosovės – qoftė ato tė sukcesionit, qoftė pagimin e dėmshpėrblimeve tė luftės, qė kapin shumėn e miliardave €uro.

Mendos se me ndėrmarrjen me kohė tė hapave tė propozuara kėtu, qė nė ditėt e para mbas 10 dhjetorit, veē mund tė pėrcaktohet itinerari i Kosovės, nė fazėn e parė tė rrugėtimit ndėrkombėtar si shtet i mvetėsishėm, qė konform aspiratave tona tė natyrshme kombėtare, duhet tė jetė njė fazė kalimtare e tranzicionit drejt jetėsimit tė aktiti tė madh historik – tė bashkimit kombėtar, respektivisht tė shpalljes dhe njohjes sė Shqipėrisė Etnike, si njė shtet stabil dhe shumė i rėndėsishėm pėr ekzistencėn paqėsore dhe stabile t'Europės! Pa hezituar dhe sypatrembur, liderėt tanė nė krye tė institucioneve shtetėrore, kombėtare e politike, duhet t'ua bėjnė me dije qendrave tė vendosjes dhe t'ua rikonfirmojnė synimin e drejtė dhe tė natyrshėm tė qetėsimit tė Ballkanit dhe t'Europės pėrgjithėsisht, me njohjen e menjėhershme tė pavarėsisė sė Kosovės e pastaj edhe me kostituimin dhe njohjen e Shqipėrisė Etnike, pra tė Shqipėrisė shtet mbi tė gjitha trojet shqiptare.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara