HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


6 vjet me revistėn “Kuvendi” nė Detroit

Elinda Marku -- nga Elinda Marku, Maj 2007

Numri i parė i revistės “ Kuvendi” u botua nė Lezhė, nė qytetin me shumė tradita nė fushėn e shkrimeve, nė verėn e vitit 1993. Por, nė kėtė shkrim jam nisur vetėm me botimin nė Detroit, pasi botimi nė Lezhė qe ndėrprerė, pėr angazhime tė tjera tė botuesit. Lezha e kuvendeve u bė nisma e kėtij botimi edhe kėtu nė Amerikėn e largėt. Lezha e Fishtės, Zarishtės dhe Bardhit, Lezha e prehjės sė heroit Kombėtar, Gjergj Kastrioti-Skėndėrbeu dhe e shumė patriotėve tė tjerė, i dha nderin dhe emrin “Kuvendi”, revistės e cila rregullisht botohet nė Detroit.

Me 27 maj 2007 bėhėn 6 vjetė nga dalja e numrit tė parė tė revistės “Kuvendi” nė Detroit. “Kuvendi”, njė botim i pėrmuajshėm kombėtar, infromativ dhe kulturor. Ne 71 numrat e botuar deri ne Maj 2007, janė afėrsisht 14 mijė faqe, qė ia dhanė lexuesit, nė kėto 6 vjet. Edhe pse nuk ka pasė tirazhin e gazetave te pėrditėshmė, “Kuvendi”, ka mbetur nė bibliotekat e shumė e shumė lexuesve, kėtu ne Amerikė, veēanėrisht ne Detroit, si dhe nė Shqipėri, pėrkatėsisht nė Tiranė dhe Lezhė, nė Kosovė dhe nė Malėsi, pjesėn nėn Mal tė Zi. Deviza e ketij botimi ka qėnė e vėrteta, aq sa mund tė arrihet, profesionalizmi dhe liria e shprehjes.

“Kuvendi, ėshtė pėrpjekur tė vihet nė shėrbim tė tė gjithėve, pa asnjė dallim, krahinor dhe fetar. Nė tė gjitha rastet, “Kuvendi“ e ka kėrkuar informacionin, aktivitetin dhe talentin, duke u vėnė nė shėrbim tė kėtyre ngjarjeve tė komunitetit dhe cilėsive krijuese, tė pėrsonave me dhunti nė degė tė ndryshme tė artit. Kjo iu bė e mundur nėpėrmjet shumė bisedave, me persona qė kanė bėrė sadopak emėr nė komunitet, si dhe me personalitete tė politikės e kulturės shqiptare. Sipas botuesit, Pjetėr Jaku, nė 71 numrat e botuar deri nė Maj 2007, janė 81 “Tė ftuar nė Kuvend”, rubrikė kjo e njohur nga lexuesit, qė mbanė plot 1203 faqe.

A janė tė gjithė tė zgjedhur drejtė dhe, qė kanė vėrtetė kapacitete intelektuale? Sipas Jakut, nuk pėrjashtohen subjektivizmat nė vlerėsimet e tė ftuarve. Disa prej sish, edhe pse kanė njė diplomė universitare, nuk pėrcjellin ndonjė mesazh interesant tek lexuesit, ndaj prej afro njė vit, rubrika u vlerėsua si e pėrfunduar. Bisedat, nė ndonjė rast, kanė qėnė, tė varfėra dhe vetėmburrėse, duke mos iu referuar, mendimeve tė tė tjerėve, pėr pėrsonat qė pėrpiqen te duken pėrsonalitete, pa pasė asnjėlloj backgraundi nė kėtė klasifikim.

Ky botim, me ato forca krijuese qė ka komuniteti, si dhe me njohuritė pėrsonale tė botuesit, pse jo edhe me rekomandime tė bashkėpunėtorėve, ka mbajtur rubrikat stabėl, siē janė: “I ftuar nė Kuvend”, “Jetė Komuniteti”, “Histori”, “Letersi shqipe dhe botėrore”, “Retrospektivė”, “Rubrika e shendetit”, “Demokracia ėshtė liri”, “ Traditė”, “Vizion” etj… ka sjellė tek lexuesi vlera arshivuese, tė cilat e kanė bėrė kėtė botim, tė ruhet nė biblioteka. Nevoja pėr ta koleksionaur “Kuvendin” ėshtė bėrė si e tillė, jo vetėm nga temat dhe krijimtaria e botuar, por edhe nga penat qė i kanė trajtuar ato. Nė faqet e kėsaj reviste kemi parė jo rrallė, Gjergj Fishten, Ernest Koliqin, Arshi Pipėn, Martin Camajn, Nolin dhe Konicėn Bilal Xhaferi, Agim Spahiu. Kadarenė dhe Agollin, Ali Podrimja Eqerem Basha, Visar Zhitin e Ndoc Gjetjen, studiuesin dhe shkrimtarin Tonin Cobani, politikanin dhe shkrimtarin, mandelen shqiptare Pjetėr Arbnori, Besnik Mustafajn e Preē Zogajn, Ndue Dedaj, tė riun e talentuar Aurel Vukpalaj etj. etj.

Nė “Kuvend” jane gjetė penat e gazetarėve Gjeke Gjonlekaj, Zef Pėrgega, Agim Vuniēi, Astrit Lulushi, Zef Palokaj, Flora Durmishi, Mergim Korēa, Klajd Kapinova, Rush Dragu, Vahid Hyzoti, Zef Lleshi, tė krijuesve qė banojne e krijojnė nė Amerikė dhe nė diasporė, qė nga Kapllan Resuli, Fritz Radovani, At. Zef Pėllumbi, Miokom Zeqo, Dashnor Kaloēi, Kolec Traboini, Gjekė Marinaj, Elinda Marku, Gim Milani, Nitroshi, Mensur Spahiu Ferdinad Laholli, Merita Bajraktari, Rajmonda Moisiu, Nexhip Ejupi, Ndrek Guri, Lulash Palushaj, Pjetėr Jaku deri tek me tė rinjtė, Alsina Dedaj, Vera Vuēaj, Manjola Degaj etj. etj…

Pėr “Kuvendin” janė prononcuar aktivistėt e njohur Ekrem Bardha, Julian Ēefa, Kujtim Qafa, Ajaz Emini, Gjokė Martini, Leke Lulguri, Arjan Gruda, Toni Junēaj, Gjon Kelmendin, Genc Korēa, Jozeph DioGuardi, Tomė Mriaj, Ermira Babaliu, Agustin Shqalsi, Alfons Grishaj, Adriatik Sheko, klerikėt Imam Vehbi Ismaili, Don Anton Kēira, Dom Ndue Gjergji, Baba Flamur Shkalla, Imam Shuaip Gerguri, ėshtė shkruar per Baba Rexhepin, pėr Dom Prek Ndrevashaj, pėr celebrimin e meshtarit tė ri, Dom Frederik Kalaj etj. Nė “Kuvend” ka funksionuar, pothuaj vazhdimisht rubrika e studentėve. Kete rubrike shohim ta ketė mbajtur, me shumė pasion, juristi i njohur Zef Brozi. Rubrikėn e pėrkthimeve, pėr afro dy vjetė e mbajti, poeti, studiuesi dhe pėrkthyesi i njohur Betim Muēo.

Nė rubriken e letėrsisė, - vazhdon Jaku, - nė kėto 7 vjetė u pėrzgjodhėn 248 autorė shqiptarė dhe tė huaj, qė zunė 1368 faqe. Po sipas botuesit, nė rubrikėn “Jetė komuniteti” u botuan 273 tema nė 1326 faqe, ndėrsa nė atė historike, u botuan 116 shkrime nė 1239 faqe. Asnjė ngjarje historike, qė ėshtė pėrkujtuar nė Atdhe dhe nė komunitet nuk ka mbetur pa u pasqyruar nė kėtė botim. Vetėm pėr ngjarjet dhe aktivitetet e zhvilluara nė Kishėn Katolike tė Shėn Palit, janė botuar 89 tema nė 621 faqe. Tė gjitha kėto, sipas botuesit, kanė pasė mbėshtetjen dhe pėrkrahjen e pjesės nė vitale tė kėtij komuniteti.

Bindemi se ky botim, veē do pėrsoset e bėhėt mė i kėrkuar. Me rastin e 6 vjetorit revista Kuvendi ka marre mjaft pershendetje dhe urime te cilat jane botuar ne website: www.revistakuvendi.com. Nga keto shohim se nuk i mungon mbėshtetja pėr tė vazhduar mė tej, duke pėrmirėsuar formėn dhe pėrmbajtjen e revistės.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara