HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


NĖ "ALEXANDRINA - CAFE - CULTURA - MODA", NĖ BELO HORIZONTE - MG, NĖ BRAZIL:

NĖ SPEKTAKLIN E KRAVISTIT TĖ FAMSHĖM NDĖRKOMBĖTAR EDHE POEZITĖ E ENGJĖLL KOLIQIT

-- nga Caio Werneck

Kravisti brazilian me famė botėrore - Antonio Carlos de Magalhćes - NHONHŌ, nė spektaklin e tij shembullor, nė "Alexandrina - cafe - cultura - moda", nė Belo Horizonte, kishte mysafir special poetin e mirėnjohur nga Kosova - Engjėll Koliqin, i cili deklamoi poezi tė tij, nėn tingujt e ėmbėl nga kravi i artistit tonė tė madh. Kėtė befasi tė kėndshme, publiku e ka pritur me entuziazėm tė madh dhe me emocione, madje edhe duke pėrqafuar fortė artistin tonė e poetin shqiptar, bashkė.


Engjėll Koliqi deklamon poezitė e tij, nėn tingujt e ėmbėl tė kravit
tė artistit tonė tė madh Antonio Carlos de Magalhćes - NHONHŌ

Belo Horizonte, 15 qershor 2007 - Mbrėmė, nė kryeqytetin e shtetit tonė Minas Gerais - Belo Horizonte ishte njė festė e madhe kulturore, qė pėr befasinė e kėndshme tė publikut, artisti ynė i madh - Antonio Carlos de Magalhćes - NHONHŌ, i cili pėrveē Amerikės ėshtė i mirėnjohur edhe nė Francė, Zvicėr, Itali, Gjermani, Austri, Spanjė, Portugali dhe nė vende tė tjera europiane, ka inkorporuar nė spektaklin e tij me krav, poetin shqiptar nga Kosova - Engjėll Koliqi, i cili mrekullisht ka deklamuar poezitė e tij - shqip dhe italisht, tė pėrkthyera pastaj nga profesoresha jonė e mirėnjohur dhe e nderuar - Dr Vera Lucia Alves Neves. Pikėrisht nė shtėpinė e intelektualėve tė Belo Horizonte-s, siē quhet kėtu lokali i pronarit Julius Cesar Pereira "Alexandrina Café Cultura e Moda", me fillim nė ora 21 u mbajt koncerti i madh i Nhonhō-s, qė me kėrkesėn e publikut ka zgjatur deri nė orėt e pasmesnatės. Pika kryesore tė kėtij spektakli kanė qenė sarabandat e Haendelit, qė Artisti Ynė i Madh i ka ekzekutuar me mjeshtrinė e tij tipike, duke entuziazmuar publikun deri nė eufori.

Pa paralajmėrim, pėr befasinė e kėndshme tė publikut, pjesa e dytė e kėtij koncerti ėshtė hapur me njė mysafir, tashmė tė mirėnjohur nė kryeqytetin tonė - poetin e nderuar shqiptar nga Kosova, Engjėll Koliqi-n, i cili po qėndron nė vendin tonė nė njė vizitė tė gjatė pune, nė pėrgatitje tė bashkėpunimit Brazil - Kosovė dhe nė afirmimin e krijimtarisė sė tij latrare-artistike, tė mrekullueshme. Deklamimi i poezive tė bukura tė Koliqit ėmbėlsohej edhe mė me tingujt e ėmbėl tė kravit tė artistit tonė, i cili tashmė ėshtė mik i madh i poetit shqiptar. Kėtė mund ta dokumentojmė me deklarimin e NHONHŌ-s nė librin e pėrshtypjeve, me rastin e hapjes sė ekspozitės "Dhuratė Dashurie" me poezitė e Engjėll Koliqit, mė 4 qershor, mė sa vijon: "Kėnaqėsia ime kur jam afėr teje ėshtė shumė e madhe, artist i dashur kosovar, gjithmonė i hareshėm dhe me fuqi bindėse!

Jam shumė i emocionuar me poezinė dhe me kėngėn tėnde. Je njė artist plotėsisht i kompletuar dhe shpresoj tė kem fatin tė bashkėpunoj me Ty. Do tė ishte nder i madh pėr mua tė kėndoj kėngė me tekste tua! Me devocion artisti, njė pėrqafim tė fortė!" Kjo u vėrtetua mbrėmė praktikisht dhe publiku ynė kėtė bashkėpunim e ka pritur me entuziazėm tė madh, deri nė eufori, duke pėrqafuar fortė artistin tonė dhe atė kosovar, bashkė. Zotėri Koliqi ka shprehur haptas dėshirėn e tij, qė artisti ynė i madh, sė shpejti tė jetė i pranishėm edhe nė Kosovė, ftesė kjo e pranuar me kėnaqėsi nga Nhonhō, i cili tha se sė shpejti dėshiron tė jetė pjesė e kremtimit tė njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės.


Engjėll Koliqi me studiues tė sė drejtės ndėrkombėtare


Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara