HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


NĖ KUADĖR TĖ VEPRIMTARIVE KULTURO-ARTISTIKE, NĖ SALONIN E TETĖ TĖ LIBRIT NĖ BELO HORIZONTE:

DASHAMIRĖSJA E MADHE E KOSOVĖS KA MBAJTUR NJĖ LIGJĖRATĖ TĖ MREKULLUESHME MBI OPERĖN "OTELLO"

-- nga Engjėll KOLIQI

Prof. Dr. Vera Lucia Alves Neves, nė mbrėmjen e 15 qershorit ishte nė program bashkė me Maestron e Madh tė muzikės - Angelo Heleodoro i cili ka mbarėshtruar njė ligjėratė didaktike mbi zanafillėn e operas e pastaj ka folur mbi operėn "La Bohčme", tė Giacomo Puccinit. Pėrgatitja professionale dhe karizma e ligjėruesve kanė shtuar interesimin e publikut.


Ligjėruesit mbi operat muzikore -
Prof. Dr. Vera Lucia Alves Neves dhe Maestro Angelo Heleodoro

Belo Horizonte, 16 qershor 2007 - Mbrėmė nė Salonin e Tetė tė Librit, nė kryeqytetin mineir Belo Horizonte, janė zhvilluar veprimtari tė bujshme dhe shumė tė rėndėsishme kulturo-artistike dhe letrare. Nė kėtė shkrim po veēojmė njė veprimtari nė lėmin e muzikės klasike, tė operas, respektivisht ligjėratat e dy ekspertėve tė kėsaj lėmie - tė Maestros sė Madh, Angelo Heleodoro dhe tė mikes sonė tė madhe, e cila tashmė thotė se ėshtė edhe kosovare - Prof Dr Vera Lucia Alves Neves.


Profesoresha Vera - dashamirėsja e Kosoves, duke ligjėruar

Maestro ka mbajtur njė ligjėratė didaktike mbi zanafillėn dhe zhvillimin e operas, me njė ilustrim fantastik tė operas sė Giacomo Puccini-t "La Bohčme", kurse profesoresha e nderuar ka mbajtur njė ligjėratė tė mrekullueshme mbi operan e Giuseppe Verdit "Otello" dhe mbi autorin e tekstit tė kėsaj opere - Arrigo Boito, gjithashtu duke ilustruar me DVD, madje edhe duke emocionuar tė pranishmit me interpretimin fantastik tė kėsaj opere.


Prof. Dr. Vera Lucia Alves Neves, para ligjėratės

Se ligjėratat ishin tė njė niveli tė lartė profesional dhe artistik, megjithė ilustrimet e tyre konkrete, tregon vetė interesimi i jashtėzakonshėm i publikut. Organizatorėt sikur e kishin ditur kėtė fakt, sepse pėr kėto dy ligjėrata kishin pėrgatitur sallėn mė tė madhe tė improvizuar nė hapsirėn e Salonit tė Tetė tė Librit. Asgjė nuk i ishte lėnė rastėsisė, por gjithēka ishte pėrgatitur nė mėnyrėn mė profesionale, qoftė nga ligjėruesit, qoftė edhe nga organizatorėt e kėtyre veprimtarive shumė tė frytshmne, sivjet tė udhėhequr nga miku ynė - Sergio Fantini.


Ligjėruesja me mikun nga Kosova, Engjėll Koliqi
(autorin e kėtij shkrimi)

Ka qenė, sigurisht, pėrgatitja e lartė profesionale e ligjėruesve dhe karizma e tyre specifike, qė nga minuti nė minutė kanė shtuar interesimin e tė pranishmėve, tė cilėt herė-herė edhe janė emocionuar deri nė eufori, duke i ndėrprerė madje ligjėruesit edhe me duartrokitje frenetike, veēori kjo qė do e dėshironte ēdo ligjėrues, nė raste tė tilla. Sidomos ka bėrė pėrshtypje fantastike profesoresha e nderuar - Verra Lucia, e cila pėr kėtė ligjėratė kishte pėrgatitur edhe veshje speciale, qė dukej sikur tė ishte nė skenėn e kėndshme tė operas.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara