HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Ali Guma dhe seksi

-- nga Enver Robelli, 09-03-2007

Enver Robelli Fatva ėshtė njė ekspertizė juridike islamike. Zakonisht nuk ka fuqi ligjore, por vetėm kėshilluese. Ky dallim nuk vėrehet nga ekstremistėt fetarė. Shumė prej tyre fatvėn e Ajatollah Homeinit kundėr shkrimtarit Salman Ruzhdi e kishin kuptuar si thirrje pėr lineim. Ruzhdi fajėsohej se ishte shprehur me tone tė padenja kundėr profetit Muhamed nė romanin e tij "Vargjet satanike". Fatvatė janė shpeshherė kundėrthėnėse; nė rastet kur dikujt nuk i pėlqen njė ekspertizė, mund tė porosis njė tjetėr. Nė botėn islamike shumė teologė dhe teoricienė e ndjejnė veten tė thirrur tė shkruajnė fatva. Nė Egjipt funksionon "dar al-ifta", shtėpia e shpalljes sė fatvave, nė tė cilėn punojnė juristė islamikė. Nė krye tė kėshillit pėr pėrpilimin e fatvės gjendet pėrherė kryemyftiu. Ky funksionar emėrohet nga presidenti i Egjiptit.

* * *

Kryemyfti i Egjiptiti aktualisht ėshtė Ali Guma. Me njė fatva tė jashtėzakonshme ai ka bėrė buje, ka tėrhequr vėmendjen e opinionit dhe u ka dhėnė siklet tė gjithė puritanėve islamistė. Eka thotė Ali Guma? Nė fatvėn e tij ai shkruan se femrat kanė tė drejtė tė riparojnė himenin (membranėn e hollė tė vaginės) pėrmes operacionit nėse – rastėsisht ose me dashje – e kanė humbur virgjinitetin para martesės. Nė njė emision tė rėndėsishėm televiziv Guma ka porositur tė gjitha femrat se nuk duhet t'i tregojnė burrave tė ardhshėm pėr operacionet e tyre pėr "rikthimin" e virgjinitetit. "Sikur Zoti tė kishte dashur qė ne tė dinim gjitheka pėr njėri-tjetrin, atėherė do tė na kishte falur si profet (parathėnės)", ka deklaruar Guma, i cili ėshtė autoriteti mė i lartė religjioz i Egjiptit.

Pėr tė ndezur edhe mė shumė debatin 54-vjecari Guma nė fatvėn e tij ka theksuar se nėse njė grua tradhton burrin dhe pastaj pendohet e i lutet Zotit pėr falje, atėherė ajo duhet tė mos e njoftojė bashkėshortin pėr tradhtinė e saj vetėm e vetėm pėr tė ruajtur paqen familjare. Ali Guma ėshtė mbėshtetur nga Mohamend Shama, profesor i shkencave islame nė Universitetin Azhar tė Kajros. "Kėto rregulla nuk janė tė reja, gjithcka shkruan nė libra", ka thėnė ai. Guma, sipas Shamas, e ka komentuar temėn e virgjinitetit me thėniet e profetit.

* * *

Realiteti ėshtė ndryshe. Mė brutal! Nė shoqėritė tradicionale virgjiniteti i femrave tė pamartuara ėshtė rregull. Pėr tė mbrojtur nderin e familjes dhe pėr t'i shpėtuar ndėshkimit, shumė femra qė e humbin "pafajėsinė" pak para martesės u drejtohen mjekėve me lutjen pėr t'ua qepur himenin nė mėnyrė qė natėn e dasmės tė jenė tė virgjėra. Nė mjekėsi njė operacion i tillė quhet "revirgjinim". Nė Zvicėr aty-kėtu, pėr shembull nė klinikėn e femrave nė spitalin e Universitetit tė Basel-it, ofrohen "rekonstruksione" tė himenit. Spitalet nuk pranojnė automatikisht tė kryejnė intervenime tė tilla. Femrat duhet tė dėshmojnė se janė tė rrezikuara nga rrethi familjar pėr shkak tė humbjes sė virgjinitetit. Shpenzimet pėr operacion duhet t'i mbulojnė vetė (rreth 1000 franga, pėrkatėsisht 650 euro). Nė Gjermani gjithnjė e mė shumė mjekė nuk ngurrojnė qė nė faqet e tyre nė internet tė ofrojnė shėrbimin e revirgjinimit. Nė spitalin e Universitetit tė Zürich-ut refuzojnė tė kryejnė shėrbime tė tilla me arsyetimin se kėshtu pengohet ndryshimi i mendėsisė sė shoqėrive tradicionale sa i pėrket jetės seksuale. Kritikėt theksojnė se mjekėsia moderne pėrmes kėtyre operacioneve mbėshtet moralin e dyfishtė.

Sidoqoftė, nėse dikush e ndėrlidh moshumbjen e virgjinitetit deri nė martesė vetėm me fenė islame, e ka shumė gabim. Kontrollimi i seksualitetit femėror dhe kulti pėr virgjinitetin janė pjesė e historisė edhe nė Kishėn Katolike. Klerikėt e saj i dėnonin shpesh femrat pėr zemėrgjerėsi seksuale. Pėr shembull nė Irlandė deri para pak deceniesh punonin strehimoret e edukimit tė quajtura "Magdalena", nė tė cilat vajzat detyroheshin tė shpaguanin "mėkatet" e tyre pėrmes punės sė detyrueshme.

* * *

Duket qė tani, pas Kishės Katolike, edhe teologėt islamikė po mendojnė seriozisht pėr njė kthesė joortodokse sa i pėrket seksualitetit. Apeli i myftiut Ali Guma i referohet arsyes dhe porosit qė edhe ato femra qė humbin virgjinitetin meritojnė njė shans tė dytė. Sė paku! Por, siē e theksuam nė fillim, fatvatė janė shpeshherė kundėrthėnėse. Vitin e kaluar njė fatva e teologut Rashad Kalil kishte shqetėsuar opinionin egjiptian. Kalil kishte theksuar se eiftet myslimane nuk guxojnė tė bėjnė seks pa asnjė rrobe nė trup: "Lakuriqėsia e plotė gjatė seksit e bėn cdo martesė tė pavlefshme". Pastaj njė teolog tjetėr kishte relativizuar ekspertizėn e kolegut tė tij me konstatimin se "feja islame nuk e kufizon seksin". Njė mendim i tillė i kualifikuar ėshtė me rėndėsi pėr njė vend konstervativ si Egjipti, ku shpesh vriten femra pėr shkak se kanė "turpėruar" familjet.

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara