HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


VEPRIMTARI E SHKRIMTARI KOSOVAR ENGJĖLL KOLIQI LIGJĖRON NĖ UNIVERSITETIN "FUMEC", NĖ KRYEQYTETIN E SHTETIT BRAZILIAN MINAS GERAIS - BELO HORIZONTE, NĖ TEMĖN:

KOSOVA DHE E DREJTA NDĖRKOMBĖTARE E SHTETĖSISĖ SĖ SAJ

-- nga Caio Werneck

Grupi i studjuesve tė sė drejtės ndėrkombėtare (mbi 20 studentė dhe profesorė) kanė ndjekur me shumė vėmendje ligjėratėn e veprimtarit kosovar dhe kanė pranuar se ata kanė pasė tė dhėna tė gabueshme pėr kėtė ēėshtje shumė tė ndjeshme tė diplomacisė botėrore, qė kėto ditė pritet ta sjellė vendimin historik pėr Kosovėn, nė KS tė OKB-sė. Drejtues tė kėtij universiteti kanė shprehur gatishmėrinė e bashkėpunimit me universitete nė Kosovė, deri nė shkėmbim mėsimdhėnėsish e ekspertėsh fushash tė ndryshme shkencore, dhe tė studentėve. Nė njė takim ndėrkombėtar tė analistėve akademikė tė sė drejtės ndėrkombėtare, nė shtatorin e ardhshėm, do tė pėrfaqėsohet edhe Kosova. Pritet tė ftohet Akademik Esat Stavileci.

Engjėll Koliqi, gjatė ligjėratės
Engjėll Koliqi, gjatė ligjėratės

Belo Horizonte, 3 qershor 2007 - Veprimtari e shkrimtari kosovar Engjėll Koliqi, tashmė i mirėnjohur nė vendin tonė, nė vazhdėn e veprimtarive tė tij tė bujshme, nė kryeqytetin mineir Belo Horizonte, dje ka ligjėruar nė Universitetin FUMEC. Ligjėrata e tij "Kosova dhe e drejta ndėrkombėtare e shtetėsisė sė saj" ėshtė pėrcjellur me interesim tė jashtėzakonshėm, nga mbi 20 studentė dhe profesorė tė grupit tė studjuesve tė sė drejtės ndėrkombėtare, qė ishin mbledhur nė kuadėr tė takimeve tradicionale tė sė shtunės, pėr ta analizuar njė problematikė tė diplomacisė ndėrkombėtare.

Engjėll Koliqi, nė universitetin FUMEC
Engjėll Koliqi, nė universitetin FUMEC

Meqė nė kėtė periudhė shumė tė rėndėsishme historike tė saj, Kosova ishte ajo qė kėtyre studjesve tė vyeshėm u interesonte dhe meqė njėri nga profesorėt e kėtushėm ditė mė parė ishte takuar me veprimtarin kosovar, atėherė kjo e shtunė i ishte kushtuar Kosovės dhe kėta studjues, plot tri orė i kanė kaluar me Engjėll Koliqin, nga i cili kanė mėsuar shumė gjėra interessante pėr Kosovėn dhe rreth Kosovės - siē thonė ata vetė - ose nuk i kanė ditur fare, ose i kanė ditur gabimisht, varėsisht nga burimi i tyre, qė mjerisht ka qenė nga Beogradi, ose nga diplomacia botėrore, e rjepur dhe e kėrrusur udhėkryqeve tė intereseve.

Engjėll Koliqi, nė universitetin FUMEC
Engjėll Koliqi, nė universitetin FUMEC

Profesori i pedagogjisė - Engjėll Koliqi, i cili ėshtė i njohur edhe si gazetar i devotshėm dhe shumė i besueshėm nė mbarė kombin e tij, por edhe nė botė, e tash po ecė shumė sigurtė dhe me plot suksese edhe nė karrierėn e tij tė shkrimtarit, duke ligjėruar nė kėtė temė, shumė delikate, ka bėrė njė kalim turbo nėpėr historinė mbi 3000 vjeēare tė vendit dhe tė popullit tė tij, duke sjellė argumente historike nga periudhat shekullore tė pushtimeve - nga romakėt, nga turqit otomanė dhe nga serbėt. Ai u ka parashtruar studjuesve tė interesuar pėr kėtė ēėshtje shumė argumente historike tė sė drejtės ndėrkombėtare e deri te terrori nė shkallė genocidi, qė Serbia ka ushtruar nė luftėn e fundit nė Kosovė, ku bota pėrfundimisht e ka parė realitetin me sytė e vet dhe kanė filluar shumė ndryshime, qė nė kuadėr tė kėsaj tė drejte, kėto ditė pritet edhe pėrcaktimi pėrfundimtar i statusit tė Kosovės, si njė shtet demokratik, me respektimin dhe trajtimin e barabartė tė tė gjithė banorėve tė saj dhe me respektimin e rendit botėror. Ai i ka bindė studjuesit e sė drejtės ndėrkombėtare, se nuk ėshtė zgjidhje plotėsisht e drejtė njohja e shtetėsisė sė Kosovės, e cila ėshtė vetėm njė krahinė shqiptare, e ndarė padrejtėsisht dhe me ushtrim dhune nga trungu shqiptar, por duke respektuar rendin botėror, tė pėrcaktuar nga diplomacia e bashkėsisė ndėrkombėtare - ka thėnė - duhet tė kėnaqemi edhe me kėtė.

Engjėll Koliqi, foto me pjesėmarrėsit
Engjėll Koliqi, foto me pjesėmarrėsit

Mbasi ka mbaruar ligjėratėn, Z. Koliqi ėshtė pėrgjigjur nė pyetjet e shumta tė tė pranishmėve, tė cilėt kanė pranuar publikisht se kanė ditur pak nga realiteti kosovar, madje edhe atė qė e kanė ditur e kanė marrė nga burime jo tė dorės sė pare - ose nga Beogradi, ose nga qarqe tė ndryshme tė diplomacisė ndėrkombėtare, qė nė rropatjet udhėkryqeve tė shumta botėrore, ende vazhdon frymėzėnė, e rjepur dhe e kėrrusur, nė paaftėsinė e gjetjes sė rrugėdaljeve, qė do tė shpienin nė njė paqe tė qėndrueshme mbi tėrė rruzullin dhe qė njerėzimit do t'i garantonin lirinė e merituar. Profesorėt e pranishėm i kanė kėrkuar ligjėruesit kosovar mundėsinė e njė ligjėrate para njė grupi tė madh studentėsh, nė amfiteatrin e madh tė universoitetit, kėrkesė kjo e pranuar me kėnaqėsi nga Engjėlli. Ndėrkaq pėr njė takim ekspertėsh tė sė drejtės ndėrkombėtare nga vende tė ndryshme tė botės, me ē'rast analistėt akademikė do tė merren me ēėshtje aktuale tė kėsaj lėmie, ėshtė hedhė idea e pėrfaqėsimit edhe tė Kosovės, me njė shkencėtar tė kėsaj fushe. Mbas konsukltimeve me veprimtarin kosovar, ėshtė vendosur qė pėr kėtė takim tė shtatorit, nga Kosova tė ftohet Akademik Esat Stavileci.

Engjėll Koliqi, foto me pjesėmarrėsit
Engjėll Koliqi, foto me pjesėmarrėsit

Disa herė ka ndėrhyrė edhe profesoresha jonė e mirėnjohur Dr. Vera Lucia Alves Neves, e cila - si njė kosovare e mirė - tė pranishmėve u ka paraqitur shumė argumente mbi Kosovėn dhe tė drejtėn e saj natyrore, qė tė ecė pėrpara krahas shteteve tė tjera europiane, sepse - siē ka thėnė disa herė - nga ajo tokė kanė dalė shumė personalitete tė historisė botėrore dhe se Kosova ende ka ēka t'i japė njerėzimit. Ajo, duke folur mbi tė drejtėn ndėrkombėtare tė shtetėsisė sė Kosovės, ka shkuar aq larg, sa qė ka kėrkuar edhe ndėrrimin e emrit tė Kosovės, sė cilės - ka thėnė - duhet t'i rikthehet emri i vjetėr - Dardania.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara