HYRJE | HISTORI | LETĖRSI | FOTOGRAFI | LAJME | INFO | RRETH NESH |     FJALA e LIRĖ


Kontakto: [ ] ose [ Kontakti ]

 
  [ Prapa ]


Begatia dhe kultura e kombeve

-- nga Gregory Clark*, 19-10-2007

Ekonomistėt e sotėm e shndėrruan Adma Smithin nė njė profet, ashtu si regjimet komuniste hyjnizonin dikur Karl Marksin (Marx). Parimi qėndror, qė i atribuojnė Smithit "se stimujt e mirė, pavarėsisht kulturės, japin rezultate tė mira," u bė urdhėresa e madhe e ekonomisė. Gjithsesi, ky kėndvėshtrim ėshtė interpretim i gabuar i historisė dhe ka gjasa, lexim i gabuar i Smithit. Rritja e sotme ėshtė rezultat jo i stimujve mė tė mirė, por i krijimit tė njė kulture tė re ekonomike nė shoqėri tė tilla si Anglia dhe Skocia. Pėr tė bėrė qė vendet e varfra tė rriten, ne duhet tė ndryshojmė kulturat e tyre, por jo vetėm institucionet dhe stimujt e lidhur me to, prandaj ėshtė e domosdoshme qė mė shumė njerėz nė kėto vende t'i bėjmė tė jetojnė nė ekonomi tė pėrparuar. Pavarėsisht besimit pothuaj universal tė ekonomistėve nė epėrsinė e stimujve, tre shembuj nga historia botėrore vėrtetojnė mbizotėrimin e kulturės.

Nė tė kaluarėn qeveritė e shkėlqyera (excellent governments) "domethėnė qeveritė qė stimulonin plotėsisht popullsinė qytetare", shkonin dorė pėr dore me stanjacionin ekonomik. Stimujt pėr veprimtari ekonomike janė shumė mė tė mirė nė shumicėn e ekonomive tė varfra, pėrfshi ekonomitė paraindustriale, se sa nė ekonomi tė tilla tė lulėzuara dhe nivel tė kėnaqshėm, si Gjermania dhe Suedia. Vetė Revolucioni Industrial ishte produkti i ndryshimeve nė parapėlqimet ekonomike bazė tė njerėzve nė Angli, dhe jo i ndryshimeve nė institucionet (publike). Pėr shembull, industria tekstile e pėrpunimit tė pambukut, qė u zhvillua nė Bombej mes viteve 1857 dhe 1947, vepronte pa kufizime nė punėsim, me siguri tė plotė tė kapitalit, me sistem ligjor tė qėndrueshėm dhe eficent, pa kontroll nė import ose eskport, me pjesėmarrje tė lirė tė sipėrmarrėsve nga mbarė bota dhe me akses tė lirė nė tregun britanik. Pėr mė tepėr, kishte akses nė kapitalin jo mė tė shtrenjtė (cheapest capital) dhe nė fuqinė punėtore tė botės, nė njė industri ku puna llogaritej nė mbi 60 pėr qind tė shpenzimeve tė prodhimit. Normat e fitimit, qė arrinin nė 6-8 pėr qind gjithsej nė fillimin e shekullit tė XX-tė, ishin tė mjaftueshme pėr tė stimuluar ndėrtimin e fabrikave tė reja.

Megjithatė, industria tekstile e Indisė nuk mund tė konkurronte atė britanike, dhe pse paga e britanikėve ishte pesė herė mė e lartė.

Nga ana tjetėr, Skandinavia ka namin e keq, mes ekonomistėve, pėr shkak tė taksave tė larta dhe shpenzimeve qeveritare. Paga aktualisht taksohet nė nivel tė konsiderueshėm, 50-67 pėr qind. Veprimtaria ekonomike "gardhohet" me rregulla, instruksione dhe kufizime. Dhe megjithatė ato janė sisteme ekonomike tė suksesshme, me rendiment orar pėr njė punėtor sa nė SHBA dhe me rritje tė qėndrueshme.

Nė kontrast, nė Anglinė mesjetare, nivelet tipike tė taksave pėr tė ardhurat nga puna dhe tė ardhurat kapitale ishin 1 pėr qind ose mė tė vogla, kurse tregjet e fuqisė punėtore dhe produkteve ishin tė lira dhe kompetitive. Dhe megjithatė nuk pati kurrfarė rritjeje ekonomike, ndonėse asete tė tilla si toka ishin plotėsisht tė siguruara (nė shumicėn e fshatrave angleze, toka ka kaluar nga pronari nė pronar, pa pasur kundėrshtime, nėpėrmjet gjykatave gjatė 800 vjetėve e ca), investitorėt duhet tė paguanin 10 pėr qind tė ardhura reale qė tė mbanin kėshtu tokėn.

Revolucioni Industrial ndodhi nė njė mjedis, ku stimujt bazė institucionalė tė ekonomisė nuk ishin ndryshuar gjatė qindra vjetve, dhe, ndoshta, mund tė jenė pėrkeqėsuar. Megjithatė pėr disa shekuj reagimi ndaj kėtyre stimujve u pėrforcua shkallė-shkallė dhe lindi sipėrmarrja. Mė nė fund, filluan tė pasojnė mundėsi fitimesh nga kthimi i tokės sė pėrbashkėt nė tokė private, gjė qė ka ekzistuar qysh nė mesjetė. Rrugėt, tė cilat ishin tejet tė pakalueshme, pėr shkak tė lėnies pas dore gjatė qindra vjetve, u ndreqėn dhe u pėrmirėsuan si rezultat i pėrpjekjeve lokale. Niveli i fitimit tė nevojshėm pėr investime tė sigurta, ra nga 10 pėr qind nė 5 pėr qind. Kėsisoj, faktorėt pėrcaktues vendimtarė tė begatisė dhe varfėrisė nuk kanė tė bėjnė me diferencat nė stimuj, por me difrencat nė atė se si njerėzit reagojnė ndaj tyre. Nė ekonomitė e suksesshme punojnė shumė, akumulojnė dhe bėjnė novacione, madje dhe kur stimujt janė tė kėqij. Nė ekonomitė e paqėndrueshme apo tė falimentuara njerėzit punojnė pak, kursejnė pak dhe ndjekin metoda tė vjetruara, madje dhe kur stimujt janė tė mirė. Si mund tė shndėrrojmė kulturat ekonomike tė shoqėrive tė vendeve tė varfra pėr t'u ngjarė sa mė shumė atyre tė begata?

Kur punėtorėt lėvizin nga njė ekonomi e varfėr nė tė begatė, ndodh njė pėrshtatje e shpejtė me zakonet ekonomike tė shoqėrisė sė re. Nė industrinė tekstile nė fillimin e shkekullit tė njėzet, pėr shembull, rendimenti orar i punėtorėve polakė nė Nju Inglend (New England) ishte katėr herė mė i madh se i punėtorėve polakė, qė punojnė me tė njėjtat makineri nė Poloni. Njė nga shkaqet e emigrimit ilegal nga ekonomitė e varfra drejt atyre tė begata ėshtė aftėsia e shumė emigrantėve tė tillė pėr t'u pėrshtatur me jetėn ekonomike nė ekonomitė e begata. Emigrantėt, tė mėsuar tashmė me kushtet nė ekonomitė e suksesshme, janė njė bėrthamė potenciale pėr industrializim nė vendet e varfra. Por kėta punėtorė zakonisht duan tė qėndrojnė nė ekonomitė e begata. Pėr shembull, njė emigrant nigerian i kualifikuar ka mė shumė oportunitete nė SHBA sesa nė rastin kur vendos tė kthehet nė Nigeri. Fluksi i emigrantėve shkon nga ekonomitė e varfra nė ato tė begata, veēanėrisht kjo ka tė bėjė me punėtorė me talente dhe arsim.

Kėshtu, problemi qėndron nė atė qė tė nxitet njė fluks i mjaftueshėm emigrimi i anasjelltė tė atyre qė janė pėrshtatur me kushtet sociale tė shoqėrive ekonomikisht tė suksesshme. Ndihma pėr vendet e varfra nė formėn e programeve tė destinuara qė t'u paraqiten studentėve dhe punėtorėve tė tyre, mundėsinė pėr tė marrė pėrvojėn e mėnyrės sė jetesės dhe punės nė SHBA para kthimit nė shtėpi, do tė jetė mė i frytshėm se sa tė bėsh qeveritė dhe institucionet e kėtyre vendeve t'u ngjajnė ekonomive tė pėrparuara. Njerėzit para sė gjithash.

* Gregori Klark (Gregory Clark) ėshtė titullar i Departamentit tė Ekonomiksit nė Universitetin e Kalifornisė, Dejvis (Davis), SHBA. Libri i tij i fundit ėshtė "A Farewell to Alms: A Brief Economic History of the World"(Lamtumirė Lėmoshave: Histori ekonomike e shkurtėr e botės).
Pėrktheu pėr "Shekullin": Vladimir Mustaqi

Shkoder.net... - Fjala e Lirė | Tė drejtat e rezervuara